ILIRIADA PORTAL

Polemikat pėr Arvizu,Kadare: “Koncerti” nuk ka racizėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23042011

Mesazh 

Polemikat pėr Arvizu,Kadare: “Koncerti” nuk ka racizėm




“Ėshtė romani im mė i rėndėsishėm”, thotė Kadare pėr “Koncert nė fund tė dimrit”, romanin e njohur, qė sė fundi u bė objekt debatesh, pas polemikave pėr racizmin me ambasadorin e SHBA, Arvizu.Shkrimtari i njohur rrėfen pėr “Panorama” historinė e botimit dhe dėnimin e romanit tė tij nė vitet ’80.
Nė polemikėn e shpėrthyer kėto ditė nė lidhje me ambasadorin amerikan Arvizu, pėr ēėshtje racizmi, ėshtė pėrmendur shpesh romani juaj “Koncert nė fund tė dimrit”. Cili ka qenė reagimi juaj si autor i veprės?
Njė keqardhje e thjeshtė, e njohur pėr ēdo shkrimtar, kur vepra e tij pėrdoret nė diskutime apo rrethana, ku ajo nuk e ka vendin.
Kjo vepėr ėshtė shkruar rreth 30 vite mė pare. Njė kohė tė gjatė ka qenė e ndaluar. A mund tė na thoni diēka pėr lexuesin e sotėm?
Natyrisht. Romani ėshtė shkruar nė vitet 1979-1981, paralelisht me “Pallatin e ėndrrave”. Dorėshkrimi ėshtė gjykuar si armiqėsor dhe botimi ėshtė ndaluar pėr njė kohė tė gjatė. Ėshtė botuar mė nė fund, pak kohė para rėnies sė komunizmit. Ėshtė, ndoshta, romani im mė i rėndėsishėm. Kurse pėr nga guximi, zė, pa dyshim, vendin e parė. Nuk di ndonjė roman tjetėr tė shkruar gjatė regjimit komunist, nė gjithė ish-perandorinė komuniste, ku tė ketė aq shumė tmerr, pėrgjime, terror shtetėror, vrasje, madje vrasje nė kupolėn mė tė lartė tė shtetit komunist.
E keni fjalėn pėr vrasjen e zėvendėsit tė Maos, pėr tė cilėn u hap fjala se vdiq nė aksident ajror, kurse nė tė vėrtetė u dyshua pėr vrasje kriminale?
Pikėrisht. Ky ėshtė episodi qendror nė roman. Ėshtė pėrshkruar me hollėsi se si pasardhėsi i Maos u thirr pėr darkė prej shefit tė tij dhe, pas darke, u vra. Ngjan me historinė e Makbethit? Sigurisht qė ngjan, dhe nė libėr kjo thuhet haptas. Madje, pėr t’ia kujtuar gjithkujt kėtė ngjashmėri, fill pas kapitullit tė vrasjes pas darke, vjen njė kapitull i titulluar: “Version i ri i tragjedisė ‘Makbeth’”. Nė tė shpjegohet fare qartė se vrasja nė pallatin e Maos ngjan si dy pika uji me atė qė pėrshkruan Shekspiri. I vetmi ndryshim ėshtė se ndėrsa nė dramėn angleze Makbethi vret mbretin, nė versionin komunist kinez ėshtė mbreti (domethėnė, Mao), qė tregohet mė i shpejtė dhe e vret pasardhėsin (Makbethin).
Ėshtė e rastit ngjashmėria me vetėvrasjen apo vrasjen e kryeministrit shqiptar nė dhjetor 1981?
Krejtėsisht e rastit. As qė mund tė mendohet ndryshe. E kam dorėzuar dorėshkrimin nė nėntor tė vitit 1981, dhe pas disa javėsh ka ndodhur vdekja enigmatike e kryeministrit. Mendimi i parė qė mė erdhi kur dėgjova lajmin, ishte pikėrisht ky pėrkim fatal. Sidomos, kur qysh tė nesėrmen nisi tė pėrhapet pėshpėrima se vdekja e kryeministrit mund tė mos ishte vetėvrasje. Desha ta tėrheq dorėshkrimin, por ishte e pamundur.
Ē’mendoni sot kur lexoni vėrejtjet pėr dorėshkrimin?
Ato ishin nė logjikėn e asaj kohe. Duke i dėgjuar ashtu siē u lexuan nė Kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve, mendoja se ata kishin tė drejtė. Skandaloze mė dukej pakujdesia ime pėr ta ēuar pėr botim romanin nė kohėn mė tė gabuar qė mund tė mendohej. Po hynte viti 1982, njė nga mė tė errėtit qė ka njohur vendi. Nė muajin shkurt, nė mos gaboj, u ndalua “Pallati i ėndrrave”. E vetmja gjė qė doja ishte qė dorėshkrimi i romanit tė harrohej. Por, siē mund ta dini, e keqja nuk mund tė harrohej kurrė nė Shqipėri. Shumė shpejt afroi dita e vėrejtjeve qė keni botuar ju. Romani ishte i pambrojtshėm dhe unė s’bėra as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr njė gjė tė tillė.
A u bė kritikė pėr racizėm antikinez? Po pėr ngjashmėrinė e “pasardhėsit kinez” me “pasardhėsin shqiptar”?
Kritika pėr racizėm u bė, por ajo ishte e durueshme, jo fort e rrezikshme. Kurse pėr ēėshtjen mė delikate, dyshimin pėr vrasjen e “pasardhėsit”, nuk u tha asnjė fjalė. Kėshtu ndodhte gjithmonė, gjėja mė e rrezikshme nuk pėrmendej. Tė gjithė aty e kishin mendjen, por njė paralizim i pėrgjithshėm bėnte qė pikėrisht ajo tė mos thuhej me fjalė. Atij qė do tė guxonte tė thoshte, mund t’i bėhej pyetja fatale: pėrse tė ka shkuar mendja nė njė gjė tė tillė? Si mund tė hidhej dyshimi se udhėheqėsi ynė mund tė bėnte atė qė kishte bėrė udhėheqėsi kinez? Ishte kjo qė zhbirimi i dorėshkrimit nuk u thellua mė tej. Ishte e rrezikshme pėr tė gjithė, madje mund tė qėllonte, qė mė tė zellshmit mund ta pėsonin.
Sa pėr racizmin, ai ishte nė tė vėrtetė ideologjik. Sarkazma dhe talljet, siē thuhet nė dokumentin qė botoni ju, kanė lidhje me socializmin dhe jo me kinezėt si komb. Por, pėr arsyen qė u pėrmend mė lart zėvendėsimi ishte komod.
Sidoqoftė, fakti qė pėrshkruhen ngjarje tė Kinės ju lehtėsonte. Ndryshe do tė ishte po tė bėhej fjalė pėr ngjarje tė vendit?
Ngjarjet nė roman zhvillohen nė Shqipėri dhe nė Kinė. Sigurisht qė tmerret e mėdha, si vrasja pas darke, ndodhte nė Pallatin e Verės nė Pekin, dhe jo nė Bllokun e Tiranės. Megjithatė, ishte i njėjti sistem politik, i njėjti stil terrori, kishte qenė aleati ynė i madh. Kėshtu qė mendja pėr ngjashmėri shkonte vetvetiu, dhe vėrejtje pėr kėtė ishin bėrė. Mos harroni se ne u ftohėm me kinezėt kur ata bėnė njė hap liberal, ftesėn e presidentit amerikan. Pra nė punė dogmatizmi ne ishim mė keq se ata.
Cili ishte fati i mėtejshėm i romanit?
Romani u botua mė pas. Nė Shqipėri nė fillim, pastaj kudo. Ka qenė befasues pėr faktin se nė botėn perėndimore, ku aq shumė shkrimtarė e filozofė tė shquar, nga Sartri tek Roland Barthes e tė tjerė, nuk i shpėtuan dot simpatisė pėr maoizmin, Shqipėria kulturore, si tė kryente njė borxh moral, a tė shlyente njė faj, dha njė tablo tronditėse tė nėnkontinentit komunist. Mund tė thuhet kėshtu se letėrsia shqipe ishte ndoshta e para qė lajmėroi botėn pėr mė tė madhen dhunė kulturore nė historinė e njerėzimit: hekatombėn kundėr shkrimtarėve kinezė. Ishin jo me qindra, por me dhjetėra mijė shkrimtarė kinezė qė u burgosėn, u hoqėn zvarrė nėpėr orizore, u torturuan e u ēmendėn nga terrori shtetėror. Ndaj, ky libėr, jo vetėm nuk ka racizėm, por duke trajtuar njė dhembje tė madhe tė Kinės, ėshtė nė thelb prokinez. Ndaj, kur pėrkthyesit kinezė tė “Koncertit…”, m’u drejtuan me kėrkesėn pėr njė pėrshėndetje pėr lexuesit e Kinės, kjo ka qenė shumė prekėse, jashtėzakonisht prekėse pėr mua.

ROBERT RAKIPLLARI

KUR RACISTI BERTET, KAPENI RACISTIN
Zoti Kryeredaktor,
Nė gazetėn tuaj keni botuar njė shkrim ku flitet mbi “Konfliktin e Ambasadės sė SHBA me opozitėn”, njė ēėshtje dyfish delikate sepse, nga njėra anė ka tė bėjė me aleatin tonė tė madh strategjik, nga ana tjetėr, nė tė ėshtė pėrzier diēka jo fort e shpeshtė nė ligjėrimin publik shqiptar: racizmi. Merret me mend se tė dyja motivet, tė ndėrthurura bashkė, japin dorė pėr spekulime, dinakėri dhe mashtrim. Autori i shkrimit, F. Lubonja, nuk e ka lėnė t’i shpėtojė ky rast. Duke pohuar se ndaj ambasadorit amerikan janė pėrdorur sulme raciste, pasi shtron, ose bėn sikur shtron, njė mendim pėr kėtė dukuri tė re, nė ngutjen e tij pėr tė gjetur rrėnjėt e dukurisė, mė saktė, frymėzuesin e saj, shpall se ky frymėzues qenka shkrimtari I. Kadare. Pėr kėtė ai sjell si shembull jo vetėm romanin “Koncert nė fund tė dimrit”, qė pėrmendet gjatė polemikės si njė model racizmi antikinez, por edhe pėr “qėndrime raciste tė shumta nė librat e kėtij shkrimtari”, qė vijnė si pasojė e nacional-socializmit dhe “kulturės sonė tė trashėguar”.
Nuk i kam marrė asnjėherė seriozisht pėrēartje tė tilla, sipas tė cilave, pasi paskam nxitur ftohjen me kinezėt, tani, pas tridhjetė vitesh, po nxit ftohjen me amerikanėt. Nė universin e mjerė tė letrarėve tė vegjėl me ambicie tė madhe, kėto janė tė zakonshme. Veēse kėtė herė, meqenėse ato u botuan nė gazetėn tuaj, nė sfond tė njė atmosfere tė elektrizuar politike, pa ndonjė shėnim se gazeta nuk ndan tė njėjtin opinion, vendosa tė bėj kėtė ndėrhyrje.
Akuza pėr racizėm nė kohėn tonė ėshtė njė nga mė tė rėndat. Ta cilėsosh racist njė shkrimtar tė sotėm nė Europė, ėshtė njėlloj sikur t’i thuash fashist, ose terrorist, njėkohėsisht tė kėrkosh ndalimin e tij, madje dėnimin me burg.
Ka rreth njėzet vite qė Lubonja, sė bashku me njė klan tė tij, janė mėsuar tė prodhojnė kėsi akuzash, njė pjesė tė bėra haptas, e shumica pas krahėsh. Me sa duket, disa shqiptarė e kanė tė vėshtirė tė heqin dorė nga ky tundim, me tė vetmin ndryshim se, ndėrsa mė parė, raportimet i shkonin shtetit shqiptar, kurse sot dėrgohen nė institucione ndėrkombėtare: forume, shtėpi botuese, juri qė ndajnė ēmime, gazeta dhe revista tė njohura, qė nga “The New Yorker” gjer te “Gazeta Wyborcza” polake. Nė kėtė tė fundit, duke shkruar pėr letėrsinė shqipe, njėfarė Kaczorowski shfaq habinė e tij tė madhe, habinė e tij tė neveritshme raciste, se si ėshtė e mundur qė bota tė gabohet e tė ēmojė njė shkrimtar shqiptar. (“Njė shkrimtar jo i keq, si shqiptar qė ėshtė”, e dėgjojmė kėtė shprehje, dhe me kėtė kuptojmė se njė shkrimtar shqiptar nuk mund tė jetė interesant, pėrveēse, pėr shkak tė vendit tė lindjes, koniunkturės politike aktuale, apo biografisė dramatike). Ky farė Kaczorowski, pasi ka lexuar mjaft libra tė autorit shqiptar I. K., e sidomos pas “Pallatit tė ėndrrave”, ėshtė bindur se I. K. ėshtė njė shkrimtar fare i rėndomtė, dhe prapė ka shprehur habinė, tė trefishuar tashmė, se si juria gjakftohtė angleze qenka dalldisur pas kėtij koti dhe i ka dhėnė ēmimin mė tė madh tė Britanisė sė Madhe, duke e vlerėsuar, sipas tij, mė fort se Garsia Markezi, Gynter Grasi, Kundera apo Rothi. Por habia e polakut ėshtė katėrfishuar, sidomos pas shpjegimeve (raportimeve) tė Lubonjės lidhur me faktin se I. K., pėrveēse ėshtė pa ndonjė vlerė kush e di ēfarė, biografinė e paska mos mė keq, madje edhe ndonjė dėnim qė paska marrė, e paska marrė se qenka treguar i pakujdesshėm, duke e lavdėruar diktaturėn mė shumė nga ē’duhej!!! Pas kėsaj, polaku s’ėshtė pėrmbajtur mė dhe qenka zemėruar kėtė herė jo me Anglinė, por me Francėn, e cila, kur I. K. e la Shqipėrinė dhe kėrkoi strehim nė tė, e paska pranuar, nė vend qė ta kthente mbrapsht e t’ua dorėzonte autoriteteve shqiptare, siē ktheheshin refugjatėt qė kapeshin me dokumente tė rreme.
Kėshtu shkruan kjo fundėrrinė e Polonisė, nga lloji i atyre qė dorėzonin hebrenjtė gjatė Luftės.
Akuza pėr racizėm i ėshtė bėrė librit “Mosmarrėveshja” disa orė pas daljes sė tij nė qarkullim, prej njė gazetari tė afėrt me klanin qė u pėrmend mė lart. E habitshme ėshtė se akuzohet pėr racizėm pikėrisht libri qė merret gjerėsisht me luftėn kundėr racizmit antishqiptar. Me sa duket, pėr njė klan rimohuesish shqiptarė, mbrojtja nga racizmi pėrbėn, nė vetvete, racizėm.
Nė kėtė libėr, njėri nga ata qė tregohet me gisht pėr racizėm tė palodhur antishqiptar ėshtė pikėrisht Lubonja. Ai pėrmendet me emėr, dhe nė mėnyrė tė rrokshme saktėsohet sulmi i tij kundėr ēdo vlere shqiptare. Ai fajėsohet pėr provokimin nė Shqipėri tė racizmit antivllah. Dhe kjo nuk bėhet tinėzisht, por haptas, si pėr shembull nė kėtė pjesė tė tekstit: “Ngaqė ēmitizuesi mė i egėr, ai qė iu mohoi shqiptarėve mbrojtjen e hebrenjve, e si tė mos mjaftonte kjo, i bėri pjesėtarė kryesorė nė masakrėn turke kundėr armenėve, mė 1915, ishte pėrsėri me prejardhje vllahe, pikėrisht ky rimohues do tė bėhej nxitėsi kryesor qė fantazma kundėrvllahe, ajo qė kishte kohė qė rrihte tė shfaqej nė Shqipėri, tė dilte mė nė fund nga mjegulla. Dosja e pezmit kundėrshqiptar do tė mbyllej kėshtu me gjykimin mizor: po ēfarė prisnit ju nga njė vllah i pabesė!? Nė ndodhtė kjo, ky do tė ishte epilogu i trishtė, i ngjashėm me gjurmėt e gėlqeres, qė dėshmonin se ushtria e thyer, edhe duke ikur, linte pas vetes shenjat e murtajės. Sepse nuk do tė ishte e tepėrt aspak qė mbjellja e kėtij racizmi tė ri, ashtu si e ēdo racizmi, tė krahasohej me murtajėn”.
Lubonja nuk guxon tė citojė asgjė, sepse del i humbur. Shumė, shumė, mund tė citojė fjalėt “vllah i pabesė”, tė shkėputura nga konteksti, pėr t’u hequr si viktimė, sidomos pėrpara komisioneve europiane tė mbrojtjes sė pakicave. Kėtė mjeshtri ai e njeh mirė. Vite mė parė, njė fraza ime pėr gjuhėn serbe, krejtėsisht e shkėputur nga konteksti dhe e pėrhapur prej Lubonjės, qarkulloi gjithkund. Sipas tij, unė, si njė nacionalist i keq, paskėsha thėnė se serbishtja, e krahasuar me shqipen, ishte si njė jevgė pėrbri njė zonje tė rėndė. Natyrisht qė ishte njė frazė e pėshtirė, qė nuk i lejohej askujt, e aq mė tepėr njė shkrimtari, e aq mė tepėr pėr njė gjuhė nė tė cilėn ishte krijuar njė pjesė e thesarit ballkanas. Mirėpo ky njeri e bėri kėtė, e riprodhoi frazėn, e cila gjendet vėrtet nė tekst, por nė kontekst krejtėsisht tė ndryshėm, ku pėrshkruhej njė sherr grotesk midis nacionalistėsh ballkanas, tė cilėt s’linin gjė pa thėnė kundėr njėri-tjetrit dhe qė ironizoheshin haptas prej autorit.
Zoti Kryeredaktor, e quaj tė panevojshme tė pėrpiqem t’i mbush mendjen ndokujt se nuk jam racist, aq mė pak frymėzues racizmi. Vėrtetimi i kėsaj ėshtė vepra ime, e cila ėshtė pėrkthyer kudo nė botė dhe sė cilės, nė rast tė kundėrt, jo vetėm nuk do t’i hapeshin dyert askund, por do t’i mbylleshin ato kudo.
Nė klimėn e krijuar kohėt e fundit nė Ballkan e Shqipėri, kur janė rizgjuar shpresat pėr pėrmbysjen e historisė, pėr t’i cilėsuar vrasėsit viktima e viktimat vrasės, nė klimėn kur racisti mund tė bėrtasė, kapeni racistin, rimohuesit e tė gjitha ngjyrimeve janė gjallėruar si kurrė ndonjėherė.
Racizmi nė Ballkan e nė Shqipėri, duke pėrfshirė edhe racizmin kundėrvllah, atė qė mund tė jetė pėrdorur kundėr Lubonjės, ėshtė cilėsuar prej meje, siē e patė, me murtajėn. Ndėrkaq, dua tė vė nė dukje se patologjisė antishqiptare nuk kam ndėrmend t’i gjej njė emėr mė tė butė. Ajo ėshtė gjithashtu murtajė, dhe sjellėsit e murtajės, nga ēdo drejtim qė vijnė, nuk do tė pėrkėdhelen prej askujt.
Me respekt
ISMAIL KADARE

Dokumenti i 1983: Si dėnohet “Koncert nė fund tė dimrit”
Romani ėshtė njė satirė dhe pėrqeshje me socializmin, me parimet dhe idetė e tij. Kjo satirė dhe tallje fshihet nėn idenė e goditjes sė “socializmit” kinez dhe tė “majtizmit” tė tij. Gjer kėtu ėshtė disi e fshehtė. Por ajo shfaqet haptazi pastaj nė faqet e romanit, pėrmes ideve dhe frazave tė dykuptimta, me tė cilat ėshtė mbushur gjithė vepra. Le tė marrim, fjala vjen, qėndrimin e autorit ndaj puēistėve ushtarakė, nė kohėn kur ata bėjnė autokritikė. E gjithė kjo ėshtė njė tallje, njė ironi, njė ekuivok. Tė kujtojmė, pėr shembull, mendimin e ministrit D. pėr autokritikėn. Autori shkruan: “Ca fjalė tė zakonshme mbledhjesh, porositė e Partisė, zotime pėr tė ardhmen etj., etj. Njė autokritikė tė fortė pėr gjaknxehtėsi, prepotencė, arrogancė, mosthellim nė studimin e dokumenteve tė Partisė, tė veprave tė shokut Enver, dhe fėsht kalon hendekun”. Po nė gojėn e kėtij personazhi vihen fjalė tė tilla tallėse: “Rėndėsia e Partisė, qė, siē e dimė, ėshtė mbi tė gjitha, materializmi dialektik e ku ta di unė”.
Bashkė me ironinė pėrzihet edhe zymtia e gjendjes: shkarkime, arrestime, burgosje, kritika dhe autokritika. Pėr mbledhje tė zhvilluara sipas porosive tė Komitetit Qendror e tė Sekretarit tė Parė autori shkruan me tallje se si zgjasin gjer nė mesnatė dhe njerėzit i zinte gjumi.
Nė roman, nga faqja nė faqe, ironia, tallja dhe pėrqeshja ndaj kritikave dhe demaskimeve qė u bėnte Partia komplotistėve dhe devijatorėve sa vjen e thellohet, aq sa kthehet kundėr veprimeve tona.
Ja si autori ironizon: “Nga autokritika e ndėrlidhėsit S. tė shtabit: “Papjekuria ime ideologjike, mosthellimi sa duhet nė studimin e marksizėm-leninizmit… Por nė Parti s’ka lart e poshtė, domethėnė edhe nė ushtri, ky ėshtė ndryshimi i saj me ushtritė borgjeze-revizioniste”.
Ironitė dhe sarkazmat ndaj socializmit, terminologjisė qė ne pėrdorim dhe talljet me gjėra tė shenjta e mbushin gjithė romanin e I. Kadaresė. Ja se ē’fraza vė autori nė gojėn e njė fshesaxhiu:
“Tridhjetė vjet duke fshirė rrugėt, mbi tė cilat ecin ndėrtuesit e socializmit, kėshtu tha kryetari i bashkimeve profesionale, apo jo?”
Disa pėrshkrime e bėjnė socializmin si njė zymtėsi, ku njerėzit dridhen pėr fatin e tyre, pėr fatin e tė afėrmve dhe nė pėrgjithėsi pėr tė ardhmen. Autori e zhvesh personalitetin e njeriut nė socializėm, e bėn pa vlerė. Ai thotė: “Ashtu si nė njė hetim gjyqėsor, ku ēdo ditė e mė tepėr pėrfshihen njerėz qė ndoshta as nuk njihen me njėri-tjetrin, ashtu nisin tė dalin emrat e tė kritikuarve nė mbledhje tė ndryshme, pėr ēėshtje tė ndryshme”.
Kėtu ėshtė e qartė ideja e shkatėrrimit tė njeriut, e frikės, e etheve, e pasigurisė qė krijon lufta e klasave nė socializėm, sipas autorit. Bile, sipas tij, edhe arti vritet nė kėtė situatė tė luftės sė klasave. Ai vė nė gojėn e shkrimtarit Skėnder Bermema kėto fjalė: “Ju tė gjithė sė bashku ma vratė romanin”
Panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi