ILIRIADA PORTAL

Mashtrimi me viza, ne gjyq kreu i shoqates

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04042011

Mesazh 

Mashtrimi me viza, ne gjyq kreu i shoqates




Tirane- Hiqej si kreu i nje shoqate emigrantesh, duke mashtruar qytetaret ne kembim te vizave, duke iu marre mijera euro. Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim dosjen hetimore ne ngarkim te te pandehurit Hider Buci. Dosja mban numrin 1248. Prokuroria e akuzon Bucin per konsumin te vepres penale te "mashtrimit me shume se nje here". Pas hedhjes se shortit elektronik, dosja hetimore i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Gerd Hoxha. Ne ditet ne vazhdim gjyqtari pritet qe te caktoje oren dhe daten e seances se pare te gjykimit ndaj te pandehurit, ndersa do te njoftohet dhe i pandehuri per te qene te pranishem ne seance. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, i pandehuri Hider Buci, duke perdorur emrin e shoqates se emigranteve "Unioni Kombetar i Emigranteve Shqiptare", u premtonte personave te ndryshem viza punesimi ne Australi dhe Kanada, ne kembim te shifrave nga 1000 deri ne 3500 euro. Per t'u dukur i besueshem, ne bashkepunim edhe me persona te tjere, te cilet jane duke u gjykuar ne kete gjykate, u kerkonin disa dokumente per plotesim. Ndersa me pas, pasi gjenin disa here pretekste per shtyrjen e dates se marrjes se vizes, te dyshuarit zhdukeshin pa gjurme. Mesohet se hetimet per kete dosje kane nisur ne prill te vitit 2009, pas disa kallezimesh penale ne Prokurorine e Tiranes dhe Shkodres. Ne keto kallezime qytetaresh, pohohej se i pandehuri ka pervetesuar shuma nga 1000 deri ne 3500 euro ne kembim te vizave per jashte shtetit, qe kurre nuk kishin mberritur ne doren e te demtuarve. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes, rezulton se ne gracken e Bucit, kane rene mbi 25 persona. Prokuroria shpjegon se shoqata ka qene ne emer te te pandehurit. Ky i fundit, pasi arrinte t'i mashtronte qytetaret, iu merrte shumen e lekeve, e cila duhet te jepej e gjitha si parapagim, dhe jo pas marrjes se vizes. Te gjitha mashtrimet per viza jane kryer nga ana e te pandehurit ne emer te shoqates se tij, e cila ishte e regjistruar me vendimin gjykate.

Sipas organit te akuzes, per t'u bere i besueshem, i pandehuri pervecse u kerkonte dokumente shoqeruese, si pasaporte apo vertetime shendetesore, u jepte dhe nga nje karte, duke u thene se ishin bere anetare te shoqates se tij. Pas shtyrjeve te afateve per viza, Hider Buci zhdukej. Qytetaret e rene ne grace, iu drejtuan prokurorise se Shkodres dhe te Tiranes, duke denoncuar mashtrimin.

Redinalda Caushaj

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Mashtrimi me viza, ne gjyq kreu i shoqates :: Komentet

Mesazh prej Tue Apr 19, 2011 12:36 pm nga bulqizaku

haahahaaaa i dul emri Hider Bucit??? Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Apr 19, 2011 6:31 pm nga nardlushnja

pse e ke njohur edhe ti o bulqizak???
Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Apr 19, 2011 9:20 pm nga bulqizaku

Hidriiin????? Laughing Laughing Laughing Kush nuk e ka njoft Hidrin nbulqiz ... Aqe e ka fillu karrjern e spiunllejkut, t'hajdutllejkut ene t'mashtrimit ... Hidri o i vjeter nket zanat .. Hidri ka histori t'gjat Laughing .. nkohen e xhaxhit ka bo burg per kto pun .. po Hidri nuk e le zanatin ... per tqen osht prej Lure se na bulqizakt sot per sot hala skemi nxjerr kshtu lloj prodhimi, Lura po .. ze ven tpar ndiber per hidra .... (ishalla ska noi lurak ktu nket forum se u bo nami .. Laughing Laughing ) po mejr un se kam tdrejt me e njoft po tej or ..lushnja ka e njef Hidrin?? mo mthuj se tka mashtru ... Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Apr 20, 2011 6:50 pm nga nardlushnja

nuk e njoh personalisht por ma rekomanduan per kanada

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:41 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi