ILIRIADA PORTAL

Komente tė agjencive tė huaja pėr rrėzimin e bustit tė diktatorit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022011

Mesazh 

Komente tė agjencive tė huaja pėr rrėzimin e bustit tė diktatorit




''Rojters'', duke komentuar rrėzimin e statujės sė Enver Hoxhės shkruan, se u rrėzua njė simbol i urryer i tė kaluarės staliniste

Agjencia britanike e lajmeve "Rojters", duke komentuar rrėzimin e statujės sė Enver Hoxhės shkruan se, u rrėzua njė simbol i urryer i tė kaluarės staliniste. Njė diplomat i huaj, komenton kjo agjenci, theksoi se statuja e themeluesit tė shtetit komunist u rrėzua pas njė demonstrate masive nė qendėr tė sheshit "Skėnderbej". 100 000 veta jo vetėm studentėt, por edhe punėtorė dhe intelektualė, u grumbulluan nė sheshin qendror tė kryeqytetit dhe nė tė gjithė bulevardin e gjerė rreth tij. Kjo ishte ngjarja mė e rrezikshme, komplekse nė Shqipėri gjatė kėtyre dekadave.
Nė njė njoftim tjetėr tė saj, po kjo agjenci bėn fjalė mbi ndryshimin e emrit tė Universitetit tė Tiranės. Autoritetet komuniste tė Shqipėrisė thekson ajo, u gjunjėzuan pėrpara protestave popullore dhe hoqėn emrin e ish-udhėheqėsit stalinist, Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranės, por paralajmėruan se vendi ėshtė nė prag tė krizės.
Shqipėria mė parė kėshtjella e fundit e stalinizmit ėshtė pėrfshirė nga ndryshimet qė nga lėvizjet e para studentore tė vitit tė kaluar. Alia legalizoi partitė e opozitės dhe premtoi reforma tė mėtejshme. Por, ai mbajti njė qėndrim tė vendosur ndaj studentėve grevistė, duke i quajtur kėrkesat e tyre jodemokratike.
Sheshi "Skėnderbej" ku mijėra shqiptarė rrėzuan statujėn e madhe tė ish-diktatorit Enver Hoxha ėshtė zemra politike e sistemit stalinist tė vendit, ekuivalenti i Tiranės pėr sheshin "Tienanmen".
Nė komentin e saj mbi ngjarjet e fundit nė Shqipėri, agjencia jugosllave e lajmeve "Tanjug", pohon se trazirat e mėdha dhe shkatėrrimi i momumentit tė Enver Hoxhės nė Tiranė tė kujtojnė fillimin e pėrmbysjes sė diktaturės nė Rumani, dimrin qė shkoi.
Shkatėrrimit tė monumentit tė babait tė kombit, Enver Hoxha nė Tiranė i parapriu njė luftė e vogėl midis policisė dhe popullit, i cili i mbuloi me gurė forcat speciale. Nė rrugė dolėn edhe autoblinda e tanke, u dėgjuan tė shtėna.
Bashkė me monumentin, theksoi agjencia e mėsipėrme, ra edhe njė epokė e historisė sė re jo aq tė lavdishme e Shqipėrisė. Policia nuk mundi tė mbronte mė tepėr atė qė nuk mund tė mbrohet nga populli. Ajo hoqi dorė nga udhėheqėsi i saj i dashur dhe pėr kėtė fitoi tė puthurat e masės sė ekzaltuar tė popullit tė grumbulluar.
Ndėrkohė, bėhet e ditur se populli ka shkatėrruar monumentin e Enver Hoxhės edhe nė qytetin bregdetar tė Durrėsit, ndėrsa i njėjti fat e pret monumentin e Enverit edhe nė Korēė.
Ngjarjet dhe pamjet rumune nė Tiranė nuk mbetėn pa jehonė edhe midis shqiptarėve nė Jugosllavi, sidomos nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore. Studentėt e Prishtinės i dėrguan telegram pėrkrahjeje dhe solidariteti studentėve nė Tiranė. Telegram pėrkrahje studentėve tė Tiranės i kanė dėrguar edhe tė rinj nga Tetova nė emėr tė Lidhjes Demokratike tė tė Rinjve shqiptarė.
Lidhur me rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės, agjencia austriake e lajmeve "APA", shkruan: Fakti se kur udhėheqėsi heroik i popullit shqiptar, Enver Hoxha, do tė rrėzohej nga piedestali i monumentit tė tij, ishte thjesht njė ēėshtje kohe. Prej vitesh regjimi i tij stalinist mbante pėrgjegjėsi pėr keqdrejtimin katastrofik tė ekonomisė dhe izolimin e Shqipėrisė nga pjesa tjetėr e Evropės pėr mė tepėr se 45 vjet. Me rrėzimin e pėrmendores sė tij prej bronzi, nė sheshin "Skėnderbej" nė zemėr tė Tiranės, 6 vjet pas vdekjes sė tij pėrfundoi mė nė fund njė epokė, e cila nė bazė tė teorisė sė Hoxhės ishte njė luftė e pėrhershme kundėr armikut tė jashtėm.
Hoxha nuk ishte njeri qė i linte gjėrat pėrgjysmė. Ai e drejtonte vetė rrėnjėsisht politikėn qė ndėrtoi sipas modelit stalinist. Aparati shtetėror ishte plotėsisht nė dorėn e vet, ai ngriti njė shėrbim tė fshehtė, i cili me emrin "Sigurimi" ngjallte tmerr tek njerėzit. Ashtu si edhe i vetėshpalluri Mbreti Zog, qė gjatė periudhės midis dy luftėrave ndiqte kundėrshtarėt e kuq, nė tė njėjtėn mėnyrė veproi edhe Hoxha pas luftės kundėr ēdo elementi antikomunist. Vala e persekutimeve tė tij ideologjike mori pėrmasa absurde. Mė nė fund, si purist mbronte pikėpamjen se, vetėm ai pėrfaqėsonte mėsimet e pastra tė komunizmit dhe me kėtė e shkėpuste veten nga komunistėt ortodoksė tė Lidhjes. Pėr KSBE dhe institucionet e tė drejtave tė njeriut ai nuk kishte asnjė pėrfillje.
Hoxha i thurte gjithashtu vetes lavdi si shkrimtar. Prodhimi i tij letrar u derdh nė mė tepėr se 70 libra, pėr tė mos i pėrmendur literaturėn pėr tė. Partia Komuniste e mban lart kujtimin e tij nė mbarė vendin me shkronja gjigande tė tipit hollivudian. Lavdi Enverit, nė shpate malesh ose me parulla tė vendosura nė ndėrtesa tė larta... Mė nė fund, atij i ėshtė dedikuar dhe ndėrtesa mė e shtrenjtė nė vend, muzeumi i bukur futurist Enver Hoxha, i cili u ndėrtua me shpenzimet qė arrijnė deri nė 3 miliardė shilinga.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi