ILIRIADA PORTAL

Bazė raketash nė Shqipėri?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19032011

Mesazh 

Bazė raketash nė Shqipėri?




Me dėrgimin e anijes bartėse tė raketave tė telekomanduara tė quajtur "USS Monterey" nė Detin Mesdhe ka filluar faza e parė e strategjisė sė mburojės raketore qė SHBA dhe NATO ka nė plan tė ndėrtojė nė Evropėn Lindore e Juglindore, njofton AP.
Ka disa vjet qė SHBA ka propozuar vendosjen e raketave antibalistike nė disa pika strategjike tė Evropės, ndėr tė cilat ėshtė diskutuar mė sė shumti dislokimi nė Poloni e nė Ēeki. Fillimisht, siē rrėfen nė njė intervistė tė dhėnė pėr Radio Evropėn e Lirė, Donald Ramsfeld, amerikanėt e quanin kėtė strategji tė mbrojtjes raketore "Mburojė Kombėtare e Raketave", mirėpo kjo bėnte qė gjithēka tė dukej sikur i interesonte vetėm SHBA-ve.
Sipas Ramsfeldit, duket se partnerėt e SHBA janė mė tė gatshėm pėr ta pranuar bashkėpunimin tani qė plani quhet thjesht "Mburojė Raketore". Perspektiva e ish sekretarit Rumsfeld duket se vijon tė ruhet edhe nga sekretari aktual i mbrojtjes, Robert Gejts, qė vazhdon tė kėmbėngulė pėr faktin se SHBA-ve u nevojitet mbrojtje raketore nga vende tė rrezikshme, si Irani, po edhe nga vende tė paqėndrueshme qė kanė kapacitete goditėse e zotėrojnė raketa, si psh. Egjipti apo Libia. Planet e Gejtsit duket se u vunė nė linjė rakordimi me partnerėt e superfuqisė sė vetme nė samitin qė NATO zhvilloi nė Lisbonė.
Dėrgimi i "USS Monterey" nė Mesdhe ėshtė vetėm hapi i parė, qė pritet tė pasohet nga vendosja e njė stacioni radarėsh anti raketė nė Evropėn Juglindore, e mė pas nga vendosja e njė brezi raketash nė njė seri vendesh tė NATO-s, ndėr tė cilat pėrmenden si strategjike vendet baltike dhe Polonia, Rumania, Bullgaria, Ēekia, Turqia e Shqipėria.
Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme ruse, Aleksandėr Llukasheviē ndėrkohė nuk hezitoi tė lėshojė deklarata tė forta. Nė njė deklaratė pėr shtyp tė lėshuar nė 10 mars ai tha se vendosja e bazave raketore tė NATO-s nė Poloni e detyron Rusinė tė ndėrmarrė masa e tė reagojė duke ndėrtuar njė strategji pėr kundėrpėrgjigje. Rreziku ėshtė i lartė, e nė fakt kjo histori shantazhesh e kundėrshantazhesh ka kohė qė zhvillohet, duke krijuar reminishenca tė luftės sė ftohtė. Ndėrkohė, pėr tė vijuar agjendėn e NATO-s tė pėrpiluar nė Lisbonė, dje u mblodhėn nė Tiranė pėrfaqėsues tė lartė tė vendeve aleate, nė Simpoziumin Vjetor tė Politikave Bėrthamore. Sipas planit raketor tė iniciuar nga Obama e mė pas tė mbėshtetur nga gjithė aleanca, tė quajtur "Phased Adaptive Approach", 2011 shėnon fillimin e implementimit, e nė dritėn e problemeve me Rusinė qė lindin nė Poloni, Ēeki e vendet balltike, duket se bazat e para do tė vendosen nė Turqi, Rumani e Shqipėri. Pjesėmarrja e Shqipėrisė nė brezin e mbrojtjes raketore ėshtė konfirmuar publikisht nga vetė kryeministri Sali Berisha, dhe nga ish ministri i jashtėm Ilir Meta, nė Rumani gjithashtu duket se ka njė aprovim tė fillimit tė implementimit tė strategjisė, ndėrsa Turqia, pėrmes ministrit tė jashtėm Davutoglu, ka kėrkuar tė ketė komandėn e kėtij brezi tė mburojės raketore.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi