ILIRIADA PORTAL

Trafikanti nga Lazarati can rrethimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01112010

Mesazh 

Trafikanti nga Lazarati can rrethimin




Gjirokaster- Trafikanti nga Lazarati can rrethimin policor, por nuk shpeton dot ngarkesen me 100 kg marihuane qe po transportonte drejt Sarandes dhe me pas Greqise. Policia ka identifikuar te dyshuarin qe e ka pasur ne ndjekje prej disa oresh, por nuk beri te ditur identitetin e tij per shkak te shpalljes ne kerkim. Droga transportohej me nje autoveture tip "Hundai" ku ishin futur kater canta sportive te zeza me nga 25 pako cilindrike me lende narkotike. Operacioni eshte zhvilluar oret e vona te mbremjes se shtune dhe ka zgjatur deri mengjesin e djeshem nga Policia Rrugore Gjirokaster, Zyra e Antidroges dhe Policia Kufitare. Rreth ores 19:45 te mbremjes, specialistet e Njesise Rajonale te Qarkullimit Rrugor, te cilet po shkonin per ne postbllokun Jorgucat-Kakavije, konstatuan se para tyre po levizte nje automjet pa targa, ne drejtim te fshatit Jorgucat. "Menjehere i kane dhene shenje te ndaloje, por drejtuesi ka shtuar shpejtesine. Punonjesit e Policise Rrugore kane njoftuar Punonjesit e Policise Kufitare, te cilet ishin ne postbllok ne kthesen e Jorgucatit, ne rrugen nacionale, per ta ndaluar", tha zedhenesi i policise, Gentjan Mullai. Por mjeti nuk e ka ulur shpejtesine, duke e shtuar me tej sapo ka pare postbllokun e dyte, duke e shperthyer dhe vene ne rrezik jetet e policeve ne sherbim. Ka qene nje skene si ne filma, po qe per fat te mire perfundoi pa te lenduar. Me tej sherbimet rrugore e kane ndjekur me mjetet e tyre te dyshuarin qe ka marre drejtimin e udhetimit per ne Sarande. Por ne dalje te fshatit Jorgucat, lazaratasi ka braktisur makinen dhe eshte larguar me vrap duke perfituar nga erresira. Burime zyrtare policore thane se eshte bere identifikimi i te dyshuarit dhe shpallur ne kerkim, pavaresisht se ka mundur te arratiset. Brenda mjetit me targe false te vendosur para, GJ2035A, jane konstatuar dhe sekuestruar 4 canta shpine te zeza te mbushura me marihuane, me qellim trafikimin drejt Greqise. Grupi hetimor i mori ne cilesine e proves materiale mjetin, targat, gjurmet e gjetura dhe sasine e droges qe besohet se eshte prodhuar e paketuar ne Lazarat. "Ne perfundim u sekuestruan kater cantat me rreth 25 pako secila, me peshe 1 kilograme", tha zedhenesi i policise vendore. Konfirmohet se kjo ngarkese ka dale nga fshati Lazarat me destinacion Saranden dhe me tej shtetin fqinj. A. Qoraj

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi