ILIRIADA PORTAL

Aleanca per Qytetarin mbledh qindra mije ne shesh. Fitore bindese me 8 maj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07052011

Mesazh 

Aleanca per Qytetarin mbledh qindra mije ne shesh. Fitore bindese me 8 maj




Fushata e koalicionit "Aleanca per Qytetarin" u mbyll dje, nen tingujt e grupit te njohur "Modern Talking", zhurmave te fishekzjarreve dhe brohoritjeve per fitore ne zgjedhjet e 8 majit. Qindra mijera njerez, ndoqen dje tubimin festiv te koalicionit "Aleanca per Qytetarin", qe permbylli dje te gjithe takimet maratone e ketij koalicionit ne te gjithe Shqiperine. I pari qe mberriti ne sheshin "Nene Tereza" para turmes se madhe te mbledhur, ishte kandidati i koalicionit per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, i cili takoi perzemersisht miqte e tij, deputetet e grupit demokrat si dhe simpatizante te shumte qe ndodheshin ne reshtin e pare. I shoqeruar nga bashkeshortja e cila ne kete dite, ishte e veshur e tera ne blu dhe vajza e tij, Basha ishte i pari qe edhe celi edhe tubimin festiv. Me pas, ne shesh mberriti edhe kryeministri Sali Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij. Dhe ishin dy personalitetet, qe mbyllen fushaten ne kryeqytet, me premtimet dhe angazhimet per zgjedhjet e 8 majit. Organizatoret e ketij manifestimi, ishin kujdesur ne detaje, qe edhe tullumbacet, fletet festive, te ishin ne ngjyren blu. Per me shume se nje ore, dy personalitetet parashtruan projektet e tyre per Tiranen, ku nuk munguan edhe kritikat ndaj kundershtarit socialist Edi Rama. Ajo cka vihej re dje ne sheshin "Nene Tereza", ishte pjesemarrja e madhe e njerezve qe ndoqen nga afer tubimin festiv. Ashtu si edhe ne takimet e tjera me qytetaret, Basha ishte kujdesur qe pas tij te kishte te rinjte qe ne duar mbanin pankartat "Basha per Tiranen". Manifestimi u mbyll nen dritat qe leshonin fishekzjarret e shumta, dhe ne sfond degjoheshin pasazhet e nje prej kengeve te grupit te njohur "Modern Talking", "ti mund te jesh kampion, ti mund te besh historine".

Bisha, moderon mitingun permbylles te mazhorances

Zedhenesja e Lulzim Bashes ne fushate elektorale, kandidate per ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, Anila Bisha, ishte moderatorja e mitingut te djeshem permbylles per kete fushate zgjedhore te koalicionit "Aleanca per Qytetarin". Bisha celi mitingun festiv ne sheshin "Nene Tereza", duke prezantuar kandidatin per bashkine e Tiranes te koalicionit, Lulzim Basha. Sipas Bishes, e cila ka luajtur nje rol kryesor ne fushaten e Bashes, ky i fundit ka futur nje fryme te re ne Tirane. "Lulzim Basha, ka sjelle forumet e hapura ne kete fushate elektorale. I ka ofruar Tiranes, nje plan konkret per cdo problem, per papunesine, ndotjen, cmimet, shkollat, infrastrukturen", tha Bisha. Ajo permendi se ka qene pikerisht Lulzim Basha, ai qe mundesoi me pune e perkushtim liberalizimin e vizave ne te gjitha vendet Shengen, rrugen e kombit, Durres - Kukes. Sipas saj, shume me shume, do te beje Basha per Tiranen ne krye te bashkise me te madhe te vendit.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi