ILIRIADA PORTAL

Kushtetuesja rrėzon dekretet e Topit, zgjat mandatin e anėtarėve tė saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11062011

Mesazh 

Kushtetuesja rrėzon dekretet e Topit, zgjat mandatin e anėtarėve tė saj




Zgjatet me 3 vite tė tjera rikonfigurimi i Gjykatės Kushtetuese, PD fiton ēėshtjen

Gjykata Kushtuese i ka dhėnė fund dje debatit tė madh tė bllokimit tė dekreteve tė kreut tė shtetit nga mazhoranca, pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė dhe Gjykatės Kushtetuese. Ashtu siē edhe pritej, Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar bllokimin e dekreteve tė kreut tė shtetit edhe pėr tre vite tė tjera, ndėrsa ėshtė shprehur pro zgjatjes sė mandateve tė 3 anėtarėve

tė saj, pavarėsisht se u ka mbaruar mandati 9 vjeēar. Partia Demokratike i kėrkoi Kushtueses interpretimin pėrfundimtar tė nenit 125, pikat 1 dhe 2; nenit 136, pikat 1 dhe 5 (vetėm pėr gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė); nenit 125, pika 3 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė, lidhur me kriteret e pėrzgjedhjes sė gjyqtarėve dhe rotacionit nė Kushtetuese. Mes pikės 2 tė Nenit 125 tė Kushtetutės qė thotė se mandati i anėtarit tė Kushtetueses zgjat 9 vite dhe pikės 3 po tė kėtij neni, i cili thotė se Kushtuesja pėrtėrihet nė ēdo tre vite me vetėm 1/3 e anėtarėve tė saj, Kushtetuesja e ka zgjedhur tė pranojė pikėn 3, qė do tė thotė se dekretet e Topit pėr emėrimin e 3 anėtarėve tė rinj nė kėtė gjykatė zgjaten edhe pėr 3 vite tė tjera.“Interpretimin e nenit 125/3 tė Kushtetutės si vijon: 1. Parashikimi i nenit 125/3 tė Kushtetutės pėrbėn njė parim organizativ, i bazuar nė veēoritė specifike tė procesit kushtetues dhe qė ka pėr qėllim ruajtjen nė pėrbėrje tė Gjykatės Kushtetuese tė njė shumice prej dy tė tretave tė anėtarėve nė detyrė, duke bėrė tė mundur krijimin e njė pėrvoje juridike tė posaēme nė fushėn e gjykimit kushtetues. Kjo pėrvojė e pėrftuar nga Gjykata, duke qenė se ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė cilėsinė e vendimmarrjes sė saj, konsiderohet njė vlerė e mbrojtur nga Kushtetuta. 2. Gjetja dhe zbatimi i njė mekanizmi tė pėrshtatshėm, pėr tė respektuar nenin 125/3 tė Kushtetutės, ėshtė kompetencė e ligjvėnėsit kushtetues. Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare”, thuhet mė tej nė vendimin e Kushtetueses.



Interpretimi i nenit 125
Sipas kėrkesės sė PD, Gjykata Kushtuese ka interpretuar edhe nenin 125 tė Kushtetutės, nen i cili flet pėr organizimin e kėsaj gjykate. “Interpretimin e nenit 125 tė Kushtetutės si vijon: Neni 125 i Kushtetutės sanksionon dy parime tė rėndėsishme pėr garantimin e pavarėsisė sė Gjykatės Kushtetuese: parimi i qėndrueshmėrisė nė pėrbėrjen e Gjykatės dhe parimi i garantimit tė kohėzgjatjes sė mandatit tė gjyqtarit kushtetues. Interpretimin e nenit 125/2 tė Kushtetutės si vijon: Gjatė ushtrimit tė kompetencave kushtetuese pėr emėrimin e gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, Presidenti i Republikės dhe Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė janė interpretuesit e parė tė normės kushtetuese prandaj, bazuar nė parimin e luajalitetit kushtetues, duhet tė bashkėpunojnė pėr pėrcaktimin e kritereve ligjore nė pėrputhje me kėrkesėn kushtetuese pėr kualifikim tė lartė, pėr tė siguruar njė pėrbėrje cilėsore tė kėsaj Gjykate”, thuhet nė vendim.

Nenet pėr interpretim
Neni 125
1. Gjykata Kushtetuese pėrbėhet nga 9 anėtarė tė cilėt emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit.
2. Gjyqtaret emėrohen pėr 9 vjet pa tė drejtė riemėrimi nga radhėt e juristėve me kualifikim tė lartė dhe me pėrvojė pune jo me pak se 15 vjet nė profesion.
3. Pėrbėrja e Gjykatės Kushtetuese pėrtėrihet ēdo tre vjet nė njė tė treten e saj sipas procedurės sė caktuar me ligj.
Neni 1361. Anėtarėt e Gjykatės sė Lartė emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit.
5. Gjyqtarė mund tė jenė vetėm shtetasit me arsim tė lartė juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.

Situata e krijuar nė Kushtetuese
Kushtetuta parashikon qė kur anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese i mbaron mandati, ky i fundit duhet tė zėvendėsohet sipas procedurave pėrkatėse. Ndėrkoha ligji pėr organizimin dhe funksionim e Gjykatės Kushtetuese parashikon qė Gjykata Kushtetues nuk mund tė ripėrtėrihet mė shumė se me 1/3 brenda njė periudhe kohore prej 3 vitesh. Nė rastin konkret Kushtetuesja duhet tė bėjė njė rotacion me 2/3, pasi 6 nga 9 anėtarė, ishin pa mandat. Tre anėtarė u zėvendėsuan disa muaj mė parė. Ndėrkohė, nė kushtet kur kreu i shtetit dekretoi edhe tre kandidatė tė tjerė si anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese, demokratėt e pezulluan procesin e shqyrtimit tė tyre, duke i kėrkuar Kushtetueses tė vendosė pėr kėtė pėrplasje ligjesh. Pra Kushtetuesja duhet tė vendosė pėr zgjatjen e mandatit tė anėtarėve tė saj. Vetė Kuvendi inkurajoi Kushtetuesen tė zgjasė mandatin e anėtarėve tė saj dhe tė pezullojė pėr tre vitet kandidatėt e rinj tė dekretuar nga kreu i shtetit. I gjithė qėllimi i demokratėve ėshtė ngrirja e kėtij procesi pėr tre vite mė radhė, pasi nuk i ka numrat e duhur pėr tė vendosur pėr fatin e dekreteve. Pyetjet e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese drejtuar deputetit Gumi dhe pėrfaqėsuesit tė Kuvendit janė pėrqendruar nė faktin nėse ky ėshtė njė boshllėk qė ka nevojė pėr interpretim nga gjykata apo ėshtė njė ēėshtje qė mund tė zgjidhet me amendimin e ligjeve organike.

Kushtetuesja interpreton nenin 125, pika 3 tė Kushtetutės
Kėrkuesit kanė kėrkuar, gjithashtu, interpretimin e nenit 125/3 tė Kushtetutės, sipas tė cilit “Pėrbėrja e Gjykatės Kushtetuese pėrtėrihet ēdo tre vjet nė njė tė tretėn e saj sipas procedurės sė caktuar me ligj. Gjykata thekson se ēdo dispozitė e Kushtetutės duhet tė interpretohet nė mėnyrė qė tė jetė e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese. “Me qėllim qė tė pėrcaktohet nėse njė organ ėshtė “i pavarur”, Gjykata ēmon se, ndėr tė tjera, duhet konsideruar mėnyra e emėrimit tė anėtarėve tė tij, si dhe kohėzgjatja e funksionit tė tyre (shih vendimin nr.20, datė 09.07.2009 tė Gjykatės Kushtetuese). Garancia e kohėzgjatjes dhe paprekshmėrisė sė mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike qė mund tė vijnė nė pushtet. Vetėm njė gjykatė e pavarur, tė cilės i garantohet paprekshmėria e mandatit tė anėtarėve tė saj, mund tė konsiderohet si njė gjykatė qė administron drejtėsinė kushtetuese, nė pėrputhje me parimet kushtetuese. Edhe pse mandati i gjyqtarit kushtetues ka kuptimin e njė mandati tė dhėnė (jo tė fituar nėpėrmjet votės sė zgjedhėsve aktivė), parimi i pavarėsisė nėnkupton, gjithashtu, se gjyqtari, nė momentin e emėrimit, duhet tė dijė kohėzgjatjen e kėtij mandati, bazuar nė rregullimet ligjore pėrkatėse dhe kjo kohėzgjatje nuk mund tė lihet nė diskrecion tė organeve qė e kanė emėruar/zgjedhur atė”, thuhet nė vendim. Sipas saj, rregullimi kushtetues i nenit 125/3 tė Kushtetutės pėrbėn njė parim organizativ, i cili bazohet pikėrisht nė veēoritė specifike tė procesit kushtetues qė, pėrveē njohurive tė gjyqtarėve, kėrkon dhe pėrvojėn e duhur. “Ky rregullim ka pėr qėllim ruajtjen nė pėrbėrje tė Gjykatės tė njė shumice prej dy tė tretave tė anėtarėve me stazh nė detyrė, ēka bėn tė mundur krijimin e njė pėrvoje juridike tė posaēme dhe tė specializuar nė gjykimin kushtetues, e cila nuk mund tė pėrftohet askund tjetėr. Kjo bazė njohurish tekniko-juridike nė fushėn e gjykimit kushtetues, duke qenė se ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė cilėsinė e vendimmarrjes, konsiderohet nga Gjykata si njė vlerė e mbrojtur nga Kushtetuta”, thuhet nė vendim.

Kushtetuesja: Kuvendi tė zgjidhė boshllėkun
Tė zėnė ngushtė nga njė kėrkesė, e cila do tė vėrė nė pah moralin dhe profesionalizimin e tyre, Kushtetuesja e ka kėrkuar nga Kuvendi qė ta zgjidhė vetė kėtė pėrplasje, duke hartuar njė ligj tė ri organik pėr funksionimin dhe organizimin e kėsaj gjykate. Por njė gjė e tillė do tė ishte e pamundur, pasi ligji organik kėrkon edhe konsensusin e opozitės, gjė e cila do tė ishte e pamundur. Opozita e ka kushtėzuar konsensusin e saj me transparencėn e zgjedhjeve tė qershorit. Nė kėto kushtet Gumi ka nėnvizuar se situata politike nuk ėshtė shumė premtuese pėr kalimin e ligjeve qė kėrkojnė 3/5. Kjo do tė thotė se Kushtetuesja pėrfundimisht duhet tė vendosė vetė pėr mandatin e anėtarėve tė saj. Nė kėtė situatė, mazhoranca dhe Kushtetuesja kanė njė interes tė pėrbashkėt, njėra pėr tė shpėtuar nga njė pėrēarje tė mundshme gjatė miratimit tė dekreteve dhe tjetra pėr tė zgjatuar mandatin e anėtarėve tė saj.


SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi