ILIRIADA PORTAL

Kasmi: Mosperputhja e tapive me dokumentet, ja zgjidhja qe jep Qeveria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14062011

Mesazh 

Kasmi: Mosperputhja e tapive me dokumentet, ja zgjidhja qe jep Qeveria




Gjate inspektimeve ne terren jane vene re mos perputhje te titujve te pronesise me dokumentacioni, gje qe synohet te zgjidhet shpejt ne menyre qe qytetaret te kene garanci per pronen e tyre, si nga ana ligjore ashtu dhe nga ajo juridike. Zevendesministrja e Drejtesise, Brikena Kasmi deklaron se problemi i pronave te cilat i kane qytetaret, por kane mungese dokumentacioni eshte drejt zgjidhjes. "Qytetaret faktikisht i gezonin ndertimet dhe nga ana juridike nuk ishin pjese e tregut. Gjate procesit te legalizimeve dhe gjate procesit te regjistrimeve te pasurive te paluajtshme, shpesh here jemi ndeshur me shqetesime te qytetareve, te cilat kane te bejne me pronat e tyre te paluajtshme perpara vitit 1990", tha Kasmi ne nje interviste per televizionin "Klan". Por ku konsiston procesi i ketij rishikimi? Sipas zevendesministres eshte bere i mundur verifikimi i listave me problemet qe mbartin nje numer i madh ankesash. "Ne kemi identifikuar keto problematika sipas procesit qe kemi ndjekur deri tani, procesit te ankesave apo te takimit me qytetaret dhe tashme do te identifikohen dhe nga aspektet e dokumentacionit juridik dhe institucional qe neve disponojme", shprehet Kasmi. Zevendesministrja shton se probleme te tilla lidhen me situata ku ekzistojne vetem dokumentet e hartave te arkivit teknik, por nuk ekzistojne titujt e pronesise, pra nuk ka certifikata te individit me tituj pronesie. Nje shembull konkret dha dhe kryeministrit Sali Berisha, i cili ne mbledhjen e qeverise i kerkoi Ministrise se Drejtesise rishikimin e ligjit. "Nje qytetare nga Elbasani me informon se punonjes zyrtare i kerkojne atij te kryej proceduren e legalizimit per oborrin e tij, i cili ne 100 vitet e fundit ka mbetur ai qe eshte. E njejta gje ndodh me qytetaret me orgjine nga Kosova qe kane ardhur ketu para 1940 dhe qe shteti u ka dhene token ne perdorim. Kerkoj te rishikohet ligji", tha Berisha pak kohe me pare. Grupi i punes ka hartuar tashme nje strategji teresore te se drejtes se prones. Nje ceshtje e kerkuar me ngulm edhe ne kuader te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. "Ne disa raste u identifikua objekti, qe do te thote se nga arkivi teknik ne kemi keto harta per keto ndertime ekzistuese perpara 1990-es, por nuk eshte identifikuar subjekti qe i gezon keto prona, pra pronari. Ne keto raste do te behet identifikimi i objektit dhe subjektit, lidhjen me tyre dhe do te behet identifikimi i detajeve qe do te kerkojne ndryshimet ligjore. Do te kerkojne ate qe ne e quajme legalizim", tha dje Kasmi.

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi