ILIRIADA PORTAL

"Pėrzierje helmesh me efekt tė fortė" - Paniku nė bursat botėrore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22082011

Mesazh 

"Pėrzierje helmesh me efekt tė fortė" - Paniku nė bursat botėrore




Lindita Arapi

Bursat botėrore nuk po e ndalin dot tė tatėpjetėn. Paniku nga njė recesion i ri nė ekonominė botėrore sundon nga Nju Jorku nė Frankfurt. Po ashtu mungon besimi nė menaxhimin e krizės sė borxheve. Po si duket perspektiva?

Tregtarėt e bursave kanė me siguri frikė nga e hėna dhe nga ajo, qė i pret nė tregje, thotė specialisti e tregtari i bursave, Fidel Helmer. Bursat ndėrkombėtare i ka kapur prej ditėsh paniku i njė recesioni tė ri tė ekonomisė botėrore. Nė tė gjithė Evropėn ka vazhduar kėto ditė shitja e aksioneve nė bursa. Ndėrsa investitorėt nė tregun e lėndėve tė para kanė kėrkuar fillimisht shpėtim nė blerjen e arit.

Indeksi gjerman i aksioneve ra pėrkohėsisht tė premten me 4,5%, niveli mė i ulėt ky qė nga kriza e fundit nė vjeshtėn e vitit 2009. Edhe bursat e Londrės, Parisit dhe Milanos pėsuan rėnie tė ndjeshme. Wall Street-i pėr shkak tė frikės nė rritje pėr njė recesion kėrcėnues nė Shtetet e Bashkuara e mbylli javėn sėrish me humbje tė forta. Indeksi i vlerave tė 30 industrive mė tė fuqishme ra me 1.6%. Qė nga fillimi i trazirave nė bursa mė 21. Korrik, Dow Jones ka humbur 15% tė vlerės.

Thomas Mayer, drejtor dhe ekonomist nė bankėn "Deutsche Bank", i shpjegon kėshtu pikiatat e bursave botėrore. "Kemi tė bėjmė me njė dobėsim tė koniunkturės globale. Kjo i ka trembur shumė investitorėt. Nga ana tjetėr ka dyshime tė forta pėr aftėsinė e amerikanėve dhe evropianėve pėr t'i dalė zot malit tė borxheve. Nė shtetet nė ekspansion ėshtė rritur inflacioni. Ato janė tė shqetėsuar qė bankat qendrore do tė rrisin normat e interesit. Pra aktualisht kemi tė bėjmė me njė pėrzierje helmesh, qė po jep efekt tė fortė nė bursa”.

Investitorėt, shkruan gazeta liberale londineze "Independent" mbi valėn e shitjeve nė bursa tė shtunėn (20.Cool, "nga frika e indikatorėve pesimistė tė ekonomisė po ndahen edhe nga ato aksione, qė e kanė rrezikun me kilometra larg, dhe e fusin paranė nė depozita nė dukje tė patundshme si ari. Bursat botėrore nuk gabojnė. Gjendja ėshtė vėrtet serioze", shkruan "Independent".

Edhe eksperti gjerman i bursave Fidel Helmer, e pranon seriozitetin e gjendjes”. I njoh prej 40 vitesh bursat, dhe mė duhet ta them se njė rėnie tė tillė si kėto tre javė nuk e kam pėrjetuar asnjėherė”.

Por si duket perspektiva? Pėr sa kohė do tė vazhdojė tė sundojė nervoziteti nė bursa? Ekonomisti Robert Halver nga Baader Bank shprehet: "Ėshtė shumė e vėshtirė tė bėsh prognoza, sepse momentalisht pasiguria ka mjegulluar vėshtrimin perspektiv, njė vėshtrim thelbėsor. Por mendoj, se po qe se ėshtė e qartė se nuk po futemi nė njė recesion - e unė kėtė nuk e besoj, pasi njė recesion i ri do tė ishte katastrofal, duhet thėnė se pėr Gjermaninė rreziku nuk ėshtė shumė i madh - atėherė do tė na duhet tė mendohemi dy herė, dhe tė themi: E paskemi ekzagjeruar, kaq keq nuk janė punėt”.



Standart

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi