ILIRIADA PORTAL

Partitė shqiptare nė Maqedoni, mesazhe pėr 28 Nėntorin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28112010

Mesazh 

Partitė shqiptare nė Maqedoni, mesazhe pėr 28 Nėntorin




SHKUP- Partitė politike shqiptare nė Maqedoni kanė uruar festėn kombėtare tė 28 Nėntorit-Ditės sė Flamurit Kombėtar. Kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaēi uron shqiptarėt dhe presidentin e Shqipėrisė, Topi, pėr Festėn e Flamurit.

”Sa herė qė vjen kjo ditė, ne me tė drejtė kujtojmė historinė sa tė lavdishme aq edhe tė dhimbshme shqiptare. Kjo ditė e cila ėshtė simbol i qėndrueshmėrisė, kurajės, vendosmėrisė dhe kėmbėngulėsisė, ēdo herė na pėrkujton sakrificat dhe vuajtjet tona, tė cilat, me kėta tipare arritėm ti shndėrrojmė nė fitore dhe gėzim. Breza tė tėrė luftuan dhe sakrifikuan gjithēka qė njė ditė ne si komb tė festojmė dhe kremtojmė mėvetėsinė e Shqipėrisė. Vlerat e kėtyre brezave jo vetėm qė duhet respektuar, por edhe ti afirmojmė dhe ti kultivojmė. Sot, ne kemi Shqipėrinė anėtare e aleancės mė tė fortė nė botė, NATO-s, sot ne kemi Shqipėrinė njė hap mė afėr Unionit Evropian dhe sot ne kemi Kosovėn e pavarur dhe tė pranuar ndėrkombėtarisht”, theksohet nė mesazhin e kreut tė PDSH-sė.

Sipas tij, shqiptarėt e Maqedonisė me potencialin e tyre nuk do tė lejojnė qė vlerat e brezave tė kaluar tė zbehen e aq mė tepėr tė nėpėrkėmben.

Me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit Kombėtar, Kryetari i Demokracisė sė Re, Imer Selmani ka uruar shqiptarėt kudo qė jetojnė pėr kėtė festė madhėshtore tė kobmit shqiptar.

Nė telegram theksohet se “sot, kur Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s dhe po hapėron shpejt drejt Unionit Evropian, ndėrsa Kosova ėshtė shtet i pavarur e sovran dhe po kontribuon nė stabilitetin dhe paqen nė rajon, edhe ne shqiptarėt e Maqedonisė ndajmė gėzimet dhe mburremi me arritjet dhe realitetin e ri pėr popullin shqiptar nė Ballkan dhe kudo”.

Pėrmes telegrameve, Selmani ka uruar edhe ka uruar krerėt shtetėror dhe partiak nė Shqipėri dhe Kosovė.

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) pėrgėzon tė gjithė shqiptarėt qė kėtė ditė tė rėndėsishme tė historisė ta pėrkujtojnė me rezultate tė mėdha nė tė gjitha fushat.

BDSH pėrgėzon tė gjithė bashkatdhetarėt tanė nė diasporė, ata qė dhanė kontribut tė madh nė tė gjitha momentet e rėndėsishme historike tė popullit shqiptar, qė nė kėto ditė mblidhen dhe kujtojnė me nderim pėrpjekjet e pashembullta tė kombit tonė pėr mėvetėsi, pėr tė qenė njė komb i bashkuar.

“Nė kėto ditė tė vėshtira tė popullit shqiptar nė Maqedoni, Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon pėr njė bashkėpunim tė thellė tė tė gjitha forcave politike nė vend, duke shpresuar nė tejkalimin e tė gjitha kundėrthėnieve tė brendshme ndėr-shqiptare nė interes tė avancimit tė ēėshtje sė pėrgjithshme shqiptare”, thuhet nė mesazhin e kėsaj partie.

BDK nė mesazhin e saj urues ka theksuar se kjo ėshtė festa mė e madhe kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt, nė tė gjitha trojet etnike, sepse ringritja e flamurit tė Skėnderbeut pas 400 vitesh robėri, mė 28 Nėntor tė vitit 1912 nė Vlorė, mė nė fund mundėsoi qė flamuri kombėtarė pėrsėri tė valoj i lirė dhe shqiptarėt tė kenė shtetin e tyre, megjithėse pėr fat tė keq jo siē e kishin dėshiruar, tė shtrirė nė tė gjitha trojet etnike.

“Por megjithėse tė ndarė nė disa shtete dhe besime fetare, ajo qė na ka bashkuar gjithmonė tė gjithė shqiptarėve, ka qenė gjuha shqipe qė shkruhet me alfabetin e pėrpiluar nė Kongresin e Manastirit dhe flamuri kuq e zi me shkabėn dy krenare”, theksohet nė mesazhin e BDK-sė.
(m.a/ina/BalkanWeb)

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi