ILIRIADA PORTAL

Pėrdhunimi i vajzės,Stresi: Bombaj i shmanget sqarimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30052011

Mesazh 

Pėrdhunimi i vajzės,Stresi: Bombaj i shmanget sqarimit




Zbardhen detajet e historisė sė “gjobė-vėnies” ndaj regjisorit Leonard Bombaj, pas akuzave tė bėra ndaj tij pėr pėrdhunimin e njė tė miture.Pas fillimit tė hetimeve ndaj katėr tė akuzuarve pėr “gjobat”, mes tė cilėve edhe Arkimed Lusha, reperi i njohur me emrin Stresi, Prokuroria pėr Krimet e Rėnda ka administruar nė dosje deklarimet e personave tė pėrshirė nė ngjarje. Aktet hetimore qė i pėrmbanin ato, i janė pėrcjellė Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda, nga ana e Prokurorisė sė Tiranės, qė regjistroi fillimisht procedimin pėr veprėn penale tė “marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitura tė moshės 14-18 vjeē”. Referuar deklarimeve, e mitura 15-vjeēare pohon se ėshtė dhunuar seksualisht nga Leonard Bombaj. Vetė regjisori Bombaj mohon tė ketė kryer marrėdhėnie me tė miturėn, 15-vjeēaren B.D.(red). Ndėrsa reperi Stresi ka deklaruar se, pasi ėshtė vėnė nė dijeni nga mikesha e tij, ka mundur tė komunikojė me regjisorin. Por sipas Stresit, Leonard Bombaj i shmangej sqarimit tė problemit. Gazeta “Panorama” publikon sot gjithė rrjedhėn e ngjarjes, referuar materialeve tė dosjes hetimore tė Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda. Hetimet pėr ngjarjen nė fjalė, e papublikuar deri dje, kanė nisur nė shtator tė vitit tė kaluar. Pak ditė mė parė, Gjykata e Apelit pėr Krimet e Rėnda pranoi kėrkesėn e prokurorisė pėr caktimin e masės sė sigurisė “arrest me burg” ndaj Arkimed Lushės, Rolado Kurtit, Elis Bashės dhe Sebastian Ukcamajt. Sipas prokurorisė, ata akuzohen pėr veprėn penale tė “shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė”, nė bashkėpunim. Mė herėt, Shkalla e Parė e Krimeve tė Rėnda pati caktuar pėr ta “detyrim paraqitjeje”. Mė poshtė paraqitet versioni i Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda, nė lidhje me rrjedhėn e ngjarjes qė vuri katėr tė rinjtė nėn akuzėn e “gjobėvėnies” ndaj regjisorit Bombaj.
HETIMET
Mė datė 20.09.2010, Prokuroria pėr Krimet e Rėnda Tiranė ka regjistruar procedimin penale nr.89 viti 2010, pėr veprėn penale tė “shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnie tė pasurisė”, nė bashkėpunim, vepėr penale e parashikuar si krim mė dėm tė shtetasit Leonard Bombaj, banues nė qytetin e Tiranės. Procedimi penal nr. 89 viti 2010 ėshtė regjistruar mbi bazėn e akteve tė pėrcjella nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, akte qė i referoheshin procedimit penal nr. 3554 viti 2010. Nga aktet e vėna nė dispozicion nga Prokuroria e Tiranės provohej fakti se: Mė datė 06.09.201, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, mbi bazė tė materialeve tė ardhura nga ana e Komisariatit tė Policisė Nr.1 Tiranė, ka regjistruar procedimin penal nr.3554, pėr veprėn penale tė “marrėdhėnies seksuale me dhunė me tė mitura tė moshės 14-18 vjeē, parashikuar nga nenet 101/1 I K.Penal, pa autor. Nga veprimet hetimore tė kryera nė funksion tė kėtij procedimi rezulton se me datė 04.09.2010 shtetasi Leonard Bombaj ka paraqitur njė kallėzim penal ndaj shtetasit G.D. pėr kanosjen qė i ka bėrė ky i fundit atij. Konkretisht, shtetasi Leonard Bombaj ėshtė me banim nė qytetin e Tiranės dhe nė vitin 2003 ka krijuar qendrėn artistike tė fėmijėve “Sirea Film”, me seli nė qytetin e Tiranės. Nė kėtė qendėr ėshtė aktivizuar edhe shtetasja B.D.(emri ėshtė redaktuar) e cila njėkohėsisht ėshtė vajza e G.D. Sipas kallėzuesit, shtetasit Leonard Bombaj, mė datė 30.08.2010, bordi drejtues i qendrės ka vendosur pėrjashtimin e shtetases B.D. nga kjo qendėr.
Kėtė vendim shtetasi Leonard Bombaj do t’ia komunikonte shtetasit G.D. Pasi kanė biseduar nė telefon, ku edhe kanė lėnė njė vendtakim, shtetasit Leonard Bombaj dhe G.D. janė takuar nė prani tė shtetases Xh.G., e cila ėshtė avokate e qendrės.
Nė momentin qė shtetasi Leonard Bombaj i ka komunikuar shtetasit G.D. vendimin e bordit drejtues pėr pėrjashtimin nga qendra tė vajzės B.D., shtetasi G. ka filluar tė kanosė me fjalė shtetasin Leonard Bombaj. Pas kėsaj, shtetasi G.D. ėshtė larguar nga ai vend. Shtetasi Leonard Bombaj, duke e konsideruar se shtetasi G.D. e ka kanosur atė, ėshtė paraqitur nė Komisariatin e Policisė Nr.1 dhe ka bėrė kallėzimin pėrkatės. Njė ditė pas kallėzimit tė bėrė nga shtetasi Leonard Bombaj, mė datė 05.09.2010 nė Komisariatin e Policisė Nr.1 ėshtė paraqitur shtetasja B.D., e cila nė prani tė xhaxhait tė saj dhe psikologes ka paraqitur kallėzimin pėrkatės.
DEKLARIMET E 15-VJEĒARES
Nga kallėzimi i tė dėmtuarės provohet fakti se:
Shtetasja B.D. ėshtė me banim nė qytetin e Tiranės dhe ėshtė e datėlindjes 1995. Nė kallėzimin e saj, shtetasja B.D., ndėr tė tjera pretendon se ėshtė aktivizuar nė qendrėn “Sirea Film” nė moshėn 8-vjeēare. Mė pas, nė moshėn 10-vjeēare, pėr shkak tė afrimitetit familjar tė krijuar ndėrmjet saj dhe shtetasit Leondard Bombaj, gjithnjė sipas kallėzueses, shtetasi Leondard Bombaj ka kryer kundėr dėshirės sė saj marrėdhėnie seksuale. Konkretisht, njė ditė shtetasja B.D. ėshtė ftuar nga ana e shtetasit Leondard Bombaj nė banesėn e kėtij tė fundit. Pasi kanė hyrė nė banesėn ku nuk ndodhej asnjeri, sipas kallėzueses, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrėdhėnie seksuale me tė. Gjithnjė sipas shtetases B.D., mė pas, nė muajin mars tė vitit 2010 shtetasi Leonard Bombaj ka kryer pėrsėri marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė nė njė nga hotelet nė rrugėn nacionale Tiranė-Elbasan. Sipas shtetases B.D., shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrėdhėnie seksuale me tė me dhunė nė datė 22.07.2010 nė banesėn e shtetasit Leonard. Nė lidhje me marrėdhėnien seksuale tė kryer ndaj saj nga ana e shtetasit Leonard Bombaj, shtetėsja B.D. ka vėnė nė dijeni shtetasin Arkimed Lusha (Stresi), me banim nė qytetin e Tiranės, me tė cilin ka lidhje shoqėrore. Nė bisedėn e zhvilluar ndėrmjet shtetasve B.D.. e Arkimed Lushaj, i pranishėm ka qenė edhe shtetasi Relado Kurti. Nė fund tė muajit korrik tė vitit 2010, me kėrkesė tė shtetases B.D. ėshtė zhvilluar njė takim ndėrmjet saj dhe shtetasve Leonard Bombaj, Arkimed Lusha e Relado Kurti. Gjithnjė sipas shtetases B.D., nė kėtė takim shtetasi Leonard Bombaj ka pranuar nė prani tė personave tė pranishėm kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me shtetasen B.D.
Gjithashtu, shtetėsja B.D. pretendon se nė muajin gusht tė vitit 2010, nė njė takim nė qytetin e Tiranės, shtetasi Leonard Bombaj, nė prani tė shtetasve Taulant Ē. e tė tjerė kanė realizuar njė video ku ėshtė regjistruar shtetėsja B.D., duke thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė qė ka kryer marrėdhėnie seksuale me shtetasin Leonard Bombaj. Njė gjė e tillė ka ndodhur pas insistimit tė shtetasit Leonard Bombaj. Nga ana e Policisė Gjyqėsore ėshtė kėqyrur hotel “Bruklin”, qė ndodhet nė fashtin Mjullė-Bathore, komuna Farkė. Gjatė kėqyrjes, ka rezultuar se ekziston pėrputhshmėri e vendndodhjes sė dhomės me pėrshkrimin qė i bėn B.D.
DEKLARIMET E STRESIT
Nė lidhje me pretendimet e shtetases B.D. janė pyetur shtetasit Relado Kurti e Arkimed Lusha, tė cilėt kanė lidhje shoqėrore me kėtė shtetase. Nė deklarimet e tyre, shtetasit Relado Kurti e Arkimed Lushaj deklarojnė se kanė mėsuar nga ana e shtetases B.D., se shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrėdhėnie seksuale kundėr dėshirės sė saj dhe me dhunė. Pas kėsaj, gjithnjė sipas shtetasve Relado Kurti e Arkimed Lusha, ndėr tė tjera deklarojnė se, pasi kanė mėsuar kėtė gjė nga ana e shtetases B.D. kanė mundur tė komunikojnė me shtetasin Leonard Bombaj dhe, sipas tyre, Leonardi i shmanget sqarimit tė problemit. Nė bazė tė akt- ekspertimit mjeko-ligjor nr.946, datė 06.09.2010, mbi ekzaminimin e shtetases B.D., ka rezultuar se kjo shtetase ėshtė e defloruar e vjetėr (zhvirgjėruar) dhe se kjo shtetase ka arritur pjekurinė seksuale.
DEKLARIMET E BOMBAJT
Nė lidhje me pretendimin e shtetases B.D. ėshtė pyetur shtetasi Leonard Bombaj. Ndėr tė tjera, shtetasi Leonard Bombaj deklaron se nuk ėshtė e vėrtetė qė tė ketė kryer marrėdhėnie me shtetasen B.D.. Gjithashtu, shtetasi Leonard Bombaj deklaron se mė datė 22.07.2010, shtetėsja B.D., e shoqėruar nga disa tė njohur tė saj, ka shkuar nė banesėn e tij, ku kėta persona i kanė kėrkuar shtetasit Leonard qė tė paguante njė shumė prej 20 mijė eurosh nė formė dėmshpėrblimi pėr marrėdhėnien seksuale qė ka kryer ai me shtetasen B.D. Shtetasi Leonard Bombaj, i detyruar nga personat qė shoqėroheshin me shtetasen B.D., po atė ditė, ka shkuar nė njė bankomat tė bankės “Intesa San Paolo”, ku ka tėrhequr njė shumė prej 50 mijė lekėsh, nga numri i llogarisė sė tij. Nga banesa e shtetasit Leonard deri tek bankomati, tre prej shtetasve qė kishin shkuar nė banesėn e tij tė shoqėruar nga shtetėsja B.D., kanė lėvizur me automjetin e shtetasit Leonard Bombaj me targė TR9485L. Pasi kanė tėrhequr shumėn e lekėve nga bankomati, tre personat, sė bashku me shtetasin Leonard Bombaj, kanė shkuar sėrish nė banesėn e shtetasit Leonard. Pasi e kanė lėnė shtetasin Leonard aty, ata janė larguar me automjetin e kėtij tė fundit. Nga personat qė kanė shkuar nė banesė, shtetasi Leonard Bombaj ka mundur tė identifikojė shtetasit Arkimed Lusha, Rolado Kurti, Elis Basha dhe Sebastjan Ukcamaj dhe njė person tjetėr i paidentifikuar, tė thirrur Mersin. Gjithnjė sipas shtetasit Leonard Bombaj, me datė 23.07.2010, rreth orėve tė paradrekės, I kanė shkuar nė banesė shtetasit Sebastian Ukcamaj, Arkimed Lusha dhe Elis Basha, qė ėshtė paraqitur si shef i Policisė Kriminale. Ata ishin me automjetin e shtetasit Leonard, qė ia kishin marrė njė ditė mė parė. Kėta persona i kanė kėrkuar shtetasit Leonard qė tė shkonin sė bashku tek Drejtoria Rajonale e Shėrbimit tė Transportit Rrugor, me qėllim qė tė tėrhiqnin certifikatėn e pronėsisė sė automjetit. Pasi kanė mundur tė sigurojnė kėtė certifikatė, tė gjithė kėta persona kanė shkuar tek njė noter, ku kanė nėnshkruar njė kontratė shitjeje tė automjetit me targė TR9485L. Sipas shtetasit Leonard Bombaj, shtetasi Arkimed Lusha i ka thėnė atij se duhet tė paguante 5000 euro dhe pas pagimit tė kėsaj shume do t’i kthehej makina. Tė nesėrmen, shtetasi Leondard Bombaj ka komunikuar me shtetasin S.Lusha, i cili ėshtė i ati i Arkimed Lushės dhe e ka vėnė nė dijeni pėr ngjarjen. Dy ditė mė pas, gjithnjė sipas shtetasit Leonard Bombaj, shtetasi S.Lusha i ka kthyer Bombajt automjetin me targa TR9485L.
Shtetasi Leonard Bombaj deklaron se shtetasi Elis Basha, i paraqitur si shef i Policisė Kriminale, i ka kėrkuar atij njė shumė prej 3 mijė eurosh, me qėllim qė tė mbyllte problemin me organet e drejtėsisė, por njė kėrkesė e tillė nuk ėshtė pranuar nga ana e tij. Rezulton se shtetasit Leonard Bombaj nėn dhunė psikike, duke e kanosur atė, i ėshtė kėrkuar pagimi i shumės 20 mijė euro. Gjithashtu, nė dhunė psikike, si dhe nė kanosje, ka nėnshkruar njė kontratė shitblerjeje tė automjetit nė pronėsi tė tij, gjė kjo e kėrkuar nga personat qė kanė pėrfituar kėtė pronė tė shtetasit Bombaj. Krijohet dyshim i arsyeshėm, i bazuar nė prova se personi nėn hetim, Elis Basha, nė bashkėpunim me shtetasin Arkimed Lusha, Sebastian Ikcamaj, Rolado Kurti, shtetasen B.D. dhe disa persona tė tjerė tė paidentifikuar, mė datė 22.07.2010 kanė kryer veprėn penale tė “shtrėngimit me anė tė kanosjes si dhe e dhunės pėr dhėnien e pasurisė” nė dėm tė shtetasit Leonard Bombaj.

ARMAND BAJRAMI

panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Pėrdhunimi i vajzės,Stresi: Bombaj i shmanget sqarimit :: Komentet

Mesazh prej Mon May 30, 2011 5:22 pm nga bulqizaku

kjo cuca e paska fillu shum henjet karjern, allah allah Mad Mad Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi