ILIRIADA PORTAL

“Independent”: Dėshmi, ju lutem!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25122010

Mesazh 

“Independent”: Dėshmi, ju lutem!




Independent*
Nė mes periudhės sė WikiLeaks-it, njė tregim tjetėr eksplodoi nė faqet e para nė mbarė botėn, e qė pretendon se kryeministri aktual i Kosovės, Hashim Thaēi, ishte krimineli kryesor i involvuar nė vrasjen e njerėzve, pėr nxjerrjen e organeve tė tyre pėr shitje.

Prej kohės sė Pol Potit nuk janė bėrė deklarata tė tilla pėr njė lider aktual nė detyrė nė vendin e tij. Thaēi ishte zgjedhur nė dhjetor 34% tė votuesve kosovarė qė e mbėshtetėn atė, qė ėshtė pak mė pak se Dejvid Kameruni dhe shumė mė tepėr se Xhorxh Bushi nė vitin 2000.

Asnjė zgjedhje nė Ballkan nuk ėshtė pa akuza pėr parregullsi nė votime. Partitė politike nė Kosovė janė klanore, tė lidhura me interesa tė dyshimta biznesi dhe tė financuara pjesėrisht nga diaspora kosovare.

Liderėt politikė kosovarė, sikur ata kroatė, malazezė, shqiptarė dhe maqedonas, rregullisht janė tė akuzuar (shpeshherė edhe me drejtėsi) pėr shmangien e parave pėr vete ose pėr nevoja tė partisė politike.

Prandaj, prejse “biznesi” nė Ballkanin Perėndimor ėshtė mė tepėr i bazuar nė kontrabandė tė cigareve dhe trafikimin seksual skllav, sesa nė aktivitetin legal ekonomik, politikani qė nuk mund tė akuzohet se e mban njė kompani tė keqe, me tė vėrtetė ėshtė njė “shtazė e rrallė”.

Thaēi nuk dallon. Por Thaēi, i cili ishte nė dhe jashtė pushtetit pėr njė dekadė, operon si politikan qė pėr sė afėrmi ėshtė i mbikėqyrur nga njė asortiment i trupave tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian, si dhe nga vėzhguesit e jashtėm dhe vizitorėt.

Raporti qė ka shkaktuar tronditje, ende nuk ėshtė miratuar nga Kėshilli i Evropės, me pėrjashtim tė njė nėnkomiteti tė panumėrt tė tij.

Ėshtė shkruar nga politikani i fortė dhe avokati prokuror zvicerano-italian, i quajtur Dik Marti. Ai ėshtė i afėrt me bashkėvendėsen e tij italiane, avokate politike, Karla Del Ponte - libri i sė cilės nė Itali kishte bėrė akuza identike me raportin e Martit.

Raporti i zotit Marti nuk ėshtė dokument preciz juridik. Ai pėrmban teori tė trazuara tė politikės perėndimore, derisa ajo shpalosej nė krizėn e Kosovės nė fund tė viteve ‘90.

Nė kėtė, zoti Marti reflekton politizimin e Kėshillit tė Evropės, i cili prejse e pranoi Rusinė si anėtare nė vitin 1995, ishte pėrdorur me mjeshtri nga “Kremlini” pėr t’i avancuar interesat diplomatike tė Rusisė.

Atje Rusia kishte kultivuar aleatė nė blloqe tė ndryshme politike. Nė Britani, anėtari liberal – demokrat i Parlamentit dhe anėtar i Kėshillit tė Evropės, Majk Hankok, ishte akuzuar nga kryesuesi i Grupit tė tė gjitha partive britanike parlamentare pėr Rusinė, se nė mėnyrė flagrante ishte pro Rusisė nė debatet nė Kėshillin e Evropės.

Anėtarėt konservatorė britanikė tė Parlamentit nė Kėshillin e Evropės ulen nė tė njėjtin grup me delegacionin e zgjedhur nga Vladimir Putini.

Rusėt, me mbėshtetjen e anėtarėve britanikė konservatorė tė Parlamentit, kishin synuar ta vendosnin ish-anėtarin e stafit tė KGB-sė si president tė Kėshillit tė Evropės, nė vitin 2008.

Shkurtimisht, Kėshilli i Evropės nuk ėshtė ndonjė tubim pa interes i parlamentarėve tė “Amnesty International” ose tė “Human Rights Watch”, por ėshtė thellėsisht trup i politizuar konfliktuoz, ku shtetet mobilizohen pėr promovimin e mbėshtetjes pėr ēėshtjet e tyre aktuale.

Prioritet i lartė pėr “Kremlinin” ishte qė ta maksimizojė mbėshtetjen pėr qėndrimin anti-SHBA dhe anti-NATO nė Kėshillin e Evropės. Rusia ka synuar kultivimin e aleatėve pėr ta mbrojtur Serbinė dhe shtetet e tjera sllave ose ortodokse nga kritikat.

Pėrpjekjet nga demokratėt socialė tė qendrės nga Suedia pėr promovimin e pajtimit ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve, janė kundėrshtuar.

Gjėra tė tmerrshme ishin bėrė nga ushtarėt serbė dhe paramilitarėt nė Kosovė, pasi diplomacia e fuqishme e Riēard Hollbrukut nė Dejton, para 15 vjetėsh, i ndali pasionet nacionaliste serbe tė Millosheviqit pėr mė tutje nė veri.

Fshatrat e vizituara tė Kosovės dhe varrezat myslimane kanė shumė gurė varresh me njerėzit e lindur nė data tė ndryshme, por tė gjithė tė vrarė nė tė njėjtėn ditė, kur skuadrat serbe tė ekzekutimit ishin tėrbuar.

Njėjtė, gjėra tė tmerrshme ishin bėrė derisa disa kosovarė kaluan nga rezistenca paqėsore dhe pasive e gjatė dy dekada nėn Ibrahim Rugovėn, nė njė rezistencė tė armatosur, tė shkurtėr por intensive, 15-18-muajshe, pėrfshirė edhe vrasje dhe trajtim brutal tė bashkėpunėtorėve tė regjimit, nė stilin e rezistencės franceze nė vitin 1944.

Nė vend qė tė synohet paqe dhe pajtim, kanė ekzistuar pėrpjekje tė vazhdueshme nga akset serbo- ruse nė Kėshillin e Evropės pėr tė pretenduar se Kosova ėshtė provincė kriminale separatiste e Beogradit, qė njė ditė do tė kthehet nėn pushtetin serb.

Diskreditimi i liderėve tė ndryshėm kosovarė, tė cilėt, pothuajse tė gjithė, nė njė ose mėnyrė tjetėr, morėn pjesė nė betejėn rezistuese kundėr Millosheviqit, qė pėrfundoi me intervenimin Bler-Klinton tė NATO-s, nė verė tė vitit 1999, ishte prioritet i lartė pėr serbėt dhe rusėt.

Zoti Marti, sė bashku me tė tjerėt me qėndrim armiqėsor ndaj Shteteve tė Bashkuara nė Kėshillin e Evropės, asnjėherė nuk e ka fshehur kundėrshtimin e tij ndaj pavarėsisė sė Kosovės. Ai i ka kundėrshtuar thirrjet qė Kosovės t’i jepet status i anėtarit ose i vėzhguesit nė Kėshillin e Evropės.

Senatori Marti ėshtė njeri nė vete dhe sinqeriteti i tij nuk vjen nė pikėpyetje. Ai beson nė atė qė beson. Por, duke e lexuar raportin e tij me 19 mijė fjalė, paraqitet njė problem. Atje nuk ekziston as njė emėr i vetėm ose njė dėshmitar i vetėm i akuzave se Thaēi ishte i involvuar nė trafikim tė organeve njerėzore nga viktimat e vrara.

Senatori Marti i bėn tė gjitha pėr ta nxirė emrin e Thaēit, duke e akuzuar atė se ėshtė pak mė tepėr se kriminel, i cili e ka shfrytėzuar krizėn nė Kosovė pėr krijimin e operacionit tė stilit mafioz.

Se kėto praktika tė padėshiruara kanė ndodhur dhe do tė ndodhin ēdo kund nė botė, nuk ka dyshim. Por, zoti Marti ka dėshtuar ta lidhė Thaēin direkt me trafikun e organeve, megjithėse titulli shokues: “Trafikimi i paligjshėm i organeve njerėzore nė Kosovė”, ishte paraparė pėr t’i maksimizuar titujt.

*Shkruan: Denis Mekshejn, anėtar i Parlamentit nė Britani dhe ish-ministėr pėr Evropėn. Nė vitet 2004-2010 ka qenė pėrfaqėsues i Britanisė sė Madhe nė Kėshillin e Evropės. (REL)

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi