ILIRIADA PORTAL

Nuk ndėrtohet as xhamia e as kisha pėr inat tė njėri-tjetrit!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03072011

Mesazh 

Nuk ndėrtohet as xhamia e as kisha pėr inat tė njėri-tjetrit!




Bota sot
Shqiptari mysliman i mirė e shqiptari katolik i mirė duhet tė bėjnė vepra tė mira qė i pėlqejnė Zotit, e jo vepra qė i pėlqejnė hoxhės apo priftit thotė akademik Mark Krasniqi.

Shqiptari mysliman i mirė e shqiptari katolik i mirė duhet tė bėjnė vepra tė mira qė i pėlqejnė Zotit, e jo vepra qė i pėlqejnė hoxhės apo priftit thotė akademik Mark Krasniqi.
Veprimet e fundit tė liderit tė lėvizjes “Bashkohu”, por edhe tė pjesėtarėve tė komunitetit mysliman pėr tė bllokuar rrugėt nė shenjė pakėnaqėsie pėr ndėrtimin e xhamisė, akademik Mark Krasniqi i sheh si tendencė pėr tė pėrēarė popullin shqiptarė, derisa krahason periudhat e kaluara kur shqiptarėt kanė qenė shembull i tolerancės fetare e kombėtare. “Gjatė gjithė jetės kemi qenė tri fe shqiptare, por gjatė gjithė jetės kemi kaluar mirė njėri me tjetrin dhe nuk kemi pasur probleme. Tash disa njerėz po duan ta politizojnė kėtė ēėshtje. Pak po u duken 24 xhami nė Prishtinė e po e duan edhe tė 25-ėn”, tha akademik Krasniqi.
Ai nuk ėshtė kundėr ndėrtimit tė xhamisė, madje thotė se nė ēdo takim me kryetarin e BIK-ut ka pėrkrahur ndėrtimin e njė xhamie tė madhe e tė bukur, qė ka salla pėr kulturė, sikur e ka ēdo kishė.
“Edhe xhamia ėshtė faltorja e Zotit, por nuk bėnė qė gjithēka tė teprohet. Ti caktohet vendi me forcė ajo nuk lejohet dhe ata mund ta bėjnė nė Arabi, jo midis Evropės. Xhamia le tė ndėrtohet aty ku komuna ta cakton vendin. Nuk ndėrtohet xhamia e Zotit, as kisha e Zotit pėr inat tė njėri-tjetrit. Kėtu ėshtė politizuar ēėshtja. Ata qė kanė kundėrshtuar ndėrtimin e Katedrales, e tė cilėt edhe kanė botuar libėr kundėr Katedrales, po duan qė tė ndėrtojnė xhaminė mos nė strehė tė Katedrales, aty disa hapa afėr saj pėr tė konkurruar Katedralen”, tha Krasniqi, duke potencuar se ndėrtimi i xhamisė ėshtė politizuar deri nė kulm edhe me mjekra, edhe me shamia, tė cilat janė ndaluar me ligj. “Kėtu nuk ėshtė Arabi, ėshtė Evropė dhe duhet ta kemi veshjen e Evropės, sjelljen dhe kulturėn e Evropės. Ne nuk na duhet kulturė tjetėr. Askush mos tė keqkuptoj sepse nuk jam kundėr xhamisė, pėrkundrazi mbėshtes ēdo ide pėr ndėrtimin e njė xhamie tė bukur dhe kėtė ia kam thėnė edhe z. Tėrnava”, tha Krasniqi.

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi