ILIRIADA PORTAL

Festa e Pavaresise, Tirana vishet kuq e zi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28112011

Mesazh 

Festa e Pavaresise, Tirana vishet kuq e zi




Sonila Isaku


Atmosfera e 99-vjetorit te shtetit shqiptar ka filluar te ndihet prej ditesh ne kryeqytet vecanerisht me simbolet e vendosura nga Bashkia ne rruget kryesore. Pertej flamujve qe valeviten ne institucionet kryesore te shtetit shqiptar, Bulevardi Deshmoret e Kombit eshte ai qe tregon me se miri kete atmosfere. Shirita kuq e zi, me simbolin e flamurit, dhe mes tyre stemen e Republikes se Shqiperise dhe asaj te Bashkise se Tiranes, pershkojne gjithe rrugen. Te gjitheve iu bie ne sy, nje shqiponje e madhe ne te hyre te qytetit dhe flamujt e vendosur ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe ne Kuvendin e Shqiperise. Por perballe ketij zbukurimi, qytetaret thone se kjo feste kombetare nuk pritet me tryeza te shtruara dhe me pergatitje e medha sic ndodh ne Vitin e ri apo ne festat fetare. Per ta, festa do te percillet me aktivitetet e shumta te organizuara nga Bashkia e Tiranes te cilet do te jene per cdo moshe. Te favorizuar edhe nga moti i mire, gjithsecili do te kete mundesine te kaloje fillim javen ne nje menyre ndryshe. "Ekspozita me produkte shqiptare, cirku i femijeve, Teatri i Metropolit, piktura, koncerte per te rinjte do te jene disa nga aktivitet e dietes se sotme" ka njoftuar Bashkia e Tiranes. Por, te moshuarit qe jane me teper nostalgjike thone se do te sjellin ne bisedat e tyre me njeri tjetrin te kaluaren e vendit, ndersa te rinjte tashme duket se Festen e Pavaresise e ndiejne ne nje menyre tjeter, me tendencat e kohes. Keshtu ne rrjetet sociale, dominojne urimet per Pavaresine dhe Clirimin si dhe vendoja e flamujve ne fotot e profilit te tyre. Ne nje menyre apo ne nje tjeter, te rinj apo te vjeter, sot te gjithe festojne per Pavaresine dhe 99 viteve me pare.

Bashkia e Tiranes, atmosfere festive per Diten e Flamurit dhe te Pavaresise

Me rastin e 99-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me Qendren Kulturore Tirana nen kujdesin e Eda Gazhelit, do te sjelle per kryeqytetin nje program te larmishem argetues ku do te perfshihen; Cirku i Metropolit, Ansamblin Folklorik "Tirana", Banden e Qytetit si dhe Teatri i Metropol. Dita sot ne Tirane do te jete e mbushur me aktivitete te shumta ku te gjithe mund te gjejne ate qe duan e forma argetimi pa fund per te gjitha grupmoshat. Ne bashkepunim edhe me OJF-ne Blej Shqip, ne diten ku te gjithe kane ndergjegjesimin me te larte rreth vlerave kombetare, iniciohet panairi "Blej Shqip", ne te cilin do te marketohen e tregtohen vetem produkte shqiptare. Kjo iniciative pertej hapjes se nje panairi ka per synim te promovoje produktet shqiptare ne treg dhe te nxise perdorimin e tyre nga qytetaret, per te dhene impaktin e saj ne terma afatgjate edhe ne ekonomine shqiptare duke mbeshtetur drejtperdrejt biznesin vendas.

Cirku, teatri per femije dhe kendi i fotografise do te pushtojne kryeqytetin

Femijet do te jene pjese e rendesishme e festimeve per 28 Nentorin. Cirku i Metropolit do te performoje ne parkun "Rinia", nga ora 10.00-10.30, 11.00-11.30 dhe 12.00-12.30. Per shfaqjen jane perzgjedhur disa nga numrat e shfaqjes "Thesaret e Cirkut" dhe do te kombinohen me element te tjere artistike te pershtatshem per terren te hapur dhe per te terhequr vemendjen e qytetareve me grupmosha te ndryshme. Ndersa, Teatri i Metropoli per Femije do te vijoj po ne parkun "Rinia", nga ora 10.00-10.30, 11.00-11.30 dhe 12.00-12.30 me shfaqjen teatrale per femije "Macoku me cizme", perkrahe shfaqjes se cirkut me orare te alternuara per te krijuar nje program te plote dhe argetues per femijet e Tiranes. Nderkohe, kendi i fotografise do te vije nga aktoret te cilet do te vishen dhe grimohen si personazhe te njohur historik te 4 figurave si Isa Boletini, Ismail Qemali etj, ku qytetaret do te mund te bejne foto me keto personazhe. Ku aktivitet do te zhvillohet ne ambientet e Muzeut Kombetar ne oraret: 11.00-13.00 dhe 16.30-18.00.

Ansambli Folklorik "Tirana" dhe Banda e Qytetit atmosfere festive

Ansambli i Tiranes do te performoje valle te te gjitha krahinave per ti shtuar frymen festive dhe ndjesine shqip panairit ne rrugen pedonale. Programi i valleve perfshin valle nga te gjitha krahinat. Nje tjeter element qe do ti jap ngjyre kesaj dite eshte dhe konkursi i piktures dhe kori i femijeve tek "Vellezerit Frashri" e cila vjen si bashkepunim me Liceun Artistik. Aktiviteti do te shoqerohet nga korri i femijeve te liceut qe do te performoje kenge patriotike. Nderkohe, atmosfera festive do te kulmoje me koncertin e madh ne oren 18:00 ne Sheshin Nene Tereza, ku do te marrin pjese kengetaret me te njohur te muzikes shqiptare. Ndersa, perpara Galerise Kombetare te Arteve do te shfaqet me nje aparature tradicionale jo dixhitale me projeksion filmi "Nentori i dyte", e cila krijon emocione te vecanta e shfaqur ne nje ambient te hapur me teknologjine e vjeter, per te plotesuar mozaikun e sjelljes ne vemendje te historise 99 vjecare te Shqiperise ne Pavaresi.


Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi