ILIRIADA PORTAL

Dy emigrantė shqiptarė rrihen nga grekėt, policia heton pėr racizėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15052011

Mesazh 

Dy emigrantė shqiptarė rrihen nga grekėt, policia heton pėr racizėm




Artan Koēi
Nė Greqi / Njė nga emigrantėt nė spital, me hundė tė thyer, me plagė edhe nė kokė dhe nė nofull

Dy emigrantė shqiptarė janė rrahur brutalisht derisa janė bėrė pėr nė spital nga pesė banorė grekė. Policia e ishullit po heton pėr tė pėrcaktuar nėse ngjarja ka ndodhur pėr shkaqe raciste ndaj shqiptarėve apo bėhet fjalė pėr kontradikta tė tjera. Njė ditė mė parė, njė tjetėr emigrant i huaj u vra nga ekstremistėt e djathtė, teksa ēonte gruan nė spital pėr tė lindur




Kanė shkuar tė marrin makinėn e tyre tė parkuar afėr portit, por kanė hasur nė dhunėn makabre tė disa vendasve, tė cilėt kanė pėrdorur edhe mjete tė forta pėr t’i qėlluar. Ngjarja raportohet nga mediat vendase tė ketė ndodhur njė ditė mė parė nė ishullin e Kretės nė shtetin grek, pikėrisht nė qytetin Rrethino, ku dy emigrantė shqiptarė janė rrahur pėr motive ende tė paqarta nga pesė banorė grekė vendas. Pėr ngjarjen nė fjalė, agjencia e lajmeve “Newsit.gr” njofton se dy tė rinjtė shqiptarė, emrat e tė cilėve nuk bėhen tė ditur, po ecnin drejt makinės sė tyre qė kishin parkuar nė portin e qytetit, kur papritur pėrpara panė pesė vendas dhe pėr arsye ende tė paqarta, filloi grindja me fjalė, e cila degjeneroi mė pas nė pėrplasje fizike derisa shqiptarėt janė lėnė tė shtrirė pėrtokė thuajse pa ndjenja. Nga tė dhėnat mėsohet se tė dėmtuarit janė transportuar nga disa banorė tė tjerė tė qytetit me urgjencė nė spital, ku i janė nėnshtruar ndėrhyrjes sė mjekėve. Nga tė dhėnat e mediave fqinje mėsohet gjithashtu se njėri nga emigrantėt shqiptarė, i cili aktualisht ndodhet nė spital, rezulton tė jetė me hundė tė thyer, ka plagė edhe nė kokė dhe nofull, ndėrsa pėsoi edhe amnezi tė pjesshme, ndėrkohė qė emigranti i dytė ka shpėtuar me plagė mė tė lehta, ku pasi mori ndihmėn e parė, ėshtė larguar pėr nė shtėpi. Ngjarja nė fjalė nuk i ka shpėtuar as policisė sė kėtij qyteti, e cila nga ana e saj ka marrė dėshmitė e dy shqiptarėve. Gjithashtu, mediat greke raportojnė se punonjėsit e policisė sė ishullit tė Kretės kanė marrė edhe dėshmitė e personave qė kanė ndihmuar shqiptarėt pėr nė spital. Tė dhėna nga policia e qytetit tė Rrethinos, dhėnė pėr mediat lokale pas ngjarjes, bėjnė me dije se hetimi nė vazhdim do tė pėrcaktojė nėse sherri, pa ndonjė arsye tė saktė deri mė tani, ka ndodhur pėr shkaqe raciste ndaj shqiptarėve apo bėhet fjalė pėr kontradikta tė tjera, ku nuk pėrjashtohen ato ekonomike.
Dhuna ndaj dy shqiptarėve nė Rrethino tė ishullit tė Kretės pason valėn e dhunės qė ka pėrfshirė ditėt e fundit shtetin helen e sidomos kryeqytetin Athinė. Mėngjesin e dy ditėve mė parė, mediat greke njoftuan, duke e cilėsuar si njė tragjedi, ngjarjen ku nė qendėr tė Athinės, nė kryqėzimin e rrugėve “3 Septemvriu” dhe “Ipiru” u masakrua njė emigrant i huaj deri nė vdekje, teksa dilte nga shtėpia pėr tė ēuar gruan nė spital pėr tė lindur. Sipas tė dhėnave, rreth orės 05:00 tė mėngjesit, 44-vjeēari doli nga apartamenti me nxitim, pasi bashkėshortja e tij ishte afėr lindjes. Sipas tė dhėnave, afėr vendit ku kishte parkuar automjetin, tre persona, ende tė paidentifikuar, e qėlluan tri herė me thikė nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe nė qafė. Fqinjėt njoftuan ambulancėn, ndėrsa bashkėshortja e tij u transportua nė spital nė gjendje shoku.
Pas hetimeve tė para, policia e Athinės njoftoi pėr kėtė ngjarje se emigranti nga Bangladeshi u ekzekutua pėr arsye raciste, kur disa persona, qė tentuan ta grabisnin, e kanė qėlluar me thikė, duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme.
Veē kėsaj ngjarjeje, mbrėmjen e sė enjtes rreth 3.000 banorė tė qendrės sė Athinės protestuan pėr vrasjen e njė 44-vjeēari dy ditė mė parė. Mes tyre ishte edhe njė grup i madh ekstremistėsh grekė, tė cilėt kryesuan turmėn dhe ishin tė maskuar. Nė dorė mbanin drurė dhe flamurė grekė. Mediat fqinje thanė se sapo u afruan nė “Omonia”, ata filluan tė godisnin ēdo emigrant qė gjenin pėrpara, dhe si rezultat 12 emigrantė me origjinė nga Bangladeshi dhe Pakistani pėrfunduan nė spital. Pėrveē goditjeve, ekstremistėt thyen dhe dhunuan dyqanet e tė huajve nė qendėr tė kryeqytetit, ndėrsa policia greke ishte thjesht njė spektatore, e cila nuk ėshtė nė gjendje tė kontrollojė asgjė. Sipas raportimeve tė para, incidentet u zhvilluan nė shenjė hakmarrjeje pėr vrasjen e njė 44-vjeēari vendas, i cili u vra nė mėnyrė tė tmerrshme nga tre tė huaj qė tentuan t’i vjedhin kamerėn.
standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi