ILIRIADA PORTAL

Drejtorėt e shkollave zgjidhen nga prindėrit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13122010

Mesazh 

Drejtorėt e shkollave zgjidhen nga prindėrit




Ardit Bido

Projektligji i ri i arsimit parauniversitar parashikon qė drejtorėt e shkollave emėrohen nga drejtorėt e drejtorive apo zyrave arsimore ndėrmjet dy kandidatėve tė propozuar nga grupet e interesit


Drejtorėt e shkollave do tė emėrohen nga drejtoritė arsimore, por vetėm ndėrmjet dy kandidaturave tė propozuara nga mėsuesit, prindėrit, nxėnėsit dhe anėtarė tė komunitetit lokal, ndėrkohė qė mund tė pushohen nga puna vetėm nėse plotėsohen disa kritere qartėsisht tė matshme. Kėto risi janė pėrfshirė nė projektligjin e ri tė arsimit parauniversitar, tė bėrė publik ditėt e fundit nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės.

Nė kėtė projektligj pėrcaktohet gjithashtu se ministria ėshtė e detyruar tė ofrojė mėsimin e gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare te bashkėkombasit shqiptarė jashtė atdheut, ku nuk ka kufizime shtetėsie, ēka do tė thotė se pėrmblidhen shqiptarėt si tė diasporės sė vjetėr, ashtu edhe tė diasporės sė re, pra emigrantėt, qofshin kėta me origjinė nga Shqipėria apo nga shtetet kufitare.



Emėrimi dhe shkarkimi i drejtorėve

Risia kryesore ka tė bėjė me emėrimin dhe shkarkimin e drejtorėve, e cila nuk i lihet mė nė dorė vendimit arbitrar dhe subjektiv tė drejtorėve tė drejtorive apo zyrave arsimore rajonale, qė prej vitit 1990 shpeshherė ėshtė karakterizuar nga afėrsi personale apo politike. Ligji i ri ua lė nė dorė kėtė atribut grupeve tė interesit nė shkolla dhe nė kopshte, tė cilėt propozojnė kandidatėt.

“Drejtori i institucionit arsimor publik pėrzgjidhet me konkurrim tė hapur dhe ka mandat pesėvjeēar tė pėrsėritshėm. Ai emėrohet nga drejtori i njėsisė arsimore vendore pėrkatėse pas propozimit tė dy kandidatėve tė pėrzgjedhur nga njė komision i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė grupeve tė interesit. Kriteret pėr drejtor, procedurat e pėrzgjedhjes dhe tė emėrimit si dhe pėrbėrja e komisionit pėrcaktohen nga ministri me akte nėnligjore”, – pėrcakton projektligji i ri.

Ndėrkaq, pushimi nga puna i drejtorit tė shkollės bėhet nga drejtori i zyrės apo drejtorisė arsimore vetėm nė tri raste, kur duket se drejtori, ose nuk ka kryer punėn e tij, ose nuk ka pėlqimin e prindėrve dhe tė nxėnėsve. Kėshtu, sipas projektligjit, “drejtuesi i njėsisė arsimore vendore pėrkatėse shqyrton mundėsinė e lirimit tė drejtorit tė shkollės publike nga detyra kur: nga pyetėsorėt e vlerėsimit me nxėnėsit ose prindėrit del se ka nivel tė lartė tė pakėnaqėsisė nga gjendja nė shkollė; arritjet e nxėnėsve nė provimet e arsimit bazė ose tė maturės shtetėrore pėr dy vite tė njėpasnjėshme janė nė 10% e fundit nė renditjen e shkollave nė nivel kombėtar;” ose kur “nuk janė pėrmbushur objektivat e planit vjetor tė shkollės pėr dy vite tė njėpasnjėshme”.



Mėsim pėr shqiptarėt jashtė atdheut

Ky projektligj ka ecur edhe njė hap mė tutje pėr sa i pėrket arsimimit tė shqiptarėve jashtė atdheut. Nė njė kohė kur duket se Ministria e Arsimit dhe e Shkencės nuk pėrballon dot financimin as tė librave tė shtetasve shqiptarė jashtė vendit, pra emigrantėve, projektligji e ngarkon ministrinė me detyrėn qė tė ofrojė mėsimin e gjuhės tek e gjithė diaspora shqiptare, pavarėsisht nėse kanė nėnshtetėsinė. Kjo do tė thotė se ky detyrim shtrihet qė nga diasporat e hershme, arbėreshėt, arvanitasit, shqiptarėt e Ukrainės, SHBA-ve etj., te shqiptarėt e vendeve fqinje dhe te emigrantėt kudo nė botė, pavarėsisht nėse janė nga Shqipėria, Kosova, Serbia, Maqedonia apo Greqia.

“Nė bashkėpunim me pėrfaqėsitė e Republikės sė Shqipėrisė jashtė vendit dhe struktura tė tjera shtetėrore, ministria, nė pėrputhje me marrėveshjet ndėrkombėtare dhe legjislacionin shqiptar, organizon dhe mbėshtet zbatimin e programeve tė posaēme pėr mėsimin e gjuhės shqipe dhe njohjen e trashėgimisė kulturore shqiptare pėr personat me kombėsi shqiptare qė jetojnė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Programet pėr fėmijėt shqiptarė jashtė vendit rregullohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave”, – ėshtė formulimi i projektligjit tė ri ku ėshtė pėrcaktuar se detyrimi i shtetit ėshtė pėr personat me “kombėsi shqiptare”, pa vendosur kufizim shtetėsie.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi