ILIRIADA PORTAL

Asnjė azilkėrkues i ri nga Shqipėria nė vendet e BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31052011

Mesazh 

Asnjė azilkėrkues i ri nga Shqipėria nė vendet e BE




Fushata antishqiptare e qarqeve qė synonin bllokimin e lėvizjes sė lirė ka marrė pėrgjigjen e merituar nga vetė shqiptarėT. 6 muaj pas kėtij vendimi, s’ka asnjė rritje tė numrit tė azilkėrkuesve nė 27 vendet e BE-sė
Shqipėria merr notė kaluese nga Brukseli, pėrsa i takon zbatimit me pėrpikmėri tė rekomandimeve tė Komisionit Evropian, pėr liberalizimin e vizave Shqipėri-BE. Kur kanė kaluar 6 muaj nga vendimi historik i Parlamentit Evropian (PE), raportet paraprake tė Brukselit flasin se qytetarėt shqiptarė i janė pėrmbajtur kushteve tė “Schengen”-it dhe se njė nga teknikat mė shqetėsuese tė BE-sė, azilkėrkuesit, nuk mbajnė “firmėn” e qytetarėve shqiptarė.
Raporti paraprak i Komisionit Evropian (KE) i cili do tė dal nė muajin qershor pėr heqjen e vizave, specifikon se numri i azilkėrkuesve nga Shqipėria nuk ka ndryshuar nė krahasim me muajin dhjetor 2010, kur shqiptarėt filluan tė lėvizin pa viza nė zonėn “Schengen”. Sekretari i Shtetit pėr emigracionin nė Belgjikė, Melchior Ėathelet thotė pėr mediat shqiptare nė Bruksel se Shqipėria nuk ka raste pėr shtimin e numrit tė azilkėrkuesve.
“Ėshtė e vėrtetė se ne kemi probleme me disa vende tė Ballkanit, qytetarėve tė tė cilave u janė hequr vizat. Po shohim qė liberalizimi i vizave po pėrdoret pėr tė ardhur e kėrkuar azil nė Belgjikė, qė ėshtė njė gjė e papranueshme. Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, ne konstatojmė se nė Belgjikė nuk ka shtim tė numrit tė azilkėrkuesve krahasuar me periudhėn kur vizat ekzistonin dhe kjo pėr ne ėshtė njė gjė pozitive”, shprehet Ėathelet.
Ndėrkohė qė Brukseli pritet tė ndryshojė rregulloren e “Schengen”-it pėr tė ndėshkuar nė rast nevoje vendet e Ballkanit, qytetarėt e tė cilėve po keqpėrdorin heqjen e vizave pėr tė kėrkuar azil nė Europė, Shqipėria pritet tė vlerėsohet nė raportin e KE-sė si rast shembullor. Bashkimi Evropian paralajmėroi pak ditė mė parė se do ndėrmarrė masa drastike pėr tė penguar keqpėrdorimin e liberalizimit tė vizave. Apeli iu drejtua vendeve ish Jugosllave si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ekzistojnė tė gjitha mundėsitė qė Kėshilli i Ministrave i BE-sė nė qershor tė konfirmojė mekanizėm pėr pezullim tė pėrkohshėm tė liberalizimit tė vizave, pėr kėto vende.
Ky pezullim pritet tė jetė aktiv nė varėsi tė ndėrgjegjėsimit tė qeverive tė Beogradit, Podgoricės dhe Shkupit.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi