ILIRIADA PORTAL

“Griseldėn e kisha vetėm tė dashur, s’do martohesha”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05062011

Mesazh 

“Griseldėn e kisha vetėm tė dashur, s’do martohesha”




Intervistė ekskluzive. Kryebashkiaku i Kavajės: Tentoi disa herė vetėvrasjen, nuk e takoja prej katėr muajsh
Rrėfimi i plotė pas dramės sė Griselda Zaimit. Elvis Roshi pranon se janė ndarė pėrfundimisht dhe e ka kthyer te prindėrit. Si u njoh me 28-vjeēaren nė Institutin e Kamzės, 15 muaj parė. Takimet nė lokalin e tė atit tė Griseldės dhe prezantimi nė publik, ditėn qė Edi Rama bėri mitingun nė Kavajė. Telefonatat ditėn e “rrėmbimit” dhe ēfarė ndodhi gjatė shoqėrimit pėr nė Prokurori. Elvis Roshi: “Ishte shumė xheloze, nervozohej kur e pyesja pėr shtatzėninė.
Mė 15 qershor do martohet motra ime, nuk ishte dita e dasmės me Griseldėn”
Kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi, flet pėr herė tė parė dhe komenton ngjarjen e sajuar nga gruaja me tė cilėn bashkėjetonte, tė cilėn ai preferon ta quajė tė dashur pasi nuk ishin tė fejuar dhe nuk kishin as plan martese.Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, Rroshi rrėfen kohėn kur ėshtė njohur me Griselda Zaimin, kohėzgjatjen e lidhjes sė tyre e nė fund pohon se tashmė ėshtė ndarė pėrfundimisht nga ajo. Nė krejt rrėfimin e tij nė lidhje me ngjarjen, kryebashkiaku duket se tenton tė krijojė njė distancė me 28-vjeēaren qė u bė protagoniste e ngjarjes sė rėndė. Kryebashkiaku i Kavajės pohoi dje se Griselda ishte e sėmurė nga depresioni, madje kishte tentuar disa herė tė vriste veten. Elvis Roshi hedh poshtė pretendimet e tė afėrmve tė 28-vjeēares pėr idenė e njė dasme qė pritej nė qershor, duke u shprehur se me tė nuk e kishin diskutuar asnjėherė martesėn. Ndėrsa faktin se nuk kishte informacion tė saktė mbi “shtatzėninė” e Griselda Roshit, zyrtari e argumenton duke pėrmendur sėrish krizat e saj nervore, qė e pengonin ta pyeste pėr diēka kur ajo nuk donte tė fliste. Gjithashtu, Elvis Rroshi tregon se katėr muajt e fundit, madje dhe diēka mė shumė se katėr muaj, nuk kishte pasur kontakte me Griseldėn, pasi ajo qėndronte te prindėrit e saj nė Tiranė dhe komunikonte me tė vetėm nė telefon. “Ajo ishte nė Kavajė ditėn qė Edi Rama erdhi tė mė prezantonte mua si kandidat pėr kryetar bashkie. Pas prezantimit ajo u kthye sėrish nė Tiranė te familja e saj dhe nuk e kam takuar”, tregon Rroshi. Gjatė intervistės, kreu i Bashkisė sė Kavajės tregon se nuk e ka besuar historinė e rrėmbimit tė saj dhe fėmijės, por nuk kishte as ndonjė shpjegim pėr tė argumentuar tė kundėrtėn. Rroshi tregon momentin kur ėshtė lajmėruar nga tė afėrmit pėr njė aksident, pėrballjen me tė pas kthimit nga Italia tė mėrkurėn dhe takimin e fundit me tė kur e ka dėrguar nė shtėpinė e prindėrve, moment kur edhe u nda pėrfundimisht nga ajo. Trillimin e njė historie tė tillė, Elvis Rroshi ia faturon vetėm sėmundjes sė saj depresive, krizave nervore, duke mos ditur tė gjejė ndonjė shpjegim tjetėr pėr ngjarjen e sajuar. Dy momente kanė mbetur tė paqarta nė intervistėn e krybashkiakut tė Kavajės, Elvis Roshi, tė cilat gazeta “Panorama” tentoi dje t’i sqarojė pėrmes pyetjeve, pa arritur tė marrė pėrgjigje nga protagonisti. Sė pari, derisa Griselda Roshi ishte e sėmurė depresive dhe kishte tentuar disa herė vetėvrasjen, pėrse ai mbante njė lidhje me kėtė vajzė pėr gati njė vit e gjysmė? Dhe sė dyti, derisa Griselda Zaimi ishte pėr Elvis Roshin vetėm njė e dashur dhe asgjė mė shumė, pėrse ajo shkoi dhe hyri pa komplekse e pengesa nė banesėn e familjes sė tij nė Kavajė? Njė veprim i tillė duket se tregon njė njohje me familjarėt e Elvis Roshit, duke hedhur pikėpyetje mbi pretendimin e tij pėr njė lidhje formale dhe jo zyrtare me Griselda Zaimin.
Si jeni njohur me Griseldėn dhe sa kohė kishit bashkė?
Nė fillim dua tė bėj njė sqarim, sepse nė media ėshtė pėrdorur mbiemri im edhe si mbiemėr i Griseldės. Nė fakt, ajo ka mbiemrin e saj, Zaimi, dhe jo Rroshi. E kam njohur nė fakultet, nė Institutin Bujqėsor, kur vazhdoja Ekonomikun. Ajo gjithashtu vazhdonte studimet atje dhe jemi njohur. Takoheshim vazhdimisht te njė dyqan qė e kishte babai i saj pranė mbikalimit tė Kamzės. Nuk ėshtė e vėrtetė qė kemi 4 vjet bashkė, ashtu siē flitet nė media. Griselda ka qenė e dashura ime pėr njė vit e tre muaj. Kaq ėshtė koha totale qė unė kam qėndruar me tė.
Ju kishit bėrė nė plan tė fejoheshit, apo pėr ndonjė dasmė?
Absolutisht jo, asnjėrėn nga kėto. Unė e kisha thjesht tė dashur atė. Kjo data e dasmės, qė ėshtė publikuar gjithandej, 15 qershori, qė unė nuk e kuptoj se kush e ka interpretuar kėshtu, ėshtė dita kur do tė martohet motra ime, por unė me Griseldėn nuk kishim diskutuar ndonjėherė pėr martesė.
Sa kohė kishit qė nuk e takonit Griseldėn gjatė kohės qė ajo pretendonte se ishte shtatzėnė?
Kam mė shumė se katėr muaj qė nuk e kam takuar. Ajo qėndronte te prindėrit e vet, sepse kishte disa momente qė ishte e sėmurė, vuante nga depresioni dhe shfaqte shpesh shenja tė krizave nervore. Ishte pikėrisht kjo gjendje qė mė pengonte ta pyesja me hollėsi se ēfarė po ndodhte realisht. Pėr kėtė arsye ajo ka qėndruar te prindėrit e saj nė Tiranė edhe gjatė kohės qė unė po merresha me fushatėn elektorale. E kam takuar vetėm njė ditė gjatė fushatės. Ajo erdhi nė Kavajė, ditėn qė Edi Rama erdhi tė mė prezantonte mua si kandidat pėr kryetar bashkie. Pas prezantimit ajo u kthye sėrish nė Tiranė te familja e saj dhe nuk e kam takuar. Komunikonim vetėm nė telefon.
Gjatė kėsaj kohe, flasim pėr periudhėn 9-mujore tė “shtatzėnisė”, ju kishte treguar ndonjė EKO tė foshnjės, apo diēka qė tė provonte shtatzėninė e saj?
Absolutisht asgjė. Madje nė rastet kur unė e pyesja pėr gjėra qė lidheshin me kėtė, ajo bėhej nervoze, kishte kriza dhe unė kisha frikė se mund tė bėnte ndonjė gjė tė keqe. Kėshtu qė e lija nė qetėsinė e saj.
Kur thoni gjė tė keqe, pėr ēfarė e keni fjalėn?
Ndonjė vetėvrasje apo vetėhelmim, qė kishte tentuar tė bėnte disa herė, pasi, siē ju thashė, ajo ishte e sėmurė nga depresioni. Mė vjen keq qė po e them tani kėtė fakt, po ajo ishte sėmurė, shfaqte shenja xhelozie tė tepruara. Pėr kėtė arsye edhe unė kisha filluar tė distancohesha paksa nga ajo dhe e takoja shumė rrallė. Ajo qėndronte vazhdimisht te prindėrit.
Si e mėsuat ngjarjen?
Kam qenė nė Itali kur ndodhi, kisha 3-4 ditė qė isha atje. Rreth orės 5 tė mėngjesit tė sė mėrkurės mė kanė marrė nė telefon nga familja, mė thanė qė kishte ndodhur njė aksident dhe se duhej tė kthehesha. Nuk mė shpjeguan mė shumė ēfarė kishte ndodhur. Fillimisht mendja mė shkonte vetėm pėr fėmijėt e vėllait apo ndonjė pjesėtar tjetėr tė familjes. Mė pas kam folur prapė me ta nė telefon dhe mė thanė qė ishte aksidentuar Griselda. Sinqerisht mendova se ajo kishte tentuar sėrish tė vriste veten, sepse, siē ju thashė, kishte tentuar disa herė. Madje edhe te hoteli qė ka qėndruar atė natė, jam i bindur qė ajo ka shkuar pėr tė helmuar veten. Kam mbėrritur nė Shqipėri rreth orės 14:00 tė mėrkurėn dhe mė treguan se pėr ēfarė bėhej fjalė.
Kush e ka denoncuar ngjarjen?
Mė sa di unė, ngjarja ėshtė denoncuar nga vėllai im dhe babai i Griseldės. Ndėrsa unė qė nė fillim isha i bindur qė nuk bėhej fjalė pėr rrėmbim. Nuk kisha bėrė asgjė qė tė meritoja diēka tė tillė dhe nuk dija nė fakt si ta shpjegoja. Mendja mė shkonte pėr gjithēka, por vetėm pėr atė qė u zbulua mė vonė nuk besoja.
Kur u kthyet nė shtėpi, nė Kavajė, e pyetėt Griseldėn se si ishte puna dhe ēfarė i kishte ndodhur?
Nuk e pyesja dot, vetėm e dėgjoja pėr ato qė tregonte vetė. Ajo po kalonte njė krizė nervore dhe ishte e kotė tė ngulje kėmbė dhe t’i kėrkoje shpjegime.
Po pasi u sqarua situata, ditėn kur ajo pranoi nė prokurori se kishte sajuar gjithēka, ku dhe rezultoi se nuk kishte qenė shtatzėnė, komunikuat me tė, i kėrkuat ndonjė shpjegim?
Atė ditė qė pranoi sajesėn e saj nė prokurori e kam pėrcjellė pėr nė shtėpinė e saj, por nuk e kam pyetur pėr asgjė dhe as nuk mė ka folur. Ishte shumė e tronditur dhe deri diku e kuptoja, pasi isha nė dijeni tė reagimeve tė saj nervore. Nuk doja as tė diskutoja me tė, sepse e dija qė ajo do tė tronditej mė shumė.
Pra ju e dėrguat atė te prindėrit e saj, qė do tė thotė se jeni ndarė?
Po, po. Pėrfundimisht unė jam ndarė nga Griselda. Dhe shpresoj shumė qė ajo tė shėrohet dhe prindėrit e saj tė kujdesen pėr shėndetin e sė bijės.
Si e pritėn prindėrit e Griseldės gjithė kėtė histori dhe mė pas ndarjen tuaj?
Prindėrit e Griseldės janė njerėz tė mrekullueshėm dhe i respektoj shumė. Babai i saj ėshtė njė burrė i nderuar dhe i respektuar nga unė. Nuk e diskutuan ndarjen, sepse ishte e pritshme pas asaj qė ndodhi. Mė vjen shumė keq pėr nėnėn dhe babanė e Griseldės, pėr tė gjitha ato qė ndodhėn.ETLEVA DELIA
Vajza, ilaēe pėr helmim nė farmaci natėn e “rrėmbimit”
Zbardhet njė tjetėr pjesė e intervalit kohor tė “pengmarrjes” sė Griselda Zaimit, e cila duket se ka tentuar tė vetėhelmohet nė fillim tė kėsaj jave, pikėrisht natėn nė tė cilėn pretendoi se ishte marrė peng nė Tiranė.Atė natė, Griselda Zaimi ka blerė njė sasi tė konsiderueshme ilaēesh tė forta nė njė farmaci, tė cilat, nėse konsumoheshin nė sasi tė madhe, mund tė shkaktonin helmimin e saj. Tri ditė mė parė, policia e kryeqytetit deklaroi se 28-vjeēarja ka qenė me njė shoqe tė saj, shtetasen me iniciale J.T, me tė cilėn ka pirė kafe nė ambientet e lokalit tek Qendra Kristal (nė pronėsi tė bashkėjetuesit tė saj), ku ka qėndruar deri rreth orės 19.00. Gjatė gjithė kėsaj kohe, shoqja e Griseldės ka pohuar se 28-vjeēarja dukej se ishte shtatzėnė. Pasi ka pirė kafe me shoqen e saj, Griselda Zaimi ka marrė taksinė e drejtuar nga shtetasi me iniciale A.C. Sipas Policisė, ky person ka dėshmuar se e ka parė shtetasen Griselda Zajmi, qė nė dukje ishte shtatzėnė, pranė Qendrės Kristal. Pasi e ka marrė nė makinė 28-vjeēaren, taksisti pohon se ajo ka ndaluar tek njė farmaci nė rrugėn “Gjik Kuqali”, ku Griselda ka blerė diēka dhe, mė pas, sipas kėrkesės sė Griseldės, taksisti pohon se e ka dėrguar vajzėn tek Hotel Broadway, qė ndodhet pranė stadiumit “Selman Stermasi” nė Tiranė. Griselda ka bėrė pagesėn e taksisė dhe mė pas shoferi ėshtė larguar.
Misteri i ilaēeve
Griselda Zaimi ka hyrė nė hotel dhe pasi ka prenotuar njė dhomė, ka shkuar atje e vetme e pashoqėruar nga njeri. Ndėrsa po komunikonte me sportelin e hotelit, ajo ka krijuar ndjesinė e njė gruaje shtatzėnė. Por disa orė mė vonė, nė orėn 01:50, Policia ka deklaruar se shtetasja Griselda Zajmi ka dalė nga dhoma dhe u ka kėrkuar punonjėsve tė hotelit tė merrnin njė taksi, pasi nuk ndihej mirė fizikisht. “Kjo shtetase nė kėtė kohė nuk dukej shtatzėnė”, ka thėnė punonjėsi i hotelit. Pikėrisht gjatė katėr orėve tė qėndrimit nė hotel, Griselda Zajmi duket se ėshtė pėrballur me tė vėrtetėn e tė mos qenit shtatzėnė. Pėr kėtė, ajo ka hequr edhe jastėkun qė mbante prej kohėsh nėn rroba, duke krijuar ndjesinė e rreme. Hetuesit pohojnė se nė dhomėn e hotelit janė gjetur kokrra, por ambalazhet e tyre kanė humbur. Pėr kėtė shkak, barnave nė fjalė do t’u bėhet njė analizė pėr pėrcaktimin e pėrmbajtjes sė tyre. Kjo, pasi nė farmacinė ku ėshtė kryer blerja e ilaēeve, ka qenė e pamundur tė sqarohet diēka, pėr shkak se atė ditė subjekti ka lėshuar shumė fatura qė kanė datėn, por nuk kanė orėn e plotėsimit. Burimet nga hetimi i ēėshtjes thanė se Griselda Zajmi, pasi ka hyrė nė hotel, dyshohet se ka tentuar tė konsumonte disa nga ilaēet qė kishte pirė, me qėllim kryerjen e ndonjė akti ndaj vetes. Madje, hetuesit nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė vajza tė ketė konsumuar disa nga medikamentet, pasi orė mė pas nuk ėshtė ndier mirė, derisa ka mbėrritur me taksi nė klinikėn “Ikeda”, ku ka bėrė edhe njė serum pėr helmim. Pėr shkak se mostrat e gjakut janė marrė 48 orė me vonesė nė mjekėsinė ligjore dhe nė maternitet gjatė kryerjes sė ekspertizės, mjekėt nuk kanė arritur tė konfirmojnė nėse 28-vjeēarja kishte konsumuar ndonjė nga ilaēet. Disa prej tyre janė gjetur nė dhomėn e hotelit, por pėr shkak se ato ishin pėrzier me njėra-tjetrėn dhe ambalazhi ishte dėmtuar, ėshtė ende e paqartė pėrmbajtja e kėtyre barnave.
Ngjarja
Taksisti me iniciale B.K e ka marrė Griseldėn nė hotel dhe e ka dėrguar atė tek klinika mjekėsore “Ikeda”. Pasi e ka lėnė aty, shoferi ėshtė larguar, ndėrkohė qė policia ka pyetur mjekun dhe punonjėsin e klinikės “Ikeda” dhe, konkretisht, shtetasin me iniciale L.G (mjek), i cili ka cituar se “Griselda ėshtė paraqitur nė kėtė klinikė rreth orės 02:10″ dhe ankohej pėr tė vjella dhe diarre. Sipas mjekut, menjėherė ėshtė bėrė terapia e kėsaj shtetaseje nga ana e stafit mjekėsor, duke e trajtuar me serum. Mjeku deklaron se kjo shtetase nė dukje nuk ishte shtatzėnė dhe nuk pasur ankesa nė lidhje me shtatzėninė. Kjo shtetase ka qėndruar nė kėtė klinikė deri rreth orės 03.20 dhe mė pas ėshtė larguar me taksi.
Pamundėsia e lindjes sė fėmijės u verifikua qė nė vitin 2007
TIRANE – Pamundėsia e Griselda Zajmit pėr tė lindur fėmijė, njė fakt qė u bė i ditur njė ditė pas “rrėmbimit”, ka qenė njė konstatim mjekėsor i vitit 2007. Qė nė atė kohė, sipas grupit hetimor, mjekėt kanė konstatuar fillimisht probleme dhe mė pas anomali nė aftėsinė riprodhuese tė vajzės. Griselda Zajmi, sipas hetuesve, thuajse ēdo vit nuk kishte reshtur sė interesuari nė lidhje me kėtė fakt. Nė vitin 2007, 2008, 2009 dhe 2010, Griselda Zajmi ka shkuar nė klinika tė ndryshme nė Tiranė, duke kryer ekzaminime dhe vizita tė vazhdueshme nė lidhje me problemin shėndetėsor nė fjalė. Njė fakt i tillė ėshtė konfirmuar nga dokumentet e sekuestruara prej grupit hetimor nė banesėn e 28-vjeēares, por edhe nė spitalet dhe klinikat ku ajo ėshtė paraqitur pėr vizita dhe ekzaminime mjekėsore. Sipas tė gjitha tė dhėnave, rezulton se konstatimi i problemeve shėndetėsore tė 28-vjeēares ka ndodhur para se ajo tė fillonte bashkėjetesėn me Elvis Roshin. Pikėrisht problemi shėndetėsor nė fjalė dyshohet se ka qenė shkak i gjithė ngjarjeve qė ndodhen javėn e kaluar, pasi 28-vjeēarja ka sajuar shtatzėninė duke dashur tė mos humbiste lidhjen me kryebashkiakun aktual tė Kavajės.
Fertiliteti
Fertiliteti ėshtė njė term mjekėsor qė pėrshkruan aftėsinė e femrave pėr tė mbetur shtatzėnė. Nė terminologjinė mjekėsore, fertiliteti nėnkupton aftėsinė pėr t’u riprodhuar, por nė shkenca tė ndryshme ky term merr edhe kuptime tė tjera. Kėshtu, nė statistikė, fertiliteti paraqet numrin e tė lindurve tė gjallė nė raport me numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė femėrore nė periudhėn fertile (15-49 vjet). Periudha fertile nėnkupton moshėn gjatė sė cilės femra ėshtė e aftė tė mbetet shtatzėnė. Fertiliteti dėmtohet nga faktorė tė lindur dhe faktorė tė fituar, siē janė dėmtimet fizike apo biologjike gjatė jetės. Fertiliteti ndikohet nga sėmundja nė organet gjenitale tė femrės ose nga faktorė tė tjerė tė posaēėm.
Hetohen telefonatat e dy familjeve
Grupi hetimor i ngritur pėr ngjarjen e ndodhur me Griselda Zajmin ka kėrkuar tabulatet dhe tė dhėnat e telefonatave tė dy familjeve, pėr tė kompletuar tė dhėnat e nevojshme pėr zbardhjen e ngjarjes. Pas dyshimeve dhe informacioneve se tė afėrmit e Griselda Zajmit kanė pasur dijeni se “ngjarja nuk ėshtė serioze”, ndėrkohė qė policia e prokuroria ishin alarmuar natėn e parė nga denoncimi pėr rrėmbim, hetuesit kanė vendosur tė verifikojnė gjithēka. Tė afėrmit e Griseldsa Zajmit dyshohet se kanė biseduar me familjarė tė tyre jashtė Shqipėrisė, duke u thėnė tė mos shqetėsoheshin pėr lajmet qė po jepeshin, pasi situata nuk ishte tamam ashtu. Policia dhe Prokuroria kanė nisur po kėshtu kėrkesė tek kompanitė pėrkatėse pėr tablatet e anėtarėve tė familjes sė Elvis Roshit pėr tė zbardhur rrethanat e ngjarjes.TRAZHGIM SOKOLAJ

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

“Griseldėn e kisha vetėm tė dashur, s’do martohesha” :: Komentet

Mesazh prej Thu Jun 09, 2011 4:35 pm nga lidabica

Po vetem te dashur qe e perdore neper fushate....tamam si Edvin-komandanti yt

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi