ILIRIADA PORTAL

Minatorėt, ēfarė po ndodh nė Bulqizė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10072011

Mesazh 

Minatorėt, ēfarė po ndodh nė Bulqizė




Bulqizė – Kanė ditė qė presin nė zheg me shpresėn se padronėt do tė tregohen tė mėshirshėm ndaj mundit dhe djersės sė tyre. Ca mė tutje rreth 30 burra janė mbledhur nė njė dhomėzė ku do tė diskutojnė pėr tė marrė njė vendim. Janė burra qė kanė marrė pėrsipėr tė pėrfaqėsojnė minatorėt, edhe pse ca syresh nuk janė tėrėsisht dakord me njėri-tjetrin, e shpeshherė nuk e pranojnė njėrin apo tjetrin pėrfaqėsues. Burrat nė fjalė bėrtasin me sa u zė fyti, sa herė qė ndokush pėrmėnd emra pronarėsh tė galerish, apo dhe kur pėrmenden njerėz me pushtet, qė komandojnė nga Tirana. Duket se pėrfaqėsia e minatorėve reflekton problemet e pėrgjithshme tė shoqėrisė shqiptare, e paaftė pėr tė zgjidhur problemet e saj pėr shkak tė sherrit qė transmetohet nga sipėr.
Dhomėza ndodhet nė katin e parė tė ndėrtesės dykatėshe qė ndodhet sapo hyn nė minierėn e Bulqizės. Ndėrtesa mezi mbahet nė kėmbė, ndėrsa njė kundėrmim i tmerrshėm tė zė frymėn. Por nga ajo ēka thonė punėtorėt, ndėrtesa e administratės sė kompanisė ACR-sė i bie tė jetė njė parjasė krahasuar me ferrin e pėrditshėm, gjatė zvarritjes nė zgavrat e minierės sė Bulqizės.

Protesta e greva mbeten e vetmja mėnyrė pėr tė realizuar kėrkesat
Baki Bajraktari, duket se ėshtė mė trimi nga ata burra tė mbledhur aty, qė mė sė shumti zihen ndėr vete se sa pėrballėn me pėrfaqėsuesh kompanish qė deri mė tash i kanė shfrytėzuar si skllevėr. Askush nuk guxon tė pėrmendė emra apo tė tregojė se kush i kontrollon nė tė vėrtetė galeritė e kromit, nė grykat e sė cilave jo rrallė herė kėrcet arma. E ndėrsa pėrfitimet pėrllogariten me miliona euro, nė galeritė e minierės nuk ėshtė vėnė dorė qė pas rėnies sė komunizmit. “Tė punosh ndėr galeri do tė thotė tė zbresėsh nė ferrr. Asnjė prej nesh nuk e ka tė sigurt kthimin, dhe pėrveē kokores, nuk kemi asnjė mjet tjetėr sigurimi. Madje nė galeri kromin e nxjerrim me karroca qė dhe nė kohėn e komunizmit nuk pėrdoreshin mė.
Po kėshtu, rrogat tona janė tė mjerueshme” – thotė Baki Bajraktari. Por nuk ėshtė ky shqetėsimi mė i madh i Bakiut dhe i punonjėsve tė tjerė. Problemi i tyre kryesor ėshtė moskryerja e investimeve, bllokimi dhe degradimi i tuneleve tė galerisė, sepse ata aty e sigurojnė jetėn pėr vete e pėr familjet. Nėse nuk hapen galeritė miniera rrezikon tė mbyllet. Frika pėr tė nesermen ka ngjallur panik tek ēdo minator. Ndaj kanė pezulluar punėn me shpresėn qė kompania “ACR” qė shfrytėzon tashmė Minierėn e Bulqizės do tė plotėsojė kėrkesat e tyre. “Ne e dimė fort mirė qė kėrkesa pėr rritjen 20 pėrqind tė pagės nuk ėshtė problem pėr kompaninė, por nė duam qė tė thellojnė galeritė, tė shkojnė nga niveli 16 nė nivelin 25, sepse rezervat e kromit po pėrfundojnė.
Atė qė ishte deri mė tani e kanė marrė kompanitė qė kanė punuar kėtu”-tė thotė Baki Bajrakari. Burrat janė tė vendosur nė grevėn e tyre ndėrsa Bulqiza ėshtė kthyer nė njė Eldorado mesjetare, ku “biznesmenėt” vijnė e vjelin atė qė gjendet nė sipėrfaqje tė tokės, duke vėnė pasuri marramendėse e mė pas duke u larguar, ndėrkohė pėr minatorėt profesionistė bien kėmbanat e alarmit. Pėr ta kromi ėshtė rruga e vetme, e mbijetesės
700 punėtorėt e Minierės sė Bulqizės kanė pėrshkallėzuar protestat e tyre nė qendėr tė qytetit. Gjatė ditės sė djeshme minatorėt janė grumbulluar nė Bulqizė dhe kanė pėrsėritur kėrkesat e tyre ndaj kompanisė ACR e cila ka marrė me koncesion minierėn e Bulqizės. Sipas kreut tė Konfederatės, Kolė Nikollit, minatorėt janė tė vendopsur pėr tė pėrshkallzuar protestėn deri nė grevė urie. Ndėrkohė, megjithėse tashmė ka 7 ditė qė minatorėt kanė ndėrprerė punėn, ende nuk ka ndonjė marrėveshje mes punėtorėve dhe pėrfaqėsuesve tė kompanisė ACR.
Drejtori i Minierės sė Bulqizės, Medat Zogu, tha dje pėr gazetėn “Shekulli”, se kompania ACR ėshtė e hapur pėr tė negociuar me minatorėt pėr plotėsimin e kėrkesave pėr tė cilat minatorėt kanė 7 ditė qė protestojnė. “Ne jemi nė pritje pėr t’u ulur nė bisedime, por minatorėt i kanė parashtruar nė mėnyrė tė gabuar kėrkesat e tyre, pasi i paraqesin si tė panegociueshme. Ne jemi tė hapur pėr tė riparė pagesėn e tyre dhe plotėsimin e kushtėve tė punės sė minatorėve. Por pėrsa i pėrket largimit tė kompanive tė huaja qė punojnė nė galeritė e Bulqizės, kjo nuk ėshtė nė kompetencėn tonė por tė ministrisė. Pėr sa i pėrket investimeve nė galeri, dhe kjo njė kėrkesė e minatorėve, ne po vijojmė investimet nė mėnyrė graduale. Njė sasi parash janė bllokuar nga kompania pėr blerjen e makinerive qė do tė bėjnė tė mundur thellimin e galerive. Por qė tė plotėsohen kushtet duhet tė ulesh nė bisedime” – tha Medat Zogu. Gjatė ditės sė hėnė, pritet njė mbledhje mes bordit drejtues sė shoqėries ACR, pėrfundimet e sė cilės do tė pėrcaktojnė dhe fatin e grevės sė 700 punėtorėve tė minierės sė Bulqizės.

Koncesionet e kromit dhe e famshmja “Zona D”
Greva e punėtorėve tė Minierės sė Bulqizės ėshtė maja e ajsbergut tė pazareve problematike qė tash e sa vjet rėndojnė jetėn e kushtet ekonomike tė minatorėve e familjeve tė tyre. Kompani qė marrin bekimin e qeverisė, vijnė dhe zhduken, pasi kanė gllabėruar sa tė mundin nga nėntoka e Bulqizės. Pas viteve ‘90, nė asnjė nga galeritė e minierės nuk ėshtė vėnė dorė, e punėtorėt ngjasojnė mė sė shumti si skllevėr pėr tė cilėt askush nuk shqetėsohet nėse do tė dalin tė gjallė nga nėntoka. Ata janė lėnė nė mėshirė tė fatit, ndėrsa bosėt e minierave janė shndėrruar nė plotfuqishėm. Askush nė Bulqizė nuk guxon t’u pėrmendė as emrat.
Konēesionet e zhvatjes sė kromit
Miniera e Bulqizės iu dha me koncesion nė vitin 2001 kompanisė italiane “DARFO”. Pėr disa vjet rresht kjo kompani shfrytėzoi rezervat pa bėrė asnjė investim, dhe nė 2006, koncesioni iu kalua kompanisė austriake “ACR”. Kontrata pėr koncesionin, e votuar nė Kuvend, e detyronte qartė “ACR”-nė qė deri nė fund tė vitit 2010 tė investonte tė paktėn 22 milionė euro pėr tė rinovuar teknologjinė dhe pėr tė pėrmirėsuar kushtet e sigurisė nė punė. Nė datėn 9 korrik tė vitit 2009, ish-ministri Ruli e ndryshoi kontratėn fillestare me “ACR”, duke i shtyrė afatet pėr investimin e 13 milionė eurove pėr vitet 2009-2013, edhe pse sipas marrėveshjes sė parė kėto investime duhet tė ishin kryer. Pak muaj mė vonė, ministri pasardhės i Rulit, Dritan Prifti, tentoi tė anulonte koncesionin duke e quajtur marrėveshjen zyrtarisht tė dėshtuar. “Asnjė nga kriteret e kontratės koncesionare pėr 7 vjet nuk ėshtė plotėsuar”, deklaroi zėdhėnėsja e tij. Por koncesioni nuk u hoq. Industria e kromit, njė zė i rėndėsishėm i eksporteve shqiptare, qė sjell deri nė 300 milionė dollarė tė ardhura nė vit, vijon tė mbetet nė njė kaos tė rrezikshėm, si pėr individėt qė punojnė aty, ashtu edhe pėr vetė asetet e burimet nga tė cilat do tė duhet tė pėrfitonin tė gjithė shqiptarėt.
Nėnkontraktorėt
Pjesa mė e pasur e minierės, e njohur si “Zona D”, ėshtė kthyer nė mollė sherri e nė shesh beteje. Nuk kanė munguar as pėrplasjet me armė mes grupeve tė ndryshme qė pėrpiqen tė kontrollojnė minierat. Kjo sepse nė kėtė pjesė siē thonė inxhinierėt ndodhet “ajka” e mineralit tė kromit, pa llogaritur edhe stoqet e nxjerra ndėr vite, qė janė gati pėr transport. Nė kėtė zonė, qė ėshtė pjesė e territorit qė kontrollon ACR, operojnė sot vetėm pak subjekte, pjesa tjetėr u mbyllėn dhe nuk u hapėn mė qė pas njė urdhri tė ministrit Ruli nė vitin 2009. “Harta ku operonte mė parė kompania “Darfo” dhe sot ajo ACR ėshtė ndryshuar disa herė” – thotė Kol Nikolli. Sipas kreut tė Konfederatės sė Sindikatave, kompanisė ruso-austriake i janė marrė disa prej tuneleve qė kontrollonte nė Zonėn D, me justifikimin qė ishin zona tė rrezikshme. Mirėpo ca kohė mė pas pikėrisht kėto tunele tė rrezikshme u janė dhėnė subjekteve tė tjera.
Sot, nė njė pjesė tė zonės D, subjekti mė i fuqishėm, i themeluar nė vitin 2009 dhe i nėnkontraktuar nga ACR, ėshtė firma e Eduart Ketės, ish-administratorit tė “DARFO” gjatė viteve 2003–2007, i cili ėshtė edhe vėllai i kreut tė Bashkisė Bulqizė (njėkohėsisht dhe tė degės PD), Roland Ketės. Eduart Keta e zotėron kėtė firmė nė bashkėpronėsi me Ardian Hidėn, qė ėshtė kunati i ish-drejtorit tė “ACR”, Petrit Duvės, shkarkuar nga kjo detyrė nė 2010, pasi dyshohej pėr lidhjet qė mbante me subjekte minerare tė nėnkontraktuara. Ish-administratori i “DARFO”, Eduart Keta dhe ish-drejtuesi i “ACR”, Petrit Duva rezultojnė aksionerė dhe nė njė tjetėr firmė, “Vajkal Kedu”, edhe kjo e themeluar nė vitin 2009. Keta po ashtu zotėron 20% nė firmėn “Runja”, njė tjetėr subjekt minerar, pikėrisht nė Zonėn D. Zona D, sipas ekspertėve, ofron krom tė pastėr nė masėn 55%, ēka do tė thotė se cilėsia e tij ėshtė padyshim mė e mira nė tė gjithė zonėn minerare tė Bulqizės.
Aktualisht nė Bulqizė nxirren 5 mijė ton krom nė muaj, e ēmimi i njė toni krom ėshtė 400 dollarė. Pas procesit tė rafinimit qė i behet kromit nė uzinėn e Elbasanit, ēmimi i kromit mbėrrin nė 4000 dollarė pėr ton. Punėtorėt thonė se pėrgjatė 10 vjetėve nga nėntoka e Bulqizės mund tė jenė nxjerrė mbi 800 mijė ton krom dhe asnjė prej firmave qė kanė shfytėzuar galeritė, nuk ka kryer as investimet mė minimale.

Alibali: Ministria nuk di gjė pėr subkontraktorėt
Dėshton pėrpjekja e METE pėr tė shuar protesėn e punėtorėve tė Minierės sė Bulqizės. Takimi i zhvilluar tė premten jo vetėm qė nuk i ka dhėnė udhė kėrkesave tė minatorėve por ka nxjerrė nė pah skandalin e radhės. Burime nga grupi i punės qė morėn pjesė nė bisedime mes njė pėrfaqėsie tė sindikatės sė minatorėve dhe zv/ministrit Neritan Alibali, bėjnė tė ditur se pėrfaqėsuesit e METE-s nuk kishin asnjė dijeni mbi marrėveshjet nėnkontraktuale tė nėnshkruara mes ACR-sė dhe subjekteve tė treta. Bėhet fjalė pikėrisht pėr marrėveshjen e nėshkruar midis “ACR” dhe kompanisė me administrator Adrian Hidėn. Bisedimet duket se kanė dėshtuar, pasi burimet zyrtare tė METE-es nuk kanė bėrė tė ditur asnjė mundėsi zgjidhjeje pėr kėrkesat e minatorėve tė Bulqizės, tashmė nė ditėn e 6-tė tė grevės. Kryetari i Konfederatės, Kol Nikolli, nė pėrfundim tė kėtij takimi tha se bisedimet ishin tejet informale dhe se zv/ministri nuk kishte ofruar asnjė zgjidhje, pėrveēse kishte pėrsėritur tė njėjtat fjalė qė minatorėt kanė 5 vjet qė dėgjojnė. “ Zv/ministri Alibali na premtoi se ka dėrguar njė grup pune nė Minierėn e Bulqizės dhe ka ngritur njė “Task Force”, gjė qė kanė bėrė dhe tė tjerė. Ne nuk duam zgjidhje me fjalė, ne duam zgjidhje me vepra. Minatorėt janė tė vendosur tė vijojnė protestėn e dyre deri nė zgjidhjen e tre pikave qė kanė paraqitur zyrtarisht”- tha dje pėr gazetėn “Shekulli”, Kol Nikolli. Minatorėt kanė hartuar njė peticion ku kėrkojnė rritjen e pagės me 20 %, si dhe kryerjen e investimeve nga kompanitė qė marrin me koncesion minierat.

Kėrkesat e minatorėve
1 tė rriten pagat me 20%. Pagat e derimėtanishme tė punėtorėve tė minierave variojnė nga 30 mijė lekė deri nė 60 mijė lekė, ndėrsa inxhinierėt e drejtuesit marrin mbi 100 mijė lekė. Kėto paga janė tė pamjaftueshme pėr minatorėt, tė cilėt shprehen se nuk mbulojnė dot as shpenzimet shėndetėsore.
2 tė mos paguajnė taksėn e dyfishtė. Sipas sindikalistėve, ky grup punėtorėsh do tė duhej tė favorizohej nga shteti, pasi punojnė nė kushte shumė tė vėshtira. Njė nga mėnyrat e favorizimit ėshtė dhe trajtimi i diferencuar financiar, pėrmes lehtėsimit tė taksave.
3 tė investohet nė galeri dhe tė pėrmirėsohen kushtet. Prej kushteve tė mjeruara tė punės gjer mė sot kanė humbur jetėn shumė minatorė, e janė rrezikuar shumė tė tjerė. Ndėrkaq, po tė mos investohet nė miniera, ato rrezikojnė tė shemben e tė mbyllen pėrgjithnjė, duke i lėnė minatorėt pa punė.
4 tė largohen subjektet e palicensuara. Kėto subjekte janė njė barrė mbi shpinėn e minatorėve, dhe nė tė njėjtėn kohė krijojnė situata tė rrezikshme nė terren. Prej konkurencės sė kėtyre subjekteve tė paligjshme kanė filluar tė shfrytėzohen edhe galeri qė janė jashtė ēdo kushti tė sigurisė sė jetės.
5 tė ulet mosha e pensionit. Minatorėt, ndryshe nga punėtorėt e zanateve tė tjera, kanė njė jetėgjatėsi mė tė shkurtėr, e preken shpesh prej sėmundjeve profesionale. Kjo nėnkupton qė ata shumė shpesh nuk e shijojnė pensionin pėr tė cilin kanė kontribuuar gjatė jetės. Nė tė gjitha vendet e botės, minatorėt kanė njė moshė mė tė ulėt tė pensionimit krahasuar me pjesėn tjetėr tė popullsisė.

400
Dollarė amerikanė kushton njė ton mineral kromi i nxjerrė nė Bulqizė. Pasi pėrpunohet nė Elbasan ēmimi i tonit tė kromit mbėrrin 4000. Nė dhjetė vitet e fundit nga Bulqiza janė nxjerrė rreth 800 mijė ton krom.

20%
Ėshtė rritja e pagės qė kėrkojnė minatorėt. Ata gjithashtu kėrkojnė qė sindikata e tyre tė bėhet palė me Ministrinė qė tė shmangen problemet e derimėtashme e qė tė largohen nga minierat firmat pirate qė nuk kryejnė investime. Gjithashtu ėshtė kėrkuar ndėrhyrja urgjente nė puse, pastrimi i tyre nė thellėsi, hapja e puseve tė reja, pėrmirėsim tė kushtet e punės, shėrbim shėndetėsor, rinovim tė bazės teknologjike, veshje, ndėrtimin e dusheve, etj.

Kolė Nikolli, kryetar i Konfederatės
Ministria ėshtė pėrgjegjėse pėr lidhjet koncensionare nė Bulqizė qė nga viti 2001, vit pas tė cilit u hoqėn dhe u shtuan shumė gjėra nė marrėveshje, gjė qė ka shkaktuar dhe rreziqet tona nė punė, deri nė humbjen e jetėve tė minatorėve. Nga studimi qė ėshtė bėrė, miniera ka edhe vetėm 15 muaj jetė, pastaj shkon nė vetėmbyllje, vetėm pėr shkak tė paaftėsisė sė qeverisė qė e ka dhėnė me koncesion nėpėr firma qė nuk veprojnė.

Medat Zogu, drejtor i minierės
Rritja e pagės nė nivelin 20 % dhe pėrmisimi i kushteve tė punės sė minatorėve janė kėrkesa pėr tė cilat drejtuesit e kompanisė “ACR” janė tė gatshėm tė negociojnė me minatorėt. Sa i pėrket largimit tė kompanive tė tjera qė veprojnė nė zonėn e Bulqizės, kėto vendime nuk janė nė kompetencėn e “ACR”-sė. Investimet nė minierė i kemi prioritet


Lindita Ēela

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi