ILIRIADA PORTAL

Nene Tereza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31052008

Mesazh 

Nene Tereza




Nene Tereza

"Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit".

Nёnё Tereza lindi nё Shkup mё 27 gusht 1910 si Agnes Gonxhe Bojaxhi. Sot Shkupi ёshtё kryeqytet i Maqedonisė. Gonxhja u rrit nё njё familje tё pasur shqiptare katolike. Prindёrit e saj ishin shumё fetarё. Nё moshёn dhjetё vjeēe i vdiq papritur i ati; pas kёsaj ajo iu dha edhe mё shumё besimit tё saj. Qysh nё moshёn 12 vjeēare vendosi tё bёhet murgeshё. Kёtё dёshirё tё saj e ndoqi pandёrprerё dhe nё moshёn 18 vjeēare paraqiti kёrkesёn pёr pranim nё Urdhėrin Loreto.


Ky Urdhėr me anёtarёt e tij angazhohej veēanёrisht nё sistemin arsimor nё Bengal/Indi. Ajo nuk mundi tё fillonte menjёherё me punёn e saj nё Indi. Sё pari u ftua nё qendrёn e Urdhėrit Loreto nё Irlandё. Mё 28 shtator 1928 udhёtoi nga Shkupi pёr nё Irlandё. Pas vetёm dy muajsh iu plotёsua dёshira dhe u bashkua me Urdhėrin Loreto nё Bengal. Betimin e bėri nё Kalkutё. Mё pas punoi 17 vjet me radhё nё St. Mary's School nė Kalkuta. Sё pari si mёsuese, mė pas si drejtoreshё.

Gjatё njёrit prej udhёtimeve tė saj tė shumta nё Kalkutёn disamilionёshe nё vitin 1946 ndjeu thirrjen e Zotit pёr tė ndihmuar tё varfёrit. Dy vjet mё pas mori lejen pёr braktisjen e Urdhėrit. Tereza u eksklauzua, d.m.th. ajo mund tё largohej nga Urdhėri pa qenё e detyruar tė dorёzonte statusin e saj si murgeshė. Qё nga kjo kohё Tereza jetoi mes mё tё varfёrve nё Kalkutё. Njё portret i famshёm mbi tё nё revistёn LIFE i dha emrin "Saint of the Gutters".

Nё vitin 1949 mori nёnshtetёsinё indiane. Nё vitin 1950 themeloi Urdhėrin "Misionaret e Bamirėsisė". Anёtarёt e kёtij Urdhėri nuk duhet tё martohen dhe duhet t'i pėrkushtohen varfёrisё dhe dёgjueshmёrisё. Mё vonё Urdhėri u njoh nga papa dhe iu nёnshtrua kontrollit tё tij. Tereza me Urdhėrin e saj kujdesej veēanёrisht pёr personat para vdekjes, fёmijёt jetimė dhe tё sёmurёt. Angazhimi i saj i veēantё qёndroi nё kujdesin pėr tė sёmurёt me lebrozė. Nė Urdhėrin e Nёnё Terezёs sot bėjnė pjesė mbi 3000 motra nderi dhe mbi 500 vёllezёr nderi nё mbi 100 vende tё ndryshme tё botёs. Pёr angazhimin e saj tё palodhur ajo u shpёrblye me shumё ēmime. Mё i njohuri ёshtё natyrisht Ēmimi Nobel pёr Paqe i vitit 1979

Pėr aftёsitё shpesh tё mangёta profesionale mjekėsore tё bashkёpunёtorёve tё saj Nёnё Tereza shprehej: "Jo suksesi por besnikёria nё besim ёshtё e rёndёsishme." Pёrveē njohjes anembanё botёs pёr angazhimin e saj, ajo u kritikua pёr pikёpamjen e saj konservative. Politikёn e abortit tё shumё vendeve e quajti "rrezik mё tё madh pёr paqen nё botё". Nё momentin kur nё Irlandё duhet tё votohej pёr legalizimin e divorcit, ajo ftoi irlandezёt tё votonin kundёr.
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Nene Tereza :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat May 31, 2008 10:13 am nga ad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat May 31, 2008 10:14 am nga ILIRI


"Ndonjehere na duket se ajo qe bejme i ngjan nje pike uji ne oqean, por vertete, oqeani eshte i manget m'u per ate pike uje".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat May 31, 2008 1:58 pm nga ILIRI

Ndėrsa tė dielėn behet lumturimi i Nėnė Terezės sė Kalkutės, nuk duket se po u vjen fundi debateve qė shpėrthyen nė verė lidhur me atė se cili vend ballkanik mund ta quajė si tė vetėn fituesen e ēmimit Nobel tė Paqes.



Debatit shpėrtheu pas njė vendimi tė autoriteteve tė Maqedonisė pėr t'i dhuruar qytetit tė Romės njė statujė tė Nėnė Terezės e cila ka njė mbishkrim qė nėnvizon lidhjet e saj me Maqedoninė.

Kjo ka indinjuar shumė shqiptarė, tė cilėt besojnė se ky formulim ėshtė njė mohim i rėndėsisė sė origjinės etnike tė Nėnė Terezės.

Nga ana e tyre, maqedonasit janė tė irrituar nga festimet e shumta brenda Shqipėrisė pėr tė shėnuar lumturimin e saj, meqė Nėnė Tereza nuk ka jetuar atje ndonjėherė.



"Duajeni njėri-tjetrin, ashtu si Jezui e do secilin, dhe dashuria duhet vėnė nė veprim - punė pėr dashuri dhe punė pėr paqe," predikonte Nėnė Tereza gjatė njė vizite nė Belfast dhjetė vjet mė parė duke u pėrpjekur tė pajtonte katolikėt dhe protestantėt e Irlandės sė Veriut.

"Vetėm nėse do tė mund t'i bashkonim ato pėr tė ndarė gėzimin e tė jetuarit, atėhere do tė vinte paqja."
Ishte njė mesazh qė ajo e pėrsėriti kudo nė botė - por qė duket se ka rėnė nė veshė tė shurdhėt nė rajonin ku ajo lindi.
Atje, shumė maqedonas - qė tradicionalisht janė tė krishterė ortodoksė - dhe shqiptarėt - qė kanė kryesisht njė prejardhje myslimane - e quajnė tė tyren trashėgiminė e murgeshės katolike.

Debat pėr origjinėn

Nėnė Tereza u lind nė njė familje shqiptare me emrin Anjez Gonxhe Bojaxhiu nė vitin 1910 nė Shkup - tani kryeqyteti i Maqedonisė. Atėhere rajoni ishte pjesė e Perandorisė Otomane.

Me gjak jam shqiptare, me shtetėsi indiane dhe me zemėr i pėrkas Jezu Krishtit.
Nėnė Tereza
As Maqedonia as Shqipėria nuk ekzistonin si shtete tė pavarur, dhe pėrkatėsia shtetėrore nuk ishte e qartė.
Megjithatė nuk ka kundėrshtime pėr identitetin e Nėnė Terezės - tė paktėn deri kohėt e fundit kur ėshtė sugjeruar se i ati i saj mund tė ketė rrjedhur nga njė familje mikste me origjinė tė pjesshme vllahe.
Nga ana e saj, Nėnė Tereza e pėrshkruante veten si shqiptare nga Shkupi.
Por ajo u largua nga qyteti i lindjes - qė nė atė kohė i pėrkiste njė shtetit qė mė vonė u bė Jugosllavia - nė moshėn 18-vjeēare pėr tė shkuar nėpėrmjet Irlandės nė Kalkuta ku ngriti urdhrin bamirės "Motrat e Mėshirės" pėr t'u kujdesur pėr tė sėmurėt.
Si rrjedhim, ajo e ka vizituar si Maqeoninė ashtu edhe Shqipėrinė, ku u vendos mė vonė familja e saj, vetėm pak herė, dhe pas shumė vitesh larg mjedisit tė fėmijėrisė shqipja e saj nuk ishte e rrjedhshme.



Ndalimi gjatė komunizmit

Gjatė periudhės sė komunizmit Nėnė Tereza u injorua si nga Maqedonia, atėhere brenda ish-Jugoslavisė, ashtu edhe nga Shqipėria, diktatori komunist i sė cilės, Enver Hoxha, ngriti tė vetė-quajturin shtet tė parė ateist nė botė ku u ndaluan fetė.
Vetėm katėr vjet pas vdekjes sė Hoxhės, Nėnė Tereza u lejua tė shkonte nė Shqipėri pėr tė vizituar varrin e tė ėmės sė saj.
Qė nga rėnia e komunizmit, ka pasur njė konkurencė midis maqedonasve dhe shqiptarėve pėr ta pasur tė vetėn fituesen e Ēmimit Nobel tė Paqes.
Maqedonasit theksojnė vendndodhjen gjeografike tė origjinės sė saj, ndėrsa shqiptarėt nėnvizojnė origjinėn e saj etnike.
Rivaliteti i tyre - i nxitur nga krenaria kombėtare dhe dėshira pėr tė pėrvetėsuar rrezet e lavdisė sė Nėnė Terezės - ėshtė intensifikuar qė nga koha kur u bė e qartė se Papa Gjon Pali II ishte i vendosur pėr tė bėrė shenjtėrimin e saj.
Lumturimi i saj ditėn e dielė - vetėm gjashtė vjet pas vdekjes sė Nėnė Terezės - ėshtė tashmė procesi mė i shpejtė nė historinė e krishtėrimit dhe mund tė jetė ēėshje e vetėm pak viteve deri sa ajo tė bėhet shenjt.
Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr shumė nė rajon, dhe pėr kėtė arsye ka pėrpjekje konfliktuale pėr tė monopolizuar trashėgiminė e Nėnė Terezės.
Nė kėtė proces, praktikisht nuk po i kushtohet asnjė vėmendje aspekteve mė tė debatueshme tė kėsaj trashėgimie - pėrfshirė takimet e Nėnė Terezės me disa udhėheqės totalitarė nė tė gjithė botėn apo theksi i saj pėr t'u marrė mė shumė me simptomat e sėmundjeve apo varfėrisė, sesa me shkaqet e tyre mė tė thella. (BBC-Gabriel Partosh)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat May 31, 2008 2:07 pm nga shqiptar e bir shqiptari

S'KA RENDESI ( Nga Nene Tereza)


Njeriu eshte i paarsyshem, i pallogjikshem, egocentrik
S'KA RENDESI, DUAJE!

Nese ben mire, do te thone e ben per qellime egoistike
S'KA RENDESI, BEJ MIRE!

Nese zbaton qellimet e tua, do te gjesh miq te rrejshem dhe armiq te vertete
S'KA RENDESI, ZBATO

Te miren qe e ben, neser do te harrohet
S'KA RENDESI, BEJ MIRE

Nderi dhe ciltersia do te bejne te lendueshem,
S'KA RENDESI. JI I CILTER DHE I NDERSHEM!

Ate qe ke ndertuar vite me radhe, mund te rrenohet fill
S'KA RENDESI. NDERTO!

Nese i ndihmon njerzit, do te hidherohen
S'KA RENDESI, NDIHMOHU!

Jepja botes pjesen me te mire te vetvetes, do te shqelmojne
S'KA RENDESI, JEPE PJESEN ME TE MIRE TE VETVETES.


MARRE NGA POEZI DHE URATE/ NENE TEREZA
(Mbledhur nga Dr. Don Lush Gjergji)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi