ILIRIADA PORTAL

Kolegji Zgjedhor: Arsyet pse rrezuam PS-ne per rezultatin ne Tirane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13072011

Mesazh 

Kolegji Zgjedhor: Arsyet pse rrezuam PS-ne per rezultatin ne Tirane




Rozeta Rapushi
Kolegji Zgjedhor zbardh te plote vendimin, me te gjitha arsyet, pse rrezoi kerkese padine e Partise Socialiste, per te shpallur te pavlefshme zgjedhjet ne Tirane. Ne nje vendim dhjete faqesh, ashtu si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji vlereson se paditesi, pra PS, nuk ka respektuar afatin per kerkimin e pavlefshmerise se zgjedhjeve, parashikuar ne nenin 160 te Kodit Zgjedhor. Afat ky qe qartesisht eshte i shkruajtur, eshte vetem tre ditor dhe nuk mund te zgjatet, pasi eshte afat prekluziv. Trupa gjyqesore e Kolegjit Zgjedhor, argumenton se ne Kodin Zgjedhor percaktohet qarte se nuk mund te kete rivendosje ne afat. Gjyqtaret shprehen se e drejta per te kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve, apo te korrigjimit te rezultatit ne shkelje te dispozitave te neneve 123-160 te Kodit Zgjedhor me kalimin e afatit 3 ditor, sjell renien ne dekadence te se drejtes se subjektit zgjedhor per te ushtruar ankim, apo per te kerkuar pavlefshmeri. I njejti argumentim qe kryetari i KQZ-se, Arben Ristani dha si relator i kerkeses se PS-se, per te njejten ceshtje. Ne vendimin e dhene nga Kolegji qe Gazeta “Koha Jone” e boton te plote, bie poshte edhe pretendimi i ngritur nga pala paditese se jemi para nje rezultati te ri, te pasqyruar ne tabelen permbledhese te rezultatit perfundimtar, i shpallur me vendimin nr. 1158 date 25.6.2011 te KQZ. Gjyqtaret shprehen se ky pretendim nuk qendron, pasi ky rezultat ka ekzistuar qe kur eshte dhene vendimi nr. 711 date 23.5.2011, duke u ndryshuar ne fazat e metejshme te rinumerimit dhe te rivleresimit te votave. Kolegji sqaron madje se me vendimin e marre ne 13 qershor, ky organ e ka shqyrtuar ankimin kunder vendimit te KQZ qe ka miratuar tabelen permbledhese dhe ka shpallur fituesin. Me kete vendim, Kolegji duke anuluar rezultatin, ka kerkuar nje hetim me te plote administrativ dhe pasqyrimin e tyre ne tabelat perkatese. Ndaj sipas ketij institucioni, marrja e nje vendimi tjeter nga ana e KQZ-se ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor, nuk legjitimon asnjeren prej paleve qe pretendon se cenohet nga zbatimi i ketij vendimi, per te kerkuar tashme pavlefshmerine e zgjedhjeve. Ne analize perfundimtare te ceshtjes Kolegji cmon se, zgjedhja e mbrojtjes ligjore per realizimin e te drejtave te cdo subjekti zgjedhor eshte nje e drejte legjitime e tyre, por nuk mund te zgjatet tej kufijve te lejuar te ligjit dhe ne kundershtim me dispozitat urdheruese ne Kodit Zgjedhor. “Per keto arsye vendoset rrezimi i kerkesepadise se paditesit Partia Socialiste e Shqiperise si te pa bazuar ne ligj”, perfundon vendimi i Kolegjit Zgjedhor.



Ankesa

Partia Socialiste dorezoi ankesa te shumta ne Kolegjin Zgjedhor, kunder vendimeve te KQZ-se si per numerimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara ashtu edhe per rezultatin e zgjedhjeve ne disa qendra votimi ne Tirane.







Vendimi i plote i Kolegjit Zgjedhor qe la fitues Lulzim Bashen per Bashkine e Tiranes

Nga administrimi i akteve ka rezultuar se pala e paditur KQZ, me vendimin nr. 1160 dt. Dt. 28.06.2011, ka vendosur: 1- Mospranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore te Partise Socialiste te Shqiperise. 2-Shpalljen publike te ketij vendimi. Kunder ketij vendimi ka bere ankim ne Kolegjin Zgjedhor subjekti Zgjedhor Partia Socialiste, e cila ka kerkuar, Anulimin e Vendimit Nr. l160 date 28/06/2011 te KQZ-se “Per mospranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr. 164 te subjektit Partia Socialiste dhe detyrimin e KQZ te marre ne shqyrtim kerkesen, dhe te marre vendim.

1. Pretendimet e pales paditese sipas argumenteve juridike ne kerkese padi. KQZ-ja nuk ka pasur ne vemendje vete vendimin e saj nr. 1094 dt. 18.06.20 11, te marre ne zbatim te vendimit nr. 67 date 13.06.2011 te Kolegjit Zgjedhor, ku ka percaktuar se do te miratoje tabelen perfundimtare dhe do te hartoje tabelen permbledhese.

a) Nga ky vendim, rezulton se kemi nje tabele te re qe miratohet rishtazi, duke mos ekzistuar ndonje Tabele Permbledhese, sepse vendimi i kolegjit zgjedhor ka ardhur pas vendimit Nr. 711 date 23.05.2011 te KQZ-se, ne te cilin eshte miratuar Tabela Permbledhese e Rezultatit per Bashkine Tirane per kandidat per kryetare Bashkie. Si rrjedhoje, aktet administrative nr. 710 dhe nr. 711 date 23.05.2011 te KQZ-se te anuluara, sjellin si pasoje faktin e inekzistences se tabeles permbledhese te rezultatit, deri ne momentin e marrjes se vendimit nr. 1158 date 28.06.2011 nga ana e KQZ.

b )Paditesi pretendon se akti administrativ i anuluar konsiderohet i tille qe nga momenti kur eshte nxjerre, per shkak se kemi te bejme me nje tabele permbledhese te re, nje rezultat te ri, qe eshte miratuar me vendimin nr. 1158 dt. 25.06.2011 nga KQZ. Referuar nenit 123 dhe 160 te Kodit Zgjedhor, paditesi pretendon se gezon te drejten per te kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve ne qendrat e votimit ne kete faze te procesit administrativ, pasi ky i fundit nuk ka perfunduar, sepse me pare nuk ka pasur shkak ligjor te kerkonte pavlefshmerine e zgjedhjeve dhe as Kodi Zgjedhor nuk e lejon nje kerkim te tille. Perderisa pala e paditur KQZ, eshte urdheruar nga Kolegji Zgjedhor, qe ne perfundim te procesit te rivleresimit e rinumerimit te votave te kontestuara te gjendura ne kutite e gabuara, te shpalle Tabelen Permbledhese te Rezultatit per Bashkine Tirane, atehere eshte momenti i paraqitjes se kerkeses per pavlefshmerine e zgjedhjeve, pas miratimit te kesaj tabele me vendim. Sipas paditesit, afati i kerkimit te pavlefshmerise fillon ne daten 25.06.2011, pasi jemi para rezultatit te ri i cili ka shpallur kandidatin fitues.

c) Perfundimi i KQZ-se, se kerkese padia nuk ploteson kushtet e parashikuara nga nenet 124,130,160 te Kodit Zgjedhor, nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. d) Paditesi pretendon se plotesohen kushtet materiale per te kerkuar pavlefshmerine qe parashikohet ne nenin 16011 te Kodit Zgjedhor, pasi kemi shkelje te ligjit qe sjellin pavlefshmeri te zgjedhjeve ne keto qendra, shkelje te cilat sjellin ndikim ne ndarjen e mandatit zgjedhor, sepse, numri i zgjedhesve ne qendrat e shpallura te pavlefshme eshte me i madh se diferenca ne mes dy kandidateve.

e) Paditesi ka pretenduar se gjate veprimeve te pales te paditur, ne fillim te hetimit administrativ per vleresimin e votave te hedhura ne kutite jo respektive, u bene prezent shkelje te renda te ligjit, mosperputhje shifrash lidhur me numrin e zgjedhesve dhe votat e hedhura ne kuti, shifer e cila rezulton me e madhe se diferenca midis dy kandidateve. Per kete shkak, pala paditese pretendon ne kerkimin e saj per te vendosur detyrimin e KQZ per te marre ne shqyrtim ceshtjen dhe per te vendosur rreth kerkeses ankimore nr. 164 te subjektit Partia Socialiste.

2- Prapesimet e pales se paditur KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin Nr. 1160 dt. 28.06.2011 ka vendosur:

1- Mospranimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr. 164 te Partise Socialiste te Shqiperise duke argumentuar se:

-KQZ-ja ne perputhje me nenin 130 te Kodit Zgjedhor verifikon kompetencen e saj per shqyrtimin e ankimit, legjitimimin e ankuesit dhe respektimin e afateve ligjore per ankim.

KQZ argumenton se vendimi nr. 1158 dt. 25. 06.2011 eshte marre ne zbatim te vendimit nr .67 dt. 13.06.2011 te Kolegjit Zgjedhor per te hapur, rinumeruar dhe rivleresuar votat e kontestuara ne kutite e pahapura per Bashkine Tirane, ndaj ankimi duhet paraqitur perpara Kolegjit Zgjedhor (neni 152 i Kodit Zgjedhor), pasi ky vendim nuk eshte i dale ne zbatim te nenit 123 te Kodit Zgjedhor. Me kete arsyetim, KQZ konkludon se, nuk eshte kompetente sipas shkronjes “a” te nenit 130 te Kodit Zgjedhor.

KQZ ka prapesuar se ndonese subjekti zgjedhor, Partia Socialiste e Shqiperise legjitimohet ne ngritjen e kerkeses pasi e ka paraqitur formalisht brenda afateve ligjore 3 dite te parashikuara ne nenin 124 paragrafi i pare i Kodit Zgjedhor, kurse kerkimi lidhur per pavlefshmerine e zgjedhjeve ne disa qendra votimi, eshte jashte afateve ligjore te parashikuara ne nenin 160 te Kodit Zgjedhor, sepse veprimet e pales se paditur KQZ, ne funksion te KZAZ Bashkia Tirane, jane ezauruar ne daten 23.05.2011, kur ka miratuar tabelen permbledhese me vendimin nr. 711 te po kesaj date, e si rrjedhoje afati per kerkimin e pavlefshmerise duhej ushtruar deri ne daten 26.05.2011, ne baze te paragrafit te dyte te nenit 160 te Kodit Zgjedhor. KQZ argumenton se:

a)Afati per kerkimin e pavlefshmerise eshte i njejte me afatin per kundershtimin ne KQZ te vendimeve te KZAZ per rezultatet, ne perputhje me pjesen X te Kodit Zgjedhor.

b) Ne te dy rastet, KQZ shqyrton ankimet ne ushtrim te funksionimit te saj quasi-gjyqesor.

Neni 160 pika 4 i Kodit Zgjedhor percakton procedurat e shqyrtimit te kerkeses per pavlefshmeri te zgjedhjeve. Subjekti zgjedhor Partia Socialiste, ne kerkesen e dates 26.5.2011, ne zbatim te se drejtes se tij per tu ankuar ndaj rezultatit, ka zgjedhur te drejten e ankimit kunder vendimit qe ka miratuar tabelat e rezultatit, duke pas sjelle renien ne dekadence te cdo pretendimi tjeter per pavlefshmeri.

3. Partia Demokratike e Shqiperise ne prapesimet e saj ka argumentuar se:

a) Nuk ekzistojne kushtet ligjore te kerkimit te pavlefshmerise se zgjedhjeve qe kane te bejne me verifikimin e natyres se shkeljes sipas nenit 160 te Kodit Zgjedhor, marrja dijeni per ekzistencen e ketyre shkeljeve, dhe formalizimin e kerkeses, brenda afatit ligjor te percaktuara ne Kodit Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor, pasi shqyrtoi pretendimet e paleve, vlereson se:

- Duke qene se pala e paditur KQZ nuk ka pranuar shqyrtimin e ceshtjes objekt konflikti, per shkak procedural qe e ka te beje me kalimin e afatit ligjor te kerkimit te pavlefshmerise se zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor cmon ne vijimesi te analizoje kete pjese te vendimit te KQZ, 1idhur me bazueshmerine e tij ne ligjin procedural dhe dispozitat perkatese te Kodit Zgjedhor.

- Ne referim te nenit 160 te Kodit Zgjedhor - KQZ-ja kryesisht ose me kerkese te subjekteve zgjedhore, i shpall zgjedhjet te pavlefshme ne nje apo me

shume qendra votimi, ne rast se: a) Kane ndodhur shkelje te 1igjit.

b) Kane ndodhur fatkeqesi natyrore ne permasa te tilla qe kane penguar pjesemarrjen e zgjedhesve ne votim.

c) Votimi nuk ka filluar apo eshte pezulluar per me shume se gjashte ore dhe per ci1indo nga keto shkaqe, eshte cenuar procesi zgjedhor ne nje mase te tille qe mund te kete ndikuar ne ndarjen e mandateve ne zonen zgjedhore ose ne shkalle vendi. Ne piken 2 te kesaj dispozite, eshte parashikuar se “Subjekti zgjedhor brenda 3 diteve nga shpallja e rezu1tatit nga KQZ ose sipas rastit KZAZ-ja, ka te drejte te kerkoje ne KQZ shpalljen e pavlefshmerise se zgjedhjeve ne qendra votimi”. Sic shihet, sipas kesaj dispozite koncepti i pavlefshmerise se zgjedhjeve eshte i zgjeruar dhe perfshin gjithe hallkat e procesit zgjedhor qe ne diten e votimit, deri ne perfundimin e ketij procesi zgjedhor. Nese subjektet zgjedhore dhe vezhguesit kane pretendime se eshte shkelur 1igji, atehere keto pretendime depozitohen ne perputhje me nenin 112 e vijues te Kodit Zgjedhor. Masat procedurale dhe materiale te parashikuara nga 1igji per te ruajtur integritetin e zgjedhjeve dhe fleteve te votimit, rezultojne te pacenuara deri ne perfundimin e procesit te numerimit. Pala e paditur KQZ, ka detyrim ligjor te nxjerre me transparence rezultatin e zgjedhjeve, pasi ne te kundert ekzistenca e pavlefshmerise nuk mund te sjelle rezultatin perfundimtar.

Kolegji zgjedhor vlereson se:

-Menyra e rregullimit te kerkimit te pavlefshmerise se zgjedhjeve parashikuar ne nenet 160-161 te Kodit Zgjedhor, dallon nga llojet e ankimeve te tjera, cka

rezulton edhe nga permbajtja e nenit 132/2 i Kodit Zgjedhor, duke i dhene prioritet shqyrtimit te pavlefshmerise, ne raport me shqyrtimin e animimit per kundershtimin e rezultatit te tabelave permbledhese. Ne rastin konkret, me vendimin nr. 711 date 23.5.2011 te KQZ jane nxjerre rezultatet perfundimtare per Kryetarin e Bashkise Tirane, akt administrativ i cili eshte kontestuar prej pales paditese me kerkesepadine Nr. 70 akti date 6.6.2011, per te cilin Kolegji Zgjedhor eshte shprehur me vendimin nr. 67 date 13.06.2011. Baza ligjore e ketij kerkimi i referohej permbajtjes se nenit 123 te Kodit Zgjedhor, me pretendimin se nga ana e pales se paditur KQZ, eshte realizuar nje procedure ndryshimi te tabelave te rezultateve te QV-ve, model 56-11. Ky ndryshim ka sjelle si pasoje ekzistencen e diferences se votave ne favor te kandidatit te subjektit zgjedhor Partia Demokratike e Shqiperise, i cili eshte pale ne kete proces gjykimi. Kolegji Zgjedhor cmon se me daljen e vendimit te KQZ-se nr. 711 date 23.5.2011, qe ka vendosur miratimin e tabeles se rezultateve dhe ka shpallur kandidatin fitues, paditesit i ka lindur e drejta per kerkimin e pavlefshmerise se zgjedhjeve, ne referim te neneve 160, 161 te Kodit Zgjedhor.

Kunder ketij vendimi, paditesi per garantimin e te drejtes se tij te pretenduar te cenuar, ne cilesine e subjektit zgjedhor, me vullnetin e vete, ka zgjedhur te mbrohet me kerkimin ne perputhje me nenin 123 te Kodit Zgjedhor, duke kundershtuar vendimin per nxjerrjen e rezultatit dhe nuk ka kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve.

Kolegji konstaton se neni 123 dhe neni 160/2 i Kodit Zgjedhor kane te perbashket afatin 3 ditor te se drejtes per tu ankuar apo per te kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve ne KQZ .Ky afat fillon nga dita e shpalljes se rezultatit nga KQZ. Paditesi nuk ka respektuar afatin per kerkimin e pavlefshmerise se zgjedhjeve, parashikuar ne nenin 160 te Kodit Zgjedhor, (qe eshte 3 ditor) dhe ky afat nuk mund te zgjatet, pasi eshte afat prekluziv. Ne baze te nenit 125 me titull “Llogaritja e afateve” te Kodit Zgjedhor, qe perfshihet ne pjesen X te tij te titulluar “Ankimi ne rruge administrative, i vendimeve te Komisioneve Zgjedhore”, pika 5 percakton se: “nuk mund te kete rivendosje ne afat”. Afati per kerkimin e pavlefshmerise te zgjedhjeve dhe te kundershtimit ne KQZ te vendimeve te KZAZ-se, per rezultatin ne perputhje me pjesen X te Kodit Zgjedhor eshte i njejte, por shkaku i kerkimeve dhe menyra e rregullimit te tyre eshte i ndryshem, me prioritet pavlefshmerine e zgjedhjeve. E drejta per te kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve, apo te korrigjimit te rezultatit ne shkelje te dispozitave te neneve 123-160 te Kodit Zgjedhor me kalimin e afatit 3 ditor, sjell renien ne dekadence te se drejtes se subjektit zgjedhor per te ushtruar ankim, apo per te kerkuar pavlefshmeri. Pretendimi i ngritur nga pala paditese se jemi para nje rezultati te ri, te pasqyruar ne tabelen permbledhese te rezultatit perfundimtar, i shpallur me vendimin nr. 1158 date 25.6.2011 te KQZ, nuk qendron, pasi ky rezultat ka ekzistuar qe kur eshte dhene vendimi nr. 711 date 23.5.2011, duke u ndryshuar ne fazat e metejshme te rinumerimit dhe te rivleresimit te votave. Me vendimin nr. 67 dt. 13.06.2011 Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar ankimin kunder vendimit te KQZ qe ka miratuar tabelen permbledhese dhe ka shpallur fituesin. Me kete vendim, Kolegji duke anuluar rezultatin, ka kerkuar nje hetim me te plote administrativ dhe pasqyrimin e tyre ne tabelat perkatese. Marrja e nje vendimi tjeter nga ana e KQZ-se ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor, nuk legjitimon asnjeren prej paleve qe pretendon se cenohet nga zbatimi i ketij vendimi, per te kerkuar tashme pavlefshmerine e zgjedhjeve. Ne analize perfundimtare te ceshtjes Kolegji cmon se, zgjedhja e mbrojtjes ligjore per realizimin e te drejtave te cdo subjekti zgjedhor eshte nje e drejte legjitime e tyre, por nuk mund te zgjatet tej kufijve te lejuar te ligjit dhe ne kundershtim me dispozitat urdheruese ne Kodit Zgjedhor. I pabazuar eshte pretendimi tjeter i ngritur ne kerkesepadi “per detyrimin e pales paditur te nxjerre vendim”. Pala e paditur ka marre vendim per “Mos shqyrtimin e ceshtjes”, per shkak te kalimit te afatit ligjor, ne perputhje me nenin 130 pika c e Kodit Zgjedhor. Nderkohe, ne referim te pikes 2 te nenit 145 te Kodit Zgjedhor, percaktohet e drejta e subjektit zgjedhor te beje ankim ne Kolegjin Zgjedhor per mosmarrje te vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ. Ne rastin tone, KQZ, ndonese nuk ka shqyrtuar ceshtjen ne themel, per shkak te mos ushtrimit te se drejtes se kerkimit per pavlefshmeri te zgjedhjeve brenda afatit 3 ditor, perseri ne zbatim te nenit 130 ai ka dale me vendim. Ne kushtet e ekzistences se nje akti administrativ, vendimit te KQZ, nuk mund te kerkohet detyrimi i pales se paditur te nxjerre vendim, pasi ky vendim nuk ekziston. Qellimi i ligjvenesit ne formulimin e dispozitave me karakter urdherues per te drejten e pacenueshme per tu ankuar ndaj akteve te administrates zgjedhore, nuk mund te zgjatet ne kohe, por vetem ne afatet e caktuara nga ligji, per vete karakterin dhe natyren e procesit zgjedhor. Per keto shkaqe kerkesepadia e paditesit duhet te rrezohet si e pabazuar ne ligj.

PER KETO ARSYE

Kolegji Zgjedhor ne baze te nenit 158/3 te Kodit Zgjedhor

VENDOSI

Rrezimin e kerkesepadise se paditesit Partia Socialiste e Shqiperise si te pa bazuar ne ligj.

U shpall ne Tirane me 08.07.2011.

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi