ILIRIADA PORTAL

Zogaj: Gjykata mė shpalli tė pastėr, operativin e fundit tė Sigurimit e takova nė 1982

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15042011

Mesazh 

Zogaj: Gjykata mė shpalli tė pastėr, operativin e fundit tė Sigurimit e takova nė 1982




Dua tė nėnvizoj qė nė fillim se unė nuk kam punuar asnjėherė pėr interesat e Sigurimit pėr tė ēuar njerėz nė burg etj. Kėtė e kam vėrtetuar. U kam thėnė miqve tė mi tė grupit politik tė Aleancės Demokratike nė vitin 1996 se nė vit tė tretė tė Shkollės sė Mesme tė Kulturės nė Tiranė, njė operativ mė kėrkoi tė bėhesha bashkėpuntor i Sigurimit…
Pra ju kėrkuan direkt tė bashkėpunonit me Sigurimin…
Kėrkesa ishte e drejtpėrdrejtė.
Ēfarė ju tha operativi nė takimin e parė?
Ai u prezantua si operativi i Sigurimit qė mbulonte shkollat e mesme tė Tiranės. Prej aty mė morėn e mė ēuan nė njė shtėpi. Unė isha i vetmuar.
Sa vjeē ishit nė atė kohė?
Nuk kisha mbushur 18 vjeē, isha 17 vjeē e gjysmė. Unė e kam tejkaluar kėtė dhe dua tė them se nuk ka qenė pėrcaktuese nė jetėn time. Jam duke shkruar njė libėr pėr gjithė kėtė histori. Do tė botoj ēdo gjė edhe atė qė mė ka bėrė mua Berisha me gjithė lakenjtė e tij…
Po thoni se do tė botoni njė libėr me kėtė histori…
Pėr faktin qė e kam kapėrcyer vetė, siē e thashė, unė e kam tejkaluar kėtė histori qė nuk ka pėrcaktuar asgjė nė jetėn time. Gjatė kėtyre viteve kam vrarė mėndjen gjatė dhe jam munduar ta rindėrtoj kėtė histori, pėr tė cilėn po shkruaj dhe njė libėr pėr veten, pėr fėmijėt e mi, pėr tė njohurit, ku do tė flasė vetė libri…
Tė kthehemi te takimi i parė me Operativin nė shtėpi…
Mė kėrkuan takim nė njė shtėpi dhe shkova i vetmuar. Fillimisht nuk i besova se mendova mos ishte ndonjė kurth. M’u prezantua si operativi i shkollės sė mesme dhe mė shpjegoi se, nė kuadėr tė platformės sė Partisė sė Punės, po krijojmė njė rrjet informatorėsh nėpėr shkolla. Nė kėtė kuadėr mė ftoi tė punoja edhe unė pėr ta, pasi, siē mė shpjegoi, kishin interes qė unė tė punoja me ta, si njė nxėnės i mirė nga njė familje qė ka probleme.
Ishte kėrcėnim ky propozim, apo joshje?
As kėrcėnim e as joshje, por njė propozim normal. Pėr herė tė parė nuk pranova, por jo pėr shkak tė Sigurimit, sepse pavarėsisht se isha i orientuar nga letėrsia, tė gjithė tė rinjtė e asaj kohe kishin atė mitin e agjentėve. Nė atė kohė tė rinjtė kishin dėshirė tė bėheshin si kapiteni Klos etj., pra ishin kėto mitet e adoleshencės tė asaj kohe. Por, nuk ishte ky problemi. Unė nuk u besova se ishin tė Sigurimit. Dhe prandaj i refuzova. Ata shkuan pastaj te drejtoresha e shkollės dhe ishte kjo e fundit qė mė thirri nė zyrė dhe mė tha qė ata janė vėrtet tė Sigurimit. Atėherė unė kam pranuar. Praktikisht, pas kėtij akti, ata u zhdukėn. Pėr mė shumė se njė vit e gjysmė nuk i pashė mė. Operativi tjetėr qė kam parė unė pas kėtij ishte kur jam kthyer nė Lezhė, kur mbarova shkollėn e mesme. Isha nė stazh nė atė kohė dhe ishte periudha qė unė po mbaroja stazhin dhe po tentoja tė fitoja tė drejtėn e studimit pėr nė shkollė tė lartė. Erdhi dhe mė takoi pėr herė tė parė operativi i qytetit tė Lezhės, quhej Bahri. Paralel me mohimin e tė drejtės sė studimit, kaq pak vlerė dhe peshė kishte qė, megjithėse isha me tė gjitha 10, operativi qė ishte njė burrė relativisht i vjetėr, tė cilit iu drejtova qė tė mė ndihmonte pėr shkollėn, m’u pėrgjigj qė kėto janė punė tė qeverisė e unė nuk tė ndihmoj dot. Madje, siē mė tha ai kishte edhe gruan e vet pa punė. Operativi nuk kishte atė pushtet qė ne sot mendojmė se ka pasur. Ai quhej Bahri, ishte nga qyteti i Lezhės. Ky ėshtė i pari qė mė kėrkoi njė gjė tė tillė zyrtarisht.
Ishe i detyruar tė firmosje?
Unė e kam pranuar nė kėtė periudhė. Unė shkoj nė Lezhė, jam nxėnės me mesatare 10, nuk mė jepet e drejta pėr shkollėn e lartė dhe kjo zgjati 3 vjet. Unė kam ndenjur tre vera nė Tiranė, kam fjetur nė lulishtet e Tiranės bashkė me shokėt e mi tė fėmijėrisė. Njėri prej tyre quhet Lekė Lekgjoni. Ishte djali i njė personi qė kishte bėrė burg politik. Unė kam shkuar nė shkollė me korrespondencė nga ushtria, me ndėrhyrjen e Llazar Siliqit dhe Dritėro Agollit, sepse ndėrkohė shkruaja edhe poezi. Pjesa e Sigurimit ishte jashtė kėsaj drame. Nuk ndėrhyri Sigurimi fare pėr punėn e shkollės. Sigurimi themi ne, por atė kohė ishte Operativi, sepse, nėse do tė bėjmė histori pa data, nuk do ta kuptojmė. Duhet tė nisemi nga fakti qė Preē Zogaj ishte njė nxėnės me tė gjitha notat 10 dhe nuk i jepej e drejta e studimit, sepse kishte dy daja tė pushkatuar dhe kushėrinjtė kulakė. Po tė isha unė ndonjė bashkėpunėtor i Sigurimit, i interesave tė Sigurimit, do tė kishin bėrė ndonjė gjė pėr tė mė ndihmuar. Por nuk kishin fuqi…
Ēfarė bashkpunimi keni pasur gjatė kėsaj kohe me Sigurimin?
Deri nė kėtė kohė nuk kam pasur asnjė bashkėpunim. Nė kėtė moment unė shkova ushtar, pasi ndenja tre vjet nė stazh dhe nuk arrita tė merrja tė drejtėn e shkollės, me gjithė ndihmėn qė m’u dha nga zv/ministri Anastas Kondo, Lili Zhama etj., etj. Mė nė fund, pėrmes Lidhjes sė Shkrimtarėve, jam regjistruar nga ushtria pėr tė bėrė studimet e larta dhe kam vazhduar Universitetin nė degėn Gjuhė-Letėrsi nga ushtria. Gjatė kohės sė ushtrisė kam bėrė tre vjet fakultet, me tė gjitha notat 10 dhe kam mbrojtur temėn e diplomės po me notėn 10. Dy drejtuesit e diplomės, Nasho Jorgaqi e Ēapajev Gjokutaj, kanė dhėnė vlerėsime tė shkėlqyera pėr punėn time
Gjatė kohės sė shėrbimit ushtarak, keni bashkėpunuar me Sigurimin?
Ajo vazhdonte…
Si vazhdonte?
Kur isha ushtar erdhi dhe mė takoi operativi i Brigadės, sepse ai e dinte qė vazhdoja studimet. Ishte njė oficer me mbiemrin Bajrami. Emri nuk mė kujtohet. Nuk mė kėrkonte ndonjė gjė, vinte mė pyeste dhe mė vjen keq qė ai ka shkruar disa gjėra qė unė nuk ia kam thėnė. Ai bisedonte me mua dhe shkruante gjėra qė unė s’i kisha thėnė. Duhet tė kemi parasysh se bėhet fjalė pėr vitin ’79-’80 dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė ose i kanė ngatėrruar, ose kanė shkruar pėr tė plotėsuar planin dhe nuk e kanė menduar se ky Preē Zogaj do tė bėhej i njohur dhe gjithēka qė lidhet me tė do tė dalė nė dritė. Sepse janė pėrmendur persona qė unė nuk i kam njohur. Unė isha nė emision me ju kur u lexuan emra, qė unė nuk i kam parė dhe s’i kam njohur kurrė madje po bėj kėrkime dhe po i gjej. Kam zbuluar se shumica prej tyre janė ish-ushtarakė dhe ka shumė mundėsi qė ka ndonjė ngatėrresė. Fjala bie, Iljaz Ēeloleskaj, njė Sadik Stufa etj…
Supozohet qė keni dhėnė kėto informacione kur keni qenė nė ushtri?
Unė nuk kam dhėnė kurrė kėto informacione, se nuk i kam njohur.
Po Operativi i ka shkruar kėto nė dosje?
Po, duhet t’i ketė shkruar ose ėshtė bėrė ngatėrrim dosjesh. Ndoshta i ka shkruar ai duke ngatėrruar bashkėpunėtorėt e tij.
Pra mund tė jetė ngatėrresė e Sigurimit…
Fakti ėshtė ky, se nuk mund tė ndėrtosh njė histori sot duke iu referuar atyre qė ka shkruar Operativi, se ėshtė absurde kjo. Prandaj, gjithēka qė lidhet me dosjet duhet bėrė transparente nė prani tė personit dhe nga njė komision i paanshėm.
Po ju keni shkruar informacion me dorėn tuaj?
Kam shkruar, jo nė ushtri. Do tė vij dhe tek informacioni qė kam shkruar me dorėn time. Pasi mbarova ushtrinė, ndėrkohė qė kisha pėrfunduar me rezultate tė shkėlqyera fakultetin, mė emėruan mėsues nė Velė, njė fshat malor i Lezhės, nė atė kohė i vetmi pa rrugė automobilistike, me njė fillore tė bashkuar.
Pra, nuk ju dha favor fakti qė kishit bashkėpunuar me Sigurimin…
Bashkėpunėtori i famshėm i Sigurimit tė Shtetit minimumi do tė lihej nė qytet dhe nuk do tė ēohej nė njė fshat kaq tė largėt. Atje nė Velė unė kam mėsuar frėngjisht, kam qėndruar dhe flija nė qelėn e priftit, sepse aty flinim, kam kopjuar me dorė autorė francezė qė mė jepte Besnik Mustafaj dhe i kam edhe sot e kėsaj dite, qė i ruaj si njė kujtim i absurdit qė kemi jetuar. 3 vjet kam qėndruar nė Velė dhe kam ardhur nė Tiranė.
Si u transferuat nga Vela nė Tiranė?
Unė nuk e kriminalizoj bashkėpunimin me Shėrbimet Sekrete tė vendit tėnd, siē dalin disa pseudoburra shteti ndėr vite. Unė them qė le tė shihet se kush ka ēuar njerėz nė burg. Tetėdhjetė e pesė pėr qind e krimeve nė Shqipėri janė bėrė nga Partia, Fronti dhe Sigurimi bashkė me ta. Njė nga familjet e presektutuara ėshtė edhe familja ime. Mua mė kanė ardhur me dhjetėra tė burgosur politikė qė, kur kanė dalė nga burgu, u kanė marrė firmėn duke u thėnė se ju do tė dilni tani, por do tė firmosni se do tė vini herė pas here te ne pėr t’u pyetur. Nė fakt ajo ka qenė njė marrėveshje gjoja bashkėpunimi dhe tani pas shumė viteve u themi atyre qė kanė qenė viktima tė persekutimit se ju keni persekutuar vetveten, se ju paskeni qenė Sigurimi. Deri kėtu ka shkuar Shqipėria, sepse ka bėrė ligjin e gabuar.
A kanė implikuar informacionet tuaja ndonjė tė njohur apo mikun tuaj?
Informacionet qė kam dhėnė unė janė kėto: Operativi mė ka pyetur pėr njerėz dhe unė jam pėrgjigjur. Ai ka regjistruar pėrgjigjet e mia dhe kur them unė se pėrmenden njerėz, pėrmenden se mė ka pyetur ai. Nuk ka ndodhur kurrė qė tė shkoj unė e t’i them. Po tė jap tre shembuj: Unė kam pasur qė nga vitit 1979-’80 miq tė ngushtė Remzi Lanin, Besnik Mustafajn, Rudolf Markun dhe Agim Isakun. Asnjėrit nuk i ka dalė dhe nuk i del kurrė emri dhe kurrė s’kam folur pėr asnjėrin.
Nė fakt jeni pyetur pėr ta?
Mė kanė pyetur vetėm pėr Rudolf Markun dhe i jam pėrgjigjur se s’ka bėrė asgjė. Njė pėrgjigje, e cila tregon se unė isha aty, duke e ditur se pėrse po mė pyesin dhe njė pėrgjigje qė e ruan Rudolfin nga survejimi qė i behej, sepse ne tė gjithė tė shkollės sė Lezhės ishim tė survejuar. Pėr Agim Isakun nuk mė kanė pyetur kurrė dhe mė vjen keq, se ka qenė njė njeri i afėrm dhe mik i familjes sime, ka jetuar me mua dhe s’e di kush e ka mashtruar dhe madje ai ka shkruar edhe poezi qė spiunėt e mi janė tė bukur. Natyrisht qė Agim Isaku ka qenė njė antikomunist bashkė me mua, por kurrė nuk mė ka pyetur njeri pėr tė, sepse unė kam folur pėr kė mė kanė pyetur. Pėr tė nė asnjė rast nuk mė ka pyetur njeri. Besnik Mustafaj ka qėnė njeriu im mė i afėrt. Me tė kemi shkėmbyer libra tė ndaluar. Po tė isha unė spiuni, kisha material tė bollshėm, sepse jetoja me njerėz qė ishin kundėr regjimit.
Pra nuk qėndrojnė akuzat qė ju adresojnė sė fundi pėr kėto…
Nė kuadėr tė luftės sė pamėshirshme, tė ndyrė dhe shumė tė ulėt qė kėta tė Saliut kanė bėrė kundėr meje dy herė, nė dy edicione kohėt e fundit pas 21 janari dhe pas vidios sė Metės, pra pas vrasjeve dhe pas vjedhjeve, mė’ 94 dhe mė ’95 pas vrasjes sė Gjovalin Ēekinit, kishin shkuar nė Lezhė nė atė kohė me listė dhe i thonin kėtij Lek Lekgjonit qė “Preēi tė ka padit te Sigurimi.” Dhe ai i thotė: “Po pse s’mė kanė fut nė burg mua, nėse ai mė ka padit. Duhet tė isha nė burg, sepse unė isha djali i njė tė persekutuari dhe vetė Preēi ishte familje e persekutuar”
A ka pasur ndonjė person, tė cilit i pėrmendet emri e qė nga informacionet tuaja ka pėrfunduar nė burg?
Absolutisht asnjėri. Pėr kėtė jam i sigurt, sepse unė e dija pak a shumė. Nė Velė nė vitin 1982 unė kam takuar operativin e fundit me tė cilin kam folur. Ishte njė me emrin Aristidh nga Fieri, njė djalė i ri dhe ai kishte njė kompleks dhe i vinte turp, sepse e dinte se sa mjerim ishte jeta nė Velė, ku buka e misri hahej me turshi. Kaq i madh ishte mjerimi nė atė zonė. Dhe e ka thėnė edhe mė vonė, bashkėpunėtorėt e Sigurimit nuk kanė qenė vetėm njerėz qė kanė pėrdorur bashkėpunėtorėt, por ka pasur njerėz qė kanė ndikuar te Operativi qė tė mos jenė tė liq dhe ky ėshtė rasti. Ky ėshtė i fundit qė kam takuar. Dhe ja si erdha unė nė Tiranė pas Velės. Nė kėtė kohė Besnik Mustafaj, Remzi Lani, por edhe ca moshatarė tė mi, si Shaban Sinani dhe Teodor Keko mbaruan shkollėn dhe u emėruan nė disa media kėtu nė Tiranė. Sekretar i Rinisė nė atė kohė emėrohet Mehmet Elezi, njė nga gazetarėt mė tė njohur tė asaj kohe. Ky bėn kryeredaktor tė gazetės “Zėri i Rinisė” Remzi Lanin dhe u thotė miqve tė vet se duhet tė transformojmė gazetėn, se ėshtė bėrė njė gazetė e ngurtė, skematike etj. Prandaj kėrkojmė propozime dhe kėta mė propozojnė mua, Bujar Xhaferrin etj. dhe Mehmet Elezi na kėrkon tė shkruajmė nga njė reportazh, skicė apo portret. Besniku qė dėshironte me gjithė shpirt qė unė tė largohesha nga Vela, mė thotė qė t’i bėj jo letėrsi, por publicistikė, sepse do t’ia ēojmė Mehmet Elezit. Dhe i shkruaj dhe ia dėrgojnė Elezit. Ai e vlerėsoi dhe u thotė qė, nėse nuk ka ndonjė gjė tė rėndė nė biografi, do tė marr Preēin se ka vuajtur pėr kėtė, sepse i thanė qė kisha diēka nė biografi.
Nė kėtė rast, keni kėrkuar ndihmėn e Sigurimit tė Shtetit?
Sigurimi ishte zhdukur nga jeta ime. Aristidhi ishte sigurimsi i fundit qė kam takuar pėr herė tė fundit nė Lezhė, kur unė isha mėsues akoma nė Velė. Dhe ishte vetėm Mehmet Elezi qė bėri kėrkesėn nė Komitetin Ekzekutiv tė Lezhės pėr mua, qė tė shkoja gazetar te “Zėri i Rinisė” nė Tiranė dhe kjo histori ka zgjatur shumė, sepse Komiteti i Partisė sė Lezhės ishte kundėr, kryetari i Komitetit, qė quhej Dod Gjika, i cili ishte njė libėrdashės dhe lexues i mirė, qė i mbėshteste krijuesit e Lezhės, ka bėrė ēmos qė unė tė shkoj dhe unė i jam mirėnjohės. U transferova, por Mehmeti e pati me kosto kėtė gjė. Lenka Ēuko dhe kuadri i asaj kohe kanė marrė me dhjetėra letra nga Lezha, sesi te “Zėri i Rinisė” keni emėruar kushėririn e kulakut dhe armikun e popullit. Pati njė periudhė qė puna ime aty u ngri…
Ka pasur komente se ju keni raportuar pėr intelektualėt e Tiranės, si p.sh. pėr Ismail Kadarenė.
Kurrė! Ėshtė gėnjeshtėr. Pėr fat tė keq nė grackėn e makinerisė sė gėnjeshtrės ka rėnė edhe njė si Elez Biberaj dhe kėto kanė dalė nė gjyq. Unė pėr herė tė fundit kam takuar operativ Aristidhin, tė cilit i vinte shumė rėndė qė po mė takonte mua, sepse i tillė ishte ai. Nga ’83-shi e kėtej s’ka asnjė gjė nė dosjen time. Kėta thonė qė ka hequr dorė nė Velė, por qė atje nuk mė ka takuar njeri. Nė shtator tė ’83-it kam ardhur nė Tiranė.
Ku ndodhet dosja juaj aktualisht dhe a e keni parė atė pas ’90-s?
Po, e kam parė, sepse kam bėrė gjyq. Dosja ime aktualisht ndodhet nė SHISH, ndėrkohė qė nė bazė tė kritereve qė ka shteti shqiptar ajo nuk duhet ruajtur. Unė nuk do ta lejoj kėtė situatė, sepse mua mė intereson mė shumė e vėrteta se gėnjeshtra. Dhe aty ėshtė shkruar nga Sigurimi pėr mua qė ky nuk vlen, sepse s’ėshtė tipi pėr tė spiunuar. Unė jam mėsues nė Velė dhe Kadareja pėr tė cilin kam adhurim edhe tani, si do tė mund ta spiunoja unė Kadarenė, sepse nuk ka sens pyetja.
Po kur ke qenė nė Tiranė?
Po s’ka sens, sepse qė nga Vela nuk kam takuar kurrė operativ mė nė jetėn time, nuk ka ardhur kurrė njeri pėr tė mė takuar dhe nuk kam shkuar kurrė. Unė kam ndenjur qė nga ’83 deri mė ’90 dhe nuk kam takuar mė asnjė operativ.
Nuk tė ėshtė pėrmendur kurrė kjo histori?
Kurrė, sepse ka dhe njė logjikė, sesi njė mėsues i panjohur nė fshatin mė tė thellė malor spiunoka Ismail Kadarenė, qė ishte shkrimtar i madh dhe ishte nėnkryetar i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė. Edhe vetė Ismaili qė ka pasur njė moment qė ėshtė pėrkėdhelur nga kjo ide, ka pasur njė tundim negativ, ka dėrguar vajzėn e vet Besėn nga Parisi pėr tė mė thėnė, tė lutem, ka njė keqkuptim, sepse dhe ai vetė e ka kuptuar qė kjo qė thuhet ėshtė e turpshme, sesi njė mėsues nė Velė spiunon Kadarenė nė Tiranė, se autoriteti i Kadaresė nė atė kohė ishte si ai i njė zyrtari tė lartė.
A jeni ndierė keq nė momentin qė disa nga miqtė tuaj morėn vesh qė keni bashkėpunuar me Sigurimin?
Jo, sepse unė ua kam shpjeguar. Zoti Isaku e ka politizuar mė mbrapa, se unė kėtė historinė e Sigurimit e kisha harruar, qė tė them tė vėrtetėn. Unė e dija qė kjo ekzistonte dhe madje kam shkruar edhe njė novelė qė e ka pasur titullin “Gjysma tjetėr e detyrės”, por Agim Isaku ka jetuar me mua, pasi unė e kam pas publikuar kėtė histori, pasi ėshtė bėrė ligji, se unė s’e kam pritur ligjin. Kjo ka qenė njė luftė kundėr lirisė sime pėr tė shkuarėn. Bile, kur kam shkruar nė gazetė pėr kėtė histori, mė ka sjellė njė reagim tė Fron Nahzit nga Amerika, qė e konsideronte njė akt civil dhe kurajoz.
Po a e keni biseduar me njeri kėtė?
Mė ’80-n kėtė e kam biseduar vetėm me dy njerėz. Unė kam shpėtuar 2-3 vetė nga burgu, qė ta dish, dhe njėrit prej tyre i tregova. Ka qenė njė Ndue Gega, tė cilin e kishin vėnė nė fokus sepse tė vėllain e kishte nė burg pėr agjitacion e propagandė. E kam njohur se ishte shkrimtar dhe veteriner. I thashė se mė kishin pyetur pėr tė dhe ai tha se mė ishte shumė mirėnjohės. Ai ka bėrė njė dėshmi nė gjykatė njėzet vjet mė vonė, ku ka deklaruar se “Preē Zogaj mė ka treguar se po survejohem”. Ėshtė edhe njė tjetėr, tė cilit kėtu nuk do t’ia them emrin, por do ta shkruaj nė libėr. Ai ishte i kėrcėnuar dhe i kam thėnė tė njėjtėn gjė.
Ka pasur njė moment delikat qė ėshtė komentuar gjatė, sipas tė cilit Sigurimi i Shtetit ka infiltruar shumė njerėz nė lėvizjen demokratike dhe angazhimi juaj nė disa kėndvėshtrime ėshtė parė si i tillė?
Zero vėrtetėsi. Sigurimi mė kishte lėnė, e kisha mbyllur. Unė jam survejuar nga Sigurimi nė vitet ’85-’87. Nė buletinet e Ministrisė sė Brendshme tė kohės qė unė i kam paraqitur nė gjykatė, unė jam njė nga intelektualėt qė survejoheshin. Pse? Sepse unė kam pasur ide liberale pėr kohėn te “Zėri i Rinisė”. Gjithė gjenerata e poetėve antikonformistė kanė qenė poetė qė kanė gjetur mbėshtetje tek unė. Jeta letrare e gjeneratės sė atyre viteve ėshtė shėnuar nė shumė diskutime publike tė miat. Pėr tė ardhur pastaj te njė mendim mė i pjekur, pėr tė krijuar partitė politike. Qė nė vitet ’89 kemi folur pėr liberalizmin, nė ato vite kur nė Europėn Lindore kishin filluar lėvizjet. Pėr tė mos thėnė qė kemi tentuar pėr tė krijuar parti, qė para asaj Demokratike, por kjo ėshtė histori tjetėr. Jam thirrur aty nga miqtė e mi studentė. Mė konkretisht nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Blendi Fevziu. Jam thirrur duke qenė njė person i njohur. Tė gjithė studentėt e Filologjikut e dinin qė unė isha kundėr regjimit e pėr kėtė nuk kishte dyshime.
Nė vitin 1996 Komisioni i Pastrimit tė Figurave ju seleksionoi nga e drejta pėr tė kandiduar nė zgjedhjet e atij viti, duke ju konsideruar bashkėpunėtor tė Sigurimit nė bazė tė ligjit tė Lustracionit?
E para, shkelėn vetė ligjin e tyre, i cili ishte antidemokratik dhe ishte pikėrisht Gjykata Kushtetuese e cila thotė disa gjėra shumė thelbėsore; e para qė ka arritur nė konkluzionin se kėrkuesi me aktivitetin e tij para datės 1. 3. ’91 ka vepruar kundėr vijės zyrtare dhe e dyta ėshtė larguar vetė publikisht nėpėrmjet qėndrimeve publike qė ka mbajtur. Kjo gjykatė, qė ka arritur nė kėtė konkluzion, nuk mė dha tė drejtėn. Njė gjykatė mė ’96-s ma mohoi tė drejtėn, kurse ajo e ’97-s ma dha tė drejtėn.
Ju fituat njė gjyq mė ’97-n, qė ju zhveshi nga akuza dhe ju hapi tė drejtėn tė kandidonit pėr deputet, por nė vitin 2001 kryetari i Kuvendit, Skėnder Gjinushi, i ka kėrkuar njė informacion kryetarit tė Komisionit tė Verifikimit tė Figurave, zotit Nafiz Bezhani, dhe ky i fundit i thotė se zoti Zogaj e ka fituar gjyqin, por dosja e tij ka probleme dhe pėrmend njė seri emrash qė, sipas zotit Bezhani, ju i keni denoncuar te Sigurimi i Shtetit. Si ėshtė historia e kėsaj?
Absolutisht nuk ėshtė kėshtu. Kjo ėshtė njė letėr qė e afishoi kėtu te ju Mesila Doda bashkė me Ylli Manjanin. Ėshtė njė letėr e paligjshme, e ndėrtuar mbi njė gėnjeshtėr. Njė letėr qė nuk duhet tė ekzistojė nė shtet dhe ata qė e mbajnė, natyrisht kanė pėrgjegjėsi pėrse e mbajnė. Njė letėr qė s’ka vend nė asnjė arkiv, sepse ėshtė njė informacion i paligjshėm, i kėrkuar nė mėnyrė tė paligjshme. Jam larguar nga Rexhep Meidani si kėshilltar, kam ndenjur 2 muaj me Ilir Metėn dhe kam dalė nė opozitė. Nė kėtė periudhė isha i papunė dhe kisha 10 vjet qė nuk isha deputet dhe nuk ka arsye qė kryetari i Kuvendit tė kėrkojė informacion pėr mua. Informacion pėr mua ka kėrkuar Meidani mė ’97-n, kur mė ka marrė kėshilltar dhe ka marrė pėrgjigjen zyrtare se zoti Preē Zogaj, me vendim gjykate tė formės sė prerė, ėshtė pėrkundrejt ligjit tė figurave i pastėr dhe ėshtė depozituar nė arkivin e Presidentit. Kurse kjo e Gjinushit, ėshtė njė informacion plotėsisht i paligjshėm, nuk mund tė kėrkohet. Ėshtė nė kundėrshtim flagrant. Unė nė atė kohė isha njė qytetar i papunė. Po pse e kanė kėrkuar? Sepse unė nė atė kohė jam larguar nga qeveria e Ilir Metės, pėr shkak tė korrupsionit tė Ilir Metės dhe sigurisht qė, sa herė qė kėta vjedhin dhe vrasin, kėrkojnė informacione tė tilla.
Po lidhur me pėrmbajtjen e letrės, ēfarė do tė thoshit?
Nė kėtė letėr ka disa gėnjeshtra, sepse unė kur kam bėrė gjyqin kam parė disa gjėra nė dosjen time. I kam konfrontuar me dokumentet e mia dhe gjykata ka dalė nė konkluzionin qė: “Po, ky ka qenė kundėr vijės dhe nuk ka tė drejtė kurrkush tė mbledhė material pa dijeninė e individit kundėr tij.” Kjo ėshtė nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn, aq mė pak njė zyrtar qė ta mbajė nė shtėpi, siē kanė bėrė kėta. Tė gjithė emrat qė ka pėrmendur janė emra tė panjohur pėr mua, qė tregon se, ose ka pasur mbivendosje dosjeje, ose informacionet operativė tė ndryshėm kanė mbushur fletė pėr tė plotėsuar planin. Ajo qė e lexon kujton se ėshtė e pafajshme, qė nuk duhet tė ekzistojė, sepse ėshtė i paligjshėm. Nė atė kohė ėshtė kėrkuar, sepse mendojnė se mund tė vrasin lirinė time, kur unė kam luftuar pėr lirinė e tė tjerėve. E kanė me lirinė, s’e kanė me tė kaluarėn.

Panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi