ILIRIADA PORTAL

Gjermania do tė lobojė fuqishėm pėr pėrmbylljen e njohjeve tė Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11062011

Mesazh 

Gjermania do tė lobojė fuqishėm pėr pėrmbylljen e njohjeve tė Kosovės




Nė ditėn e dytė tė vizitės zyrtare nė Republikėn Federale tė Gjermanisė, Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ėshtė takuar me Ministrin Federal tė Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė, Guido Westerwelle.
Pas takimit, Westerwelle ka thėnė se diplomacia gjermane do tė angazhohet fuqishėm nė pėrkrahjen e diplomacisė kosovare nė pėrpjekjet pėr tė shtuar numrin e njohjeve tė shtetit tė Kosovės dhe anėtarėsimin nė organizatat e ndryshme ndėrkombėtare.
“Pėrshėndesim njohjen qė ka ardhur dy ditė mė parė nga Principata e Andorrės dhe ftojmė tė gjitha shtetet qė ta njohin Republikėn e Kosovės”, ka thėnė Ministri i Jashtėm gjerman.
Westerwelle, po ashtu, ka thėnė se Gjermania do tė ndikojė te tė pesė shtetet e BE-sė qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn, qė sa mė parė tė marrin njė vendim tė tillė dhe se Gjermania do tė ndihmojė Kosovėn edhe sa i pėrket nėnshkrimit tė marrėveshjeve dhe vendosjen e marrėdhėnieve kontraktuale me Bashkimin Evropian.
Ministri Federal i Punėve tė Jashtme ka shprehur pėrkrahjen e palėkundur tė Gjermanisė sa i pėrket sovranitetit dhe integritetit territorial tė Kosovės.
“Ne jemi tė bindur se harta gjeografike e Ballkanit ėshtė e pėrfunduar dhe se Kosova dhe rajoni ka njė tė ardhme evropiane. Ne do tė pėrkrahim fuqishėm procesin e liberalizmit tė vizave dhe integrimin e Kosovės nė BE. Evropa nė kėtė formė, po a mban fjalėn se tė gjitha shtetet e Ballkanit kanė perspektivė evropiane”, ka thėnė Westerwelle.
Ai ka shprehur pėrkrahje edhe pėr reformat qė po zhvillohen nė Kosovė, dhe ka premtuar ndihmėn e Gjermanisė sa i pėrket zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit tė ligjit dhe proceset e tjera nė Kosovė.
Nė anėn tjetėr, Ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj, ka falėnderuar Ministrin Westerwelle pėr qėndrimet e qarta mbėshtetėse rreth tė gjitha proceseve nė Kosovė, veēanėrisht rreth perspektivės evropiane tė shtetit tė Kosovės.
Hoxhaj ka thėnė se adresa e parė politike nė Evropė pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj ėshtė Berlini.
“Kosova ėshtė e pėrkushtuar qė tė forcojė partneritetin strategjik me Gjermaninė, pasi qė Gjermania dhe populli i saj nė ēdo kohė, nė ēdo rrethanė e kanė mbėshtetur dhe vazhdojnė tė mbėshtesin popullin dhe shtetin e Kosovės”, ka thėnė Hoxhaj. Ai ka kėrkuar ndihmėn e diplomacisė gjermane nė pėrmbylljen e suksesshme tė procesit tė njohjeve tė pavarėsisė sė Kosovės.
Rreth proceseve integruese tė Kosovės, Hoxhaj ka thėnė shteti dhe qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė perspektivė tė qartė evropiane.
“Kosova dhe kosovarėt nuk mund tė vazhdojnė tė jenė shteti dhe populli mė i izoluar nė Ballkan”, ka thėnė Hoxhaj duke kėrkuar ndihmėn e Gjermanisė pėr pėrshpejtimin e procesit tė liberalizimit tė vizave dhe proceset tjera integrues tė Kosovės nė BE.
Gjatė takimit, Ministri Hoxhaj dhe Ministri Westerwelle, kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr thellimin e bashkėpunimit mes dy diplomacive.
Tė premten, Ministri Hoxhaj ka takuar edhe kėshilltarin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dr. Christoph Heusgen.
Nė kėtė takim, Ministri Hoxhaj ka marrė pėrgėzime pėr progresin qė po shėnohet nė Kosovė dhe pėr reformat qė po implementohen nga institucionet kosovare. Po ashtu, Heusgen ka shprehur pėrkrahje tė plotė pėr Kosovėn dhe sfidat e saj nė rrugėn e konsolidimit tė shtetėsisė, forcimin e subjektivitetit ndėrkombėtar dhe integrimet euroatlantike.
Ministri Hoxhaj ka zhvilluar edhe njė takim pune dhe ka mbajtur njė fjalė rasti nė Fondacionin “Körber-Stiftung”, para shumė diplomatėve dhe pėrfaqėsuesve politikė gjermanė.
Ministri i Jashtėm i Kosovės ka zhvilluar njė takim edhe me Tom Koenigs, pėrfaqėsues i partisė sė tė gjelbėrve tė Gjermanisė. Nė kėtė takim, Hoxhaj ka marrė mbėshtetjen e kėsaj partie me influencė nė politikėn gjermane, pėr proceset nė Kosovė dhe zhvillimet integruese ndėrkombėtare tė saj.

Bota Sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi