ILIRIADA PORTAL

Leka Zogu I pėrcillet pėr nė banesėn e fundit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03122011

Mesazh 

Leka Zogu I pėrcillet pėr nė banesėn e fundit




Me nderimet me te larta shteterore eshte percjelle per ne banesen e fundit, Leka Zogu i Parė. Nė ceremoni kane marre pjese, kreret me te larte te shtetit, presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, etj. Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga ka nderuar gjithashtu Leka Zogun e Parė.

****

12:25- Nė kėto momente arkivoli me trupin e pajetė tė Leka Zogut ėshtė nisur drejt varrezave tė Sharrės ku edhe do tė zhvillohet ceremonia mortore, duke i dhėnė lamtumirėn e fundit.

Itinerari qė kortezhi mortor pėr pėrcjelljen nė banesėn e fundit tė Leka Zogut tė Parė eshte nisur nga godina e Kuvendit tė Shqipėrisė, pėr tė vazhduar mė pas me Bulevardin – Zhan D’Ark, – Bulevardin Deshmoret e Kombit” – Sheshi “Skenderbej” – Rruga e Kavajes dhe deri tek Varrezat e Sharres.



12:10- Pas homazheve nga personalitetet mė tė larta shtetėrore, komuniteteve fetare, shoqėrisė civile, pėrfaqėsuesve tė medias, artit dhe kulturės, arkivoli i mbėshtjellė me flamurin kombėtar, ku prehet Leka Zogu i Parė ėshtė vendosur para godinės sė Kuvendit tė Shqipėrisė. Pėrfaqėsuesit e komuniteteve fetare kanė mbajtur njė lutje secili nė mėnyrėn e vet nė nderim tė shpirtit tė Leka Zogut tė Parė.

11: 55- Njėri pas tjetrit, kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi kanė bėrė homazhe nė nderim tė , Leka Zogu te Parė. Kryeministri dhe Presidenti ishin tė shoqėruar nga bashkėshortet e tyre.

11: 48- Kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta i shoqėruar nga bashkėshortja e tij dhe zėvendėsministri, njėherėsh ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto kanė bėrė homazhe nė nder tė Leka Zogut tė Parė. Mė herėt, LSI-ja e kishe cilėsuar si njė humbje tė madhe pėr kombin shqiptar, ndarjen nga jeta tė Leka Zogut I.

11: 42- Kryetari i Bashkisė sė Tiranės mbėrriti pak minuta mė vonė nė ambientet e Kuvendit ku ka nderuar Familjen Mbretėrore.

11:41- Kryetarja e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, Jozefina Topalli ka mbėrritur rreth orės 11:40 nė ambientet e Kuvendit, ku ka nderuar Leka Zogun e Parė.

Pėrvec anėtarėve te kabinetit qeveritar dhe deputeteve te mazhorances dhe opozites, homazhe deri nė kėto momente kanė bėrė edhe ambasadori i OSBE-sė Eugen Wollfarth dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara tė Amerikės, Aleksandėr Arvizu.

Homazhe ka bėrė edhe pėrfaqesuesit e komuniteteve fetare ne vend. Pamjet televizive tregojnė rradhė tė njerėzve qė presin pėr tė nderuar Leka Zogun e Parė. Pėr t’i bėrė nderimit e fundit Zogut tė Parė kanė ardhur edhe shumė mbėshtetės tė tij nga trojet e tjera shqiptare.

Leka Zogu i Parė do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit me njė protokoll tė posaēėm shtetėtor, ndėrsa dita e sotme do tė jetė ditė zie kombėtare. Flamujt e tė gjitha institucioneve jane ulur ne gjysėmshtizė, ndersa rruget nga ku do te kaloje kortezhi mortor jane dekoruar per rastin.

Policia merr masat

Policia e Tiranės njoftoi sot marrjen e masave tė sigurisė gjatė zhvillimit tė ceremonisė mortore pėr pretendentin pėr Fronin Mbretėror, Leka Zogu i Pare.

Policia njofton se sot duke filluar nga ora 08.00 deri ne oren 13.00 do merren masat per bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit te mjeteve, ne segmentin rrugor pėrgjatė rrugės Xhorxh W. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha” deri te Bulevardi “Zhan D’Ark”, e Ura e rruges se Elbasanit.

Leka Zogu i Parė, u nda nga jeta mė 30 nėntor pas vuajtjeve multisistemike, ku mbizotėron vuajtja e zemrės dhe e mushkėrive.
Panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi