ILIRIADA PORTAL

Rea, modelja shqiptare: “Gedafi nuk ėshtė diktator”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23032011

Mesazh 

Rea, modelja shqiptare: “Gedafi nuk ėshtė diktator”




“Gedafi nuk eshte diktator”. Keshtu ka deklaruar modelja shqiptare Rea Beko, ndėr qindra vajzat qė ndihmuan liderin libian tė kalojė ditė tė kėndshme gjatė vizitės sė tij nė Romė. 28-vjeēarja ėshtė bėrė myslimane dhe ka bėrė disa udhėtime nė Libi. Nė njė intervistė tė botuar nga agjencia e lajmeve ANSA, (botuar sot nga Shqiptari i Italise), Rea rrėfen “bashkė me tre vajza tė tjera kemi vizituar gati gjithė Libinė. Tė gjithė personat e stafit tė tij na kanė trajtuar si mbretėresha, si motra, me respekt tė pamasė pėr feminilitetin tonė”.
E reja shqiptare u bė e njohur sepse nė njė grup prej 250 modelesh qė takuan Gedafin, ishte e vetmja qė ngriti dorėn kur ai pyeti se kush e kishte lexuar Kuranin. Ajo tregon se “nga ai ēast ai u interesua menjėherė pėr tė dhe se pėrfitoi menjėherė nga ftesa pėr tė vizituar Libinė. Pas dy javėsh u nisėm, ishim 12; mes tyre dhe njė vajzė me origjinė nga Libia, njėra qė po pėrfundonte tezėn e diplomės mbi Gedafin e njė tjetėr qė studionte arabisht. Nė fillim ishim pak tė frikėsuara, nuk njihnim vendin, kulturėn, ndonjėra kishte frikė se mund tė na lėndonin, por kur u ndamė, i kishim sytė me lot. Tė gjithė u treguan vėrtet mikpritės”.
Pėrshkrimi i Rea Bekės ėshtė shumė larg skenarit tė rrėfyer nga burime tė tjera, modelja shqiptare flet pėr njė vend tė qetė ku “populli e donte liderin e vet dhe qė ishte krenar pėr nivelin e jetesės, mė i lartė se fqinjėt e vendeve tė tjerė afrikanė. Mbase Gedafi mund tė ketė fajet e veta, metoda tė ndryshme nga tonat, por ėshtė i vetmi qė i ka dhėnė njė identitet Libisė. Ndėrhyrja ushtarake, sipas meje, nuk ėshtė njė mision paqeje, por njė luftė pėr naftėn” pėrfundon modelja shqiptare e cila me sa duket e njeh nga afėr realitetin e vendit.
Aktiviteti
Ditėn e shtunė, mė 26 mars, nė Romė ėshtė nė program njė manifestim nė favor tė liderit libian Gedafi, i organizuar nga Hostesssweb. Ėshtė kjo agjencia on line e modeleve qė ka planifikuar takimet e tij nė Romė nė shkurt tė vitit 2009 me njė grup prej 500 vajzash.
Nė njė komunikate agjencia bėn tė ditur se “gjatė dy vjetėsh kemi qenė nė Libi dhjetėra herė, rreth njėqind tė rinj, vajza dhe djem, nė ēadrat e tij (Gedafi). Kemi ngrėnė bashkė hurma Arabie e kemi pirė qumėsht deveje, kemi diskutuar pėr marrėdhėniet mes dy vendeve dhe se cila ėshtė konsiderata qė tė rinjtė italianė kanė pėr Libinė, kemi folur pėr politikė, fe, pėr tė ardhmen e punės, pėr sportin, pėr gjithēka… Ai ka dėshmuar shumė interes pėr mendimet tona dhe ka thėnė qė ėshtė mik yni..”

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rea, modelja shqiptare: “Gedafi nuk ėshtė diktator” :: Komentet

Mesazh prej Wed Mar 23, 2011 6:55 pm nga bulqizaku

Allaj veē per nji gjo mka pelqi kjo cuca se ka fol pa frik ene bravo i qoft. Ja boft zoti hallall. Allaj kjo luft ene krejt luftat n'ato vene jane luft per naft e per flori. Mjer turmat!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi