ILIRIADA PORTAL

Arrat pastrojne gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22112011

Mesazh 

Arrat pastrojne gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit




Ndiqni keshillat e specialisteve per efektet kuruese te arres dhe menyrat e perdorimit

Ne mjekesine popullore perdoren gjethet, frutat jeshile, levorja e degezave, zhgualli (levorja e trungut), buka e arres dhe lulet. Gjethet e arres mblidhen ne pranvere, lulet dhe sythat ne maj, levorja e jashtme jeshile ne korrik. Gjethet, pasi thahen, duhet te mbahen ne kujdes qe te ruajne eren dhe shijen e tyre. Lulet e ndryshojne disi pamjen dhe cilesine gjate ruajtjes. Levorja jeshile e arrave, pas tharjes, behet me e holle, rrudhet dhe merr shije te embel. Gjethet kane ere te forte dhe aromatike, shije ne te hidhur, rrenjet dhe levorja e jashtme jeshile e arres japin nje ngjyre jeshile, ndersa zhgualli perdoret per te ngjyrosur sende te leshta e te mendafshta me ngjyre geshtenje. Gjithashtu, gjethet e njoma e te fresketa largojne insektet dhe cimkat nga banesat. Nje infuz i thjeshte ben qe te larohen milingonat. Ne qofte se me kete infuz lyejme kuajt, atyre nuk u afrohen mizat.
Vetite dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e arres permban lende yndyrore, te cilat ne frutat e thata arrijne deri 60 per qind. Arra permban gjithashtu albumine, karbohidrate dhe sasi te konsiderueshme kriperash minerale, si: fosfor, kalium, kalcium etj. Permban mjaft vitamina, posacerisht frutat e fresketa, sic jane vitaminat C, B, P, A, vajrat eterike dhe lendet ngjyrosese. Arrat perdoren gjeresisht edhe per te pergatitur embelsira te ndryshme.
Pastrimi i gjakut
Lengu qe merret pas zierjes se gjetheve te arres perdoret per pastrimin e gjakut, kunder semundjeve te mushkerive, te lekures dhe te syve, eshte tonik i aparatit tretes dhe me ane te tij sherohet diarreja (jashteqitja). Ky leng kurues pergatitet ne kete menyre. Merren 2-4 grame gjethe te therrmuara arre dhe lihen per 12 ore ne 150 grame vere te bardhe. Lengu i fituar pihet njeheresh esell.
Diarreja
Kunder diarrese perdoret me efekt dhe lengu i luleve mashkullore te arres. Per pergatitjen e ketij lengu merren 5-10 grame lule mashkullore dhe zihen ne 200 ml uje. Pihen sa here paraqitet nevoja, nga nje gote caji per te rriturit dhe nga nje gote likeri per te vegjlit. Lengu i gjetheve te ziera perdoret edhe ne forme lavazhi kunder semundjeve inflamatore te rrugeve gjenitale.
Infeksionet e lekures
Lengu qe perfitohet nga zierja e gjetheve te njoma dhe te fresketa perdoret per larje ne infeksionet e lekures. Lengu i gjetheve, i zier shume, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemen. Per kete merren 60 grame gjethe arre, te cilat lihen te ziejne per nje ore ne gjysme litri uje. Me lengun e fituar lyhen here pas here pjeset e semura te lekures. Ky lloj lengu perdoret gjithashtu per te bere banja tonike, te cilat i japin organizmit freski e gjalleri.
Plaget e gojes
caji i gjetheve te arres rekomandohet per kurimin e plageve te gojes, kunder infeksioneve te kanalit vaginal, per ruajtjen e butesise se lekures se trupit dhe sidomos te femijeve. Ne keto raste per lavazhet e gojes dhe te kanalit vaginal perdoren 10-15 grame gjethe ne 100 ml uje, duke shtuar edhe 6 grame acid borik. Per banjat e trupit dhe larjen e plageve merren 10-15 grame gjethe te thata ne 200 ml uje (duke shtuar 6 grame acid borik per plaget).
Tiroidet
Vaji i arres ka gjetur perdorim te gjere per mjaft semundje. Ai ka veti antihelmintike (lufton shiritin dhe krimbat qe parazitojne ne zorre). Perfundimi eshte shume i mire kur kombinohet edhe me hudhren. Vaji i arres perdoret me sukses per kurimin e kallove limvadeniteve, tiroideve dhe apceseve, madje edhe te atyre kronike. Per kete qellim vaji merret nga goja, ndersa per semundjet e lekures perdoret nga jashte. Me vaj arre kurohen te gjitha plaget qe mbledhin qelb.
Anemia
Arrat jane ushqim shume i mire per femijet. Ato luftojne anemine. Ne mjekesine popullore njihen forma te ndryshme te perdorimit te arrave, thjesht ose te perziera me mjalte, per forcimin dhe rivendosjen e shendetit te femijeve dhe te te rriturve.
Renia e flokeve
Lengu qe merret nga perzierja e gjetheve dhe e levores se jashtme te degeve te arres perdoret kunder renies se flokeve. Ato forcojne rrenjet e qimeve. Per kete merren 30-40 grame gjethe dhe levore degesh te njoma, me nje liter uje dhe ziejne per 10-15 minuta. Me kete leng, i cili duhet te jete i vaket, shperlahet koka darkave. Kjo larje ndikon gjithashtu ne nxirjen e flokeve.
Kallot
Levorja e degeve te arres rekomandohet per heqjen e kallove. Per kete qellim keshillohet te merren 20-25 grame levore e thare ose 60-80 grame levore e njome dhe vihen te zihen ne 500 ml uje per 40-50 minuta. Me lengun e fituar u behen shpelarje kembeve me kallo per 20-30 minuta. Me brumin e levores se zier pergatiten kataplazma, qe vendosen mbi kallo e lidhen me beze. Ky veprim perseritet 2-3 here ose me shume, derisa kallot te bien vetiu pa i prere me brisk dhe pa i djegur me kripera ose acide.


Studimi, arrat luftojne diabetin 2

Diabeti i tipit 2 mund te behet shkak per semundje te zemres, te veshkave dhe verbim. Por ne nje studim te koheve te fundit thuhet se grate qe hane cdo dite 30 grame arra kane 30 per qind me pak gjasa per t?u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndersa te grate qe marrin cdo dite nga nje luge gjalpe kikirikesh, rreziku eshte 20 per qind. Vec yndyres se mire, arrat gjithashtu permbajne vitamina te shumta, proteina, minerale dhe fiber. Shkencetaret prane universitetit "Harvard" ne Boston, perfshine ne studimin e tyre rreth 83 mije gra te moshes 34 deri 59 vjec. Studimi vazhdoi 16 vjet. Kur analizuan te dhenat, shkencetaret vune re se arrat dhe gjalpi i kikirikeve mund te ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 te grate. Ne studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i pergjithshem, arra, bajamet, lajthite dhe kikiriket nuk luajne ndonje rol ne shtimin e peshes trupore.
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22558
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi