ILIRIADA PORTAL

Ministria vendos: Ndalohen shamitė dhe kryqet nė shkolla

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14122010

Mesazh 

Ministria vendos: Ndalohen shamitė dhe kryqet nė shkolla




Ardit Bido

Vetėm njė vit pas miratimit tė ligjit qė ndalonte diskriminimin e shamive dhe kryqeve nė shkolla, ligji i arsimit parauniversitar vjen ndesh me tė


Nėse deputetėt e kalojnė pa ndryshime ligjin e ri pėr arsimin parauniversitar, do tė vendosin nė pozitė tė vėshtirė gjykatėsit, tė cilėt do tė kenė dy ligje nė dorė: njė qė ndalon shamitė dhe kryqet nė shkolla dhe njė tjetėr qė ndalon ndalimin e shamive dhe kryqeve. Kjo, pasi vetėm njė vit pas miratimit tė ligjit antidiskriminim, qė shprehimisht ndalonte diskriminimin e ēdo personi qė mbante simbole fetare nė ēdo institucion nė vend, projektligji i ri i arsimit parauniversitar pėrcakton ndalimin e kėtyre simboleve nė shkolla.

Projektligji

Nė nenin 36, pika 4 e projektligjit tė ri tė arsimit parauniversitar shprehet se “ndalohet ekspozimi i simboleve fetare nė institucionet arsimore, pėrveēse nė shkollat ku mėsohen lėndė fetare”, ēka do tė thotė se do tė pezullohen tė gjithė nxėnėsit qė mbajnė simbole fetare, pra shami, kryqe apo qoftė edhe mjekėr nė vijimin e shkollės nėntėvjeēare apo shkollės sė mesme.

Projektligji parashikon qė “nė institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxėnėsit ose punonjėsit e tyre; nė institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxėnėsve” si edhe se “ndalohet qė nxėnėsit tė detyrohen nga punonjėsit e institucionit arsimor qė tė marrin pjesė nė veprimtari partiake dhe/ose fetare ose nė veprimtari tė tjera qė nuk janė parashikuar nė planin e veprimtarive tė institucionit”.
Ligj kundėr ligjit


Por, ajo ēka pėrbėn habi, ėshtė se vetėm njė vit mė parė u miratua ligji qė ndalonte ēdokėnd tė diskriminonte personat qė mbanin simbole fetare, i votuar ky pro edhe nga ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj, qė tashmė do tė propozojė tė kundėrtėn.

Bėhet fjalė pėr nenin 10 tė kėtij ligji, i cili shprehimisht garanton lirinė e besimit dhe duke e kuptuar mė qartė, vajzat me shami, djemtė me mjekėr, homoseksualėt etj. tė mos pėrjashtohen nga jeta publike, institucionet apo nga drejtorėt e shkollave, sepse veshja apo sjelljet e tyre nuk u pėlqejnė. “Ne kemi vendosur nė ligj atė qė pėrcaktohet aktualisht nė Kushtetutė”, - tha atėherė pėr “Standard” deputeti Tritan Shehu. Porse, tashmė, nėse njė rektor a drejtor shkolle do tė pėrjashtojė apo do tė dėnojė njė nxėnės pėr shkak tė shamisė, mjekrės, kryqit a simboleve tė tjera fetare qė ai pasqyron nė shkollė, atėherė ai nuk do tė krijojė mė njė debat publik, pasi, sipas ligjit, ai do tė dėnohet me njė gjobė deri nė 10 mijė dollarė e ndėrkohė qė vendimi do tė kthehet nė nul brenda pak ditėsh.

Qė tė pėrjashtosh njė vajzė me shami nga shkolla apo ēdo njeri qė beson nė fe dhe e shpreh nė forma tė ndryshme, do tė duhej njė ligj i veēantė nga Parlamenti, por ky ligj mund tė kalojė vetėm me procedura specifike, qė nuk i pėrmbush ligji i arsimit parauniversitar, pasi duhet tė jetė ligj pėr ndalim tė pėrkohshėm tė tė drejtave tė njeriut, siē parashikohet nė Kushtetutė.

Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrės pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri dhe njė prej propozuesve tė ligjit, u shpreh atėherė pėr gazetėn se nė nenin 10 ėshtė garantuar e drejta e besimit fetar. Duke iu referuar rastit tė vajzave me shami, Hazizaj shprehet se “sa herė qė vajzat janė pėrjashtuar, Avokati i Popullit ka kėrkuar kthimin e tyre”.



Sipas tij, ligji pėr mbrojtjen nga diskriminimi ėshtė njė garanci pėr tė zbatuar mė tej legjislacionin, i cili gjithnjė ka qenė nė mbrojtje tė vajzave me shami. Hazizaj shprehet se neni 10, pika 2 thotė se “ndalohet veēanėrisht diskriminimi sa i takon ushtrimit tė sė drejtės dhe lirisė sė ndėrgjegjes e tė fesė, kur kėto tė drejta e liri kanė tė bėjnė me shprehjen e shfaqjen e tyre nė jetėn publike nėpėrmjet fjalėve ose paraqitjes”.
Kjo duket se do tė risjellė tashmė debatin me projektligjin e ri tė propozuar pėr arsimin parauniversitar, qė vendos nė pikėpyetje ligjin e kaluar, duke krijuar njė kakofoni ligjore me dy ligje ku njėri kundėrshton tjetrin.

standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi