ILIRIADA PORTAL

Kreditė, Banka ndryshon rregullat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05042011

Mesazh 

Kreditė, Banka ndryshon rregullat




Ndryshojnė rregullat pėr kreditė. Penalitetet pėr individėt do tė jenė mė tė ulėta dhe transparenca e bankave pėr kushtet qė ofrojnė do tė rritet.Banka e Shqipėrisė ka miratuar sė fundmi ndryshimet nė rregulloret pėrkatėse pėr transparencėn dhe kreditė, duke pėrmbushur kėshtu atė qė pati premtuar kohė mė parė. Po ku konsistojnė ndryshimet qė janė bėrė nė dy rregullore?
Kreditė
Informacioni qė klientit i jepet para nėnshkrimit tė kontratės pėr kredi apo nė kontratė, ėshtė mė i detajuar. Nėse mė herėt ishte e detyrueshme qė tė dihej vlera e kėstit, numri i kėsteve dhe periodiciteti i shlyerjeve tė kėsteve (pagesave), tani bėhet e detyrueshme paraqitja e njė plani tė shlyerjes sė kredisė(kjo mė herėt ishte alternative). Plani duhet tė ketė tė parashikuar totalin e detyrimit pėr tė gjithė kredinė, duke filluar qė me vlerėn fillestare, shtuar edhe interesin. Ndryshime janė bėrė edhe nė informacionin qė jepet nė kontratėn e kredisė. Klientit duhet t’i mundėsohet dhėnia e informacionit pėr totalin e shumės qė do tė duhet tė paguajė, duke filluar me shumėn e marrė plus dhe pjesėn e interesit. Shlyerja e njė kredie para kohės sė maturimit tė saj nė rregulloren e re sanksionohet se mund tė bėhet nė ēdo kohė. Lidhur me kėtė pikė ėshtė shtuar edhe njė nen i ri, i cili pėrcakton penalitetet qė duhet tė paguajė klienti nė kohėn qė bėn njė parashlyerje tė kredisė. Kėshtu, nėse periudha mes shlyerjes para afatit dhe maturimit tė kredisė ėshtė mbi 1 vit, klienti nuk duhet tė paguajė mė shumė se 2 pėr qind tė shumės sė kredisė sė paguar para afatit. Nėse kjo periudhė nuk kalon 1 vit, kompensimi nuk tejkalon 1 pėr qind tė shumės sė kredisė sė paguar para afatit. Parashlyerja nuk pranohet vetėm nė rastet kur periudha pėrkon me kohėn kur norma e kredisė nuk ėshtė fikse.
Transparenca
Lidhur me transparencėn, ndryshimet bėhen qė nė konceptin e normės sė interesit tė kredisė e cila me rregulloren e re sanksionon se llogaritet mbi bazėn e njė indeksi orientues dhe njė marzhi fiks. Banka e Shqipėrisė ka pėrforcuar faktin qė tashmė bankat nė vend duhet tė publikojnė si nė ueb, ashtu edhe nė ambientet e punės normat e interesit pėr depozitat, kreditė apo komisionet pėr shėrbimet. Bankat nga ana tjetėr nuk mund tė ndryshojnė metodologjinė e llogaritjes sė interesit pėr depozitat dhe kreditė pa pėlqimin e klientit. Nė rastet kur zbatohet njė normė e ndryshueshme interesi, klienti njoftohet me shkrim tė paktėn njė herė nė vit. Tė gjitha normat qė aplikojnė bankat, do t’i paraqiten nė fund tė ēdo tremujori Bankės sė Shqipėrisė, e cila do t’i publikojė ato, duke bėrė edhe krahasimet pėrkatėse.
2 per qind
tė shumės sė kredisė sė paguar para afatit, nuk tejkalon vlera qė paguhet nė rastet kur periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit tė kredisė, ėshtė mbi 1 vit.
1 per qind
tė shumės sė kredisė sė paguar para afatit, nuk tejkalon vlera qė paguhet, nė rastet kur periudha e shlyerjes sė kredisė para afatit nuk kalon njė vit.
Dy rregulloret e ndryshuara
NDRYSHIMET NĖ RREGULLOREN “PĖR KREDINĖ KONSUMATORE DHE KREDINĖ HIPOTEKARE PĖR INDIVIDĖT”
NENI 6
INFORMACIONI PARAKONTRAKTOR
PIKA F)
Ishte
f) vlerėn e kėstit, numrin e kėsteve dhe periodicitetin e shlyerjeve tė kėsteve (pagesave), si dhe kur ėshtė e mundur tė paraqitet njė plan i shlyerjes sė kredisė;
Bėhet
“f)… vlerėn e kėstit, numrin e kėsteve dhe periodicitetin e shlyerjeve tė kėsteve (pagesave), si dhe tė paraqitet njė plan i shlyerjes sė kredisė duke pėrfshirė totalin e detyrimit (kryegjė dhe interes) pėr tė gjithė kredinė.”.
NENI 7
INFORMACIONI KONTRAKTOR
PIKA H)
Ishte
h) shumėn e kėstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e ēdo kėsti (pagesave tė konsumatorit) pėr tė shlyer kredinė, dhe ēdo shpenzim tjetėr lidhur me dhėnien dhe pėrdorimin e kredisė, tė pa raqitur nė njė plan shlyerjeje tė kredisė;
Bėhet
“h)… shumėn e kėstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e ēdo kėsti (pagesave tė konsumatorit) pėr tė shlyer kredinė, dhe ēdo shpenzim tjetėr lidhur me dhėnien dhe pėrdorimin e kredisė, tė paraqitur nė njė plan shlyerjeje tė kredisė (kryegjė dhe interes)”.
NENI 12
TĖ DREJTAT DHE DETYRIMET NĖ RASTIN E SHLYERJES (PAGESĖS) SĖ KREDISĖ PARA AFATIT TĖ MATURIMIT
Ishte
Konsumatori ka tė drejtėn e shlyerjes sė plotė ose tė pjesshme para afatit tė maturimit tė detyrimeve tė tij, sipas kushteve tė pėrcaktuara nė kontratėn e kredisė konsumatore pėr kėtė qėllim. Nė kėtė rast, banka duhet tė bėjė njė reduktim tė kostos totale tė kredisė. Ky reduktim konsiston nė uljen e interesave dhe kostove tė aplikuara mbi pjesėn e pashlyer tė kredisė, pėr periudhėn e mbetur sipas kontratės sė kredisė.
Bėhet
“Konsumatori ka tė drejtė tė kryejė nė ēdo kohė, edhe para afatit tė maturimit, shlyerje tė pjesshme ose tė plotė tė detyrimeve tė tij tė lindura nga kontrata e kredisė konsumatore.
Nė kėtė rast, banka duhet tė bėjė njė reduktim tė kostos totale tė kredisė. Ky reduktim konsiston nė uljen e interesave dhe kostove tė aplikuara mbi pjesėn e pashlyer tė kredisė, pėr periudhėn e mbetur sipas kontratės sė kredisė.
Shtohet nė nenin 12
“2. Nė rastin e shlyerjeve tė kredisė para afatit, banka ka tė drejtėn pėr njė kompensim tė drejtė dhe objektiv, pėr kosto tė mundshme tė lidhura direkt me shlyerjen/et e kredisė para afatit, me kusht qė shlyerja para afatit t’i pėrkojė njė periudhe, pėr tė cilėn norma e interesit ėshtė fikse, sipas pėrcaktimit nė kontratėn e kredisė.
3. Nėse periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit tė kredisė ėshtė mbi 1 vit, kompensimi i pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij neni, nuk tejkalon 2 pėr qind tė shumės sė kredisė sė paguar para afatit dhe nėse kjo periudhė nuk kalon 1 vit, kompensimi nuk tejkalon 1 pėr qind tė shumės sė kredisė sė paguar para afatit.
4. Kompensimi pėr shlyerjet e parakohshme nuk aplikohet nė rastet e mėposhtme:
i) nėse shlyerja realizohet nė bazė tė njė kontrate sigurimi, e cila ka si qėllim shlyerjen e kredisė;
ii) pėr kredinė kufi (overdraft-in); dhe
iii) nėse shlyerja e kredisė para afatit i pėrkon njė periudhe, pėr tė cilėn norma e kredisė nuk ėshtė fikse.
NDRYSHIMET NĖ RREGULLOREN
“MBI TRANSPARENCĖN PĖR PRODUKTET DHE SHĖRBIMET BANKARE E FINANCIARE”
NENI 4
PĖRKUFIZIME
Shtohen
“c)… “normė fikse e interesit pėr kreditė” ėshtė norma e interesit, pėr tė cilėn banka dhe kredimarrėsi bien dakord nė marrėveshjen e kredisė, qė tė jetė njė pėrqindje fikse e pandryshuar pėr gjithė kohėzgjatjen e marrėveshjes sė kredisė ose disa pėrqindje fikse tė pandryshuara pėr periudha tė pjesshme.
d… “normė e ndryshueshme e interesit pėr kreditė” ėshtė norma e interesit, pėr tė cilėn banka dhe kredimarrėsi bien dakord nė momentin e nėnshkrimit/lidhjes sė marrėveshjes/kontratės sė kredisė, e cila llogaritet mbi bazėn e njė indeksi orientues dhe njė marzhi fiks.”
Neni 5
KĖRKESA TĖ PĖRGJITHSHME
Ishte
1. Bankat publikojnė:
a) afatet dhe kushtet e llogaritjes dhe tė ndryshimit tė normave tė interesit pėr depozitat, pėr kreditė dhe komisionet pėr shėrbimet e kryera;
b) metodologjinė e llogaritjes sė interesave pėr depozitat dhe kreditė; si dhe
c) kushtet dhe afatet e shlyerjes sė kredive.
Publikimi i tyre bėhet edhe nė faqen e bankave nė internet.
Bėhet
“1. Bankat publikojnė dukshėm dhe qartėsisht nė faqet e tyre tė internetit dhe nė ambientet e tyre tė punės informacionin mbi normat e interesit tė kredive dhe depozitave, si dhe komisionet pėr produktet dhe shėrbimet qė ato ofrojnė pėr klientėt.”.
Shtohen nė Nenin 5
“8. Bankat hartojnė dhe miratojnė sipas mėnyrave tė parashikuara nė rregulloret e tyre tė brendshme metodėn/politikėn e llogaritjes:
a) tė normave tė interesave pėr kreditė dhe depozitat;
b) tė komisioneve pėr produktet dhe shėrbimet bankare dhe financiare.
9. Bankat nuk ndryshojnė, pa pėlqimin e klientit, gjatė kohėzgjatjes sė kontratės/marrėveshjes sė kredisė metodėn/metodologjinė e llogaritjes sė normės sė interesit dhe/ose elementet pėrbėrėse tė saj, pėr tė cilėn/at ėshtė rėnė dakord me klientėt nė momentin e lidhjes tė marrėveshjes/kontratės sė kredisė.
10. Banka paraqet pranė Bankės sė Shqipėrisė raportet nė baza tremujore mbi normat e interesave pėr kreditė dhe depozitat dhe komisionet pėr produktet dhe shėrbimet bankare dhe financiare qė ajo i ofron klientėve. Kėto raporte paraqiten brenda 15 (pesėmbėdhjetė) ditėve pas pėrfundimit tė periudhės tremujore, sipas formės sė raportimit tė miratuara nga Banka e Shqipėrisė.
11. Banka e Shqipėrisė publikon nė mėnyrė tė pėrmbledhur dhe krahasimore normat e interesave pėr kreditė dhe depozitat dhe komisionet pėr produktet dhe shėrbimet bankare dhe financiare tė raportuara pėr tė gjitha subjektet.”
NENI 6
METODA E LLOGARITJES DHE PUBLIKIMI I NORMĖS EFEKTIVE TĖ INTERESIT PĖR KREDITĖ
PIKA 10
Ishte
10. Banka e Shqipėrisė mund tė publikojė tė dhėnat mbi normat efektive tė interesit, tė raportuara nga subjektet e kėsaj rregulloreje.
Bėhet
“10 Banka e Shqipėrisė publikon tė dhėna mbi normat efektive tė interesit, tė raportuara nga subjektet e kėsaj rregulloreje, duke ruajtur sekretin e informacionit pėr klientin/ėt.
NENI 7
ELEMENTE TĖ MARRĖVESHJES (KONTRATĖS) SĖ KREDISĖ
(Pėr ēdo marrėdhėnie kreditimi, banka dhe kredimarrėsi nėnshkruajnė njė marrėveshje (kontratė) me shkrim, e cila minimalisht pėrfshin elementet e mėposhtme)
PIKA C
Ishte
c) kushtet e kredisė qė lidhen me vlerėn, njėsinė monetare, datėn e dhėnies, datėn e maturimit, normėn nominale tė interesit dhe llojin e saj (e ndryshueshme ose e pandryshueshme), indeksin orientues (norma e marrėveshjes sė riblerjes e Bankės sė Shqipėrisė, norma e bonove tė thesarit, libor, euribor, tibor etj.), marzhin, normėn efektive tė interesit, frekuencėn e ndryshimit tė normės sė interesit apo pjesėve pėrbėrėse tė saj, vlerėn periodike tė shlyerjes sė kredisė (kėsti) dhe datat ose periudhėn e shlyerjes;
Bėhet
“c) kushtet e kredisė qė lidhen me vlerėn, njėsinė monetare, datėn e dhėnies, datėn e maturimit, normėn nominale vjetore tė interesit dhe llojin e saj (e ndryshueshme ose e pandryshueshme), indeksin orientues (norma e marrėveshjes sė riblerjes e Bankės sė Shqipėrisė, norma e bonove tė thesarit, libor, euribor, tribor) marzhi, normėn efektive tė interesit, frekuencėn e ndryshimit tė normės sė interesit apo pjesėve pėrbėrėse tė saj. Vlerėn periodike tė shlyerjes sė kredisė (kėsti) dhe datat ose periudhėn e shlyerjes”.
NENI 8
INFORMACIONE TĖ VEĒANTA LIDHUR ME MARRĖVESHJET (KONTRATAT) E KREDISĖ
Ishte
1. Banka, nė rast se norma e ndryshueshme e interesit ėshtė llogaritur nėpėrmjet shtimit ose zbritjes tė njė marzhi fiks nė pėrqindje apo nga njė indeks publik i ndryshueshėm, i siguron me shkrim kredimarrėsit tė paktėn njė herė nė 12 muaj, informacionin e mėposhtėm:
Bėhet
“1. Banka, nė rast tė aplikimit tė njė norme tė ndryshueshme interesi, i siguron me shkrim kredimarrėsit tė paktėn njė herė nė 12 muaj, informacionin e mėposhtėm…”
Shfuqizohet pika 2
Ishte
2. Banka, nė rast se norma e interesit ėshtė llogaritur sipas njė metode tė ndryshme nga ajo e pėrmendur nė paragrafin 1 tė kėtij neni, nė njė periudhė maksimalisht prej 30 ditėve pas rritjes sė normės vjetore tė interesit me mė shumė se 1 % nga norma e fundit e interesit e aplikuar, i siguron me shkrim kredimarrėsit informacionin e mėposhtėm:
a) normėn e re tė interesit dhe datėn kur kjo normė bėhet e aplikueshme; dhe
b) shumėn e ēdo kėsti kredie dhe kohėn kur duhet tė paguhet ēdo kėst, pėr pagesat qė do tė ndikohen nga norma e re vjetore e interesit.

Panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi