ILIRIADA PORTAL

Tadiē kėrkon zgjidhje tė re pėr Kosovėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04062011

Mesazh 

Tadiē kėrkon zgjidhje tė re pėr Kosovėn




Presidenti serb, Boris Tadiē, tha se janė tė nevojshėm "hapa tė pazakontė" nė politikėn e Serbisė ndaj Kosovės, pėr tė shtuar se ekziston shansi pėr "njė zgjidhje tė re." Ai vlerėsoi se mėnyra se si Beogradi zyrtar e ka trajtuar ēėshtjen e Kosovės nė tė kaluarėn ishte "nė kundėrshtim me interesat e serbėve dhe tė popullit serb". "Rruga ime ėshtė njė punė e qetė dhe e vazhdueshme, pėr tė provuar qė tė lėvizim gjėrat dhe pėr tė ndryshuar qasjen tonė nė Kosovė hap pas hapi. Kjo vlen edhe pėr ēdo gjė tjetėr, kjo vlen edhe pėr kulturėn e dialogut politik", tha ai pėr mediat serbe. "Deri kohėt e fundit, nuk kemi guxuar tė flasim pėr disa mėnyra tė qasjes ndaj Kosovės, sepse ka ekzistuar vetėm njė qasje e paluajtshme", tha Tadiē, pėr tė shtuar se tashmė janė bėrė hapa jokonvencionalė, qė krijojnė mundėsi pėr njė zgjidhje tė re.
Deklarata e kreut tė shtetit serb pason disa deklarata tė shtetarėve tė lartė tė Beogradit, tė cilėt tentojnė tė krijojnė njė klimė tė re diskutimi pėr relatat dhe ēėshtjet serbo-kosovare. Kjo tentativė e politikės serbe synon tė eklipsojė draftin dhe dialogun serbo-kosovar ėshtė nė njė fazė kruciale dhe qė tashmė ka zyrtarizuar dialogun partnerial mes dy shteteve.
Qasja e re serbe pėr njė mundėsi riparjeje apo pėr “njė zgjidhje tė re” politike ėshtė njė strategji e re, ndaj sė cilės diplomacia zyrtare shqiptare ēuditėrisht nuk ėshtė prononcuar nė asnjė rast. Edhe pse deklaratat nga pala serbe vijnė nga nivelet mė tė larta, Presidenti, zėvendėskryeministri dhe titullarė tė tjerė, nga diplomacia zyrtare e Shqipėrisė nuk ka asnjė reagim, madje as distancim.
Ėshtė vetėm zėri i lėvizjes “Aleanca Kuq e Zi” qė i ėshtė pėrgjigjur flakė pėr flakė lėvizjes sė fundit diplomatiko-politike tė Beogradit. Kreu i kėsaj lėvizjeje, Kreshnik Spahiu, ka reaguar dje nė njė akademi me pėrfaqėsues tė ndryshėm ndaj deklaratės sė zėvendėskryeministrit serb Dacic, pėr kėrkesėn e tij ndaj ndarjes territoriale tė Kosovės mes Serbisė dhe Shqipėrisė. “Kufijtė territorialė tė Kosovės janė tė paprekshėm dhe nuk mund tė copėtohen nga pazaret politike. Qeveria serbe tė harrojė Kosovėn dhe tė rishikojė statusin dhe tė drejtat e shqiptarėve qė jetojnė nė Preshevė, Bujanovc e Medvegjė. Ne presim qė Serbia jo vetėm tė respektojė tė drejtat universale tė shqiptarėve tė gjallė, por ajo duhet tė bashkėpunojė me Hagėn pėr tė treguar ku janė fshehur trupat e mijėra shqiptarėve tė vrarė gjatė luftės. Tadiē dhe Dacic nuk mund tė lajnė duart si Pons Pilati me dorėzimin e kriminelit Mlladiē dhe tė harrojnė mijėra krime tė shkaktuara nga Serbia.”
Spahiu i bėri thirrje qeverisė shqiptare dhe asaj tė Kosovės qė tė nisin procedurat administrative dhe ligjore pėr tė shpallur 10 qershorin festė kombėtare. Zoti Spahiu theksoi se “Lidhja e Prizrenit mė 10 qershor ishte afirmimi i parė politik i njė shteti tė ardhshėm shqiptar. Mė 10 qershor u hodhėn themelet e njė programi mbarė kombėtar pėr krijimin e shtetit tė ardhshėm dhe ne duhet ta pėrkujtojmė atė siē e meriton. Shteti shqiptar ka sot me dhjetėra festa kombėtare ėmbėlsirash dhe ballokumesh dhe ėshtė e patolerueshme tė mos i japim vlerė ditės nė tė cilėn shqiptarėt lidhėn platformėn pėr tė ardhmen e njė sistemi politik dhe shtetėror.”
Gjatė takimit tė “Aleancės Kuq e Zi”, intelektualė dhe historianė diskutuan ndėr tė tjera se destabilizimi politik i Shqipėrisė ka rigjallėruar egėrsisht qarqet shoviniste serbe dhe greke duke i vėnė ato nė veprim dhe duke e gjetur Tiranėn zyrtare tė papėrgatitur, pėr shkak tė “etheve politike tė kutisė sė fundit”.

Shqip

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi