ILIRIADA PORTAL

Mbyllet numerimi, fitues rikonfirmohet Basha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24062011

Mesazh 

Mbyllet numerimi, fitues rikonfirmohet Basha




Rozeta Rapushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli dje hapjen e 1793 kutive ne 368 qendra votimi, nga ku kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha rezulton fitues me nje epersi prej 95 votash. Nga verifikimi i fletevotimeve te hedhura ne kutite e gabuara, iu dha e drejta e leximit te verdiktit, 3 mije qytetareve qe zgjodhen mes Bashes e Rames. Ne perfundim te vleresimit dhe numerimit te votave per te 11 njesite bashkiake ne kryeqytet, kandidati demokrat thelloi edhe me avantazhin ndaj kundershtarit te tij, kandidatit te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Edi Rama ne garen per Bashkine e Tiranes nga 81 vota ne 95. Ne mbledhjen e sotme, ky institucion pritet qe te beje edhe ndryshimet ne tabelat e rezultateve, duke i dhene fund procesit per kryeqytetin. Nga vleresimi dhe numerimi i njesise bashkiake numer 11, qe i perkonte KZAZ-se numer 55, e fundit per Tiranen, rezultoi dje se kandidati Basha doli me 14 vota me shume se kundershtari i tij ne kete gare Rama, duke e cuar diferencen mes tyre ne 95 vota. Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, e mbylli dje mbledhjen pa lene nje orar se kur do te mund te perfundoje procesi i ndryshimit te rezultatit ne tabelat permbledhese, qe pritet te perfundoje diten e sotme. "Besoj se ketu mbyllet ky proces per kete faze. Me ngelet vetem t'ju pershendes dhe t'ju falenderoj ju perfaqesues te partive politike, vezhgues te ketyre partive dhe stafin e KQZ-se qe bete nje pune te veshtire, por te shpejte dhe korrekte. Me kete falenderim e mbyllim ketu kete pjese", u shpreh Ristani. Mbledhja e djeshme e KQZ-se, e fundit per procesin e numerimit dhe vleresimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar, u ndoq per disa momente edhe nga Z/Ambasadori i OSBE-se, Dan Redford, i cili pa nga afer se si realizohet dhe procedohet me numerimin e ketyre votave. Mbledhja nisi ne oren 10:00 me konstituimin e disa keshillave bashkiake dhe me pas vijoi me hapjen e kutive te kesaj njesie. Sigurisht nuk mund te mungonin ne te edhe diskutimet e perplasjet mes perfaqesuesve te partive politike ne komision. Shkak i debateve ne kete mbledhje, u be mungesa e zarfeve per te 3 kandidatet ne gare per Bashkine e Tiranes, ne kutine e votimit te qendres 2424/1. Vezhguesit politike, konstatuan se ne te ndodhej vetem nje zarf dhe jo tre te tille. Menjehere pas ketij konstatimi, perfaqesuesi i PS-se Elidian Salianji, kerkoi hetim te rastit, sic hetohet ne rastet kur jane kutite e thyera. "Ne jemi ne zbatim te nje vendimi gjyqesor me objekt te percaktuar dhe merremi me ate pune qe kemi detyrim", replikoi me te kreu i KQZ-se, Ristani. Pese dite zgjati ne sallen e KQZ-se, procesi i hapjes se kutive te votimit dhe vleresimit te votave te sakta por te hedhura ne kutine e gabuar. Nga 1940 kuti te procesit zgjedhor per Tiranen ne total, KQZ pas vendimit te dhene nga Kolegji Zgjedhor, hapi 1793 kuti per te rinumeruar fletet e kontestuara, nga 117 qe kishte hapur me pare pas ankesave te bera nga KZAZ-te perkatese.

Tabela perfundimtare per zgjedhjet, pasi te perpunohen te dhenat

Me mbylljen nga KQZ te procesit te vleresimit dhe numerimit te votave ne kutine e gabuar, per te gjitha njesite bashkiake ne Tirane, ky komision do te vijoje punen me rregullimin e tabeles permbledhese te rezultateve. Zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli, tha dje se pas kesaj pune voluminoze, te numerimit te votave, ato do te perpunohen dhe me pas do tu shtohen tabeles permbledhese te rezultateve dhe projekt-akti do te jete gati diten e sotme. "Te gjitha shifrat qe kane dale tashme nepermjet tabelave respektive, po perpunohen nga Drejtoria e Teknologjise dhe Informacionit me pas do tu mblidhen tabelave respektive dhe menjehere do kalohet ne publikimin e shifrave perfundimtare. Sot pritet te jete gati projekt-akti", u shpreh Olli. Nga ana tjeter, ai sqaroi se procesi i ndjekur nga KQZ ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor, ka qene transparent dhe i sigurt. "Ne kendveshtrimin tone dhe prezencen tuaj, cdo gje eshte operuar maksimalisht ne menyre transparente. KQZ regjistron tere kohen cdo gje qe ka ndodhur keto dite ne keto salla. Saktesia nuk mund te diskutohet. Transparenca eshte pjese e punes sone integrale", vijoi Olli. Ai shtoi se vendimmarrja ne KQZ eshte me transparente se kurre sepse eshte publike dhe sipas procedurave te parashikuara ne ligj dhe ne Kodin Zgjedhor. Zedhenesi theksoi se saktesia nuk mund te diskutohet ne nje Komision Qendror te Zgjedhjeve, ne institucionin me te larte te administrimit dhe certifikimit te zgjedhjeve ne vendin tone. "Nese dikush mund te kete paqartesi mund te vije dhe te ankohet dhe ne KQZ, por mund te shkoje me pas edhe ne shkallen e dyte te ankimit, Kolegjin Zgjedhor", beri te qarte Olli.

Koha Jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi