ILIRIADA PORTAL

Sheqeri, helmi i ėmbėl

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13062011

Mesazh 

Sheqeri, helmi i ėmbėl




Sipas kėrkimeve tė fundit, konsumi i sasisė sė sheqerit mbi normat e lejuara, ėshtė shumė herė mė i dėmshėm sesa mendohet, madje qėndron nė origjinė tė disa llojeve tė tumoreve, pėrveē diabetit dhe obezitetit
Nė 26 maj tė vitit 2009, mjeku Robert Lustig mbajti njė konferencė me titullin “Sheqeri, e vėrteta e hidhur”, qė nė korrik tė vitit 2010 u postua nė “You Tube”. Qė atėherė kjo video ėshtė parė mė shumė se 800 mijė euro me njė mesatare prej 50 mijė spektatorėsh tė rinj ēdo muaj. Lusting ėshtė njė specialist i endokrinologjisė pediatrike dhe njė nga ekspertėt mė tė mėdhenj tė obezitetit te fėmijėt nė “School of medicine” nė Universitetin e Kalifornisė nė San Franēisko, njė nga fakultetet mė tė mira tė mjekėsisė nė SHBA. Lusting ėshtė njeriu qė nė studimet e tij e ka cilėsuar sheqerin si “helm” dhe “toksinė”. Me fjalėn sheqer ai nuk nėnkupton vetėm substancėn e bardhė dhe kokrrizore qė i hedhim kafesė - teknikisht i njohur si sakarozi - por edhe shurupin e misrit me njė pėrmbajtje tė lartė fruktoze atė qė Lustig e konsideron si njė nga “vrasėsit” mė tė kėqij qė ka parė ndonjėherė. Lustig ka tė drejtė, konsumi i tepėrt i sheqerit ėshtė shkaku kryesor i rritjes marramendėse tė rasteve tė obezitetit dhe diabetit nė SHBA dhe Europė nė 30 vitet e fundit. Por teza e tij ka tė tjera pasoja. Sipas tij, konsumi i sheqerit ka shumė mundėsi tė jetė edhe shkaku kryesor i shumė patologjive qė zakonisht i janė atribuuar stilit tė jetesės perėndimore, si kardiopatitė, tensioni i lartė i gjakut dhe lloje tė ndryshme tumoresh. Fakti qė kaq shumė njerėz e kanė parė videon e konferencės do tė thotė se ndoshta fjalėt e Lustig kanė nisur tė dėgjohen. Kjo, jo vetėm sepse Lustig ka bėrė kėrkime tė detajuara mbi sheqerin, por nė ndryshim me shumė studiues tė tjerė ėshtė gati tė theksojė nė ēdo rast se sheqeri ėshtė njė substancė toksike me tė cilėn abuzohet shumė. Sipas tij duhet konsideruar si alkooli dhe duhani: njė vrasės i vėrtetė. Ne tė gjithė e dimė se mjekėt dhe dietologėt pėrsėritin se njė dietė e shėndetshme kėrkon njė konsum tė madh tė frutave dhe perimeve, mė pak yndyra, mish tė kuq dhe kripė. Gjithsesi, nuk ėshtė e kėndshme tė zbulosh se njė element i dietės sonė ushqimore, jo vetėm qė ėshtė pak i shėndetshėm, por mund tė jetė edhe helmues. Megjithatė, Lustig ka mbledhur dhe pėrpunuar njė mal me prova qė i gjykon mjaft tė vlefshme pėr ta ‘dėnuar” sheqerin njėherė e pėrgjithmonė.
Kaloritė boshe
Sheqeri i rafinuar, d.m.th sakarozi, formohet nga njė molekulė glukoze qė lidhet me njė molekulė fruktoze. Fruktoza qė ėshtė thuajse dy herė mė e ėmbėl se glukoza, ėshtė ai qė e dallon sheqerin nga ushqimet e tjera tė pasura me karbohidrate si buka apo patatet, qė gjatė tretjes shpėrbėhen nė glukozė. Shumica e mjekėve mendojnė se sheqernat i japin organizmit kalori boshe (d.m.th pa substanca ushqyese si proteinat apo vitaminat) e qė ne tentojmė t’i marrim me shumicė, sepse kanė shije tė mirė. E vėrtetė apo e rreme qoftė teoria e kalorive boshe, ajo qė ėshtė e sigurt lidhet me faktin se na lejon qė tė mendojmė se ia hedhim fajin sheqerit pėr diabetin, obezitetin, tensionin e lartė tė gjakut, ngrėnies sė ērregullt dhe ushtrimeve tė pakta fizike. Gjithsesi, hipotezat e Lustig nuk lidhen me konsumin e kalorive boshe, por me sheqerin dhe karakteristikat e tij specifike, sidomos pėr mėnyrėn se si trupi njerėzor metabolizon fruktozėn, nė gjendje ta bėjė atė tė dėmshme, sidomos nėse tejkalohet konsumi.
Drejt e nė mėlēi
Pėrcaktimi i pėrdorur nga Lusting, do tė thotė se mund tė marrim 100 kalori glukoze (nga njė patate, njė panine apo tė tjera produkte) apo 100 kalori nga sheqeri (gjysmėfruktozė e gjysmėglukozė), e qė kėto kalori do tė metabolizohen nė mėnyra tė ndryshme dhe do tė kenė njė efekt tė ndryshėm nė trupin tonė. Kaloritė janė tė njėjta, por pasojat nė metabolizėm janė tė ndryshme. Fruktoza e pranishme te sheqeri metabolizohet kryesisht nga mėlēia, ndėrsa glukoza metabolizohet nga ēdo qelizė e trupit. Pra, konsumimi i sheqerit do tė thotė mė shumė punė pėr mėlēinė. Shpejtėsia me tė cilėn mėlēia duhet tė kryejė funksionin e saj influencon edhe mėnyrėn me tė cilėn metabolizohet fruktoza dhe glukoza. Te kafshėt, kur fruktoza godet mėlēinė nė njė sasi tė mjaftueshme dhe me njė shpejtėsi tė konsiderueshme, mėlēia e shndėrron njė pjesė tė tij nė yndyrė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, teprica e glikogjenit shndėrrohet menjėherė nė yndyrė. Disa persona mendojnė nė mėnyrė tė gabuar qė, nėse konsumojnė ushqime pa yndyrė ose tė varfra nė yndyrė mund tė mos vėnė peshė, por nė tė vėrtetė edhe ushqimet qė pėrmbajnė shumė sheqerna mund tė na shėndoshin. Nė shumė raste, sasia e tepėrt e sheqerit qė qarkullon nė gjakun tonė shndėrrohet nė yndyrė. Me sa duket kjo krijon rezistencėn ndaj insulinės qė sot konsiderohet si problemi kryesor i obezitetit, kardiopative dhe diabetit tė tipit 2, qė ndeshet shpesh te personat obezė ose nė mbipeshė.
Kjo mund tė jetė edhe pikėnisja pėr tė shpjeguar forma tė ndryshme tumori. Herėn e fundit qė njė agjenci qeveritare amerikane ka ekzaminuar me hollėsi lidhjen mes sheqerit dhe shėndetit ishte nė vitin 2005, nė njė raport tė Institutit tė Mjekėsisė pjesė e “National Academies”. Autorėt pranonin se sheqeri mund tė rrisė rrezikun e patologjive kardiake dhe diabetit, duke rritur edhe nivelet e kolesterolit tė keq, por nuk i konsideronin si pėrfundimtare kėto studime. Ēėshtja ishte konfuze: nuk ishte as nė gjendje tė vendosej se ēfarė sasie sheqeri mund tė konsiderohej e dėmshme. Po ashtu, njė tjetėr studim i bėrė nė vitin 2010 tregonte se “nuk ka asnjė studim shkencor qė tregon mbi sasinė e sheqerit qė duhet konsumuar nė njė dietė tė ekuilibruar”. Ishte i njėjti pėrfundim ku kishte arritur “Food and drug administration” (FDA), agjencia amerikane pėr kontrollin e barnave dhe produkteve ushqimore, herėn e fundit qė ishte marrė me sheqerin nė 1986-n. Sipas tyre nuk ekzistonin prova pėr rreziqet qė kanoseshin kur sheqernat konsumoheshin pėrtej njė kufiri tė caktuar. Ajo qė duhet tė kemi parasysh, mbėshtet Walter Grinsmann, administrator i FDA-sė dhe autori kryesor i raportit nė vitin 1986, ėshtė se sheqeri dhe shurupi i misrit me pėrmbajtje tė lartė fruktoze mund tė jenė helmues, por ēdo substancė tjetėr mund tė jetė e tillė nėse konsumohet nė mėnyra dhe sasi jo tė zakonshme pėr qeniet njerėzore. Por pyetja qė shtrohet prej kohėsh ėshtė: cila dozė e bėn tė dėmshme njė substancė tė parrezikshme? Sa sheqer duhet tė konsumojmė para se tė bėhet i rrezikshėm? Kur Glinsmann dhe kolegėt e tij tė FDA-sė vendosėn qė asnjė provė e bėrė nuk tregonte rrezikshmėrinė e sheqerit, u bazuan nė njė konsum mestar pėr person rreth 18 kilogramė nė vit, pėrveē sasisė sė marrė nė mėnyrė natyrale nga frutat dhe perimet. Kjo dozė, ekuivalente me 200 kalori sheqeri nė ditė, d.m.th mė pak sesa pėrmbajnė njė kanoēe e gjysmė Coca-Cola apo dy gota lėng molle. Nėse vėrtet do tė konsumonim kėtė sasi sheqeri tė shtuar pjesa mė e madhe e dietologėve, pėrfshi dhe Lustig do tė ishte shumė e kėnaqur. Por nė fillim tė viteve 2000, gjithmonė sipas Ministrisė sė Bujqėsisė dhe ushqimit nė Amerikė, konsumi i sheqerit kishte kaluar nė 40 kilogramė nė vit pėr person. Kjo rritje ka koinciduar me epideminė e obezitetit dhe diabetit, dy sėmundje kėto qė po bėhen gjithmonė e mė vrasėse. Nė 1980, njė amerikan nė shtatė tė tillė ishte obez dhe thuajse 6 milionė ishin diabetikė. Nė fillim tė viteve 2000, kur konsumi i sheqeri arriti pikun maksimal, njė e treta e amerikanėve ishte obeze dhe 14 milionė ishin diabetikė. Edhe pse nuk janė pėrfundimtare dhe tė bazuara shkencėrisht, prapė ka plot arsye pėr ta konsideruar sheqerin si helmin e bardhė qė tė vret ngadalė. Nė fakt, sheqeri nuk ėshtė i dėmshėm nė vetvete nėse konsumohet nė sasi normale e tė kontrollueshme (pėrafėrsisht me 5-7% tė kalorive tė pėrditshme, ose mė saktė nga 25 deri nė 45 gramė). Por njė dietė e pasur me sheqerna, sidomos kur ka nė pėrbėrje tė saj njė nga kėto produkte industriale (kėtu futen kokoshkat, kroasantėt, si edhe pijet e gazuara qė konsumojmė nė jetėn e pėrditshme), ėshtė nė gjendje qė tė vėrė nė njė provė shumė tė vėshtirė trupin tonė, ashtu siē edhe kanė zbuluar shumė studime shkencore tė kryera nė vitet e fundit.
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi