ILIRIADA PORTAL

Policia:Griselda ka mashtruar,s’ka qenė shtatzėnė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02062011

Mesazh 

Policia:Griselda ka mashtruar,s’ka qenė shtatzėnė




UPDATE- Gruaja e kreut te bashkise se Kavajes, Griselda Roshi nuk ka qene shtatzene.
Me kete deklarate ka dale sot Policia e Tiranes pas hetimeve te para te kryera per ngjarjen ne fjale qe shokoi opinionin publik.
Sipas policise, gruaja ka mashtruar familjaret dhe te afermit e saj, pasi ekzaminimet kane treguar se ajo nuk ishte shtatzene. Policia pritet te jape detaje permes nje konference per shtyp. (vijon)

Marrja ne pyetje
Pasi ka kryer ekspertimin mjeko-ligjor, qe hedh dyshime mbi shtatzenine e saj, gruaja e kreut te bashkise se Kavajes, Griselda Roshi eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor, ne Prokurorine e Krimeve te Renda.
Ajo do i nenshtrohet nje seance pyetjesh per te hedhur drite mbi vertetesine e ngjarjes, qe nga te dhenat me te fundit, me gjasa mund te jete edhe nje inskenim i vete gruas.
Kjo pasi prokuroria hodhi poshte pisten e pretenduar nga 28 vjecarja Roshi per nje rrembim, pengmarrje dhe lindje te dhunshme te femijes se saj, per te cilin nuk ka ende asnje gjurme.

Kryhet ekspertimi: Jo shtatzene

Gruaja e kryebashkiakut te Kavajes, Griselda Roshi per me shume se nje ore i eshte nenshtruar sot ekspertimit mjeko-ligjor ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Te dhenat paraprake, flasin se gruaja nuk ka qene shtatzene, sikunder pretendonte ne momentin qe ajo thote se e kane rrembyer dhe detyruar te beje abortin.
Nje staf mjekesh, eksperte te Mjeksise Ligjore dhe gjinekologe te maternitetit ne prani edhe te grupit hetimor kane bere ekzaminimet e nevojshme te gruas.
Makina qe e shoqeron ka lene ambientet e Mjeksise Ligjore ne oren 10.44. Ajo ka hyre ne te paraditen e sotme, rreth ores 09.30, shoqeruar nga forca te shumta policie.
Pas ekzaminimeve te hollesishme do te flasin rezultatet per ate qe do te kqyrin ne trupin e gruas.

Kryebashkiaku, Elvis Rroshi

Zhvillimet e djeshme
Menjėherė pas publikimit tė lajmit pėr rrėmbimin dhe zhdukjen e fėmijės sė sapo lindur tė bashkėshortes sė kryebashkiakut, Elvis Rroshi, kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama u nis dje drejt Kavajės, shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Linda Rama.
Pas denoncimit tė bashkėshortes sė Rroshit, dy prokurorė tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda kanė mbėrritur nė banesėn e tyre ku po hetojnė mbi ngjarjen dhe mbi vėrtetėsinė e deklarimeve tė gruas.
Dėshmia
Deshmi kontradiktore ne rrefimin e Griselda Roshit, vecanerisht pas zbulimit te taksisit qe thuhet se e ka shoqeruar ne klinikes ku i eshte hequr femija. Bazuar nė dėshmitė qė familjarėt kanė dhėnė, thuhet se Griselda Rroshi rreth orės 19:15 tė sė martes ka qenė nė zonėn e Komunės sė Parisit nė Tiranė. Nė kėtė kohė, Griselda ka pirė njė kafe me njė mikeshėn e saj. Mėsohet se ajo kishte mbėrritur nė kryeqytet pasi pėr pak ditė priste tė linde fėmijėn e saj.
Gjatė kohės qė ajo ka dashur tė marrė njė taksi, njė fuoristradė me xhama tė zinj ka ndaluar pėrpara saj dhe persona tė armatosur e kanė futur me forcė nė makinė. Mėsohet se aty Griselda ėshtė rrahur dhe keqtrajtuar, duke u goditur madje edhe me tytė kallashnikovi. Griselda ka dėshmuar se ka parė disa njerėz mes tė cilėve edhe gra.
Pas injektimit tė njė serumi ajo kujton se ka lindur fėmijėn e saj.
Mė pas i kanė ndėrruar rrobat, mėngjesin e sotėm rreth orės 03:45 ajo ėshtė marrė sėrish me makinė dhe eshte braktisur rreth 50 metra larg shtėpisė sė saj nė Kavajė.

panorama
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi