ILIRIADA PORTAL

Spahiu: Gjykatat e ligjet duhet tė mbrojnė “kombėsinė shqiptare” nga pazaret

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27042011

Mesazh 

Spahiu: Gjykatat e ligjet duhet tė mbrojnė “kombėsinė shqiptare” nga pazaret




Pak orė pasi Gjykata Kushtetuese filloi shqyrtimin e ligjit per gjendjen civile mbi termin kombėsi, nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu deklaroi se ndonėse ėshtė tentuar njė pėrqasje me legjislacionet e vendeve europiane termi i pėrzgjedhjes sė kombėsisė nuk ekziston nė asnjė prej praktikave tė tyre.
“Duhet tė kemi dispozita tė cilat janė nė referencė tė standardeve tė BE. Pėr sa kohė vendet fqinje apo vendet e BE nuk e ndryshojnė kombėsinė pa kritere objektive nė kėtė formė mbi dokumenta fallse, atėherė nuk ka pse Shqipėria tė ndjekė njė procedurė e cila ėshtė plotėsisht nė kundėrshtim me kushtetutėn e Shqipėrisė dhe nė kundėrshtim me standartet e BE” tha Spahiu.
Ai theksoi se nuk kėrkohet heqje e termit kombėsi, por njė mbrojtje e kėtij nocioni dhe njė shpjegim publik i hartuesve tė ketij ligji mbi arsyet se pėrse u vendos kjo pėrzgjedhje e lirė kur prej shekujsh ajo nuk ekzistonte pėr vendin tonė.
“Nuk bėhet fjalė pėr heqjen e termit kombėsi, pėrkundrazi. Bėhet fjalė pėr mbrojtjen e termave kushtetues tė konceptit tė kombėsisė. Kur flasim pėr shprehje tė lirė tė identitetit tė pakicave kombėtare nuk ka tė bėjė fare me kėto dispozita tė cilat po diskutojmė. Kėtu bėhet fjalė qė shqiptarėt, tė cilėt janė autoktonė nė Shqipėri prej mijra vjetėsh me origjinė shqiptarė, pėr njė interes financiar tė mos e ndryshojnė lehtėsisht kombėsinė e tyre. Ata tė cilėt krijuan kėto dispozita duhet tė shprehen publikisht cilat janė arsyet dhe qėllimi qė nė 3 mijė vjet ky komb nuk ndryshoi origjinėn dhe historia nuk mund tė blehet me 300 euro, t’i japė njė pėrgjigje pse e liberalizuan legjislacionin me kėto dispozita ku lehtėsisht nga shqiptarė mund tė marrėsh njė kombėsi tė huaj” tha Spahiu. Krahas debateve publike termi “kombesi” ėshtė cilėsuar si antikushtetues dhe nga gjykatat e rrethit gjyqėsor tė Permetit Shkodrės dhe Sarandės.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi