ILIRIADA PORTAL

NATO-BE, nis ndihme per Shqiperine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06122010

Mesazh 

NATO-BE, nis ndihme per Shqiperine




Rozeta Rapushi
Vendet e NATO-s shprehin gatishmerine qe te ndihmojne Shqiperine per perballimin e situates se krijuar ne zonat e permbytura. Si dhe te japin ndihmen emergjente per te cilen ka vendi aktualisht, si varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe ilaceve si dhe cadra apo pajisje per strehimin e perkohshem. Garancine e mori dje Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, pas nje takimi te zhvilluar me ambasadoret e Bashkimit Evropian dhe te NATO-s per situaten e permbytjeve ne vend. Ne kete takim, te kerkuar nga vete ministri, ambasadoret u informuan ne detaje mbi situaten ne vendin tone ne zonat e permbytura. Me shifrat, per sa i takon tokes se permbytur, dhe personave te evakuuar, te shtepive te rrethuara nga uji apo shtepive te permbytura dhe ka paraqitur nevojat me emergjente per menaxhimin e kesaj situate. "Kerkesat me emergjente per momentin, jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve, ujit dhe medikamenteve, por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin sa me normal te kesaj situate te veshtire, qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera qe lidhen me to", u shpreh Ministri. Ne kete kuader, Haxhinasto theksoi se ka nje reagim pozitiv dhe shprehu besimin se qe ne oret e ardhshme do te jepen edhe kontributet perkatese nga secili vend. Ne lidhje me ndihmat dhe kontributet qe priten, Ministri Haxhinasto tha se ato do te vijne nga vendet anetare te NATO-s, kryesisht ne nivelin bilateral. Pas perfundimit te takimit me Ambasadoret, Ministri Haxhinasto, tha se i falenderon ne menyre te vecante, i perfaqesuesit e vendeve te BE-se dhe NATO-s per kontributet e deritanishme per menaxhimin e kesaj situate te jashtezakonshme pa precedent emergjence. Vecanerisht ministri, u ndal tek Greqia dhe Turqia, per ndihmen e helikoptereve. Po keshtu falenderime u bene edhe per Italine, per paketen e ndihmes qe ka derguar menjehere, por edhe Austrine, Kosoven dhe te gjithe vendet e tjera te cilet po asistojne ne menaxhimin konkret te situates. "Kam falenderuar ne menyre te vecante Greqine, Turqine per dergimin e helikoptereve te cilet jane bere operative qe ne mengjesin e djeshem per te ndihmuar kryesisht personat e izoluar. Por edhe Italine, per paketen e ndihmes, Austrine dhe gjithe vendet e tjera. Ministri Haxhinasto theksoi gjithashtu, se pritet nje reagim pozitiv nga vendet e Aleances dhe ne oret e ardhshme do te kete edhe kontribute reale ne ndihme te qytetareve. Zonat e permbytura, sot ushqime dhe veshmbathje Apeli per ndihme, Italia dhe Kryqi i Kuq te gatshme Qeveria italiane iu pergjigj menjehere kerkeses per ndihme te autoriteteve shqiptare per perballimin e emergjences ne Qarkun e Shkodres. Ne nje deklarate te Ambasades Italiane ne Tirane behet e ditur se Departamenti i Mbrojtjes Civile, ne bashkerendim me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe me Kryqin e Kuq italian, ka urdheruar dergimin e menjehershem te ndihmave te emergjences. Sipas ambasades italiane ndihmat do te mberrijne sot, ne oren 8.00 ne Portin u Durresit, ku do te jete i pranishem dhe Ambasadori i Italise ne Shqiperi Saba D`Elia. Ndihmat te cilat do te mberrijne me nje karvan me 5 maune do te permbajne 25 tone mallra ushqimore, 5 tone veshje dhe pajisje kunder shiut si dhe 4 ton produkte per higjienen vetjake. Me pas ndihmat do te transportohen menjehere ne Qarkun e Shkodres per shperndarjen e tyre. Sipas ambasades italiane behet fjale vetem per karvanin e pare me ndihma, pasi ne ditet e ardhshme do te vijojne ngarkesa te tjera me ndihma. Po keshtu edhe Kryqi i Kuq Shqiptar ne permbushje te misionit te tij humanitar, po e ndjek nga afer situaten katastrofike te krijuar prej reshjeve te diteve te fundit dhe eshte vene ne gjendje te larte gatishmerie duke mobilizuar te gjitha strukturat e veta profesionale dhe vullnetare. Pas shperndarjes se pare per 110 familje ne fshatin Obot qe gjendeshin te izoluar qe prej 5 ditesh nga situata e renduar hidrike, Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur ne drejtim te Shkodres dy kamione me 500 batanije dhe 400 kite higjienike per t`i vene ne dispozicion te banoreve te evakuuar. Nga ana e vet dega e Kryqit te Kuq te Shkodres ka filluar te shperndaje ushqime te thata per nje kontingjent prej rreth 360 romesh, te cilet jane strehuar ne Repartin ushtarak ne Rrenc. Kjo ndihme do te vazhdoje per 4 dite te tjera. Ndihmat Italia do te sjelle sot 25 ton mallra ushqimore 5 ton veshje dhe pajisje kunder shiut 4 ton, produkte per higjiene vetjake Greqia ka sjelle dy helikoptere Turqia ka sjelle tre helikoptere

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi