ILIRIADA PORTAL

Helena Kadare: Fejesa me mblesėri dhe prishja pas njohjes me Ismailin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13112011

Mesazh 

Helena Kadare: Fejesa me mblesėri dhe prishja pas njohjes me Ismailin






Helena Kadare, nė Panairit e Librit




“Ma kishin prezantuar pretendentin vetėm disa ditė para se fejesa tė shpallej”

Sa tė vinte kėmbėn nė Tiranė, njė tufė ujqish, pedagogė e studentė, do t’i vėrsuleshin tė gjithė asaj. Njė vajzė nga provinca nuk mund tė rrinte e vetme nė kryeqytet. Duhej me doemos tė fejohej! Ky ishte shqetėsimi qė vuri nė lėvizje gjithė fisin, si nga ana e Gushove, por edhe Bozgove. Tė gjithė ishin si ndėr ethe: Helena duhej fejuar! Nė librin e saj me kujtime “Kohė e pamjaftueshme”, Helena Kadare tregon pėr fejesėn e saj tė parė. Si u stis lidhja e nxituar me njė inxhinier, tė cilin jo vetėm qė nuk e donte, por as nuk mundi me kalimin e kohės. Ndėrkaq, Ismailin nuk e kishte harruar dot, ndonėse ishte munduar ta bindte veten se tashmė i pėrkiste dikujt tjetėr. Si vendosi t’i japė fund ditėn kur varrosi gjyshin nga e ėma, tė vetmin njeri qė e kishte kuptuar dhimbjen e saj. “Kėtė vajzė e morėt mė qafė!”, kishte thėnė ai. al.mi

Gjithė atė periudhė, me njė intensitet tė pandėrprerė mendoja pėr Tiranėn. Isha gati tė bėja gjithēka, tė jepja ēdo gjė vetėm ‘t’i fitoja ato katėr vite lirie.
Por, pikėrisht nė atė kohė, edhe pse e shpėrqendruar nga gjithēka tjetėr qė ndodhte rreth meje, vura re se nė shtėpinė tonė diēka po ndodhte, diēka qė mė pėrkiste edhe mua. Dhe s’kaloi shumė qė e mora vesh plotėsisht pėrse ishte fjala. Njerėzit e mi po bėnin plane fejese. Qė unė tė fejohesha! Gjithė ato hyrje e dalje, biseda me zė tė ulėt, kokė mė kokė, s’kishin tjetėr qėllim veē fejesės. Madje tė ngutshme. Sipas gjykimit tė babait, por edhe krejt farefisit, qė nuk e di nė ē’rrethana venin e vinin mes njė etheje tė madhe, njė vajzė e re as qė mund tė mendohej tė lihej vetėm pėr tė bėrė studime atje nė Tiranė. Pedagogė e studentė bashkė mezi ē’i presin ato qė vijnė nga provinca. Dhe tė gjithė janė si ujqėr pėr tė pėrfituar nga padituria e tyre, dėgjova njė mbrėmje dajėn tim, qė porsa kishte mbėrritur me trenin e pasdites. Prandaj, shpėtimi i vetėm kishte pėr tė qenė fejesa. Le t’i bėja studimet, por e qetė dhe e siguruar nga ēdo anė. Edhe tė tjerėt do ta kishin mendjen e mbledhur. Nuk po u besoja veshėve. E gjithė dėshira ime pėr t’u larguar, dėshirė e mbajtur gjallė plot shpresė dhe aq fort e ėndėrruar, tani po kthehej nė njė ankth tė parrėfyer kundėr meje. Si do tė pranoja tė lidhesha me dikė, vetėm pėr tė qenė e mbrojtur atje nė Tiranė? E gjithė kjo ishte njė marrėzi e paparė! Ndėrkaq, lėvizjet, hyrje-daljet e fisit u shpeshtuan si kurrė mė parė. Secili prej tyre po sillte pėrpara prindėrve emrin e ndonjė kandidati tė ri. Sė fundi, babai ma bėri tė qartė: pa fejesė, nuk do kisha shkollė. E ndodhur midis njė trysnie qė pėr ēdo ditė po merrte pėrmasa tė paimagjinueshme, m’u bė e qartė se nga kafazi i shtėpisė sime nuk do tė mund tė ikja kurrė pa qenė e lidhur me vargoin e fejesės. Ata mesazherė mblesėrie s’do mė linin kurrė t’u ikja nga duart. Dhe ndodhi pikėrisht ajo qė deshėn ata. Pas javėsh tė tėra tė mbledhjeve tė fisit, tė diskutimeve tė pafunda, tė qarjeve dhe tė protestave tė mia, unė e pranova atė vargua qė mė lidhte e njėkohėsisht mė jepte lirinė!



Kopertina e librit tė Helena Kadaresė


Sapo thashė se e pranoja kėtė kontratė tė turpshme, nė shtėpinė tonė shpėrtheu njė ngazėllim i madh. Tezet e kushėrirat u ngritėn nė ēast dhe vrapuan tė bėjnė telegramet. Tek e shikoja kėtė gjallėri e kėtė zhurmė, zemra m’u ndrydh, u tėrhoqa nė njė kėnd dhe qava njė copė herė me lot tė nxehtė. Frika se mos kisha bėrė njė gabim tė pandreqshėm, s’po mė ndahej.
Fejesa u bė sipas zakoneve tė qytetit provincial. I fejuari erdhi me tė afėrmit e tij pėr “tė pirė kafetė”. Ma kishin prezantuar pretendentin disa ditė para se fejesa tė shpallej dhe nuk mė ishte dukur aq i keq sa ē’po mė dukej tani qė fejesa qe bėrė realitet. Ishte mė se e qartė pėr mua, ky i fejuari s’po mė hynte nė zemėr fare. Ishte i huaj dhe i tillė do mbetej derisa kjo marrėveshje e marrė tė prishej. Por deri atėherė do tė kalonin ca kohė.
Me rastin e ardhjes sė tij nga Tirana u bė njė darkė familjare. Unė nuk ftova asnjė nga shoqet apo shokėt e mi tė klasės, ngaqė, s’do mend, mė vinte turp. Meri L. nė letrat e saj tregohej e pėrmbajtur. “Meqenėse kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė qenė bashkė nė universitet, atėherė le ta pranojmė”, shkruante ajo, thua se fejesėn e kishim bėrė tė dyja bashkė.
Por mė e gėzuar nga tė gjithė ishte mblesa. Ajo ngadhėnjente nėpėr shtėpi. Jo vetėm atėherė, por deri tani vonė s’ia kam harruar kėsaj gruaje mėrinė qė do tė mė ngjallte pėrherė prania e saj.
Kam pėrshtypjen se tė gjithė hiqeshin si mė tė gėzuar sesa ishin nė tė vėrtetė. Vetėm gjyshi im i menēur, Taq (Kristaq) Bozdo, mė i kthjellėti nga tė gjithė, prish buzėt: Gjynah, e ēuat dėm kėtė vajzė! I tha tezes sime tė madhe, Lenit.
Gjatė muajve tė verės, ndėrsa bėhesha gati si nė ethe pėr nė universitet, pėrfytyrimi i Tiranės ishte i vetmi ngushėllim qė mė mbante. I fejuari vinte tė dielave nga Tirana dhe unė me trishtim vija re se zemra s’mė ngrohej e s’mė ngrohej pėr tė. Nuk ishte njeri i keq, por s’kishte asgjė nga ato qė kisha pėrfytyruar unė pėr burrin tim tė ardhshėm. Njė njeri i rėndomtė. Ja, vetėm kaq mund tė thuhej pėr tė.
Ndėrkaq, Is pėrpiqesha tė mos e mendoja mė. Ēdo lexim, ēdo fjalė qė lidhej me tė, mė shkaktonte brengė tė madhe nė shpirt. Por pėrsėri, kėrkoja tė mos e lėndoja veten. Ardhja nė universitet duhej tė mė mjaftonte pėr tė gjitha.
Njė mbrėmje fillim shtatori mė solli vetė babai me tren nė Tiranė. Atė natė vajtėm e fjetėm tek gjyshi, qė e kishte shtėpinė tek Pazari i Ri. Meri L. ndėrkaq kishte mbėrritur para meje. Mua mė kishte dalė e drejta e studimit pėr letėrsi, por pa bursė. Kėshtu do tė mė mbante babai me shpenzimet e tij, njė barrė e rėndė kjo pėr kushtet e tij. Meri L. i kishte dalė pėr gjuhė e letėrsi angleze. Kryesorja ishte se do tė ishim nė njė konvikt dhe njė pjesė tė leksioneve do t’i bėnim sė bashku nė tė njėjtin auditor.
Nė konvikt u vendosėm nė njė dhomė me Merin, njė vajzė nga Shkodra dhe njė studente kineze me emrin Su, qė e kishin sjellė midis nesh pėr tė mėsuar shqipen.
Kur babai u nis pėr tė ikur, unė dhe Meri L. u hodhėm si tė ēmendura nė krahėt e njėra-tjetrės. Mė nė fund ishim tė lira dhe… bashkė. Asgjė nė botė s’mund tė na ndante mė…
Te grila e hekurt e rrethojės sė konviktit ishte bėrė njė lloj zakoni qė tė vinte e tė kėrkonte njeriu yt, i fejuari apo i dashuri, qė priste derisa njėra nga vajzat lajmėronte me zė tė lartė nė korridor: Luigjina apo Flora, ėshtė pėr ty! Tė gjitha vajzat konviktore, pa pėrjashtim, e ėndėrronin njė thirrje tė tillė. Ishte, si tė thuash, njė lloj konkursi. Por jo tė gjitha merrnin gėzimin qė prisnin. Natyrisht qė edhe unė e kisha pasur kėtė ėndėrr. Sikur dikush tė mė thoshte mė parė se do tė isha studente nė Tiranė dhe te grila e errėt poshtė pemėve do tė mė priste i fejuari, mendja do tė mė vinte rrotull nga lumturia. Mirėpo ja, kjo kishte ndodhur vėrtet dhe unė jo vetėm s’ndieja kurrfarė gėzimi, por, pėrkundrazi, njė trishtim i errėt sa vinte e mė rritej. Zemrėn e kisha akull pėr tė. Dhe ēdo ditė, nė vend qė diēka tė shkrihej, ngrinte edhe mė fort…
Siē thashė, Is nuk guxoja ta mendoja mė. Nuk isha e sigurt nėse ai ishte kthyer apo jo nga Moska. Por edhe sikur tė ishte kthyer, tani unė nuk isha mė pėr tė. Isha larg tij, e fejuar me dikė tjetėr, madje dhe ta mendoja, nuk kisha mė tė drejtė. Dhjetėra herė e kapja veten nė tė njėjtėn pyetje: ēdo tė thoshte vallė, ai kur tė dėgjonte se isha fejuar? Do t’i bėnte ndonjė pėrshtypje? A do t’i vinte sadopak keq pėr mua? Apo aq do t’i bėnte.
Kėshtu kalonin ditėt…
Takimi me Is do tė ndodhte shumė javė mė pas. Po ecja vetėm nė Rrugėn e Barrikadave dhe nė udhėkryq, atje ku ajo pritej me rrugėn “Qemal Stafa”, befas njoha fytyrėn qė e kisha parė veē nėpėr fotografi. Po vinte pėrballė meje, mbi trotuar, bashkė me tim kushėri, shkrimtarin Nasho Jorgaqi. Ecnin duke qeshur tė dy. Mua m’u duk mė simpatik se nė fotografi. Kishte njė xhaketė me kokrriza dhe mbante njė pulovėr tė zi me jakė golf, qė sapo kishin dalė nė modė nė atė kohė. M’u duk po aq i zbehtė nė fytyrė, sa ē’e kisha pėrfytyruar nė ėndėrrimet e mia. U turbullova aq shumė, sa m’u duk se po mė merreshin kėmbėt.
Nasho Jorgaqi u ndal pėr tė mė takuar, pastaj mė njohu me tė.
-Kjo ėshtė kushėrira ime, Helena Gushi, tha.
U skuqa, veshėt mė buēitnin dhe belbėzova ca fjalė, gati si pėrēart. “Ju njoh. E di qė jeni njė poet mendjemadh. Nuk i jeni pėrgjigjur letrės sime”. Kėto ishin pak a shumė fjalėt, siē m’i kujtoi Is mė pas, sepse unė s’mbaja mend gjė prej gjėje. Ai seē m’u pėrgjigj gjysmė me tė qeshur, ndėrsa im kushėri shprehu habinė qė paskemi kėmbyer letra. Is pyeti:
- Ju jeni tani nė Tiranė?
Pas pohimit tim, pa m’i hequr sytė, ai vazhdoi:
- Ju pėlqen tė shikoni filma tė xhiruar prej meje?
Mezi e mora vesh ku e kishte fjalėn. Ishte shqiptari i parė qė kishte sjellė nga jashtė njė kinoaparat 8 mm, bashkė me laboratorin pėr larjen e filmave.
- Mė pėlqen shumė, u pėrgjigja, e ēliruar ngaqė biseda mori njė drejtim gazmor.
Kushėriri im u vrenjt nga kjo mėnyrė e pacipė ftese nė shtėpi. Unė u skuqa prapė dhe s’dija ē’tė pėrgjigjesha. Pa ēarė kryet pėr fytyrėn e ngrysur e qortuese tė kushėririt, Is nxori njė copė letėr nga xhepi dhe shkroi nė tė.
-Ky ėshtė telefoni im. Mė merrni ndonjė ditė.
Krejt e turbulluar e mora letrėn dhe Is shtoi:
-Po e humbėt kėtė pusullė, mbani mend kėtė: dy numrat e parė janė viti i vdekjes sė Stalinit dhe… (tani nuk mė kujtohet ē’ishte ngjarja tjetėr, ngaqė e vendosur ta ruaja si floririn atė letėr, s’i dhashė rėndėsi pėrcaktimit).
Im kushėri ishte ngrysur dhe mė fort. Kur mė takoi mė pas, ai mė hoqi vėrejtjen me shumė seriozitet. Kishte dashur ta bėnte kėtė gjė edhe me Is, por, ngaqė atij ishte e vėshtirė t’i bėje vėrejtje tė kėsaj natyre, i kishte kujtuar se unė isha e fejuar dhe s’ishte mirė qė nė sytė e tij, domethėnė tė kushėririt, ai mė kishte bėrė haptas njė propozim pėr takim.
Mė pas mora vesh hollėsira tė takimit tė tyre. E fejuar? E ēfarė pastaj? Kishte thėnė Is, gjė qė e kishte pezmatuar edhe mė fort kushėririn tim.
Asnjėherė nuk e mora vesh nėse ishte vėrtet fare mospėrfillės pėr tė fejuarin apo ashtu shtirej. E vėrteta ėshtė se as atėherė, as mė pas nuk mė ka pyetur kurrė pėr tė, sikur ai tė mos kishte ekzistuar ndonjėherė. Kjo shmangie e tė fejuarit ndikoi, me sa duket, qė edhe tek unė tė ndodhte e njėjta gjė, me tė njėjtėn lehtėsi.
Disa ditė radhazi, pas kėtij takimi fatlum, isha si e dehur nga tronditja… Ndėrkaq, mendja mė punonte veē aty. Aq shumė isha magjepsur pas tij, sa s’u pėrmbajta dhe i fola edhe tė fejuarit pėr tė. Mbaj mend se, tek i flisja me entuziazėm se sa i jashtėzakonshėm mė qe dukur Is, sytė e tė fejuarit u pikėlluan. Ai s’foli asnjė fjalė dhe, me sa duket, pėr tė mė dhėnė tė kuptoja pakėnaqėsinė e tij, disa ditė nuk erdhi fare nė konvikt. Por unė, e dalldisur siē isha, as nuk e vura re fare kėtė mungesė dhe vetėm kur ai erdhi mė nė fund dhe, me fjalė tė matura mė shprehu qejfmbetjen e tij pėr kėtė admirim tė tepruar, mbeta me tė vėrtetė e habitur. Pėr mua ishte fare e pakuptueshme qė dikush mund tė mbetej indiferent para ekzistencės sė njė mrekullie tė atij lloji, siē ishte nė vetvete Is. Por nė atė kohė isha shumė e re dhe nuk e njihja mirė se ēfarė ishte xhelozia dhe ē’forcė shkatėrrimtare kishte ajo nė jetėt e njerėzve…
**
Lėkundjet pėr t’i dhėnė fund fejesės sime u bėnė gjithnjė e mė tė forta. Nė kėtė kohė vdiq gjyshi im Taq Bozgo, pas tė cilit isha shumė e dhėnė. Ishte pikėrisht ai qė i pari kishte thėnė pėr fejesėn time: “Gjynah, ajo vajzė vajti dėm”. Humbja e kėtij njeriu tė dashur ishte kontakti im i parė me vdekjen. Kurrė s’mė kishte qėlluar deri atėherė tė merrja pjesė apo tė kisha tė bėja me njė ceremoni mortore. E shikoja trupin e pajetė tė gjyshit, shtrirė nė mes tė dhomės, nėnėn dhe tezet e mia qė qanin rreth tij dhe nė shpirt ndieja njė shtrėngim tė padurueshėm. Domethėnė, njė ditė kėshtu do tė jetė edhe pėr mua! Mendoja. Sepse deri atėherė vdekja mė qe dukur diēka abstrakte, qė kishte punė me njerėz tė tjerė tė panjohur, por kurrsesi me mua. Kur qenka kėshtu, kur “vdekja nė rrinte te supi”, siē shprehej shpesh gjyshi, atėherė pėrse duhej tė vazhdoja tė mbaja njė lidhje tė pakuptimtė me dikė qė nuk e doja dhe, me sa duket s’kisha pėr ta dashur asnjėherė, nė kundėrshtim me atė frazė idiote qė mė thoshin kushėrirat se dashuria vjen vetiu me kalimin e kohės. Kurrė s’kishte pėr tė ardhur ajo dashuri. Dhe pikėrisht aty, pranė trupit tė gjyshit tė vdekur mora vendimin e parė tė rėndėsishėm tė jetės sime. Do tė shkėputesha njė herė e mirė nga ai njeri.
Dy ditė mė vonė, kur prindėrit e mi ishin kthyer nė Elbasan, u ula dhe iu shkrova njė letėr tė gjatė prej tetė faqesh. Shpjegoja nė tė se fejesa ime ishte krejtėsisht e gabuar, se isha fatkeqe, etj., etj. Sė fundi u kėrkoja ndjesė pėr kėtė shqetėsim tė pamerituar, por kėmbėngulja se s’kisha rrugė tjetėr.
Tė nesėrmen e letrės, nė orėn katėr tė mėngjesit, portieri i konviktit mė lajmėron se dikush mė kėrkonte tek porta. Ishte babai. Kishte udhėtuar me taksi pėr tėrė natėn. I verdhė dyllė nė fytyrė, sapo mė pa, mė hodhi duart nė qafė dhe u shkreh nė vaj. S’e kisha parė ndonjėherė tė qante dhe kjo gjė mė tronditi pa masė. Mė shpjegoi mė vonė se dhe ai me nėnėn e kishin kuptuar se ajo lidhje nuk shkonte, por nuk kishin pasur guxim ta thoshin. Por tani qė unė po e thosha vetė, ata ndiheshin mė tė lehtėsuar dhe do tė gjenin forcė ta pėrballonin kėtė “turp para botės”. Veē, shtoi babai, kėtej e tutje unė duhej tė tregoja njė kujdes tė jashtėzakonshėm nė sjelljet e mia. Tė shikoja mėsimet dhe, nė asnjė mėnyrė tė mos dilja vend e pa kohė nga konvikti. Me kėtė rast, ai mė pėrmendi edhe njė herė rreziqet e shumta qė mė kanoseshin, si vajzė e re nė mes tė kryeqytetit.
U ndjeva e ēliruar si asnjėherė nga kjo peshė e rėndė dhe atė ēast isha gati tė pranoja ēdo kusht qė do tė mė diktonte ai. I dhashė fjalėn pėr kėtė. O Zot, si ishte e mundur qė kisha duruar aq shumė, pyesja veten, kur puna kishte qenė aq e thjeshtė?

Panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi