ILIRIADA PORTAL

2011-ta, viti mė i zymtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05012012

Mesazh 

2011-ta, viti mė i zymtė




Tė dhėnat e fundit zyrtare tė publikuara nga Instituti i Statistikave konfirmojnė vitin 2011 si mė tė zymtin pėr ekonominė shqiptare qė pas vitit 1997.

Sipas INSTAT nė gjashtė muajt e parė tė vitit tė kaluar rritja ekonomike, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, ka qenė mė e vogėl se 2 pėr qind. Kjo ėshtė shifra mė e ulėt qė nga koha kur nė Shqipėri filloi tė publikohej rritja ekonomike me bazė 3 mujore.

Madje nė gjysmėn e parė tė vitit tė kaluar ekonomia ėshtė rritur mė pak edhe se sa e njėjta periudhė e dy viteve paraardhėse 2009-2010, kur kriza globale ishte nė kulmin e saj. Sipas INSTAT-it, njė nga shkaqet se pse ekonomia ėshtė ngadalėsuar ka tė bėjė me industrinė, transmeton TCH.

Gjatė dy viteve paraardhėse, prodhimi nė sektorin e industrisė ėshtė rritur me ritme tė larta duke e shndėrruar atė nė njė nga sektorėt udhėheqės tė rritjes ekonomike.

Por nė tremujorin e dytė tė 2011 prodhimi industrial jo vetėm qė nuk u rrit por ra me rreth 8.5 pėr qind krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Pėr vitin 2011 qeveria vlerėsonte zyrtarisht njė rritje ekonomike prej 3.9 pėr qind por me shifrat e fundit tė INSTAT, kjo tashmė duket e pamundur, pasi ekonomia, jo vetėm qė nuk po rimėkėmbet, por pėrkundrazi po vijon tė ngadalėsojė ritmet.

Nėse edhe shifrat e 3-mujorit tė tretė tė vitit 2011 do tė konfirmojnė tendencėn e 2 tremujorėve paraardhės, gjasat janė qė rritja ekonomike tė rezultojė shumė larg vlerėsimeve zyrtare tė qeverisė duke rikthyer sėrish debatin mbi qėndrueshmėrinė e financave publike.

Nėse rritja ekonomike do tė jetė mė pak nga sa vlerėson qeveria, atėherė edhe borxhi publik i vendit ėshtė automatikisht mė i lartė se sa shifra zyrtare duke rrezikuar tė kapėrcejė kėshtu kufirin ligjor prej 60 pėr qind.
Bota Sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi