ILIRIADA PORTAL

Te evakuuarit: U permbytem ne trup e ne shpirt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06122010

Mesazh 

Te evakuuarit: U permbytem ne trup e ne shpirt




Luljeta Ndoka
Ata e tymosin aq te menduar cigaren saqe, te (per)mbytur ne mendime, harrojne edhe ta shkundin ate. Permbytja e shtepive dhe gjithe pasurise se tyre, i ka bere qe ta humbasin vetedijen. Teksa pertypin ndonje kafshate buke, dilema qe i bren, te kujton nje personazh te Migjenit, i cili pasi u ka siguruar buken e misrit femijeve te pangrene, pyet veten: "Mire sot, por neser?". E pra, Martin Zefi dhe familja e tij, sot po ushqehen, po neser, a do te kene buke per te ngrene, dhe, per me teper, ku do te hane? Sepse shtepia u eshte bere e pabanueshme... Vete i gjashte, Martin Zefi eshte strehuar ne hotelin "Floga", prej dy ditesh. Pronari u siguron ushqimin, buken, ujin dhe fjetjen. Me nje bujari qe te evakuuarit i ka prekur shume, pronari Aleksander u jep edhe dicka per te mire dhe mundohet t'i inkurajoje. "Ne marrsha ndonje subvencionim nga bashkia, mire, e ne mos marrsha, pune e madhe. Me behet qejfi qe une po i ndihmoj keta njerez", rrefen ai. Deshira e Aleksandrit per te fituar para eshte mjaft e dobet, perballe dhimbjes dhe vuajtjes qe po kalojne te permbyturit e Shkodres. Martini Eshte kryefamiljari 70-vjecar i nje familjeje te perbere prej 6 vetash. Ndihet pothuajse "i mpire" nga ajo qe ka ndodhur, sepse nuk eshte pak te te ike nga duart gjithcka qe ke ndertuar per dekada me radhe. Ishte ora 11.00 kur Martin Zefi ndodhej ne hollin e hotelit "Floga" ne Shkoder, duke e pertypur buken se bashku me hallet e tij. E pavaresisht ketyre te fundit, ai e germon thelle brenda gjeneve te tij, jo vetem krenarine prej shkodrani, por edhe mikpritjen. "Deshironi te pini dicka?" - na drejtohet Martini. Ne nuk deshem te pinim nga kupa e halleve te tij, pavaresisht kembenguljeve, por presim me kersheri qe ai te na thote historine. "Kam qendruar per 5 dite me radhe brenda ne shtepi, edhe pse niveli i ujit kishte kaluar lartesine e 1 metri. Pasi e pame te pamundur qendrimin brenda, na evakuuan dhe na sollen ne kete hotel", rrefen Martin Zefi. Ai rrefen se, i jane permbytur te gjitha pajisjet elektroshtepiake dhe gjithcka tjeter qe permbante banesa e tij. Teksa shihte pasurine e tij "tek e merrte lumi", dhimbja e Martinit nuk njihte kufi. "Bera te pamunduren per te evakuuar bagetite dhe fale Zotit arrita. Por, gjithcka tjeter m'u mbyt. 20 kuintale grure me mbeten nen uje dhe gjithe grazhdi i bagetive, gjithashtu", rrefen 70-vjecari, i cili thote se padyshim qe ngjarjet e diteve te fundit e kane plakur sa per 5 vjet te tera. Apeli Por, ajo qe e ka befasuar me shume kryefamiljarin Martin Zefi, eshte mungesa e gatishmerise se policise per t'i ndihmuar. "Njoftuam 129-en, asnje pergjigje. Njoftuam nje polic, mikun tone te familjes, por perseri asgje", tregon Martini, duke vene ne dukje se shtepia e tij ishte nder te parat qe u permbyten. Ajo qe i ka ngelur me shume ne mendje eshte fakti se nje mjet i rende i ushtrise i ka shqyer porten e shtepise. "Therrisja qe te ndalonin sepse kisha frike se porta do te me zinte brenda djalin, por ata nuk ndaluan, te pakten as per te pyetur se pse nuk duhej ta rrezonin ate porte", thote Martini, tejet i prekur nga kjo ngjarje. Sa u perket shpenzimeve, ai tregon se i ka perballuar pronari i hotelit ku ai eshte evakuuar se bashku me familjen dhe se shpreson shume qe Bashkia e Shkodres apo cilado strukture e shtetit te beje kompensimin ashtu si ka premtuar. Mario Zefi: Permbytja qe me shkaterroi jeten Mario Zefi eshte nje tjeter kryefamiljar i evakuuar ne hotelin "Floga" ne Shkoder. Ai eshte vete i katerti, baba i nje femije 5 vjec dhe nje tjetri 3 vjec. "Kemi qendruar 5 dite rresht ne uje, qe te gjithe. Diten e fundit nga ora 08.00-12.00 qendruam ne solete, te pangrene, te papire", thote Mario. Ai rrefen se "gjithcka kishte ndertuar me djerse, per vite e vite me radhe, ka ngelur brenda shtepise se tij te permbytur". S'kam asnje shprese qe ta marr veten", thote Mario. Ai nuk e thote aspak kete per t'u viktimizuar e per te perfituar dicka, porse keshtu eshte e verteta. Tregon se vete dhe gruaja jane te papune dhe nuk marrin asnje ndihme sociale, pra nuk kane asnje te ardhur per te siguruar jetesen. "Punoj rralle kur me kerkojne, por nuk kam nje pune stabel", thote ai. Boll te veshtire e ka pasur jeten deri tani, por ditet e fundit bota i eshte shembur nen kembe. Do i duhet shume e shume pune, e shume e shume vite, per ta rimarre sadopak veten. Mario tregon se edhe ne janar eshte permbytur, por jo kaq shume sa keto dite. "Ne permbytjen e fillimvitit, uji arriti nivelin e 20 cm, por tani e ka kaluar 1,5 m", rrefen Mario. Ata e kane te veshtire ta kaperdijne kafshaten e mjerimit qe i ka zene, sepse e keqja sapo ka filluar, pasi pasojat do t'i shohin pak me vone, kur gjithcka te jete qetesuar, kur edhe kjo zone do te jete harruar. Gezim Selmani, ne hotele e konvikte per demet Teksa bisedojme me te evakuuarit qe ndodhen ne hotelin e siperpermendur, shfaqet nje person me dosje ne dore. Mesojme se ai eshte Gezim Selmani, juristi i Komunes "Guri i Zi", i cili ka shkuar hotel me hotel e konvikt me konvikt (aty kju ka te evakuuar) per te mesuar mbi situaten ne te cilen ata ndodhen, si dhe per demet e tyre. gezimi rrefen se nga komuna e tij, 136 vete jane strehuar ne konviktin e shkolles se mesme "Safet Spahia", 39 vete ne hotelin "Floga", 60 vete ne konviktin e shkolles profesionale "Arben Broci", e te tjere neper hotele te ndryshme. "Do te behet gjithcka per te realizuar kompensimin", thote Gezimi. Sa i perket situates, ai thote se gjithcka varet nga kushtet atmosferike, si dhe nga prurjet qe vijne nga Mali i Zi dhe qe derdhen ne Liqenin e Shkodres. Juristi sqaron se, sensibilizimi eshte bere ne cdo moment. "Ne permbytjet e ketyre diteve, jane permbytur edhe zona qe ne janar nuk jane prekur nga permbytjet", rrefen Gezimi.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi