ILIRIADA PORTAL

Aktorja Eliza Dushku vizitoi Shqipėrinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07082011

Mesazh 

Aktorja Eliza Dushku vizitoi Shqipėrinė




Dushku ka luajtur pėrkrah aktorėve tė famshėm si Di Caprio, De Niro

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, e cila ka luajtur disa role nė Hollivud do tė vizitojė kėto ditė Shqipėrinė. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranės, aktorja do tė zbresė sot nė Rinas, ku do tė pritet nga nėnkryetarja e bashkisė sė Tiranės, Jorida Tabaku, ndėrsa nesėr do tė ketė edhe njė pritje nė bashkinė e Tiranės.

Ende nuk dihet arsyeja e vėrtetė e vizitės sė saj, nėse ajo do tė jetė pėr qėllime pune, apo vetėm pėr tė vizituar vendlindjen e tė parėve tė saj. Ndėrkohė, pas vizitės nė Shqipėri aktorja e famshme hollivudiane pritet tė vizitojė edhe Kosovėn.

Megjithėse ka lindur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Eliza Dushku kurrė nuk ka nguruar tė tregojė publikisht se ajo ėshtė me prejardhje shqiptare.

Eliza Patricia Dushku lindi mė 30 dhjetor 1980 nė Boston, Massachusetts. Prindėrit e Elizės janė profesorė universiteti, babai ėshtė shqiptar nga Korēa, ndėrsa nėna daneze dhe jep mėsim nė universitetin e Suffolk-ut nė Boston. Ndėrkohė Eliza jeton me vėllanė, Nate Dushku, nė Los Angeles.

Ajo filloi karrierėn si aktore filmash nė filmin “That Night” kur ishte vetėm 12 vjeē, nė rolin e Alice Bloom kundėr Juliette Lewis.

Gjatė viteve 1996 - 1998 pėrfundoi shkollimin nė gjimnazin "Watertown Highschool" dhe dėshironte tė vazhdonte studimet, mirėpo pas ofertave pėr rolet nė filmat Buffy dhe Angel vendosi tė vazhdonte karrierėn si artiste.

Ajo ka luajtur pėrkrah aktorėve tė famshėm si Leonardo Di Caprio dhe Robert de Niro si dhe Arnold Schwarzeneger, Jamie Lee Curtis, Halle Berry dhe James Belushi nė filma si “This Boy’s Life” dhe ”True Lies”.

U bė e njohur me rolin Faith nė TV serinė “Buffy” dhe nga TV seria Angel. Nė vitin 2003 xhiroi filmin serial "Tru Calling", nė tė cilin Eliza luan rolin kryesor.

Eliza ka luajtur nė disa gjini tė filimit, si komedi, thriller, horror, si dhe nė seriale dhe telefilma, ndėr mė tė suksesshmit nė SHBA, ku mund tė pėrmendet "The Big ang Theory", "Wrong Turn" apo "City by the Sea", pėrkrah aktorit tė famshėm Al Pacino.

Karriera artistike e Eliza Dushkut: Locked In (2010); Noah's Arc: The New Beginning (2009); The Cover Up (2008); Sex and Breakfast (2008); Bottle Shock (2008); On Broadway (2007); Nobel Son (2007); Open Graves (2007); The Alphabet Killer (2007);

The Last Supper (2006); Tru Calling (2003); The Kiss (2003)–Megan; Buffy the Vampire Slayer: Chaos Bleeds (2003); Wrong Turn (2003)–Jessie Burlingame; City by the Sea (2002)–Gina; The New Guy (2002)–Danielle; Soul Survivors (2001–Annabel; Jay and Silent Bob Strike Back (2001)–Sissy; Bring It On (2000)–Missy Pantone; Race the Sun (1996)–Cindy Johnson; Journey (1995) (TV)–Cat; Bye Bye, Love (1995)–Emma; Fishing with George (1994); True Lies (1994)–Dana Tasker; This Boy’s Life (1993)–Pearl Hansen; That Night (1992)–Alice Bloom.



Bota Sot
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi