ILIRIADA PORTAL

Memorandumi: Tė rishqyrtohet ligji pėr shembjen e Piramidės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21072011

Mesazh 

Memorandumi: Tė rishqyrtohet ligji pėr shembjen e Piramidės




Njė javė pas miratimit tė ligjit nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr shembjen e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, tė njohur si Piramida, rreth 35 intelektualė, arkitektė, publicistė me anė tė njė memorandumi i kanė kėrkuar Presidentit Bamir Topi tė pėrdorė kompetencat e tij kushtetuese pėr kthimin e ligjit pėr rishqyrtim. Memorandumi ėshtė drejtuar nė emėr tė njė numri organizatash tė shoqėrisė civile, shoqatash arkitektėsh e forumesh pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė vendit si dhe nė emėr tė mijėra tė rinjve e qytetarėve tė Shqipėrisė. Hartuesit e memorandumit i kanė parashtruar Presidentit Topi tė gjitha argumentet kundėr kėsaj nisme. Shqetėsimi i tyre lidhet me faktin se politika shqiptare nuk ka marrė parasysh edhe zėrin e arkitektėve, ekspertėve tė trashėgimisė kulturore, pėrfshi atė tė qytetarėve tiranas, qė nuk ėshtė dėgjuar as nga hartuesit e ligjit dhe mė pas ligjvėnėsit, qė me votat e tyre i hapėn dritėn jeshile shkatėrrimit tė kėsaj godine.

I nderuar zoti President i Republikės sė Shqipėrisė

Nė emėr tė njė numri organizatash tė shoqėrisė civile, shoqatash arkitektėsh e forumesh pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė vendit, nė emėr tė mijėra tė rinjve e qytetarėve tė Shqipėrisė, veēanėrisht tė Tiranės, qė kanė nėnshkruar e janė shprehur pėr ruajtjen e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės tė njohur si Piramida, tė rreth 35 intelektualėve, arkitektėve, publicistėve qė kanė shkruar nė emėr tė mosprishjes saj e qė pėrfaqėsohen nė njė botim qė del kėto ditė, ju kėrkojmė qė nė bazė tė kompetencave qė ju jep Kushtetuta dhe posaēėrisht nenet 84/1 e 85/1 tė saj, tė mos jepni miratimin tuaj pėr vendimin e Kuvendit tė Shqipėrisė, tė kaluar si ligj nga ky Kuvend njė javė mė parė, ligj qė parashikon ngritjen e njė Parlamenti tė ri nė territorin ku ndodhet sot QNK, ēka nėnkupton prishje tė Piramidės, duke e kthyer kėtė ligj pėr rishqyrtim e duke i dhėnė Kuvendit rekomandimet tuaja nė mbėshtetje tė nenit 92 tė Kushtetutės. Vendimi pėr prishjen e Piramidės ėshtė marrė pa tėrhequr mendimin e qytetarėve tė Tiranės lidhur me njė nga objektet kryesore kulturore tė kryeqytetit tonė dhe njė nga mjediset e pakta publike qė i kanė mbetur kėsaj qytetarie nė qendėr tė Tiranės. Ai ėshtė marrė pa dėgjuar zėrin e specialistėve, nė radhė tė parė arkitektėve e inxhinierėve ndėrtues, tė periudhės kur u ngrit Piramida e tė ditėve tė sotme. Ai ėshtė marrė nė shkelje flagrante tė urdhrit qė e shpall QNK Monument Kulture tė shkallės sė dytė (5.3.2007), tė Studimit Urbanistik tė Qendrės sė Qytetit tė Tiranės (vendim i KRRTRSH dt. 27.4.2004), tė njė numri vendimesh tė tjera tė Kėshillit tė Ministrave ose MTKRS-sė qė kanė kėrkuar zhvendosjen e Teatrit Kombėtar dhe tė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė kėtė Qendėr.

Janė dhėnė argumente politike pėr domosdoshmėrinė e prishjes sė njė objekti qė lidhet me diktaturėn komuniste dhe emrin e Enver Hoxhės. Kėta janė argumente tė rreme propagandistike, pasi Piramida e pėrfunduar nė vitin 1988 shėrbeu si muze i diktatorit vetėm dy vjet. Prej vitit 1991 e deri mė sot ajo ka pėrmbushur funksione kryesisht kulturore, duke strehuar me qindra e mijėra veprimtari tė tilla, nė shėrbim tė librit, muzikės, arteve pamore, ajo strehon edhe sot studiot e njėrit prej stacioneve mė tė ndjekura tė Shqipėrisė, nė tė janė zhvilluar kushedi sa panaire, konferenca, seminare. Nė mbi 20 vjet prej shembjes sė diktaturės, qėllimi fillestar i ndėrtimit ėshtė harruar krejt dhe qytetarėt i kanė ndjerė ambientet e brendshme dhe mjedisin pėrreth Piramidės si njė pasuri tė tyre, si njė pikė referimi nga ato qė kryeqyteti ynė i numėron me gishtat e vetėm njėrės dorė. Nė hyrje tė kėsaj memoje kemi vendosur logon e re tė Tiranės, qė thekson pikėrisht kėto pak monumente. Arkitektura e kėtij objekti ėshtė tepėr e veēantė. Ėshtė nga ndėrtimet e vetme laike nė vendin tonė qė e merr ndriēimin tėrėsisht nga sipėr, e lehtė dhe elegante nė pamjen e jashtme, e gjerė e bujare sė brendshmi, me njė numėr ambientesh tė ndara dhe me njė sallė tė madhe qendrore qė shquan pėr njė akustikė tė cilėsisė sė lartė.

Kur ėshtė ndėrtuar nė vitet 1986-1988, kostoja e Piramidės ka qenė 4 milionė dollarė, njė vlerė qė sot pėrllogaritet me rreth 60 milionė euro. Edhe pse kohėve tė fundit e braktisur qėllimisht nga autoritetet qė kanė pėr detyrė ta ruajnė, edhe pse i ėshtė zhveshur mermeri i jashtėm, vlerat ndėrtimore e estetike tė saj mbeten tė pallogaritshme. Nė vitin 2006 qeveria akordoi njė fond prej 5.600.000 eurosh pėr kthimin e QNK-sė “Pjetėr Arbnori“ nė Teatėr Kombėtar dhe Galeri Kombėtare tė Arteve. Konkursi i shpallur pėr kėtė qėllim pati njė vlerė prej 300.000 eurosh dhe u fitua nga firma amerikane “Louis Berger“. Pėr punimet e kryera ndėrkohė ėshtė shpenzuar njė e treta e shumės sė planifikuar. Mė 21.10.2010, pikėrisht ditėn qė Kuvendi i Shqipėrisė merr vendimin pėr ngritjen e Parlamentit tė ri nė vendin ku ndodhet Piramida (!), Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve akordon nė fond shtesė prej 4.000.000 lekėsh pėr rikonstruksionin e objektit QNK “Pjetėr Arbnori“. Kėto janė vlera marramendėse pėr kushtet e Shqipėrisė. Edhe duke lėnė mėnjanė dėmin e pariparueshėm qė do t’i bėhej trashėgimisė kulturore dhe kujtesės historike tė vendit me prishjen e Piramidės, milionat qė do tė groposeshin nė atė vend, nė qoftė se e keqja ndodh, janė njė tallje me varfėrinė nė Shqipėri, me nevojat urgjente qė ka populli ynė pėr strehim, pėr njė shėrbim mė tė mirė shėndetėsor, pėr shumė mė tepėr shkolla e kopshte publike. Para kėtij dėmi tė rėndė ekonomik e kulturor nuk mund tė heshtė asnjėri prej nesh, nė radhė tė parė ju, zoti President i Republikės.
Duke ju falėnderuar pėr vėmendjen
Mbetemi me respekt
Nė emėr tė Qendrės Shqiptare pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut,
Forumit pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, Shoqatės sė Arkitektėve sė Shqipėrisė, gjithė rinisė, studentėve, intelektualėve, profesionistėve, gazetarėve qė kanė ngritur zėrin kundėr prishjes sė Piramidės.

Kozara Kati, Ardian Klosi, Mustafa Nano, Artan Shkreli, Inida Gjata
Tiranė, 19 korrik 2011


Shqip

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi