ILIRIADA PORTAL

Basha: Jam i prekur, optimist pėr qytetin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26062011

Mesazh 

Basha: Jam i prekur, optimist pėr qytetin




TIRANE- Menjėherė pas vendimit tė Komisionit Qėndror tė Zgjedheve, i cili e shpalli fitues, kandidati demokrat Lulzim Basha, falenderoi qytetarėt pėr mbėshtetjen dhe durimin e treguar, si dhe shprehu kėnaqėsinė pėr dėgjimin e zėrit tė ēdo qytetari.
Nė reagimin e tij tė parė pas shpalljes sė rezultatit, ai tha se ndihet i prekur dhe i pėrunjur qė do tė jetė kryebashkiaku i ri, duke theksuar se ėshtė shumė optimist pėr tė ardhmen e qytetit.
Mė poshtė deklarata e plotė e Lulzim Bashės, pas shpalljes sė rezulatit pėrfundimtar nga KQZ-ja.
Sė pari, dua tė falenderoj edhe njė herė tė gjithė qytetarėt e Tiranės qė vendosėn qė zėri i tyre tė dėgjohej nė kėto zgjedhje dhe qė pritėn me qetėsi funksionimin e procesit tonė zgjedhor. Gjithashtu, dua tė falenderoj tė gjithė ata qė kontribuan qė kėto zgjedhje tė ishin tė drejta, tė lira, transparente dhe korrekte.
Ēdo votė u numėrua, dhe pritja pėr rezultatin final ia vlejti, sepse u garantua dėgjimi i zėrit tė ēdo qytetari. Dhe tani qė zėri juaj u dėgjua, jam i prekur dhe i pėrunjur qė 95 qytetarė mė shumė votuan qė unė tė jem Kryebashkiaku juaj i ardhshėm.
Gjatė gjithė kėtij procesi, komuniteti ndėrkombėtar ka qenė i pranishėm dhe ka folur me njė zė tė vetėm, duke i kėrkuar palėve tė mbėshtesin procesin ligjor, sundimin e ligjit, dhe tė pranojnė rezultatin. Unė e kam thėnė qė nė fillim, se pavarėsisht se cili do tė jetė verdikti i qytetarėve, unė do ta pranoj atė. Unė besoj se zėri i ēdo qytetari duhet dėgjuar, ndryshe mendon z.Rama. Ne nuk mund tė biem dakort pėr cdo gjė, por tė gjithė ne duhet tė pranojmė vendimet e institucioneve tė pavarura, dhe Kolegji Zgjedhor foli qartė kur tha se ēdo votė duhet numėruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por tanimė, nė vend qė tė pranojė se donte tė ndrynte zėrat e qytetarėve, z. Rama ka zgjedhur tė lėshojė akuzat mė absurde dhe false, nė njė rrekje tė fundit pėr tė nxirė njė proces qė tė gjithė qytetarėt e panė tė shpalosej drejtpėrsėdrejti nė ekranet e tyre.
Kjo nė tė vėrtetė ėshtė tė ndjekėsh njė rrugė tė vjetėr, madje shumė tė vjetėr. Njė rrugė pa rrugėdalje, njė rrugė pa krye… njė pėrbaltje e qėllimshme qė pėrmban nė thelb njė alibi politike ku interesat e qytetarit rradhiten tė fundit.
Ne e dimė tashmė, Ju e dini mirė tashmė se sa mė shumė luftė politike tė provokohet, aq mė pak zgjidhje do tė ketė pėr ju.
Ju tė dashur qytetarė, na mėsuat shumė nė kėtė fushatė dhe na folėt qartė me votėn tuaj se nė vend tė betejave politike shterpė, keni zgjedhur tė keni mė shumė gjelbėrim, mė shumė parqe pėr fėmijėt tanė, mė shumė rrugė tė gjera dhe tė ndricuara, mė shumė oksigjen dhe mė pak smog.
Qytetarėt e Tiranės pra, e kanė thėnė tashmė fjalėn e tyre, se ka dhe besojnė nė njė rrugė ndryshe, nė njė rrugė mė tė mirė dhe mė qytetare.
Sė shpejti, procesi zgjedhor do tė mbarojė dhe sakaq do tė nisė menjėherė koha dhe beteja e vėrtetė, pėr qeverisjen e qytetit.
Ky do tė jetė angazhimi im i vetėm. Tė pėrvesh mėngėt dhe tė nis sė bashku me ju punėn e madhe qė na pret, sepse “Ju jeni tė parėt, Tirana ėshtė e para”, nuk ishte dhe nuk ėshtė njė slogan, por njė bindje dhe njė program i madh pune dhe djerse.
Sepse Ju, nuk votuat pėr mua qė tė luftoj beteja politike, ju mė votuat pėr tė luftuar betejat tuaja tė pėrditshme.
Ju mė votuat qė tė punoj pėr tė hapur vende tė reja pune, pėr tė ndėrtuar njė Tiranė europiane, moderne, dhe qė tė mundėsoj pėr ju njė ndryshim rrėnjėsor, nė tė mirė tė qytetit dhe qytetarėve, ashtu si ju realisht e meritoni.
Ju votuat pėr mua jo qė tė rreshtohem pėrkrah ndasive tė sė shkuarės, por pėr tė rindėrtuar sė bashku njė tė ardhme mė tė denjė, jo vetėm pėr mbėshtetėsit e mi, por pėr cdo qytetar. Sepse ka ardhur tashmė koha qė politikanėt tė heqin dorė nga fajėsimi i njėri-tjetrit, dhe tė marrin mbi shpatulla pėrgjegjėsitė e tyre ndaj qytetarėve. Ju votuat nė shumicė pėr kėtė dhe kjo ėshtė pikėrisht ēfarė unė kam ndėrmend tė bėj.
Dhe mbi tė gjitha, unė do tė vazhdoj tė dėgjoj zėrin tuaj, sepse askush nuk mund tė drejtojė nėse mė parė nuk dėgjon!
Nė themel tė pėrpjekjeve tė mia kam patur pikėrisht kėtė qėllim qė unė e vlerėsoj si madhor: qė zėri juaj tė dėgjohet!
Kėto ishin zgjedhje me diferencė tė ngushtė dhe procesi mund tė zgjasė edhe pak. Unė jam i vendosur tė pres me durim dhe qetėsi deri nė perfundimin e tij, dhe pastaj do tė jetė detyra ime qė tė punoj pėr tu bashkuar tė gjithė sė bashku, si ata qė votuan dhe ata qė nuk votuan pėr mua, pėr tė punuar pėr zgjidhjen e problemeve tona tė pėrbashkėta.
Sot jam i prekur dhe i mrekulluar nga mbėshtetja juaj, por edhe mė optimist se kurrė pėr tė ardhmen e qytetit tonė.

Panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Basha: Jam i prekur, optimist pėr qytetin :: Komentet

Mesazh prej Sun Jun 26, 2011 9:20 pm nga Drini

Per mendimin tim asnji kryetar bashkie nuk duhet te zgjidhet me shum se dy her ..

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi