ILIRIADA PORTAL

Bulku flet pas padisė: E vėrteta e marrėdhėnieve tė mia me Ismail Kadarenė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09112011

Mesazh 

Bulku flet pas padisė: E vėrteta e marrėdhėnieve tė mia me Ismail Kadarenė





Ismail Kadare (majtas) Rajmona Bulku
Intervista/ Aktorja rrefen historine e njohjes me shkrimtarin, pas akuzave te Myftarajt per lidhje intime.

“Me familjen Kadare kam miqėsi prej 30 vitesh, Helena mbante nė krahė vajzėn time”.

“Me familjen Kadare kam njė miqėsi prej 30 vitesh. Kemi pasur hyrje-dalje familjare tė ngushta dhe fėmijėt tanė kanė lozur bashkė…”. Teksa pėrsėrit disa herė kėtė fjali, Rajmonda Bulku duket se ende nuk e ka marrė veten nga lajmi i disa ditėve mė parė, ku gazetari dhe kolumnisti Kastriot Myftaraj aludon se ajo ėshtė njėra prej protagonisteve nė historitė e dashurisė sė Ismail Kadaresė nė librin autobiografik “Kohė e pamjaftueshme” tė bashkėshortes sė tij, Helena. Aludime, tė cilat tashmė do tė sqarohen me vendim gjykate, pasi aktorja e karrierės, njėkohėsisht dhe deputete e PD-sė, ka bėrė padi penale ndaj Myftarajt. E, deri atėherė, kurioziteti ėshtė i madh, por qė mund tė zvogėlohet menjėherė pas kėsaj interviste dhėnė prej saj ekskluzivisht pėr gazetėn “Panorama”…
Njė gazetė e pėrditshme nė Tiranė ka botuar njė shkrim me autor Kastriot Myftaraj, ku aludohet pėr njė lidhje dashurie mes jush dhe shkrimtarit Ismail Kadare. A ėshtė e vėrtetė?
Ju mė pyesni, por mua mė vjen zor edhe nga pyetja. Ėshtė abuzim qė nuk njeh kufij, por qė unė do t’ia tregoj shumė shpejt kufijtė nėpėrmjet ligjit. Me familjen Kadare unė kam njė miqėsi prej 30 vitesh, kemi pasur hyrje-dalje familjare tė ngushta dhe fėmijėt tanė kanė lozur bashkė. Mbase nuk do tė isha indinjuar kaq shumė, nuk do tė isha fyer e revoltuar kaq thellė nė shpirt sikur tė bėhej fjalė pėr ndonjė thashethem tjetėr, por prekjen e njė miqėsie tė tillė nuk e toleroj dot.
Kur e keni njohur pėr herė tė parė Kadarenė?
Nuk e mbaj mend saktė, por ka qenė viti 1978. Mbase edhe 1977, nuk mė kujtohet mirė, por di qė ka qenė pas xhirimit tė filmit tė katėrt “Emblema e dikurshme”.
Po Helenėn?
Thuajse njėkohėsisht, pasi kisha luajtur nė filmin me skenar tė saj “Nusja dhe shtetrrethimi”. Megjithatė, nė ato kohė sapo ishim njohur dhe me kalimin e viteve miqėsia jonė erdhi dhe u forcua gjithnjė e mė shumė. Tani qė po flasim pėr Helenėn, mė kujtohet njė episod i thjeshtė, por qė nėnkupton shumė pėr miqėsinė tonė. Ime bijė, Hega, i hidhej vazhdimisht nė qafė Helenės dhe kur kjo e pyeste se “kush je ti?”, vajza i pėrgjigjej: “Jam Hėna”. Pra, fėmijėt e mi janė rritur nė atė familje.
Nė shkrimin e sė pėrditshmes aludohet se lidhja ka nisur nė fillim tė viteve ‘70…
Sėrish me kėtė? A e kuptoni se ēfarė thoni?! Jam shokuar, jam shokuar, jam shokuar se deri ku shkon perversiteti mendor i disa tė ashtuquajturve gazetarė apo analistė. Gjithnjė kam qenė tolerante ndaj medias, por kėtė nuk kam pėr ta falur kurrė. Jua sqarova tė vėrtetėn dhe ēdo pyetje e juaja qė i kthehet sėrish kėsaj teme mua mė duket fyerje.
Kėshtu ėshtė shkruar tek e pėrditshmja…
Pėrmendja emrin asaj gazete qė ka shpifur, quhet gazeta “Sot”. Se edhe atė e kam hedhur nė gjyq bashkė me Myftarajn. Por shpifjet e tij janė aq tė ulėta, aq tendencioze, aq dashakeqe, sa bie nė gropė me kėmbėt e veta. Ai fantazon, krijon halucinacione pėr njė kohė kur unė kam qenė fėmijė. Miqėsia familjare me Kadarenė ka nisur nė fund tė viteve ’70, ėshtė forcuar pas viteve ’80 dhe asgjė nga ato ēfarė shkruan Myftaraj, duket qartė nėn dritė tė diellit qė ėshtė njė blof dashakeqės. Duket qė nuk e di aspak jetėn time. Bėjini vetė llogaritė, kam qenė fėmijė, minorene pėr kohėn kur baltos Myftaraj dhe as e kam njohur fare Kadarenė pėr kohėn kur ai del nė konkluzione me ēmenditė e tij.
Na del dhe njė Kadare i akuzuar pėr pedofili atėherė?
Po ē’janė kėto, se na ēmendėt…?! Nuk e kam mbledhur akoma veten nga budallallėqet, tani mė nxirrni tė tjera.
Po fėmijėt tuaj si e kanė pėrballuar gjithė kėtė histori?
Fatmirėsisht fėmijėt e mi janė aq mendjehapur, sa tė mos merren me thashetheme. Janė edukuar e rritur nė mes intelektualėsh e artistėsh dhe shpifje tė tilla nuk janė “brumė” pėr ta. Me njė nėnė aktore si unė, djali dhe vajza ime nuk marrin pėr bazė ēdo gjė qė dėgjojnė. Nuk them dot qė nuk ishin tė mėrzitur, dhe kjo jo pėr faktin se ēfarė kishin lexuar aty, por qė mė panė mua tejet tė prekur.
Po bashkėshorti juaj, Fatos Pashko, si ka reaguar?
Fatosi heshti nė fillim dhe e shikoja tė menduar, por kur i thashė qė do tė bėj padi ndaj gazetės dhe Myftarajt, atėherė iu ēel fytyra. E kishte pritur kėtė dhe e kishte dashur mė shumė se sa unė kėtė padi.
Pse keni bėrė padi penale, dhe jo civile?
Sepse unė nuk kam qėllim nė vetvete tė shtoj tė ardhurat me padinė, as tė pasurohem. Zgjodha padinė penale sepse ajo parashikon dėmin qė mė ėshtė shkaktuar mua, jam gjakosur e vrarė nė shpirt. A nuk ėshtė kjo njėsoj me plagosje dhe vrasje trupi?! Pėr mua, madje, ėshtė mė tepėr kjo qė mė bėri Myftaraj. Morali dhe psikika janė primare pėr mua, nuk ka pasuri qė ma lehtėson dėmin shpirtėror.
Mendoni se do t’ju pranohet padi penale pėr shpifje?
Po, e parashikon Kodit Penal. Po ashtu, baza ligjore pėr kėtė padi garantohet edhe nga nenet 59 dhe 60 tė Kodit tė Procedurės Penale, mė saktė, neni 45 dhe 120/2 i Kodit Penal. Nuk kam bėrė padi nė ajėr, e kam menduar mirė dhe do t’i shkoj deri nė fund kėsaj ēėshtjeje.
Megjithatė, Myftaraj aludon dhe e ka shkruar qartė se “mund tė jetė Rajmonda Bulku” dhe jo qė “ėshtė Rajmonda Bulku”…
Njė fjalė nuk mund ta shpėtojė Myftarajn nga faji. Kjo “mund” nga fundi i shkrimit nuk e justifikon shpifjen ndaj emrit tim, cenimin e dinjitetit qė mė ėshtė bėrė. Myftaraj ose tė shkojė nė spital psikiatrik pėr ato qė shkruan, ose tė mbajė pėrgjegjėsi.
Nėse ai ju kėrkon falje dhe pėrgėnjeshtron shkrimin, do ta tėrhiqni padinė?
As qė bėhet fjalė. Jua thashė, kėsaj ēėshtjeje do t’i shkoj deri nė fund dhe nuk ka rėndėsi se sa kohė do tė zgjasė. Ėshtė e ēuditshme, nė Shqipėri ėshtė shumė kollaj tė baltosėsh njė femėr, ta nėpėrkėmbėsh me shpifje, me ē’tė tė vijė nėpėr mend dhe askush nuk mban pėrgjegjėsi. Kjo padi do tė jetė njė fitore jo vetėm ndaj personit tim si Rajmonda Bulku, por pėr tė gjitha gratė si unė, tė cilat kanė rėnė viktima tė thashethemeve tė tilla. Ka ardhur koha qė tė reagojmė me tė gjitha mekanizmat ligjorė. Mjaft mė me pėrbaltje tė figurave tė femrave, ndėrsa meshkujt krehin bishtin si fitimtarė tė pėrbaltjes!
Ju jeni deputete e PD-sė dhe Kryeministri Sali Berisha ishte i pari qė nė vitin 2008 mori iniciativėn kundėr heqjes sė padisė penale ndaj mediave dhe gazetarėve. A jeni konsultuar me Berishėn para se ta dorėzoni padinė nė Gjykatėn e Tiranės?
Jo, nuk jam konsultuar.
I bie qė keni marrė njė iniciativė kundėr vendimit tė Berishės?
Aspak, nuk kam marrė asnjė vendim kundėr tij. Unė kam marrė njė vendim qė ka tė bėjė me Rajmondėn e 30 viteve mė parė. Njė vendim pėr pėrbaltjen e figurės sime qė nga adoleshenca, rinia, martesa, familja e Rajmonda aktore. Nuk kam bėrė njė padi si Rajmonda deputete e Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike dhe as po merrem me akuza qė kanė tė bėjnė me profesionin si politikane, por si grua. Si njė nėnė qė i ėshtė cenuar familja. Si njė mike qė i ėshtė cenuar shoqėria. Si njė femėr qė i ėshtė cenuar feminiliteti. Derisa nuk ka pasur ndonjė reagim nga Grupi Parlamentar demokrat rreth kėtij vendimi, do tė thotė qė edhe ata e kanė kuptuar linjėn e padisė sime.
Pas gjithė kėsaj historie, si kanė reaguar miqtė tuaj?
Nė mėnyrėn mė tė mrekullueshme. Mė kanė telefonuar pa fund duke mė thėnė se janė pranė meje, njerėz qė i njoh, por edhe qė nuk i njoh. Celulari im ėshtė tejmbushur nga mesazhe tė intelektualėve mė elitė tė Tiranės dhe disa prej tyre kanė qenė tė cenuar si unė nga i njėjti person. Pra nga Myftaraj. Ata mė thoshin vazhdimisht qė tė mos ia vija veshin, ta lija tė fliste ē’tė donte, por unė isha e vendosur. Mė pas, kur bėra padinė, mė kanė pėrgėzuar tė gjithė dhe mė thanė: “Shumė mirė ia bėre, veē mos e lėr pa e ēuar deri nė fund”.
Po familja Kadare, jeni nė dijeni si ka reaguar rreth kėsaj padie?
Di tė them vetėm kaq, qė janė gėzuar qė e bėra atė padi.


Aktorja: Burg pėr Myftarajn[/b]


Zbardhet padia e plotė penale e deputetes sė PD: Nuk dua para, autori nė psikiatri
“Isha fėmijė nė kohėn qė gazetari aludon pėr lidhjen”.


Rajmonda Bulku, aktorja dhe deputetja demokrate qė nga viti 2009, ka bėrė padi penale ndaj Kastriot Myftarajt, autorit tė shkrimit qė supozon pėr njė histori dashurie mes saj dhe Ismail Kadaresė. Me njė kėrkesė drejtuar Gjykatės sė Tiranės, ajo e cilėson artikullin e tij “kundėrvajtje penale”, duke pėrdorur nenin 120, i cili parashikon shpifjen botėrisht si vepėr penale. I njėjti nen qė saktėson qė, nėse vėrtetohet akuza, atėherė dėnimi ėshtė gjobė ose burg deri nė dy vjet. Dhe nė kėto dy alternativa, aktorja kėrkon burgun pėr Myftarajn dhe nuk ėshtė e interesuar pėr dėmshpėrblim nė tė holla, pasi pėr njė rast tė tillė ajo mund tė kishte zgjedhur mė lehtė padi civile. Arsyen ajo e sqaron gjatė nė padinė qė ka bėrė, tė cilėn po jua sjellim tė plotė…
Kėrkesė/ Pėr gjykimin e kundėrvajtjes penale
Kėrkuese: E dėmtuara akuzuese Rajmonda Bulku, e bija e Skėnderit dhe e Arditės, lindur mė 16.08.1958, banuese nė adresėn: Rruga “Dervish Hima”, ADA TOWER, 1/32 Tiranė, deputete nė Kuvendin e Shqipėrisė.
Objekti: Kėrkohet gjykimi i ēėshtjes penale nė ngarkim tė:
1. Gazeta “SOT”, adresa “Sitki Ēiēo”, Tiranė.
2. Kastriot MYFTARAJ, gazetar nė gazetėn “Sot”, pėr kundėrvajtjen penale tė “shpifjes” sė bėrė botėrisht nė dėm tė sė dėmtuarės akuzuese, e parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytė i Kodit Penal.
Baza Ligjore: Nenet 59 dhe 60 tė Kodit tė Pr. Penale. Neni 120/2 i Kodit Penal. Ligji me Nr.9754, datė 14.06.2007 “Pėr pėrgjegjėsinė penale tė personave juridikė”
Para: Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsore Tiranė!
E nderuara Gjykatė! Gazeta e pėrditshme “SOT”, nė numrin e saj tė datės 01 nėntor 2011, ka botuar njė shkrim tė Kastriot Myftarajt me titull “Cilėt janė emrat e dashnoreve tė Ismailit, qė Helena i pėrmend nė librin e saj, pėrse i rrėfen tani”. Midis tė tjerash, nė shkrim thuhet: “Nė romanin ‘E penguara’, tė botuar nė 2009-n, Ismail Kadare pohon njė tjetėr histori dashurie tė tij. Nė roman rrėfehet njė histori e vėrtetė, ajo e vajzės sė Liri Belishovės (Ēomo), Drita Ēomo. Vajza, e cila gjendej e internuar me nėnėn nė Cėrrik, kishte njė shoqe tė ngushtė nė shkollėn e mesme tė kėtij qyteti, atė qė mė pas do tė bėhej aktorja e njohur Rajmonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi kėtė gjė publikisht edhe me rastin e promovimit tė romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenė dhe donte qė ta njihte, por nuk mund tė shkonte nė Tiranė, se nuk mund tė lėvizte lirisht. Ndėrkohė, Rajmonda Bulku, e cila falė bukurisė sė saj kishte filluar qė tė luante nė filma, u njoh dhe u miqėsua nė Tiranė me Ismail Kadarenė dhe i foli pėr shoqen e saj. Nė roman, shkrimtari Rudian St., i cili ka shkruar romanin ‘Dimri i suferinės sė madhe’, aluzion i qartė pėr romanin e Kadaresė ‘Dimri i vetmisė sė madhe’, njihet me njė vajzė tė re me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollėn e mesme dhe qė kėrkon tė hyjė nė shkollėn e arteve nė Tiranė. Nė kėtė kohė Migena bėhet e dashura e shkrimtarit, tė cilit i flet pėr shoqen e saj nė provincė me emrin Linda B., e cila ėshtė e internuar. Kur Migena shkon nė provincė, shoqja e saj i kėrkon qė t’ i tregojė pėr shkrimtarin dhe dashurinė me tė. Qartėsisht, pas Migenės qėndron Raimonda Bulku, me tė cilėn Ismail Kadare u njoh, siē thotė vetė, kur erdhi nė Tiranė dhe filloi tė luante nė filma artistikė. Bulku do tė ishte aktorja qė do tė kishte rolet kryesore femėrore praktikisht nė tė gjitha filmat qė u bėnė sipas librave tė Ismail Kadaresė. Nė filmin me seri ‘Emblema e dikurshme’, sipas novelės me tė njėjtin titull tė Kadaresė. Bulku kishte rolin kryesor femėror, atė tė Anės (Ana e pėrhershme) sė dashurės sė personazhit kryesor. Ajo pati rolin e Zanės, tė njė prej personazheve kryesorė nė filmin ‘Ballė pėr ballė’, me skenar sipas romanit tė Kadaresė ‘Dimri i Madh’, pati njė rol nė filmin ‘Radiostacioni’, me skenar sipas romanit tė Kadaresė ‘Nėntori i njė kryeqyteti’, pati njė rol nė filmin ‘Kthimi i ushtrisė sė vdekur’, njė version i ri i ‘Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur’, si dhe pati rolin e Dianės, gruas sė shkrimtarit, nė filmin ‘Tė paftuarit’, njė film sipas romanit tė Kadaresė ‘Prilli i thyer’.
Mė pas, nė emisionin ‘Zonė e Lirė’ nė TV KLAN, mė datėn 04.11.2011, Kastriot Myftaraj i ftuar nė kėtė emision pikėrisht lidhur me shkrimin e botuar nė gazetėn ‘Sot’, i ka ripohuar dhe ka kėmbėngulur nė ato qė kishte botuar tri ditė mė parė nė kėtė gazetė”.
E nderuar Gjykatė! Tė gjithė kėto thėnie tė botuara nė gazetėn “SOT” dhe tė pohuara prej Kastriot Myftarajt disa ditė mė vonė nė njė emision televiziv janė tė pavėrteta dhe synojnė tė cenojnė nderin dhe personalitetin tim. Unė, kėrkuesja, jam e martuar qė prej vitit 1979 me Fatos Pashkon, kemi dy fėmijė tė rritur, Jozel, 31 vjeē dhe Hega, 28 vjeēe. Kam punuar shumė vite nė Teatrin Kombėtar si aktore dhe aktualisht nė Kuvendin e Shqipėrisė. Gjatė kėtyre viteve angazhimet e mia si aktore dhe aktualisht nė Kuvendin e Shqipėrisė nuk kanė lėnė asnjėherė mėnjanė impenjimet e mia bashkėshortore dhe si nėnė, ndaj kėto marrėdhėnie nuk janė lėkundur asnjėherė gjatė kėtyre viteve. Hamendėsimet dalin nga njė mendje e sėmurė, si ajo e tė akuzuarit Kastriot Myftaraj, e botuar nga e pėrditshmja “SOT”, qė janė shpifje tė kryera prej tyre botėrisht nė dėmin tim, pasi lidhjet qė pėrpiqen tė krijojnė tė akuzuarit me atė shkrim nuk kanė tė bėjnė fare as me jetėn time si aktore dhe as me jetėn time intime. Thėniet e mėsipėrme, pėr tė cilat edhe tė akuzuarit e dinė mirė qė nuk janė tė vėrteta, janė bėrė me qėllim pėr tė cenuar, midis tė tjerash, edhe nderin e personalitetin tim, duke konsumuar kėshtu tė gjitha elementet e kundėrvajtjes penale tė shpifjes, e kryer botėrisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytė i Kodit Penal.
Pėr kėtė shkak kėrkojmė gjykimin e personit juridik gazeta “SOT” dhe tė shtetasit Kastriot Myftaraj pėr kundėrvajtjen penale tė shpifjes, e kryer botėrisht nė dėmin tim, Rajmonda Bulku, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytė i Kodit Penal.
Nė pritje tė caktimit tė seancės gjyqėsore, me respekt Rajmonda Bulku.


Kastriot Myftaraj: “Bulku tė padisė Kadarenė dhe jo mua”


Gazetari i qėndron vėrtetėsisė sė shkrimit.

Kastriot Myftaraj ėshtė autori i shkrimit me titull “Cilėt janė emrat e dashnoreve tė Ismailit, qė Helena i pėrmend nė librin e saj, pėrse i rrėfen tani”, i botuar nė datėn 1 nėntor 2011, nė gazetėn “SOT”. Nė kėtė shkrim, ndėr tė tjera, kolumnisti dhe publicisti Myftaraj aludon se Rajmonda Bulku ka qenė njė ndėr kėta emra dhe kėtij aludimi i qėndron deri nė fund. Nuk ka ndėr mend ta pėrgėnjeshtrojė lajmin, sepse gjithēka e konsideron tė vėrtetė. Tė paktėn sipas asaj ēfarė ka lexuar dhe interpretuar mė pas pjesa e librit autobiografik tė Helena Kadaresė, “Kohė e pamjaftueshme”. “Nuk kam ndėr mend ta hedh poshtė shkrimin tim e as tė pėrgėnjeshtroj ndonjė pjesė tė tij. Unė kam cituar vetėm dėshmi tė Helena Kadaresė, qė rrėfen rreth historive rozė tė tė shoqit, lidhjeve tė tij”, thotė Myftaraj, i pyetur nga gazeta “Panorama”. Sipas tij, nė gjithė kėtė ngjarje nuk ėshtė ai qė duhet paditur, por Ismail Kadareja ose bashkėshortja e tij. “Zonja Bulku tė padisė autorin ose autoren e librit. T’i ēojė nė gjykatė ata qė e kanė pėrgojuar e pėrfolur nė ato dėshmi, dhe jo mua. Kjo njihet edhe si praktikė botėrore. Tė prekurit dhe tė dėmtuarit drejtpėrdrejt nga historitė autobiografike padisin shkrimtarin dhe nėse gjykata u jep tė drejtė, atėherė hiqen tė gjithė librat nga qarkullimi”, sqaron Myftaraj, i cili duket se nuk e ka problem padinė qė i ėshtė bėrė nė gjykatė. “Ajo ka punėn e saj, unė punėn time”, e mbyll Myftaraj kėtė ēėshtje.

Panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi