ILIRIADA PORTAL

Mosmarrėveshjet politike, me ndikim nė ekonomi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13072011

Mesazh 

Mosmarrėveshjet politike, me ndikim nė ekonomi




Njė raport i Komisionit Evropian pėr Ēėshtjet Ekonomike dhe Financiare pėr vendet kandidate dhe atyre qė aspirojnė pėr anėtarėsim thotė se ndarja e thellė mes partive politike dhe vonesat nė shpalljen e rezultatit pėr bashkinė e Tiranės pas zgjedhjeve tė 8 majit, po peshojnė nė performancėn ekonomike tė vendit.
Raporti thekson se, sipas OSBE-sė zgjedhjet ishin konkuruese dhe transparente, por u dėmtuan nga shkalla e lartė polarizimit dhe mosbesimit mes partive politike.
“Ndarjet e thella mes partive politike, sėbashku me rezultatin e vonuar pėr zgjedhjen e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, vazhdojnė tė peshojnė mbi performancėn ekonomike tė vendit.”- thuhet nė raport.
Sipas raportit, shkalla e papunėsisė ka mbetur praktikisht e pandryshuar nė 13.4% nė tre mujorin e parė tė viti 2011. Punėsimi nė sektorin publik ka filluar tė bjerė, ndėrkohė qė paga mesatare ka filluar tė rritet.
Nė tre mujorin e parė shitjet e jashtme u rriten, kryesisht nga eksporti i lartė i energjisė elektrike dhe materialet e ndėrtimit. Importet gjithashtu kanė pėsuar rritje nė kėtė periudhė.
Dėrgesat e emigrantėve tė cilat pėrfaqėsojnė pjesėn mė tė madhe tė transfertave tė tanishme, ranė me pothuajse 10% nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.
Nė njė vlerėsim tė pėrgjithshėm, raporti vėren se ekonomia shqiptare ka vazhduar rritjen e saj pozitive, pavarėsisht se e ngadaltė.

Panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi