ILIRIADA PORTAL

Analistėt: Media nė Shqipėri abuzon vetė me lirinė e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03052011

Mesazh 

Analistėt: Media nė Shqipėri abuzon vetė me lirinė e saj




Analistėt e shtypit nė Shqipėri mendojnė se problemi kryesor i mediave shqiptare janė vetė pronarėt e tyre. Andi Tela, drejtues i gazetės “Panorama”, thotė se pronarėt e mediave po investojnė shumė nė blerje pajisjesh tė reja televizive, por nuk investojnė nė shkollimin e gazetarėve me koncepte tė reja profesionale; madje kjo quhet njė punė e dorės sė dytė, mjafton qė tė kenė pajisje moderne. Sipas zotit Tela, kasetat e gatshme me filmime qė shpėrndajnė partitė pėr fushatė duhet tė ishin refuzuar nga tė gjitha televizionet njėzėri si njė shkelje etike, sepse ato janė reklama pėr kandidatėt dhe jo lajme pėr qytetarėt.

“Mediat duhet t’i refuzonin kasetat e partive, por kjo gjė duhej bėrė pėrpara fushatės dhe madje me njė nen nė Kodin Zgjedhor. Mediat nuk duhet tė detyrohen qė tė marrin kasetat e gatshme nga partitė. Rregullat nuk mund tė ndryshohen nė mes tė lojės. Bordi i monitorimit dhe KQZ absolutisht nuk duhet tė detyrojnė mediat nė javėn e fundit tė fushatės qė tė pranojnė kasetat e gatshme; ato nuk bėjnė gjė tjetėr veēse ulin cilėsinė e raportimit tė mediave”, tha Tela.
Ndėrsa gazetari i njohur Sami Neza thotė se komuniteti i mediave ishte i pėrēarė edhe nė ēėshtjen e kasetave dhe vendimi pėr t’i refuzuar ato nuk ishte unanim. Disa televizione i pranuan kasetat e gatshme partiake, thotė ai, dhe kjo e shtyu KQZ nė vendimin tjetėr tė gabuar qė t’u kėrkojė mediave tė pranojė kasetat e partive. Sipas tij, tė dyja palėt vepruan gabim, sepse asnjė palė - as mediat dhe as KQZ, nuk ka asnjė dobi nga kasetat e gatshme tė partive.
“Kjo duhet tė shmanget dhe mund tė shmanget vetėm nga mediat. Askush tjetėr veē mediave nuk ėshtė i interesuar pėr ta shmangur kėtė problem. Politikės nuk i intereson nėse media raporton me profesionalizėm apo jo, i zbaton apo jo kodet e veta tė etikės dhe tė profesionit; aq mė pak nė njė fushatė. Media mund ta bėjė kėtė vetėm nėse zbaton rregulloret e saj, kodet e saj profesionale nė transmetim, shkrim dhe raportim gazetaresk”, tha Neza.
Lidhur me lirinė e shtypit nė Shqipėri, tė dy analistėt e njohur, Neza dhe Tela, thonė se kjo tashmė ėshtė e siguruar me Kushtetutė dhe me numrin e madh tė mediave.
Neza thotė se liria e mediave cenohet kryesisht nga pronarėt jo gazetarė tė medias, qė e shohin shtypin si njė biznes.
“Me futjen e bizneseve me investime nė media raporti i gazetarėve me qytetarėt dhe me lirinė e informimit ndryshoi. Biznesmenėt qė investojnė nė media kanė mendėsinė qė media e tyre ėshtė njė tjetėr biznes i tyre. Ata nuk e kanė median njė biznes qė nxjerr fitime direkte, por si njė biznes qė, edhe pse del me humbje, mund tė nxjerrė fitime pėr bizneset e tjera tė tyre. Kėtė e arrin pėrmes influencave qė ushtrohen tek politika dhe institucionet vendimmarrėse, si edhe pėrmes konfliktit tė interesit”, thotė Neza.
Ndėrsa drejtuesi i gazetės “Panorama” Andi Tela, thotė se politika ushtron presion nė media ashtu si ushtron mbi gjithė institucionet e pavarura; media ka pushtet mbi qytetarėt, dhe politika pėrpiqet qė tė kontrollojė qytetarin pėrmes medias. Sipas tij, Shqipėria ka njė numėr tė madh mediash dhe kushdo mund tė botojė shkrime nė njėrėn media nė mos nė tjetrėn, por kjo sasi e madhe mediash ėshtė nė dėm tė cilėsisė dhe bėhet pre e politikės.
“Rregullat e punės duhen bėrė nga gazetarėt dhe duhen zbatuar prej tyre. Liria e medias nė Shqipėri nė kornizėn kushtetuese ėshtė e qartė; media shqiptare ėshtė e lirė, nuk ka nene qė tė kufizojnė lirinė e saj ashtu si mund tė ketė nė vende tė tjera tė botės. Por nė kėtė ēast lindin dyshimet pėr njė abuzim tė medias vetė me lirinė e saj”, tha Tela.
Liria e shtypit ka qenė njė temė e vazhdueshme debati nė Shqipėri, ndonėse komuniteti i medias ėshtė i pėrēarė dhe pa asnjė nismė pėr vetorganizim. Shkeljet e vazhdueshme etike nxiten shpesh nga vėshtirėsitė financiare tė mediave dhe pėr paradoks, mediat nuk mbrojnė veten dhe njėra tjetrėn nga sulmet politike, por tani janė partitė politike ato qė shkėmbejnė akuza se po shkelin lirinė e medias.

Bota Sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi