ILIRIADA PORTAL

Topi, Rama dhe bulevardi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30012011

Mesazh 

Topi, Rama dhe bulevardi




Basir Collaku
"Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi po ndjek me shqetesim te jashtezakonshem situaten e krijuar ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Presidenti i Republikes ben thirrje per qetesi dhe maturi!. "Eshte kjo fjalia e pare ne faqen zyrtare te Presidences te dates 21 janar 2011, ku kreu i shtetit identifikon zyrtarisht, se cfare ka ndodhur, ku ka ndodhur kjo ne Tirane dhe adresa per te eshte befasisht fjala Bulevard!!! Ndersa ne faqen zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, ku percillet fjala e shefes se akuzes me 25 janar se " Sic jeni ne dijeni, lidhur me ngjarjen e ndodhur ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne daten 21 janar...." Duket se keto fjali jane shkruar nga i njejti njeri, si tekste se paku dhe jane lexuar apo percjelle per dijeni nga drejtues te larte institucionesh, sic eshte Presidenti i vendit dhe kryeprokurorja. Pra Bamir Topi dhe Ina Rama, me vete apo bashke, ndajne mendimin se dhuna eshte ushtruar ne Bulevard dhe jo mbi ndertesen e Keshillit te Ministrave, mbi zyren ku gjendej ne punen e perditshme kryeministri i vendit, kreu i mazhorances Sali Berisha. Edhe kryebashkiaku Edi Rama, organizatori i demonstratave te 21 e 28 janarit, mendon cuditerisht njesoj si Presidenti e prokurorja, se ai ka ftuar perkrahesit e tij per ne Bulevard!!! Me 28 janar kryebashkiaku do te thoshte ngjashem me reagimet e kahershme se "..Nese pushteti i kusarise dhe i matrapazllekut e ka harruar qe perballe ka shqiptare dhe arrin t'i vrase shqiptaret, ne mes te bulevardit "Deshmoret e Kombit.." Pra keta politikane e krere institucionesh, po harrojne qellimshem qe ne kete njesi gjeografike te Tiranes, qe ne leksikun e tyre thuhet Bulevard, turma e dhunshme u ndal ne nje pike te vetme: para Keshillit te Ministrave!!! Po diten e sulmit mbi kryeministrine, Prokuroria e Tiranes ndryshe nga eprorja Ina Rama, ne deklarimin zyrtar te dates 21 janar njofton disi me ndryshe e qarte duke artikuluar me te dhenat e deriatehershme te atyre oreve se "Pas ngjarjeve ne protesten e zhvilluar sot, me dt 21.01.2011, ne mjediset para Kryeministrise, cka solli si pasoje edhe vdekjen e tre shtetasve..." Pra ketu mungon fjala "ngjarje ne Bulevard" dhe mesojme se shenjestra nuk paska qene Bulevardi, sic kane nxituar te thone Presidenti e prokurorja dhe organizatori kryesocialist, ne njoftimet e tyre zyrtare, duke mos cituar fjalen dhune e duke mos thene mbi godinen e qeverise. Per te bashkelidhur reagimet e institucioneve qe kane sjelle krisje te madhe shtojme edhe indiferencen e sherbimit sekret, ku marrim vesh se puna e fshehte nuk ka asnje informacion se dhuna eshte programuar me nje formule te eger kryengritjeje. Kreu i Sherbimit Informativ Shteteror, nuk ka asnje te dhene qe ne kete "Bulevard" do te kete ndonje ngjarje qe do cenoje rende sigurine kombetare e rendin kushtetues. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Informativ ne perkufizimin se cfare eshte dhe cfare perfaqeson ky sherbim, ne te tjera permendet se "Sherbimi Informativ Shteteror (SHISH) eshte institucion qendror, qe varet nga kryetari i Keshillit te Ministrave. Ai eshte krijuar sipas parimit te njohur, qe nje vend ka nevoje per nje organizem efektiv, profesional dhe te afte te furnizoje me inteligjence organizmat dhe figurat shteterore te ngarkuara me ligj, ne funksion te vendim-marrjes politike dhe te sigurimit kombetar". Kjo detyre ka mbetur e papermbushur zyrtarisht dhe kushtetutshmerish, pasi kemi marre vesh se ky sherbim nuk ka ofruar asnje te dhene per kryeministrin. Nese ka informacione qe i jane percjelle nga SHISH, Presidentit apo Prokurorise se Pergjithshme, atehere ata duhet te deklarojne dhe pranojne ekzistencen ose jo te ketyre te dhenave. Ky unison institucional kundra qeverise legjitime, me dije te perbashket e njoftime te peraferta leksikore, ve ne dyshim bashkesine e ngjarjeve te ndodhura dhe pasojat qe rrjedhin prej tyre. Ne mbrojtjen e dhunes, Edi Rama rikthehet ne mbrojtje te gjoja institucioneve duke deklaruar me 28 janar ne konferencen per shtyp se "perpara sulmeve barbare dhe tipikisht fashiste ndaj prokurores se Pergjithshme dhe perpara agresionit te patolerueshem ndaj Presidentit te Republikes. Te gjitha keto jane arsye me shume per te thene se ne keto kushte nuk mund te behen me zgjedhje ne Shqiperi." Qellimi eshte i qarte dhe e bejne transparent veprimet, deklarimet e Topit, Rames opozitar, Rames prokuror, duke na vene ne dijeni se ajo qe deklaron kryeministri Sali Berisha, se kemi shmangur nje grusht shteti, nje puc, duke besuar se ky eshte konturi qe na fton drejt se vertetes se frikshme, gatuar me krim, grupe te armatosura e te dhunshme qe sulmuan me zjarr e dhune qeverine. Ina Rama pasi u deklarua e paanshme, me hetimin duke bere pjese ekspertizen amerikane, vazhdon te shkele marreveshje ligjore e zbatoje urdhra apo porosi te tjera duke tentuar te arrestoje drejtuesit e Gardes se Republikes qe gjendeshin ne Drejtorine e Policise se Tiranes per te deshmuar dhe na tregoi se Ian Rama nuk po sillet si Prokurore e Pergjithshme, por e pervecme, me porosi te tilla. Ashtu si thuhet ne jeteshkrimin e saj ne faqen zyrtare, Ina Rama "Pervec ketyre detyrave eshte edhe pedagoge e jashtme ne Universitetin "Aleksander Moisiu" Durres, si dhe eksperte per trajnimin vazhdues te gjyqtareve dhe te prokuroreve prane Shkolles se Magjistratures.." Paska pune te tjera fisnike per te bere zonja Rama dhe ia del me kohe, ndersa ka me mijera dosje qe mbeten bulevardit, ndaj me mire te lere kete te prokurores qe e ka bere rremuje. Dy te premtet e Edi Rames ishin njelloj te dhunshme nga permbajtja dhe sherbyen per te treguar se ne Bulevard ka vetem nje adrese ku fle mendja e tij kriminale. Kjo eshte ndertesa, jane zyrat e Keshillit te Ministrave qe ai tentoi t'i pushtoje me dhune, me kryengritje te armatosur. Ne pame te njejtet organizatore, pothuaj te njejtet protestues ardhur ne 90 per qind nga rrethet, pas braktisjes qe i ka bere Tirana, te njejtin vend dhe te njejtin mision. Kjo provon se dallimi i vetem nga dy te premtet eshte urdhri, me 21 janar, ku porosia ka qene sulm, pushtoni Kryeministrine, dhe me 28 janar presioni nderkombetar anuloi sulmin e dyte. Demonstratat do te vazhdojne dhe dhuna eshte ende ne qelizat e celulave qe presin shperblimin. Presidenti i "Bulevardit", kryeministri i "Bulevardit", Edi Rama vetem kaq mund te jete me kete sjellje dhune, Prokurorja e "Bulevardit" qe heton ngjarjet ne kete rruge sipas saj, ministrat e "Bulevardit" Ngjela, Doshi, Zogaj, Baze e te tjere, do te enden gjate ne kete "Bulevard" per te kujtuar grushtin e shtetit te deshtuar.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi