ILIRIADA PORTAL

Tė gjitha ilaēet dhe kurat natyrale qė kurojnė sėmundjet e zorrėve, ulcerėn, veshkat dhe reumatizmin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06022011

Mesazh 

Tė gjitha ilaēet dhe kurat natyrale qė kurojnė sėmundjet e zorrėve, ulcerėn, veshkat dhe reumatizmin




Ju mund tė kurseni duke pėrdorur ilaēe natyrale. Nė rastet kur ju dhemb koka apo keni dhimbje tė kyēeve mund tė mendoni shumė zgjidhje alternative nė vend tė marrjes sė aspirinės. Foxneės thekson se duhet tė pyesni doktorin tuaj para se tė provoni diēka tė re. Shoqata Botėrore e Shėndetėsisė pohon se mė shumė se 65 pėr qind e popullsisė nė botė pėrdor ilaēet natyrale ose popullore. Nė suplementin e shėndetit tė sė shtunės, gazeta “Tirana Observer” boton tė gjitha ilaēet natyrale qė kurojmė sėmundjet mė kryesore.

USHQIMET QĖ MBROJNĖ ZEMRĖN
Ka me mijėra ushqime tė plota me shumė vlera ushqyese, por disa prej tyre nė kėtė listė bėjnė mė shumė se sa thjeshtė tė dhurojnė vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnė tė shėrohemi. Secili ushqim mbart nė vete njė listė tė shumtė tė efekteve shėruese. Si pjesė e njė diete tė shėndetshme, ushqimet e plota luajnė rol tė rėndėsishėm duke e ndihmuar trupin tonė qė tė funksionojnė nė mėnyrė optimale. Ka me mijėra ushqime tė plota me shumė vlera ushqyese, por disa prej tyre nė kėtė listė bėjnė mė shumė se sa thjeshtė tė dhurojnė vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnė tė shėrohemi. Nė fakt, secili ushqim nė kėtė listė mbart nė vete njė listė tė shumtė tė efekteve shėruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogėlimi i kolesterolit, mbrojtja ndaj sėmundjes sė zemrės dhe kėshtu me radhė. Ushqehuni me kėto ushqime tė shėndetshme dhe filloni tė ndiheni mė tė shėndetshėm.

Kivi
Ky frut i vogėl, plot me vlera ushqyese ėshtė gjithashtu pėrplot me vitaminė C (dyfish sasinė e portokallit), ka mė shumė fibėr se sa mollėt, dhe mund bananet si ushqim me mė shumė kalium. Pėrzierja unike e vitaminave dhe mineraleve qė gjenden nė kivi ndihmon kundėr sėmundjes sė zemrės, goditjes, kancerit dhe sėmundjeve tė traktit tė frymėmarrjes. Pėrzierjet natyrale tė hollimit tė gjakut qė gjenden nė kivi funksionojnė pa efekte anėsore tė aspirinės dhe gjithashtu ndihmojnė shėndetin vaskular duke zvogėluar formacionin e mpiksjes spontane tė gjakut, zvogėlimit tė LDL kolesterinės (kolesterina e keqe), dhe uljes sė shtypjes se gjakut. Shumė studime kanė treguar se kivi jo vetėm qė zvogėlon stresin oksidativ dhe dėmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dėmtuara qė tė riparojnė vetveten.

Fasulet
Fasulet janė ushqim mrekullibėrės. Ulin kolesterinėn, rregullojnė sheqerin nė gjak dhe prodhimin e insulinės, ndihmojnė shėndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnė kundėr kancerit. Nėse mendon pėr ushqime me fibėr, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjėherė ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo mė shumė – fasulet ofrojnė qė tė tria nė njė pako.

Spinaqi
Spinaqi mbron nga sėmundjet e syve dhe humbjes sė tė parit, ėshtė i mirė pėr funksionin e trurit, mbron kundėr kancerit tė prostatės, zorrėve dhe tė gjirit, mbron kundėr sėmundjes sė zemrės, goditjes nė tru (pika nė tru) dhe dementis (ēmendurisė); zvogėlon shtypjen e gjakut, ėshtė anti-inflamator, dhe ėshtė shumė i mirė pėr shėndetin e eshtrave. Spinaqi ka njė mori tė materieve ushqyese duke pėrfshirė kėtu sasi tė vitaminės K, kalcium, vitaminė A, vitaminė C, folat, magnez dhe hekur.

Qepėt
Qepėt kanė nam tė keq pėr shkak tė efektit tė tyre nė erė tė gojės, por kjo nuk ėshtė e vetmja pjesė e trupi ky qepa ka efekt. Qepėt pėrmbajnė enzimė tė fuqishme qė luftojnė kancerin, konsumimi i qepės ka treguar se ndihmon nė zvogėlimin e rrezikut tė kancerit tė prostatės dhe ezofagut e gjithashtu ėshtė i lidhur me zvogėlimin e vdekshmėrisė nga sėmundja koronare e zemrės. Hulumtimet sugjerojnė se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepėt pėrmbajnė sulfide qė ndihmojnė nė zvogėlimin e shtypjes sė gjakut dhe kolesterinės (kolesterolit), e gjithashtu pėrmbajnė edhe peptide qė ndihmojnė nė parandalimin e dėmtimit tė eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera tė eshtrave.

USHQIMET PĖR DIARRENĖ
Diarreja nuk ėshtė njė sėmundje, por njė simptomė. Ajo shoqėrohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanė dhe mjekimin e tyre popullor. Pėr diarre flitet kur heqja e barkut ėshtė mė e shpeshtė se tri herė nė ditė. Ndėrsa kur ajo zgjat deri nė disa ditė, flitet pėr diarre akute; nėse ajo zgjat me tepėr se kaq, kemi tė bėjmė me diarre kronike. Shpesh shoqėrohet me tė vjella. Shkaku mė i shpeshtė i kėsaj sėmundjeje janė gabimet kualitative dhe kuantitative nė ushqim. Zverdhja e hershme ose kalimi nė ushqim tė pėrzier mund tė jetė shkaku pėr vjellje dhe diarre. Nė disa raste diarreja, e shoqėruar dhe me pėrzierje, vjen si rezultat i alergjisė ndaj qumėshtit tė lopės. Njerėzit qė preken nga diarreja kanė etje tė madhe, letargji dhe plogėshti, sy tė gropuara e pa lot, buzė tė thata, zbehje nė fytyrė dhe kėputje tė trupit. Shoqėrohet me dhimbje barku dhe prerje tė oreksit. Kjo zgjat pėr njė periudhė mė shumė se dy javė nėse nuk kurohet.

Lėngu i frutave
Nė mjekėsinė popullore lėngu i frutave ka dhėnė rezultate tė mira pėr tė ndaluar diarrenė. Pėr pėrgatitjen e kėtij lėngu nevojiten 150-200 gramė fruta, tė cilat duhen zierė me 250 ml verė. Nga lėngu i pėrftuar pihet nga njė filxhan kafeje e ngrohtė.

Karota
Karota ėshtė perime i pazėvendėsueshėm pėr shėndetin e njeriut. Kjo perime kėshillohet tė konsumohet pėr tė frenuar diarrenė. Ajo rregullon tretjen nė lukth, duke aktivizuar qelizat parietale tė tij, e njėkohėsisht rrit peristaltikėn e zorrėve, por ndėrkohė ėshtė shumė efikase te diarreja.

Mendra dhe kamomili
Njė kurė tjetėr popullore ėshtė dhe ajo e pėrgatitur nga 50 gramė mendėr dhe 50 gramė kamomil, tė cilat pėrzihen sė bashku. Nga pėrzierja merren tri lugė gjelle dhe vendosen nė 500 ml ujė tė valuar. Mbyllen pėr dy orė dhe pihen. Para buke nuk duhet tė ėmbėlsohen, ndėrsa pas buke duhet ta ėmbėlsoni ēajin.

Hudhra
Pėr dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janė tė forta, pėrdoren 3-4 thelpinj hudhre tė shtypura imėt, qė vendosen mė pas nė 100 ml raki tė forte rrushi. Kjo mase pihet disa herė kur ndiejmė dhimbjet, derisa ato tė ndalen. Ata qė janė prekur nga diarreja dhe qė pranojnė ushqim solid duhet tė hanė banane, pilaf, drithėra tė ziera, mollė dhe mish tė zier.

Frutat e bimėt
Nė mjekėsinė popullore hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė, te sėmundjet e aparatit tretės, tė cilat shoqėrohen me diarre (jashtėqitje e shpeshtė). Me mjaft sukses pėrdoret te sėmundjet e mėlēisė, zemrės, syrit dhe sistemit nervor.

Kakaoja, kuruese e shumė sėmundjeve
Kakaoja mbron nga sėmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtėrore. Ajo ka tė gjitha vetitė e ēokollatės.Stimuluese, antidepresive, pėr ēdo nevojė afrodiziake. Pėr disa persona nuk ka shumė ndryshime nga njė drogė. Kakaoja, mes tė gjitha ushqimeve, ėshtė burimi mė i pasur me "flavanoli", substanca biologjikisht aktive, tė cilat gjenden tek ushqimet bimore. Tė mos i ngatėrrojmė me "flavanoli"-t e verės, tė cilat mungojnė te kakaoja. Ato janė substanca intoksikuese, qė gjenden nė brendėsi tė saj, qė mbrojnė nga sėmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnė nė mbajtjen hapur tė arterieve. Pak kakao mund t‘i japė njė shtysė kujtesės.
Kakaoja, si ēaji dhe kafeja, pėrmban substanca tė ngacmuese tė cilat veprojnė mbi receptorėt e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmėrinė e qelizave. “Flavanoli” nxit njė pjesė tė mirė tė pėrgjigjeve tė neuroneve, qė ėshtė reagimi i parė nė bazė tė fenomeneve shumė tė vėshtira tė kujtesės dhe kuptimeve.
Kakaoja pėrmban Flavan-3-ols, njė pėrbėrės i cili ndihmon nė uljen e presionit tė gjakut. Pėrbėrėsit e kakaos njihen si nga antioksidantėt mė tė pėrqendruar dhe qė ju mbrojnė realisht nga sėmundjet e zemrės dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe ēokollatėn e zezė, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao:
Tė mbron nga sėmundjet kardiovaskulare
Ėshtė antidepresive
Bėn tė mundur uljen e presionit tė gjakut
Parandalon kancerin
Zhvillon kujtesėn

Ja disa ilaēe natyrale tė pėrdora nga miliona njerėz tė cilat ndihmojnė nė lehtėsimin e dhimbjeve:

1. Pini ujė: njė praktikė shumė e thjeshtė nė dukje, por parandalimi i etjes pengon dhe shfaqjen e shumė sėmundjeve si dhimbja e kokės, ngėrēet dhe lodhja.

2. Kafeina: e gjendur nė pėrmbajtjen e shumė ilaēeve pa recete, kafeina mund tė qetėsojė dhimbjen tuaj nė rrugė natyrale duke pirė njė filxhan kafe.

3. Vaji i peshkut: bėhet e ditur se vaji i peshkut qetėson dhimbjen duke ngushtuar enėt e gjakut nė tėmtha dhe pakėsuar infeksionin. Ky ėshtė njė lajm i mirė pėr ato qė ankohen nga migrena.

4. Hani xhenxhefil ose pini hap xhenxhefili: kurimi i pėrzierjes sė stomakut ėshtė shumė i vėshtirė me anė tė ilaēeve pa recetė. Pėrdorimi i xhenxhefilit kėshillohet veēanėrisht tek gratė shtatzėna tė cilat e kanė tė ndaluar pėrdorimin e ilaēeve.

5. Kulpėr: Kulpra ėshtė efektive ndaj infeksionit tė kyēeve dhe duhet tė pėrdoret nga personat qė vuajnė nga kėta dhimbje. Krahas kėsaj qetėson sistemin nervor dhe tė sjell gjumė.

SĖMUNDJET QĖ KURON MJALTI DHE KANELLA
Ėshtė konstatuar se pėrzierja e mjaltit me kanellė shėron shumė sėmundje. Ne po renditim listėn vijuese tė sėmundjeve qė mund tė shėrohen me mjaltė dhe kanellė sipas hulumtimit tė disa shkencėtarėve tė perėndimit.

Sėmundjet e zemrės
Pėrgatitet njė qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellės, lyeje bukėn me tė, nė vend tė xhelatinės dhe marmelatės dhe haje rregullisht pėr mėngjes. Ajo zvogėlon kolesterolin nė arterie dhe e shpėton pacientit nga sulmi nė zemėr. Po ashtu atyre qė tashmė e kanė pėrjetuar atakun kardiak, nėse ata e marrin kėtė ilaē pėr ēdo ditė, atyre ua parandalon sulmin tjetėr nė zemėr. Pėrdorimi i rregullt i ilaēit tė pėrmendur mė lart normalizon frymėmarrjen dhe forcon tė rrahurat e zemrės. Nė Amerikė dhe Kanada, shtėpi tė ndryshme tė shėndetit kanė trajtuar me sukses pacientėt dhe kanė konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallėrojnė arteriet dhe venat e tilla.

Artriti reumatik
Pacientėt qė vuajnė nga sėmundja e artritit mund ta marrin kėtė ilaē pėr ēdo ditė, nė mėngjes dhe mbrėmje, njė gotė uji tė nxehtė me dy lugė mjaltė dhe njė lugė ēaji me pluhur kanelle. Nėse ata e marrin kėtė rregullisht madje edhe artriti kronik mund tė shėrohet. Nė studimet e fundit tė kryera nė Universitetin e Kopenhagės, ėshtė konstatuar se kur mjekėt kanė trajtuar pacientėt e tyre me kėtė lloj ilaēi tė pėrzier (njė lugė mjaltė dhe gjysmė luge pluhur kanelle) para mėngjesi, ata kishin vėnė re se brenda njė jave nga 200 njerėz 73 pacientėve krejtėsisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda njė muaji, shumica e pacientėve qė nuk kanė mundur me ecin mė parė ose tė lėvizin pėrreth pėr shkak artritit kanė filluar tė ecin pa ndier mė dhimbje.

Infektime
Merrni dy lugė gjelle me pluhur kanelle dhe njė lugė ēaji mjaltė dhe vendosi nė njė ujė tė vluar, ose tė vakėt dhe pije atė. Ajo pėrzierje (ilaē) i shkatėrron mikrobet nė fshikėzėn e urinės.

Dhimbjet e dhėmbit
Pėrgatisni njė pastė nga njė lugė ēaji pluhur kanelle dhe pesė lugė ēaji mjaltė dhe vendosi nė dhėmbin qė tė dhemb. Kjo procedurė mund tė aplikohet tri herė nė ditė deri sa tė ndalet dhimbja e dhėmbit.

Kolesteroli
Dy lugė ēaji mjaltė dhe tri lugė ēaji pluhur tė kanellės, tė pėrzier nė 450 gramė nė ujė ēaji, i jepet pacientit qė vuan nga niveli i lartė i kolesterolit, ėshtė vėrejtur se ia zvogėlon nivelin e kolesterolit nė gjak 10 % brenda 2 orėve. Siē u pėrmend te pacientėt qė vuajnė nga sėmundja e artritit, nėse pėrdoret tri herė nė ditė, shėrohet cilido lloj kolesteroli.

Ftohjet
Ata njerėz qė vuajnė nga ftohjet e zakonshme apo tė mėdha duhet ta marrin njė lugė tė vakėt me mjaltė me 1/4 e lugės pluhur kanelle nė ditė nė kohėzgjatje prej 3 ditėsh. Ky procesmarrja e ilaēit nė kėtė mėnyrė do tė shėrojė shumicėn e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojė sinuset.

Dhimbjet e barkut
Mjalti kur tė merret me pluhur kanelle, shėron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat qė nga rrėnjėt.

Sistemi imun
Pėrdorimi i pėrditshėm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencėtarėt kanė zbuluar se mjalti pėrmban vitamina tė ndryshme dhe hekur nė sasi tė mėdha. Pėrdorimi i vazhdueshėm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut pėr t’i luftuar bakteret dhe sėmundjet virale.

Mostretja
Pluhuri i kanellės i spėrkatur nė dy lugė ēaji me mjaltė, qė merret para ushqimi, liron thartirė dhe i tret ushqimet mė tė rėnda.

Plakja e ngadalshme
Ēaji i pėrbėrė nga mjalti dhe pluhuri i kanellės, kur tė merren me rregull mund tė ndikojė nė mos mplakje. Merrni 4 lugė mjaltė, 1 lugė pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato pėr ēaj. Pije 1/4 e gotės, 3-4 herė nė ditė. Atėherė si rezultat i saj lėkurėn do ta kesh tė freskėt tė butė dhe jo tė rrudhėt-tė mplakur.

Puērrat
Pasta e pėrbėrė nga tri lugė ēaji me mjaltė dhe njė lugė ēaji me pluhur kanelle. Pėrdore kėtė pastė nė puērra para se tė biesh nė gjumė dhe laji ato ditėn e nesėrme nė mėngjes me ujė tė ngrohtė. Nėse e pėrdor pėr ēdo ditė pėr dy javė rresht, t’i largon puērrat qė nga rrėnjėt e tyre.

Infektime tė lėkurės
Pėrdorimi i mjaltit dhe pluhurit tė kanellės nė masė tė barabartė nė pjesė tė infektuara shėron ekzemėn-dermatitisin, qeretin dhe tė gjitha llojet e infeksioneve.

Humbja e peshės
Pėrdorimi i pėrditshėm nė mėngjes gjysmė ore para mėngjesit, nė stomakun e zbrazėt dhe nė mbrėmje para fjetjes, pini mjaltė dhe pluhur kanelle tė vluar nė njė gotė uji. Nėse kėtė e pėrdor rregullisht, kjo ta zvogėlon peshėn madje edhe personave mė tė shėndoshur. Gjithashtu pirja e kėsaj pėrzierje rregullisht nuk lejon tė akumulohet dhjamė-yndyrė, madje edhe nėse ai person merr kalori tė mėdha.

Kanceri
Nė studimet e fundit tė bėra nė Japoni dhe Australi ėshtė zbuluar se kanceri nė stad tė lartė tė zhvillimit tė tij nė stomak dhe eshtra ėshtė shėruar me sukses. Pacientėt qė vuajnė nga kėto kancere tė tilla duhet tė marrin pėr ēdo ditė (mėngjes, drekė dhe nė mbrėmje) tre lugė ēaji mjaltė dhe njė lugė ēaji pluhur kanelle nė kohėzgjatje prej 30 ditėsh.

Lodhja
Nė studimet e fundit tė bėra ėshtė konstatuar se pėrbėrja e sheqerit nė mjaltė ėshtė mė shumė ndihmėse se dėmtuese e fuqisė sė trupit. Qytetarėt e moshuar, tė cilėt marrin mjaltė dhe pluhur kanelle nė masė tė njėjtė janė mė vigjilent dhe fleksibėl. Dr.Milton, i cili e ka bėrė kėtė studim, thotė se gjysmė luge e ēajit me mjaltė qė merret nė njė gotė uji dhe ajo spėrkatet me pluhur kanelle, kur tė merret pėr ditė pas fshirjes dhe rreth orės 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon tė bjerė, ai ilaē e rrit vitalitetin nė trup brenda njė jave.

MJALTI, LULE BASANI DHE HUDHRA PĖR ULĒERĖN NĖ STOMAK
Ende nuk dihet shkaku i vėrtetė i shfaqjes sė saj. Por meqenėse ulcera nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė e pranishme te personat, qė konsumojnė pije alkoolike, mendohet se mund tė jetė kjo arsyeja pse ajo ėshtė mė e pėrhapur te meshkujt.Njerėzve qė vuajnė nga ulcera nė stomak nuk u rekomandohet tė pinė kafe. Konsumimi i saj do tė ishte e dėmshme pėr shėndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u kėshillohet pėrdorimi i aspirinave. Njerėzit qė konsumojnė alkool dhe qė vuajnė nga kjo sėmundje duhet tė tregojnė njė kujdes tė veēantė. Alkooli i marrė me aspirinėn ose analgjetikė tė ngjashėm rrit rrezikun pėr gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti
Njė prej mundėsive tė pakta qė pėrdoret pėr kurimin e ulcerės nė stomak ėshtė mjalti. Vetitė e tij kuruese janė tė dukshme nėse ai pėrdoret tė paktėn 4 lugė ēaji mjaltė nė ditė. Ky pėrfundim u bė i ditur pas shpalljes sė rezultateve tė njė studimi tė kryer nė Zelandėn e Re. Nė tė morėn pjesė mė shumė se 2000 pjesėmarrės, nė tė cilin u vėrtetuan efektet pozitive tė tij. Mjalti kishte nė pėrbėrje tė tij elementė, tė cilėt kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagėt. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje shpesh mjalti mund tė pėrdoret me lėngun e gjetheve tė murrizit. Ēaji kėtyre gjetheve duke u pėrzier me njė sasi mjalti duhet lėnė pėr 24 orė nė njė enė dhe mė pas pihet nga 1 lugė ēdo mėngjes.

Lule basani
Lule basani ėshtė njė nga bimėt mė tė rėndėsishme, qė rekomandohet pėr kurimin e ulcerės nė stomak. Ēaji i pėrftuar nga zierja e kėsaj bime nė njė pėrzierje me vajin e ullirit, lihet pėr rreth 40 ditė nė njė enė prej qelqi. Kur kjo masė tė marrė njė ngjyrė tė kuqėrremtė, atėherė mund tė pėrdoret. Masa e krijuar nė formė kremi mund tė pėrdoret ēdo mėngjes derisa ajo tė japė rezultatin e dėshiruar.

Hudhra
Njerėzit qė konsumojnė nė masė hudhrėn janė mė pak tė prekur nga sėmundja e ulcerės nė stomak. Ky ėshtė njė nga zbulimet e kohėve tė fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund tė konsumohet e gatuar, e njomė, por edhe e thatė. Nė rastet kur ajo gatuhet, mundėsisht jo shumė tė butė, por mė e mira do ishte tė skuqet fare pak pėr tė mos i humbur vlerat e saj.Njė tjetėr mundėsi qė na sjell mjekėsia popullore ėshtė pėrzierja e majdanozit, grėmit dhe mustaqeve tė misrit. Lėngu i pėrftuar nga kėto bimė pihet pėr 5-6 ditė. Pas kėsaj pėrzihet njė lugė piper i zi i bluar, 1 lugė sheqer, pak kinė e shtypur dhe vezė e rrahur. Me kėtė pėrzierje bėhen tableta, tė cilat pihen nga 3 nė ditė. Edhe ky mjekim pėrsėritet pėr 6 ditė radhazi.

Domatja, mbrojtėsja e shėndetit
Dhjetė kokrra domate nė javė ulin rrezikun pėr t’u prekur nga sėmundjet me 60 pėr qind.
Domatja ėshtė njė nga perimet mė tė njohura pėr vlerat e saj kuruese. Pėr vlerat e saj ushqyese, domatja ka gjetur pėrdorim tė gjerė. Ajo ėshtė e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja pėrmban kripėra minerale, acide organike etj. Ndėr kripėrat, vend tė rėndėsishėm zėnė potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i tė cilave krijon njė ekuilibėr tė pėrsosur tė ushqimit. Domatja pėrmban edhe antibiotikė bimorė si tomatina, e cila shėrben nė shėrimin e sėmundjeve tė lėkurės dhe tė aparatit tretės. Lėngu i domates ushtron ndikim tė madh nė shėrimin e plagėve tė infektuara si dhe tė ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sėmundjet e zemrės dhe enėve tė gjakut. Domatja ndikon nė kurimin e formave tė lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe pėr nefritin, artritin dhe kapsllėkun.
Pas Vitaminės C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit pėr tė parandaluar kancerin e vėnė theksin te glikopeni, qė ėshtė dhe pėrbėrėsi kryesor i domates. Pėr tė luftuar plakjen, pėr tė parandaluar kancerin apo pėr tė pasur njė lėkurė tė bukur, asgjė nuk do tė ishte mė e ēmuar se sa marrja gjatė vakteve tė ditės tė njė “ilaēi” me emrin domate. Atė mund ta pėrdorėsh tė “gjallė”, nė salcė, gjellė, sallatė, makarona, rizoto, supa, koktej (kokteji i famshėm “Bloody Mary” pėrgatitet me lėngun e domates) apo nė gatime tė ndryshme, pėr tė cilat nuk ėshtė e nevojshme tė konsultohesh me ndonjė mjek apo tė kesh recetė pėr t‘i blerė.

Antioksiduese
Ėshtė vėrtetuar se domatet kanė veti magjike, janė tė shijshme, ekonomike, por mbi tė gjitha janė aleate tė ēmuara pėr shėndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatėrron radikalet e lira, cilėsohet nga shumė ekspertė si dhurata e natyrės, prandaj domatet luftojnė sėmundjet. Ėshtė zbuluar se kėto substanca arrijnė rezultate tė shkėlqyera, madje mund tė krahasohen edhe me ilaēet tradicionale qė mund tė shkaktojnė edhe dėme. Domatet janė tė pasura me betakaroten, likopen (substanca qė u jep atyre ngjyrėn e kuqe) dhe me vitaminat mė tė mira dhe mė efikase se ēdo gjė tjetėr nė luftėn kundėr plakjes.Jo mė kot ėshtė cilėsuar si fryti mė i pėrhapur nė botė pas mollėve, bananeve, rrushit dhe portokallieve. Nė tė vėrtetė, nuk ka kėshillė mė tė mirė sesa tė hash ushqime qė jo vetėm nuk tė sėmurin, por mbi tė gjitha tė mbrojnė.

Antikanceroze
Laboratori i artė i natyrės ėshtė nė gjendje tė na ofrojė gjithēka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve tė saj. Kėrkimet mjekėsore qė shtohen vit pas viti kanė treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato pėrdoren kanė aftėsinė tė jenė antikanceroze dhe tė ulin rrezikun e zhvillimit tė kancerit. Sipas ekspertėve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herė mundėsinė pėr t‘u prekur nga kanceri i prostatės, zorrės sė trashė, mushkėrive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtės” i detyrohet tėrėsisht likopenit, pėrbėrės qė gjendet me shumicė te domatja dhe ėshtė njė armė e fortė nė luftėn kundėr kancerit. Fillimisht, diēka e tillė dukej e pamundur, por faktet tregojnė se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund tė parandalojnė dhe reduktojnė zhvillimin e llojeve tė ndryshme tė kancerit, sidomos atij tė prostatės te meshkujt, ndaj konsumi ėshtė i rėndėsishėm pėr organizmin.

Konsumimi
Dhjetė kokrra domate nė javė, tė freskėta, tė gatuara apo produkte tė saj, mund tė ulin rrezikun e prekjes nga sėmundjet me 60 pėr qind. Sigurisht qė mjekėt duan t‘i bindin njerėzit tė hanė domate dhe produktet qė rrjedhin prej saj, pasi mund tė reduktojnė rrezikun e pėrhapjes sė shumė llojeve tė kancerit, por kjo nuk do tė thotė se ata duhet tė hanė vetėm domate. Por domatet duhet tė jenė shoqėrueset e para tė njė diete tė pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetėr, ajo mund tė ndihmojė edhe nė uljen e kolesterolit tė keq nė gjak. Studimet e fundit tė mjekėve finlandezė treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe “ketch up” largon kolesterolin e keq nė organizėm. Sipas kėrkimit finlandez, salca e kuqe, aq e dashur pėr anglezėt dhe jo vetėm pėr ta, ėshtė njė minierė e artė pėr zemrėn dhe mjafton njė sasi e vogėl nė ditė pėr tė mbajtur tėrėsisht nėn kontroll vlerat e LDL, tė ashtuquajturin “kolesteroli i keq”.

DARDHA ME VETI KURUESE
Ky frut i ėmbėl pėrbėn njė burim tė madh vitaminash dhe kripėrash minerale. Dardha nuk pėrmban substanca qė shkaktojnė alergji, prandaj rekomandohet si ushqim pėr foshnjat dhe pėr personat alergjikė.Nė ēėshtjen e shėndetit edhe dardha do tė vendosej krahas mollės dhe portokallit. Dardha para ngrėnies ashtu si molla, nuk duhet qėruar, pasi shumė vitamina ndodhen nė lėkurėn e saj.

Aftėsitė kuruese tė dardhės janė:
1. Lėngu i dardhės ndihmon qetėsimin e fytit tė irrituar nga kolla.
2. Ėshtė mjaft e njohur pėr vetitė e saj zbutėse dhe qetėsuese, sidomos kundėr djegieve tė stomakut, dispepsisė, gastriteve, koliteve dhe problemeve tė zorrės sė trashė.
3. Dardha pėrmban njė substancė tė quajtur pektinė, e cila qetėson zorrėn e trashė nė raste diarreje apo kapsllėku.
4. Luan rol nė uljen e kolesterinės nė gjak.
5. Vetitė e saj diuretike ndihmojnė nė jashtėqitjen e shpejtė tė toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, ēka ndihmon nė personat me artrit urik.
6. Vetitė e saj pastruese ndihmojnė nė uljen e dhimbjeve tė kyēeve.
7. Dardha pėrmban elementin bor, i cili ndihmon nė mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8. Dardhat njihen pėr efektet e tyre pozitive nė forcimin e kockave.
Kėtij fruti i shfrytėzohen kokrrat, gjethet, rrėnjėt dhe lėkura e degėve apo e trungut (gjethet mund tė pėrdoren edhe gjatė dimrit si tė thata, nėse mblidhen nė verė dhe thahen nė hije). Ky frut shėron rrugėt urinare dhe prostatėn.

Pėrgatitja
Merren 100 gr gjethe tė freskėta dardhe apo tė thata, futen nė njė litėr ujė tė posavluar dhe lihen 30 minuta tė mbuluara. Ftohet dhe kullohet dhe pihet 3 herė nė ditė nga njė gotė ēaji, para buke 5 ditė radhazi.Merren 40 gr lėkurė apo lėvore dardhe dhe zihen 30 min me 200 ml ujė nė enė tė mbuluar.
Ftohet, kullohet dhe pihet nga njė gotė ujė esėll nė mėngjes pėr 12 ditė me radhė. Ēaji pėrgatitet ēdo ditė nė temperaturė mesatare.Pėr shėrimin e hemorroideve merren 50 gr lėvore tė thata tė dardhės, 10 gr lėvore tė thata qepe, 20 gr rrėnjė hithrash. Tė gjitha pėrzihen dhe zien pėr 30 minuta me 250 ml ujė.Ftohet e kullohet dhe pihet 3 herė nė ditė para buke (duhet tė pihen 2 doza pėr 2 ditė).

Hithra, ilaē pėr veshkat, reumatizmin dhe artritin
Hithra, mbretėresha e bimėve popullore qė pastron gjakun. Njė gotė ēaj nė ditė lėng hithre, ilaē pėr veshkat, reumatizmin dhe artritin.Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė shėrimin e disa sėmundjeve. Pėrdorimi i kėsaj bime gjatė periudhės sė pranverės dhe verės ndihmon nė pastrimin e gjakut dhe tek tė sėmurėt me anemi.
Kėshillohet qė gjatė kėsaj kohe tė konsumohet sa mė shpesh bima e hithrės nė formė sallate ose dhe e gatuar nė supė ose byrek.Gjithashtu, mund tė pihen 3 gota ēaj nė ditė nga kjo bimė. Kjo bimė ndihmon edhe nė problemet qė mund tė shfaqen nė mėlēi dhe pėr prodhimin e lėngut nė tėmth. Pėr kėtė qėllim mjekėt rekomandojnė tė pihet njė gotė nė ditė nga ēaji i pėrgatitur i hithrės. Ėshtė mirė qė ai tė pihet herėt nė mėngjes pėr tė dhėnė dhe efektin e duhur. Njė ndihmesė tė madhe jep hithra edhe pėr njė funksionim sa mė tė mirė tė veshkave dhe sėmundjeve tė tjera reumatike dhe artritin.
Pėr tė pėrgatitur ēajin nevojitet njė lugė nga bima e tharė dhe e grimcuar. Kjo masė hidhet nė njė gotė me ujė tė nxehtė dhe lihet nė qetėsi pėr 15 minuta.Mė pas kullohet dhe pihet 3 herė nė ditė nga njė gotė. Njė tjetėr mėnyrė pėr tė shėruar dhimbjet e reumatizmit ėshtė edhe vendosja e bimės sė freskėt nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me lėkurėn.Vendi i dhimbjes rrihet me bimėn e freskėt derisa te dallohet njė si pullė gjaku. Njė efekt tė menjėhershėm jep kjo bimė edh nė rastet e diarresė. Qė ky problem tė kalojė shpejt dhe lehtė, duhet tė pihet ēaj hithre.Marrja e tij duhet tė konsiderohet si njė masė e rėndėsishme pėr qetėsimin e gjendjes. Te nėnat me fėmijė tė vegjėl, pėrdorimi i hithrės ndihmon nė prodhimin e qumėshtit aq i rėndėsishėm pėr shėndetin e fėmijės.Nė kozmetikė ndihmon kundėr rėnies sė flokut dhe zbokthit. Personat qė kanė probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokės me lėngun qė pėrftohet nga zierja e hithrės. Ėshtė mirė qė larja tė kryhet dy herė nė javė dhe tė vazhdojė deri nė eliminimin pėrfundimtar tė zbokthit.Larja e kokės me ujin e hithrės kėshillohet edhe pėr ata, qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė flokut. Pėr tė pasur flokė tė gjatė e tė shėndetshėm rekomandohet larja e flokut me kėtė bimė.Efektet anėsore tė hithrės janė ende tė panjohura. Por, ėshtė e dėmshme tė pėrdoret te personat, qė kanė akumulime ujore si pasojė e aktivitetit tė kufizuar tė zemrės dhe veshkave, pasi ėshtė njė ēaj qė nxit largimin e ujėrave nga trupi.Hithra mund tė pėrdoret nė gatime pėr tė zėvendėsuar spinaqin, mund tė pėrdoret si sallatė ose tė zihet pėr supė.Hithra pėrmban sasi tė konsiderueshme tė vitaminės A dhe C, vitaminė K, amin si histamina, serotoninė dhe minerale siē ėshtė hekuri shumė i rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut. Pra, pėr shkak tė vlerave tė shumta qė ajo pėrmban dhe efektet e saj janė tė menjėhershme.

SI TĖ SHMANGNI SĖMUNDJET E ZORRĖVE?
Kėshillat mė tė fundit qė japin mjekėt pėr tė shmangur sėmundjet e stomakut, aparatit tretės dhe zorrėve.

Kurat popullore pėr sėmundjet e zorrėve
Sėmundjet e zorrės, qė prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atė lėvizės tė kėtij organi, mund tė jenė pasojė e ndryshimeve lokale nė mbulesėn e mukozave dhe neuroreflektore (me anėn e nervave) dhe humorale (me anėn e substancave qė gjenden nė gjak).Ndryshimet kryesore qė vihen re nė kėtė trakt mund tė pėrmblidhen si: nė pakėsimin ose shtimin e sekretimit tė gjėndrave tė zorrės, qė ndikon nė procesin e tretjes dhe tė thithjes sė substancave tė ndryshme nga zorrėt; nė pakėsimin ose shtimin e lėvizjes (peristaltikės) sė zorrės si pasojė e ndryshimeve nervore ose muskulore nė to; nė ērregullimet nga parazitėt ose mikroorganizmat, tė cilėt mund tė shkaktojnė kėto gjendje patologjike: tretje tė ushqimit me vėshtirėsi tė shoqėruara me grumbullimin gazesh, meteorizėm; acarim, katar tė mbulesės mukozė tė zorrės tė shoqėruar me dalje jashtė tė shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllėk (konstipacion) tė shoqėruar me dhembje tė anės sė majtė ose tė djathtė tė barkut, zhvillim tė parazitėve dhe tė mikrobeve, tė cilat dėmtojnė mukozėn, helmojnė organizmin me produktet e tyre jetėsore ose shkaktojnė mahisjen (inflamacionin) e mbulesės mukoze, qė shoqėrohet me dhembje, heqje barku ose kapsllėk.

Mahisja ose pezmatimi i zorrės sė hollė (enteriti)
Mund tė shkaktohet menjėherė ose pas njė kohe tė gjatė nga agjentė tė ndryshėm patologjikė. Ajo shoqėrohet me dhembje, heqje barku, fryrje tė zorrėve nga gazrat dhe ērregullime tė tjera. Nė kėto raste ėshtė e domosdoshme dieta dhe pėrdorimi i barnave qė pastrojnė zorrėn, sepse ato ndihmojnė nė shpejtimin e shėrimit.
Nė mjekimin e mahisjes sė zorrės sė hollė ndihmojnė bimėt qė pėrmbajnė mucilagje e pektina, si mollėt e grimcuara hollė dhe ēajrat e ngrohta nė vend tė ujit, qė pėrgatiten me tėrshėrė, oriz, karotė, salep, elb, etj. Por bimėt, nga tė cilat fitohen ēajrat kundėr enteritetit, duhet tė pėrmbajnė para sė gjithash, taninė, tė cilat me efektin e tyre rrudhės lidhen me shtresėn proteinike tė mukozės duke formuar njė cipė mbrojtėse. Ato jo vetėm qė mbrojnė zorrėn, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enėt e gjakut.
Gjithashtu, shfrytėzohen edhe bimėt me vajra tė etershme e me substanca azulenike qė kanė veti tė efektshme kundėr pezmatimit (antiinflamator). Nė mjekėsinė popullore dhe shkencore takojmė njė radhė bimėsh, tė kombinuara ndėrmjet tyre ose jo, pėr mjekimin e enteritetit, si: ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, gėshtenja, boronica, arra, bar pezmin njėmijė fletėsh (bishtamithi), trėndafili i egėr, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tėrfili i livadheve, etj.

Mahisja e zorrės sė trashė (koliti)
Mahisja e mukozės sė trashė mund tė shkaktohet gjithashtu menjėherė ose pas njė kohe tė gjatė. Ajo mund tė shoqėrohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet nė kapsllėk. Diarreja shpesh ėshtė me shkumė, e cila nė raste mė tė theksuara, del e pėrzier me gjak me pjesė tė patretshme ushqimi dhe me copėza nga mukoza e zorrės.
Ndryshe nga koliti i menjėhershėm akut, forma e zgjatur kronike ėshtė proces qė mjekohet me vėshtirėsi dhe ngadalė. Dieta edhe nė kėtė sėmundje ka rėndėsi tė veēantė dhe si rregull, duhet pėrdorur ushqimi i lehtė qė asimilohet shpejt dhe qė nuk formon shumė celulozė. Mjekimi i kolitit bėhet, nė radhė tė parė, me bimė mjekėsorė qė pėrmbajnė taninė me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimė me esenca qė kanė veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina.
Ēajet qė pėrdoren pėr mjekimin e kolitit duhet tė merren pėr njė kohė tė gjatė, pėr njė efekt mė tė mirė. Njė lloj ēaji duhet tė zėvendėsohet herė pas here me njė lloj tjetėr. Ēaji mund tė pėrzihet me lėngje frutash pėr tė rregulluar shijen e tij. Pėr mjekimin e kolitit ka dhėnė rezultate tė mira kura me bar majasėlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditė. Bari i majasėllit jep gjumė.

Heqja e barkut (diarreja)
Diarreja ėshtė dukuri qė sjell shumė sėmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit tė saj lidhet ngushtė me mėnjanimin e shkaktarit. Nganjėherė diarreja kalon shpejt dhe lehtė, duke respektuar regjimin e dietės dhe pėrdorimin e kurės pėrkatėse. Vėmendja e veēantė i duhet kushtuar diarresė dhe barkut tė fėmijėve tė moshės sė gjirit gjatė verės, tė cilėt disa herė janė vdekjeprurės pėr ta.

Marrja e lėngjeve duhet tė konsiderohet si njė masė e rėndėsishme mjekimi, veēanėrisht nė formėn e ēajrave bimorė qė pėrmbajnė, pėr shembull: mendėr, kamomil, ēaj kinez, mollė, etj; dhe shumė bimė tė tjera qė pėrmbajnė taninė, mucilagje e pektina, ndėrmjet tė cilave vendin e parė e zėnė sythat (majat e kėrcejve) dhe gjethet e manaferrės, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Pėrvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanė dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shėrimin e shumė sėmundjeve.Disa prej kurave tė pėrgatitura me bime mjekėsorė pėrdoren edhe pėr shėrimin e sėmundjeve tė barkut. Mjekėt rekomandojnė qė nė dietėn e pėrditshme tė mos mungojnė asnjėherė ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkė, vezė, perime, fruta, etj.

Kapsllėku (konstipacioni)
Edhe kjo dukuri ėshtė pasojė e ndikimit tė faktorėve tė ndryshėm nė organizėm. Kapsllėku vjen si pasojė jo vetėm e sėmundjeve tė zorrės sė trashė, por edhe e organeve tė veēanta dhe tė organeve nė tėrėsi.Shpesh ai shkakton lindjen e migrenės dhe tė dhembjeve tė kokės, dobėsi tė pėrgjithshme, shqetėsime dhe vėshtirėsi e dhembje nė bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrė ushqim tė pasur me celulozė (barishte) dhe duke bėrė lėvizje, gjimnastikė, ecje tė gjata dhe shėtitje nė ajėr tė pastėr ėshtė faktor qė parandalon lindjen e kapsllėkut. Pėr tė luftuar kapsllėkun mund tė pėrdoren bimė tė ndryshime qė pėrmbajnė glukozite antrakinonike, siē janė drunakuqi, pastaj bimė me mucilagje si mėllaga, liri, kulumbria, etj; tė cilat jepen tė vetme ose tė kombinuara nė formė ēaji.
Kundėr kapsllėkut arrihen rezultate tė mira edhe duke pėrdorur komposto kumbullash, lėng lakre tė shtrydhur, lakėr turshi, etj. Nė rast se dhembjet e barkut bėhen tė shpeshta, mjekėt kėshillojnė pėrdorimin e frutave tė freskėta qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pimė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t’i marrim dy orė para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit.

Mjekimi popullor pėr dhembjet e shpinės
Midis dy vertebrave tė shtyllės kurrizore ndodhet njė kėrce nė formė jastėku apo disku, i cili ndalon fėrkimin e sipėrfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtėson lėvizjet dhe bėn shpėrndarjen e peshės sė shtyllės. Kur ky jastėk prej kėrci dėmtohet, humbet formėn e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kėshtu rrėnjėt e nervave qė fillojnė pikėrisht nga trupat e vertebrave, kemi tė bėjmė me hernie diskale.Pėr tė pėrmirėsuar dhimbjet e shpinės dhe nervin shiatik, duhet tė merrni 20 gjethe tė njoma tė Urthit. E zieni nė 4 gota ujė pėr 20 minuta. Pasi kullohet, pini njė filxhan ēaji nė mėngjes esėll dhe 1 filxhan ēaji para gjumit tė ėmbėlsuar me pak mjaltė. Kura vazhdon 1 muaj. Ndėrkohė qė prej vitesh aplikoj fizioterapinė kineze, masazh me akull dhe vaj pėr hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozė tė qafės dhe lumbare tė shpinės, qė ka pasur sukses nė kėtė drejtim. Ēdo i sėmurė duhet tė bėjė 10-15 ditė masazh ēdo ditė, nga 30 minuta seanca.
Por, ekziston edhe njė ilaē popullor: disa bimė nė alkoolaturė qė pihen 2 herė nga 20 pika para buke. Pėr nervin shiatik merrni 100 gramė tinturė jodi, 30 gramė vaj gruri, 4 lugė gjelle me vaj ulliri, 1 lugė gjelle me naftalinė, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinė tė njomė. I pėrzieni nė njė enė sė bashku dhe lihen nė qetėsi pėr 5 orė. Bėhet njė formė pomade pėr lyerje pastaj ēdo ditė. Me kėtė i bėhet masazh kėmbės pėr 15-20 minuta, atje ku ėshtė ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditė rresht. Merrni 20 gramė kore shelgu, gjethe dhe sythe mėshtekne, 10 gramė lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe kėputje. Pasi imtėsohen mirė dhe pėrzien, merrni 1 lugė nga kjo pėrzierje dhe e zieni nė njė enė me kapak tė mbyllur pėr 5 minuta, me 200 ml ujė. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa mė i ngrohtė. Nėse dhimbjet e nervit shiatik janė tė forta, nga pėrzierja merrni 4 lugė, dhe i vloni 5 minuta nė gjysmė litri ujė. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ėmbėlsohet me pak mjaltė dhe pihet ēdo 2 orė nga 1 gotė ēaj, por tė jetė sa mė i nxehtė. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhė. Pėrvėlojeni me 200 ml ujė tė sapovaluar. Pas 2 orėsh kullohet. Ėmbėlsojeni pak me mjaltė dhe pijeni tė ngrohtė nė mėngjes esėll dhe mbrėmje vonė, nga njė gotė ēaji.

Mjekėsia bimore arabe pėr kurat me bimė natyrore
Nervi shiatik ėshtė ai nerv qė inervon muskujt e pasmė tė kofshės dhe tė kėrcit. Shtypja e kėtij nervi nga njė hernie diskale qė del nėpėrmjet vertebrės sė 5-tė lumbare dhe tė parės sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje qė pėrhapet nė tė gjithė pjesėn ku kalon ai. Kur hernia diskale del nėpėrmjet vertebrės sė 4-ėt lumbare, dhe vertebrės sė 5-tė lumbare, ajo shtyp nervin e 5-tė lumbar dhe vertebrės sė 1-rė sakrale (S 1). Simptomat e kėsaj sėmundje janė: mpirja e gjymtyrėve tė poshtėm (kėmbėve), dhembje e fortė dhe pamundėsi ecje nė distanca tė gjata. Shkaqet mė tė rėndėsishme tė kėsaj sėmundje janė: malcimi i nervit shiatik dhe rrėshqitja kėrcore (hernia diskale) qė shkakton shtypjen e kėtij nervi.

Ilaēi pėr sėmundjen e nervit shiatik:
1. Ngrėnia e njė luge tė vogėl nga farat e bimės (harmel peganum – african rue), tė bluara imėt, njė herė nė ditė esėll nė mėngjes, pėr 12 ditė rresht.
2. Ngrėnia e njė luge tė madhe nga pjalma e mbledhur nga bletėt, dy herė nė ditė: njė lugė para dreke me gjysėm ore dhe njė lugė para darke me gjysėm ore. Pjalma e bletėve shquhet pėr pėrmbajtjen e grupit tė vitaminave (B), njė vitaminė shumė e rėndėsishme pėr shėndetin nervor. Por nėse kjo sėmundje ėshtė shkaktuar nga rrėshqitja kėrcore (hernia diskale), atėherė ilaēi pėr tė ėshtė ky:
Lėvorja e bimės (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e pėrdorur nė formė komprese nė qendrėn e dhimbjes, pėr 20 minuta. Kjo gjė duhet tė vazhdojė 10 ditė rresht. Tėrheqim vėrejtjen se lėvorja e kėsaj bime konsiderohet prej bimėve tė nxehta (qė ka veprim nxehės nė organizmin e njeriut) dhe pėrdorimi i saj pėr mė shumė se 10 ditė ėshtė gabim. Mėnyra e pėrgatitjes sė kompresės ėshtė kjo: Bluhet njė sasi e mjaftueshme nga lėkura e njomė bimės dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.

Si tė largoni astmėn dhe sinusitin
Disa nga kėshillat ndihmojnė pėr kapėrcimin e kėsaj sėmundje, qoftė e shkaktuar nga cilido faktorė.

1. Lani jastėkėt dhe ēarēafėt me ujė tė nxehtė dhe i lini nė diell qė tė marrin rrezet e tij nė mėnyrė direkte.

2. Mos vendosni tapete nė dhomėn e tė sėmurit, pėrndryshe duhet t’i pastroni mirė ato vazhdimisht.

3. Lani kokėn sa mė shumė tė mundeni gjatė javės, sė paku tre herė, pėr tė pastruar zbokthin me tė cilin ushqehet mola. Kėshillohet vendosja e njė luge tė madhe nga uthulla e mollės nė ujin me tė cilin lan kokėn.

4. Lani mbulesat dhe batanijet e tė gjithė familjes vazhdimisht nė mėnyrė tė rregullt.

5. Ajrosni dhomėn dhe mundėsoni qė rrezet e diellit tė futen nė tė.

6. Pėr kurimin e gjendjes sė nxjerrjes sė sekrecioneve dhe tė infeksionit tė pjesės sė sipėrme tė sistemit tė frymėmarrjes kėshillojmė qė tė pėrdoret menjėherė uthulla e mollės ose e rrushit, ose xhenxhenfili, duke marrė njė lugė tė madhe dhe ta pėrziesh me njė gotė ujė, pastaj ta ėmbėltosh me njė lugė tė madhe mjaltė dhe ta pish. Kėtė mund ta pėrsėritėsh disa herė gjatė ditės dhe natės menjėherė nė shfaqjen e kėtyre simptomave.

7. Largoju rritjes sė kafshėve shtėpiake dhe tė zogjve brenda shtėpisė, ose sė paku tė mbahen larg dhomės sė sėmurit.

8. Pėr kurimin e tė vjellės sė hidhėt qė zmbrapset nga stomaku kėshillojmė tė pini njė gotė lėng kamomili nė mėngjes dhe njė gotė lėng koperi nė mbrėmje. Kėshillohet qė ngrėnia e darkės tė bėhet herėt, 2-3 orė para fjetjes.

9. Bllokimi i arterieve apo ngushtimi i tyre shkakton simptoma tė ngjashme me kėto tė sinusitit, dhe pėr kėtė kėshillojmė pėrdorimin e hudhrės.

10. Simptomat e astmės shtohen edhe mė shumė gjatė natės tek tė prekurit nga alergjia apo infeksioni i sinuseve, si rezultat i grumbullimit tė sekrecioneve qė vijnė nga sinuset nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes nga qė nuk nxirren nė mėnyrė tė rregullt gjatė gjumit.

11. Pakėsimi i simptomave tė sėmundjeve alergjike, veēanėrisht ato tė astmės, mund tė ndodhė edhe me largimin nga pėrdorimi i lėndėve tė dėmshme pėr sistemin e frymėmarrjes, siē ėshtė duhani, thithja e aromave tė ndryshme (temjanit), bojėrat, pėrdorimi i parfumeve tė ndryshme brenda shtėpisė, etj.

12. Kėshillojmė zonjat qė tė mos neglizhojnė nė pėrdorimin e maskave tė gojės dhe hundėve gjatė pėrdorimit tė lėndėve pastruese kimike nė shtėpi, pasi qė janė vėnė re raste tė reumatizmit qė janė shkaktuar nga thithja e lėndėve kimike pastruese.

13. Ju kujtojmė se astma ėshtė sėmundje me pasoja tė rėnda pėr jetėn, sa qė nė ēdo 250 vdekje qė ndodhin nė botė, njėra prej tyre ėshtė pėr shkak tė astmės.. Po sipas statistikave tė OBSH-sė, astma vihet nė radhė me diabetin dhe cirrozėn e mėlēisė pėr nga numri vjetor i pacientėve (15 milion raste) qė kanė kaluar nė invalidė pėr shkak tė kėtyre sėmundjeve, gjė e cila tregon pėr pėrhapjen dhe rrezikun e saj.

Misri si ilaē
Sot misri radhitet nė drithėrat mė tė rėndėsishėm nė botė. Shėrben pėr ushqimin e njeriut, ndėrsa pėrdoret edhe nė pėrpunimin e prodhimeve industriale.
Misri pėrmban shumė pak yndyrė, ndėrsa ėshtė i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Pėrmban vitamina B dhe C, thartirė folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bėhet akoma mė i shėndetshėm, sepse lirohen molekulat tė cilat e mbrojnė organizmin nga ndikimet e dobėta tė radikalėve tė lirė. Kokrrat e misrit janė tė pasura me fijeza tė cilat e ulin nivelin e kolesterinės nė gjak. Misri mbron nga kanceri, nga sėmundjet e zemrės, nga. katarakti dhe nga sėmundja e Alzhaimerit.
Misri u rekomandohet edhe shtatzėnave nė tre muajt e parė. Nė mjekėsinė popullore ėshtė i vlefshėm sidomos tufa e misrit, qė ėshtė mjet i jashtėzakonshėm pėr tajit jen e urinės si dhe mjet shumė i dobishėm dhe jo i dėmshėm pėr dobėsim (ulje tė peshės). Pėrmban shumė fijeza bimore dhe kėshtu zvogėlon rrezikun nga shfaqja e kancerit tė zorrės sė trashė.
Ēaji nga tufa e misrit pėrdoret te rastet e sėmundjeve tė rrugėve urinare, te sėmundjet e zemrės, edemat dhe reumatizmi. Nėse pėrdoret njė kohė tė gjatė, i zbėrthen gurėt dhe e qet rėrėn nga veshkat.

* 1 lugė e tufės sė tharė tė misrit qitet nė 3 dl ujė tė valė. Zien 3 minuta. Pihet 3 herė nė ditė nga njė filxhan ēaj.

Pėr uljen e tensionit tė gjakut: 3 lugė miell misri qiten nė 3 dI ujė tė ftohtė. Lėngu i pėrgatitur nuk duhet tė pėrzihet. Mielli lihet nė fund tė enės si telfe. Ky lėng duhet pirė ēdo ditė, pėr njė periudhė tė gjatė kohore, ndėrsa kujt i pėlqen, mund ta shfrytėzojė nė vend tė ujit.

Ēaji pėr dobėsim:

* 40 g kokrra misri qiten nė l litėr ujė dhe zihen 10 minuta. Ēaji i pėrgatitur pihet gjatė ditės nė sasi tė vogla.

*l lugėz e tufės sė tharė mirė (nėse nuk ėshtė plotėsisht e tharė humb nga efekti), pėrvėlohet me njė filxhan ujė tė valė, lihet pėr disa minuta dhe kullohet. Merret nga l lugė ēaji tė nxehtė tė pasheqerosur ēdo 2-3 orė.

Mjekimi i shumė sėmundjeve i fshehur tek ushqimet
Keni probleme me aneminė apo lodheni shpejt? Mjekimi i shumė sėmundjeve tė cilat shfaqen tek femrat ėshtė i fshehur tek ushqimet. Hidhini njė sy pesė ushqimeve fantastike tė botuara nė revistėn Reader’s Digest pėr t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit apo dėmtimi i kockave nė tė ardhmen:
1. Mishi: Nė krahasim me meshkujt anemia shfaqet mė shumė tek femrat. Niveli i ulėt i hekurit nė gjak shkakton njė lodhje tė pėrgjithshme. Tek mishi pa yndyrė gjendet mė shumė hekur dhe mė pak yndyrė. Nė 100 gram mish tė pa pjekur gjenden 3 miligram hekur dhe 3 gram yndyrė. Mishi bėn tė mundur shtimin e energjisė dhe mund t’ju ndihmojė tė dobėsoheni.
2. Papaja: Papaja ėshtė njė frut tropikal qė pėrmban dyfishin e vitaminės C qė pėrmban portokalli. Shtojeni kėtė frut nė sistemin mbrojtės ndaj sėmundjes sė tėmthit. Njė papaja me peshė 300 gr pėrmban 188 miligram vitaminė C dhe 119 kalori.
3. Farė liri: Bukėpjekėsit e pėrdorin kėtė produkt pėr t’i dhėnė mė tepėr shije dhe finese prodhimeve tė tyre. Por shkencėtarėt thane se ėshtė e pasur me ostrogjen. Shkencėtarėt tė cilėt shtuan farėn e lirit nė ushqimin e femrave me kancer vėrtetuan ndikimin e saj nė ngadalėsimin e zhvillimit tė kancerit. Kekėt tuaj mund t’i zbukuroni me farėra liri. Ose nė mėngjes mund tė konsumoni ushqime me farėra liri.
4. Tofu: Produktet e pasura me proteinė ulin kolesterolin dhe forcojnė kockat. Isoflavone i gjendur nė sojė ka njė konstrukt tė ngjashėm me ostrogjenin. Sipas njė studimi tė bėrė mbi disa njerėz 90 miligram isoflavone ėshtė e dobishme pėr kockat dhe veēanėrisht pėr palcėn kurrizore. Ndėrsa nė njė studim tjetėr pohohet se njė masė prej 50-75 miligram isoflavone nė ditė ėshtė e dobishme. Gjysėm filxhani tofu pėrmban 25-35 miligram isoflavone.
5. Lakra e zezė: Pėrveē pėrmbajtjes nė sasi tė lartė tė kalciumit dhe vitaminės D disa shkencėtarė treguan se pėrmban edhe vitaminėn K, mbrojtėse e kockave. Studiuesit pohuan se tek femrat tė cilat konsumojnė produkte tė pasura me vitaminė K rreziku i plasjes sė legenit ėshtė 30 % mė i ulėt. Shkencėtarėt tė cilėt pohuan se edhe zarzavatet si lakra e Brukselit, spinaqi, brokoli janė njė burim i mirė vitaminash theksuan se njė sasi e vogėl lakre e zezė ėshtė mė e mira nė mes tyre.
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi