ILIRIADA PORTAL

Djali i Arta Dades arrestohet ndėrsa tentoi arratisjen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07012011

Mesazh 

Djali i Arta Dades arrestohet ndėrsa tentoi arratisjen




Ardit Halili

Policia njofton se nė kėtė konflikt janė pėrfshirė Besnik Dabulla, djali i Arta Dades, Edrin Lufi, nipi i Adil Ēarēanit, ndėrsa Shkėlzen Hoxha, nipi i Enver Hoxhės pyetet si dėshmitar


Djali i deputetes Socialiste Arta Dade ėshtė arrestuar nga policia ndėrsa ka tentuar tė arratisej pas ngjarjes ku ai dyshohet se ka plagosur rėndė Edrin Lufin nipin e Adil Ēarēanit. Kanė qenė orėt e vona tė sė mėrkurės kur sipas policisė tre persona qė ndodheshin nė lokalin qė ėshtė nė pronėsi tė djalit tė Arta Dades Besnik Dabulla nė zonėn e ish-Bllokut, kanė shpėrthyer nė dhunė ndaj njėri-tjetrit, ku ka mbetur i plagosur nga njė armė zjarri njėri prej tyre. Εdrin Lufi, nipi i ish-anėtarit tė Byrosė Politike dhe kryeministrit tė kohės tė diktaturės sė Hoxhės, Adil Ēarēani, ka mbetur i plagosur rėndė dhe ndodhet nė spital nė gjendje kritike. Lufi ishte duke darkuar bashkė me personin qė e ka qėlluar dhe nė lokal policia thotė se ndodhej edhe Shkėlzen Hoxha, nipi i Enver Hoxhės, por nuk bėhet e qartė nėse ai ka qenė i pranishėm nė momentin e sherrit. Ndėrkohė Besnik Dabulla, djali i deputetes tė Partisė Socialiste, Arta Dade, ėshtė vėnė nė pranga nga policia pėr akuzėn e plagosjes dhe armėmbajtjes pa leje, ndėrsa ai ka tentuar tė largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia e Tiranės bėri tė ditur dje se zanafilla e ngjarjes ka qenė njė sherr qė ka nisur mbrėmjen e sė mėrkurės nė lokalin qė ėshtė nė pronėsi tė djalit tė deputetes se PS-sė. Forcat e policisė qė shkuan menjėherė nė vendin e ngjarjes, sekuestruan me cilėsinė e provės materiale njė armė zjarri tip pistoletė, qė mendohet se i pėrket autorit tė dyshuar tė ngjarjes. Ndėrkohė qė u mor masa e arrestit nė flagrancė ndaj shtetasit Besnik Dabulla me akuzat e "Plagosjes sė rėndė" dhe "Armėmbajtjes pa leje”. Mėsohet se aktualisht 34-vjeēari Lufi ėshtė nė spital nė gjendje kritike pėr jetėn.

“Pas orė 23:00 tė sė mėrkurės nė lokalin e Besnik Dabullės, qė ndodhet nė rrugėn “Perlat Rexhepi” nė Tiranė, nė zonėn e ish-Bllokut, ka ndodhur njė konflikt ku janė pėrfshirė tre persona”, - ka njoftuar policia. Sipas policisė pėr pasojė ėshtė plagosur rėndė me armė zjarri 34-vjeēari Edrin Lufi, i cili ėshtė qėlluar me armė nga pronari i lokalit, djali i Arta Dades. Nė vendngjarje shkuan menjėherė oficerė tė Policisė pėr Hetimin e Krimeve tė Rėnda, ekspertė kriminalistė, tė cilėt bėnė tė mundur sigurimin dhe kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Nga hetimet e kryera deri mė tani, nga efektivėt e kryeqytetit, u konkludua se nė kėtė konflikt janė pėrfshirė shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkėlzen Hoxha, tė cilėt nė momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar nė ambientet e lokalit “Liburn”. Pas konfliktit Dabulla ka nxjerrė pistoletėn dhe ka qėlluar nė drejtim tė Edrin Lufit, 34 vjeē, i cili u dėrgua menjėherė nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Ndėrsa mė pas, Besnik Dabulla ėshtė vėnė nėn pranga pėr konsumim tė veprave penale tė “Plagosjes sė rėndė” dhe “Armėmbajtjes pa leje”. Ndėrkohė qė nė vendngjarje nė cilėsinė e provės materiale u sekuestruan arma e zjarrit e tipit pistoletė si dhe njė gėzhojė e njė predhė.



E pėrsėritur

Djali i Dades pėr herė tė dytė nė akuzė pėr plagosje

Pėr Besnik Dabullėn kjo ėshtė hera e dytė qė shkon nė qeli, pėr plagosje. Herėn e parė ndaj tij dhe tė vėllait ka ardhur njė kallėzim penal nė datėn 19 nėntor tė vitit 2002, ku akuzohej pėr plagosje. Akuzat u ngritėn ndaj dy djemve tė Dades, nė atė kohė ministre e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Plagosja pėr tė cilėn dy tė rinjtė dyshoheshin se ishin tė akuzuar, ka ndodhur mė 14 nėntor tė atij viti, nė lagjen “Komuna e Parisit”, nė bllokun e pallateve pranė Kopshtit Botanik. Sipas deklarimeve zyrtare tė asaj dite, Gentian Bruzi, banor i asaj lagjeje, ėshtė plagosur me njė plumb nė shpinė, pas njė konflikti tė momentit qė ka pasur me dy persona nė lidhje me njė vend parkimi, si pasojė e njė fėrkimi tė Benzave. Nė qendėr tė tė akuzuarve si tė implikuar nė kėtė ngjarje ishin dy vėllezėrit Dabulla, tė cilėt atė kohė janė vetėdorėzuar nė komisariatin numėr 2, mė 16 nėntor. Dy vėllezėrit kanė mohuar kategorikisht se kanė qenė tė implikuar nė kėtė ngjarje. Disa dėshmitarė tė ngjarjes, pasi janė marrė nė pyetje, kanė deklaruar se nuk i njihnin personat qė kanė qėlluar. Mė pas edhe vetė i dėmtuari Gentian Bruzi ka deklaruar se nuk i mbante mend se kush e kishte qėlluar. Kjo ka mjaftuar qė prokuroria e asaj kohe ta deklaronte tė mbyllur hetimin rreth tyre. Ka qenė prokurori i Tiranės, Dritan Nushi, ai qė ka deklaruar pėrpara mediave se ndaj dy djemve tė Arta Dades nuk ka pasur asnjė procedim penal. Njė fakt i tillė ka ardhur si rezultat i mungesės sė provave ndaj Alban dhe Besnik Dabullės, tė cilėt u akuzuan pėr “Vrasje tė mbetur nė tentativė” dhe “Armėmbajtje pa leje”.





Dosja “Bruzi”, dosja qė pret njė fajtor



Njė tjetėr dosje qė ka qenė pjesė e sherrit politik shqiptar, ėshtė ajo e dy djemve tė Arta Dades, tė akuzuar nga politika pėr plagosje tė rėndė, por qė janė shpallur tė pafajshėm nga prokuroria. Ajo qė hedh fije dyshime pa paragjykuar punėn e prokurorisė, ėshtė fakti se pėr atė vepėr penale nuk ėshtė vėnė pėrballė me ligjin asnjė person. Prokurori i ēėshtjes tha se viktima, pra personi i plagosur, ka deklaruar se nuk i identifikoi si autorė, por ndėrkohė nuk tha se kush ishin autorėt e vėrtetė tė kėsaj ngjarjeje. Sipas policisė, nė vitin 2002, shtetasi Gentian Bruzi ėshtė qėlluar me armė zjarri dhe pėr kėtė ngjarje u akuzuan dy djemtė e Arta Dades, Besnik Dabulla dhe Alban Dabulla. Por pa kaluar shumė kohė, prokuroria nuk hezitoi qė tė deklaronte tė mbyllur kėtė ēėshtje, e cila mbeti ēuditėrisht pa autorė. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur nė mes tė ditės, nė njė prej zonave mė tė populluara tė kryeqytetit, prokuroria nuk arriti dot qė tė siguronte tė paktėn njė dėshmitar pėr tė vėnė gishtin mbi personat qė qėlluan me armė zjarri. Organi i akuzės nuk arriti dot qė tė siguronte dėshminė e vetė tė plagosurit. Ky i fundit, gjatė ballafaqimit tė fotografive ku figuronin dhe dy prej tė dyshuarve kryesorė, deklaroi se personi qė e plagosi nuk figuronte nė asnjė prej kėtyre fotove, duke shtuar gjithashtu se nuk e kishte parė tjetėr herė mė parė. Ndėrkohė qė pėr prokurorinė rezultoi se i vetmi mision i tyre ishte tė shfajėsonin dy tė dyshuarit kryesorė, duke mos u kujtuar kurrė qė nga dita e ngjarjes, mė 19 nėntor tė vitit 2002, qė tė binte nė gjurmėt e personit qė qėlloi mbi Bruzin vetėm pėr njė vend parkimi. Qė prej vitit 2003 dosja u deklarua e mbyllur dhe nuk u rihap kurrė mė pėr tė hedhur dritė mbi ngjarjen. E parė nga njė kėndvėshtrim i thjeshtė ajo qė bie nė sy, ėshtė fakti se pėr tė shmangur plotėsisht nga pėrgjegjėsia dy djemtė e ish-ministres Dade, as policia dhe as prokuroria nuk gjetėn asnjėherė autorin e vėrtetė, nė rast se ai nuk ėshtė asnjėri prej dy djemve me mbiemrin Dabulla.





Nipi i Enver Hoxhės: Nuk kam qenė i pėrfshirė



Pas njoftimit nga policia se tė pranishėm nė konfliktin e sė mėrkurės nė mbrėmje, qė ka sjellė edhe plagosjen e njė personi, kanė qenė Besnik Dabulla, djali i Arta Dades, Edrin Lufi, nipi i Adil Ēarēanit dhe Shkėlzen Hoxha, nipi i Enver Hoxhės, ky i fundit ka dhėnė njė intervistė nė njė televizion, ku ka mohuar pjesėmarrjen e tij nė kėtė konflikt. “Kjo ėshtė njė ngjarje shumė e ēuditshme, pasi nė momentin kur unė festoja me 30 miq nė periferi tė Tiranės, nė media del se nė zonėn e ish-Bllokut unė po kryeja krim. Unė nuk kam qenė aty kur ndodhi ngjarja, isha me familjarė tė mi, nė vend krejt tjetėr”, - ka pohuar Shkėlzen Hoxha gjatė intervistės. Ndėrkohė qė kur ėshtė pyetur nėse i njeh autorin dhe personin e plagosur, Hoxha ėshtė shprehur se i njeh tė dy personat dhe ka se dhe shoqėri me ta, por nuk ka pranuar qė tė japė shpjegime pėr ngjarjen. Ai tregon se ėshtė ēuditur kur ka marrė vesh pėr ngjarjen dhe pėr pėrfshirjen e tij nė kėtė konflikt. “Unė lajmin e mora vesh nėpėrmjet shokėve qė mė thanė tė hapja televizorin se ka ndodhur njė ngjarje ku je pėrfshirė dhe ti. Mbeta shumė i habitur, aty mėsova pėr ngjarjen pėr herė tė parė”. Edhe nga policia, ndryshe nga sa ishte raportuar nė fillim pėr Shkėlzen Hoxhėn, i cili ėshtė edhe nipi i diktatorit komunist Enver Hoxha, edhe gjatė dėshmive tė shtetasve tė pėrfshirė nė konflikt, rezultoi se nuk ka qenė prezent gjatė konfliktit me armė zjarri. Pėr kėtė arsye policia e ka cilėsuar atė vetėm si njė dėshmitar nė dijeni pėr ngjarjen. Ndėrkohė qė, sipas policisė, i arrestuari Dabulla e ka kryer krimin nė gjendje tė dehur.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi