ILIRIADA PORTAL

7 projektet pėr bulevardin e ri, Basha: Nis ndėrtimi i Tiranės sė shekullit XXI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09032012

Mesazh 

7 projektet pėr bulevardin e ri, Basha: Nis ndėrtimi i Tiranės sė shekullit XXI




Detajimi i maketeve tė firmave ndėrkombėtare. Sot shpallet fituesi.

Shtatė studio prezantuan dje nė ambientet e Akademisė sė Arteve projektet e tyre pėr zgjatimin e bulevardit dhe lumit tė Tiranės. Fituesi shpallet sot nė orėn 12:00. Bulevardi i ri do tė ketė njė gjatėsi 1.7 km, ndėrsa ėshtė parashikuar edhe zhvillimi i sipėrfaqes pėrreth saj nė plot 132.8 hektarė. Shtatė studiot e arkitekturės prezantuan edhe njė masterplan pėr rehabilitimin e lumit tė Tiranės me gjatėsi 6.7 km, zhvillimin e zonės pėrreth si dhe propozime pėr zhvillimin e zonės deri nė Paskuqan.

Studio “DAR Group Turqi & Mbretėri e Bashkuar”


Maketi i studios “DAR Group Turqi & Mbretėri e Bashkuar”

Vizioni i kėsaj studioje tregon njė mundėsi pėr Tiranėn qė tė jetė njė Tiranė e gjelbėr. Ajo propozon qė hapėsira e gjelbėr t’i pėrgjigjet ēdo kėrkese tė qytetit, madje tė konceptit tė zhvillimit tė tij ekonomik. Janė sjellė tė gjitha nė formė tė integruar dhe pjesa veriore e Tiranės do ta krijojė kėtė mė sė miri duke ditur qė ajo zonė pret pėr t’u zhvilluar sė bashku me lumin e Tiranės, qė pėrmban kėtė potencial. Bulevardi ėshtė parashikuar tė ketė dy parqe liqenore dhe tė gjitha detajet janė kėtu. Pėrsa i pėrket lumit, ai shihet si njė mundėsi mė shumė pėr biznesin qė tė shtrihet pėrreth tij duke i dhėnė kėsaj zone njė dimension ekonomik. Projekti i studios “DAR Group&United Kingdom” inkurajon njė ekonomi tė re pėr Tiranėn dhe veriu i saj, pėrfshihet nė kėtė koncept pėr qytetin. “Natyrisht, jemi treguar tė kujdesshėm pėr tė integruar tė gjitha kėto elemente nė veriun e Tiranės, ashtu siē jemi treguar tė kujdesur edhe pėr transportin publik nė tė gjithė zonėn”, sqaruan pėrfaqėsuesit e studios. Sipas tyre, nė lidhje me transportin dhe me infrastrukturėn, do tė jenė tė gjitha mundėsitė mė tė mira qė qyteti do tė ketė nesėr, tė cilat do tė lidhen domosdosmėrisht me lumin e Tiranės. Nė kėtė zonė ėshtė parashikuar kampus universitar, njė galeri ekspozimi dhe nė kėtė pjesė tė qytetit inkurajohet pėrdorimi i mjeteve alternative tė transportit. “Ne e shohim kėtė bulevard jo vetėm si njė zonė tė gjelbėr qė lidhet me liqenet, por edhe si njė zonė aktive jetese duke i pasur tė gjitha shėrbimet e njė qyteti modern”, thanė pėrfaqėsuesit e studios.


Studio “West 8 – Holandė”


Maketi i studios “West 8 - Holandė”

Propozimi i kėsaj studioje ėshtė pėr zgjerimin e bulevardit. Synimi ėshtė krijimi i njė bulevardi tė ri pėr qytetarėt e Tiranės, i cili do tė jetė njė plan qė do tė zbatohet e ndikojė direkt nė cilėsinė e jetės, duke e kthyer nė njė hapėsirė publike qė mund tė shfrytėzohet e shijohet e pėrmirėsojė imazhin e qytetit. Po ashtu mendohet pėr zgjerimin e bulevardit dhe mėnyrėn se si do tė konceptohet, gjė e cila do tė realizohet brenda njė periudhe tė shkurtėr kohore. Lumi dhe Parlamenti do tė jenė pjesė kėtij projekti dhe qytetarėt e Tiranės do t’i gėzohen peizazhit qė do t’u ofrohet duke menduar njėkohėsisht edhe pėr mėnyrėn se si kjo do tė realizohet. Projekti synon tė identifikojė nė nxjerrjen nė pah tė veēorive qė karakterizojnė bulevardin, duke synuar tė bėhet mė e mira pėr qytetarėt. “Ne synojmė gjithashtu pėrmirėsimin e sistemit tė transportit dhe lehtėsimin e trafikut. Sė pari synojmė pastrimin e lumit, dhe kjo do tė jetė diēka pozitive, pėr cilėsinė e peizazhit dhe pėr integrimin e Unazės”, thanė pėrfaqėsuesit e studios. Janė parashikuar hapėsira tė gjelbra, si dhe rrugė pėr ēiklizėm. Njė element tjetėr me rėndėsi pėrsa i takon transportit, ėshtė parashikimi i njė stacioni treni. Pėr biēikletat do tė ketė korsi tė veēanta. “Aksi mė i gjatė qė do tė sjellė pėrfitime pėr Tiranėn dhe do tė jetė njė shesh urban, do tė konsiderohet pjesa nga Teatri i Operas dhe Baletit deri te Pazari. Do tė ketė njė monument tė ri nė qendėr tė bulevardit, do tė jetė njė formė e re demokratike. Nė zgjerimin e bulevardit do tė ketė njė element tė ri dhe do tė ketė njė lidhje me monumentet simbolike, si p.sh. Skėnderbeu.


Studio Grimshaw Architects – Mbretėri e Bashkuar


Maketi i studios Grimshaw Architects - Mbretėri e Bashkuar

Elementi kryesor i pėrfshirė nė projektin e kėsaj studioje ėshtė synimi nė rritjen e mirėqenies sė rrugėve, duke e kthyer Tiranėn nė njė qytet tė ri, me mė shumė gjelbėrim. Elementi dytėsor janė institucionet publike, ndėrtesat kryesore, qė ėshtė edhe vendi ku fokusohen qytetarėt. “Tjetra ėshtė shtrirja deri nė Paskuqan, njė zonė bujqėsore e kulturore, duke i dhėnė asaj gjelbėrim, ndėrtesa tė vogla dhe shndėrrimin e saj nė njė qytet. Qėllimi ynė ėshtė vendosja e parametrave dhe mėnyra se si shkojnė punimet, dizajni qė pėrdoret duke u bazuar nė investimet me atė qė ka mė shumė rėndėsi, me teknologjinė”, thanė pėrfaqėsuesit e studios. Sipas tyre, lumit tė Tiranės do t’i kushtohet rėndėsi nė ēdo element, florės e faunės sė tij, shndėrrimin e tij nė njė lum mė tė ri e tė pastėr. Do tė krijohet mundėsia qė Tirana tė jetė njė vend tėrheqės pėr turistėt dhe banorėt e saj. “Do tė shikohet se si kjo do tė japė rezultatet e saj dhe se si do tė ndikojė nė krijimin e mundėsive tregtare. Njė pikė e rėndėsishme ėshtė ajo qė ne duhet tė bėjmė njė lidhje mes asaj qė ėshtė e re dhe asaj qė ėshtė e vjetėr, duke u fokusuar fillimisht nė problematikat e tyre”, thanė pėrfaqėsuesit e studios. Elementi i dytė, sipas tyre, ėshtė “Pallati i Drejtėsisė”, i cili, sipas hapėsirave qė do zė, shihet si njė pjesė e rėndėsishme e projektit.


Studio Cino Zuchi Architetti – Itali


Maketi i studios Cino Zuchi Architetti - Itali

“Parku qė shkon pėrmbi lumin deri nė Liqenin Artificial, sipas projektit tė kėsaj studioje, do tė pėrfshijė parqe tematike nė pjesėn veriore dhe parqe argėtuese ēlodhėse. Bulevardi konceptohet me dy anė, nė pjesėn e djathtė tė qytetit ka njė bulevard tė drejtė, njė shėtitore tė drejtė me dyqane, me elemente tė cilat janė pėrballė rrugės. Nga ana e majtė mund tė ketė njė shteg mė tė valėzuar, me funksione tė ndryshme, dhe ideja ėshtė qė kėto dy anė tė mbahen tė lidhura me njėra-tjetrėn dhe tė japin cilėsi mjedisore tė hapėsirės pa cenuar kėtė strukturė ekzistuese tė bulevardit. Sa i pėrket Unazės, ajo do tė ketė lidhje me rrugė tė vogla dhe jo drejtpėrdrejt me autostradėn, duke e konsideruar urbane. “Ne propozojmė dy linja tramvaji, njėra qė shkon veri-jug pėrreth parkut, dhe tjetra lindje-perėndim, e cila ėshtė saktėsisht nė mes tė pjesės ekzistuese. Kemi njė linjė autobusėsh, ideja ėshtė tė kemi dy linja”, thanė pėrfaqėsuesit e firmės. Po kėshtu ata kanė konceptuar superblloqet, tė cilat nėnkuptojnė se nė rrugėt kryesore nuk do tė preken “hapėsirat e jetuara”. ”Pra, nė kėto rrugėza tė vogla do tė kemi kėmbėsorė, biēikleta e grimca tė jetės sė pėrditshme. Ēdo bllok mund tė ketė njė ndėrtesė tė vogėl, qoftė edhe nėn tokė, pėr tė shėrbyer pėr nevojat lokale tė parkimit nė tė ardhmen nė Tiranė”, thanė pėrfaqėsuesit e firmės. Sipas tyre, pjesa kryesore e bulevardit ėshtė njė piacė me njė shatėrvan nė mes. Kėtu do tė ketė linja tramvaji, ku do tė jetė edhe Bashkia e re, duke krijuar njė hapėsirė publike, ku shumė veprimtari mund tė zėnė vend. Bulevardi ka pamje nga lumi. “Ne do ta rikthejmė Liqenin nė pėrmasat e tij origjinale dhe Liqeni do tė jetė njė aspekt i rėndėsishėm i jetės nė qytet. Shpresojmė qė Tirana tė ketė njė sens urban”.


Studio Gerkan, Marg & Partners – Gjermani


Maketi i studios Gerkan, Marg & Partners - Gjermani

Ideja kryesore e projektit ėshtė ideja pėr tė kombinuar Parkun e Liqenit nė jug dhe parkun e veriut, me liqenin e Paskuqanit. “Kėto tė dyja duhen lidhur me njėri-tjetrin. Ideja tjetėr ėshtė krijimi i “gishtėrinjve urbanė”, tė cilėt tė ēojnė pėrpara strukturėn e qytetit, nga jugu nė veri dhe duhet qė kėto “gishtėrinj” t’i ndėrlidhim me “gishtėrinjtė” e gjelbėr. Kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme e njė kryeqyteti tė gjelbėr, ndėrlidhja e gjelbėrimit me qytetin, duke i dhėnė cilėsi e unikalitet qytetit”, thanė pėrfaqėsuesit e studios. Unaza ėshtė pozicionuar jo shumė nė veri, por nė jug tė lumit, pėr tė ulur trafikun. Fillestar do tė jetė aksi i bulevardit, pastaj unaza e dytė, qė lidh qytetin dhe mė pas unazėn e tretė, qė lidh gjithė lagjet. Projekti parashikon njė sistem treni tė lehtė qė lidh stacionin hekurudhor ekzistues me qendrėn e Tiranės. Ėshtė organizuar sistemimi i trafikut pėr tė gjitha lagjet, tė gjitha lidhen sė bashku. Bulevardi nuk ėshtė parashikuar tė jetė shumė i gjerė, lagjet gjithashtu nuk do tė jenė tė ndara. Nė mes do tė kėtė njė brez 80 metra tė gjelbėr, qė ka funksione nga mė tė ndryshmet, nė fund pėrfundon te lumi i Tiranės, ku hapet vendi kulturor. Mė tej janė zonat e ujit qė freskojnė, pastaj zona e tregut nė fillim tė bulevardit si dhe vendet e lojėrave pėr fėmijėt. Janė parashikuar zonat argėtuese, ēlodhėse, restorante. Parku i Paskuqanit ėshtė njė tjetėr hapėsirė e gjelbėr, mund tė ndėrtohet edhe Muze i Shkencave. “Lumit do t’i japim funksionet qė ka pasur dhe do tė vendosen aktivitete tė ndryshme kulturore. Nė pėrgjithėsi qyteti ka njė kombinim tė mirė tė dendėsisė dhe zonave tė gjelbra”, thanė pėrfaqėsuesit e firmės.


Studio Kees Christianse & Partners – Holandė


Maketi i studios Kees Christianse & Partners - Holandė

Njė mozaik qė ndėrthur zgjatimin e bulevardit dhe rigjallėrimin e lumit tė Tiranės. Parku i ri do tė jetė zemra e qytetit. Ky ėshtė vizioni i studios KCAP. Do tė punohet me njė profil asimetrik, parku ėshtė nė tė majtė, bulevardi ėshtė nė tė djathtė. Ėshtė planifikuar njė linjė tramvaji dhe dy linja trafiku. Gjithashtu parashikohet njė qendėr tregtare shqiptare, qė ėshtė njė qendėr administrative e re, njė universitet, njė stadium kombėtar. Kjo zonė do tė kthehet nė njė zonė tė zhvilluar tregtare.
Aty ku bulevardi dhe lumi ndėrlidhen, do tė krijohet njė qendėr bosh, njė park garazhi qė lidhet me unazat e reja dhe ēatia e tij duhet tė jetė njė si tip sheshi, e cila i lidh zonat e ndryshme qė ndodhen aty. Do tė ketė njė sėrė ndėrhyrjesh nė lumin e Tiranės. Do tė sigurohet profili i tij, nė mėnyrė qė tė jetė i siguruar pėrsa u pėrket pėrmbytjeve, tė bėhen shtrate lumesh mė tė gjerė, tė lidhet me unazat qė do pozicionohen nė veri, qė lumi tė jetė afėr qytetit pa qenė nevoja pėr barriera infrastrukturore. Ai duhet tė lidhet me bulevardin qė tė mos ketė barriera mes lumit dhe bulevardit. Gjithashtu duhet tė bėhet njė park lumor. Janė rezervuar tri vende nė tė cilat mund tė krijohen vende purifikuese pėr ujin, vende ku mund tė notohet, gjithashtu mund tė jenė parqe argėtimi dhe pushimi. Tė gjitha kėto gjėra. tė kombinuara qė krijojnė kuadrin e peizazhit: bulevardin, ballkonin, sheshin lumor, kėto kombinohen nė njė mėnyrė tė pėrshkallėzuar.


Studio Albert Speer & Partners – gjermani


Maketi i studios Albert Speer & Partners - Gjermani

Projekti ėshtė konceptuar qė qytetin ta vendosė mes dy poleve tė gjelbra, njė nė jug dhe nė veri me peizazh tė ri. Bulevardi do tė jetė urė lidhėse, shtyllė kurrizore e kėtyre dy poleve. Parku i Madh i Tiranės nė jug do tė konsiderohet si njė kopsht britanik, pastaj vjen sheshi “Nėnė Tereza”, pastaj bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”, gjithashtu njė tipar klasik, mė pas kemi sheshin “Skėnderbej”, bulevardin klasik “Zogu i Parė”. Pallati i Drejtėsisė mund tė ishte njė tipar i kėtij bulevardi tė ri. Po kėshtu, parku i ri i qytetit do t’i japė njė cilėsi tė re atij. Ėshtė njė park me funksione ēlodhėse, rikrijuese, me disa objekte ujore. ”Nė anėn lindore kemi vendosur tė sugjerojmė pėrdorim rezidencial, nė veri kemi programin e objekteve kulturore qė pėrshkruhet nė termat e referencės pėr tė krijuar njė zonė kulturore. Do tė ketė njė kthesė tė madhe tė bulevardit qė takon te Liqeni dhe pylli nė anėn e veriut. Hapėsira e lumit ėshtė quajtur hapėsira urbane e lumit. Kemi vendosur tė ndėrtojmė dy anė, dy krahė, njėri shtrati natyror i lumit, pastaj shikoni qė aty ka korridore tė gjelbra dhe shtrati i modeluar i lumit. Kjo ėshtė zona ku mendojmė se duhen ndėrtuar apartamente nė tė ardhmen”, thanė pėrfaqėsuesit e studios. Sipas tyre, Biblioteka do tė jetė nė kryqėzim dhe do tė shėrbejė gjithashtu njė pikė dalluese e qytetit. Sheshi “Skėnderbej” ėshtė konceptuar si thelb, kurorė e qytetit.

Basha: Nisim ndėrtimin e Tiranės sė shekullit XXI


Berisha: Mbėshtetje nga qeveria. Paraardhėsi, piktor i dėshtuar


Basha dhe Berisha, gjatė ceremonisė sė ēeljes sė konkursit pėr zgjatimin e Bulevardit tė Tiranės

Shpallet sot studioja fituese pėr projektin mbi zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit tė Tiranės. Bashkia ēeli dje konkursin ku 7 studio tė njohura nė botė prezantuan maketet pėr kėtė investim. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, deklaroi se ky projekt do ta vendosė pėrfundimisht Tiranėn nė trajektoren e njė qyteti modern europian, tė denjė pėr sfidat e shekullit tė 21-tė. “Ndryshimi qė ky konkurs parathotė pėr njė pjesė tė mirė tė qytetit nuk ėshtė njė ndryshim qė mund tė vijė brenda natės, veēanėrisht nė njė projekt kaq domethėnės dhe tė madh sa ky, por unė jam shumė i lumtur pėr besimin e jashtėzakonshėm qė demonstron prania e kėtyre potencialeve tė jashtėzakonshėm, tė fushės sė arkitekturės urbane nė qytetin tonė, te potenciali i Tiranės, te shpresa, mundėsia pėr njė Tiranė europiane, pėr njė Tiranė ku tė punohet, jetohet, shijohet jeta mė mirė”, tha Basha. Sipas kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, zgjatimi i bulevardit dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės do tė sjellė ndėrtimin e njė poli tė ri ekonomik, hapjen e mijėra vendeve tė reja pune, pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės etj. “Ky projekt do tė rivitalizojė tėrėsisht 1/5 e qytetit tė Tiranės, do tė ndėrtojė njė pol tė ri ekonomik, i cili do tė hapė me mijėra vende pune, do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e trafikut, do tė hapė aksese tė paimagjinuara mė parė pėr qytetarėt”, tha Basha. Nė ēeljen e konkursit, Kryeministri Sali Berisha e cilėsoi kėtė konkurs si fillim tė madh e premtues pėr Tiranėn metropol dhe europiane, duke ofruar mbėshtetjen e qeverisė pėr realizimin e kėtyre projekteve. “Tirana, duhet tė jemi realistė, ka humbur disa vite, dhe kjo jo pėr faj tė qytetarėve e saj, por, para sė gjithash, pėr mungesėn e vizionit tė paraardhėsit tuaj, zoti kryetar. Paraardhėsi yt ishte njė piktor dhe duhet tė them i dėshtuar, jo pėr faktin se nuk i shiteshin veprat nė treg, por se nuk kuptonte se njerėzit kanė nevojė jo vetėm tė shohin, por kanė nevojė edhe tė ecin, dhe kjo ėshtė urbanistika. E theksova kėtė moment pėr t’ju thėnė qeveria do t’ju mbėshtesė fuqishėm nė projektet ambicioze pėr ndėrtimin e Tiranės sė kėtij shekulli”, tha Berisha.
Panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

7 projektet pėr bulevardin e ri, Basha: Nis ndėrtimi i Tiranės sė shekullit XXI :: Komentet

Mesazh prej Fri Mar 09, 2012 4:51 pm nga ad



Maketi i studios “DAR Group Turqi & Mbretėri e Bashkuar”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 09, 2012 4:53 pm nga ad


Maketi i studios “West 8 - Holandė”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 09, 2012 4:54 pm nga ad



Maketi i studios Grimshaw Architects - Mbretėri e Bashkuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 09, 2012 4:56 pm nga ad



Maketi i studios Cino Zuchi Architetti - Itali


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Fri Mar 09, 2012 5:03 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 09, 2012 4:57 pm nga ad



Maketi i studios Gerkan, Marg & Partners - Gjermani

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 09, 2012 5:00 pm nga ad




Maketi i studios Kees Christianse & Partners - Holandė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Mar 09, 2012 5:02 pm nga ad





Maketi i studios Albert Speer & Partners - Gjermani

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 4:42 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi