ILIRIADA PORTAL

Sėmundjet qė kurojnė hudhra, qepa dhe preshi !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31052008

Mesazh 

Sėmundjet qė kurojnė hudhra, qepa dhe preshi !




Kurat qė rekomandojnė mjekėt popullorė dhe kėshillat pėrkatėse

Hudhra ėshtė njė prej produkteve mė tė pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminė C. Hudhra e thatė pėrmban rreth 58 pėr qind insulinė. Njė kilogram hudhėr jep 1300 kalori. Ajo ėshtė e pasur nė kripėra tė kalciumit, jodit e squfurit. Gjithashtu, pėrdorimi i hudhrės ka vlera tė pakrahasueshme nė uljen e kolesterinės nė gjak. Nga studimet e bėra nė SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, qė kishin vlerė tė lartė tė kolesterinės dhe qė pėrdorėn ēdo ditė 6 thelpinj hudhre, u arrit nė pėrfundimin se vlera e yndyrės nė gjak u ul me 58 pėr qind. Lėngu i hudhrės jep njė ndihmesė tė madhe edhe nė rikthimin e flokut tė humbur. Pasi bėhet shtypja e mirė e hudhrės, me lėngun e pėrftuar bėhet masazh rreth 3 minuta nė vendin ku ka rėnė floku. Floku mbahet ashtu pėr 30 minuta dhe mė pas koka lahet mirė, derisa tė largohet era e rėndė e hudhrės. Ky veprim bėhet njė herė nė javė deri nė shfaqjen e rezultateve pozitive. Njė tjetėr studim ka treguar se njerėzit qė hanė hudhėr ēdo ditė, mund tė jetojnė mė gjatė. Studimi ėshtė bėrė nga dietologė holandezė dhe tregon se kėta njerėz mund tė jetojnė 6 vjet mė shumė se tė tjerėt qė s’e konsumojnė kėtė produkt. Vlerat e hudhrės gjenden si nė pėrdorimin e saj tė njomė, ashtu edhe tė thatė. Efektet e saj janė tė mrekullueshme, veēse duhet pasur njė kujdes i jashtėzakonshėm. Pėrdorimi i saj nė mėnyrė tė gabuar dėmton rėndė shėndetin e personit tė sėmurė. Vetitė e saj kuruese janė edhe mė praktike, duke pasur parasysh se kjo bimė rritet gjerėsisht dhe gjendet lehtė. Vlerat e hudhrės gjenden si nė pėrdorimin e saj tė njomė, ashtu edhe kur ajo pėrdoret e thatė. Nėse pėrdoret nė gatim, kėshillohet qė mos tė skuqet shumė, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatė skuqjes ajo humbet me shijen e vajit.
Efektet kuruese tė hudhrės
Pėr ata qė vuajnė nga hipertensioni, do t’u mjaftonte tė hanin njė thelb hudhre dhe shumė shpejt do ta ndiejnė sėrish mirė veten. Por nuk rekomandohet qė hudhra tė pėrdoret nga njerėz qė e kanė tensionin e ulėt, pasi do tė keqėsonin shėndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe nė qarkullimin nė mėnyrė tė rregullt tė gjakut. Mjekėt rekomandojnė 2 thelpinj hudhre nė ditė. Efekte pozitive ka dhėnė pėrdorimi i hudhrės edhe nė parandalimin e kancerit nė stomak dhe nė zorrėn e trashė. Kanceri nė zorrėn e trashė ėshtė i pėrhapur te meshkujt dhe ėshtė vėrtetuar se ata qė kanė pėrdorur hudhra kanė pasur mė pak mundėsi pėr t’u prekur nga sėmundja. Kėshillohet qė ēdo ditė tė hahen 3 deri nė 10 thelpinj hudhre. Pėr shkak tė vetive tė saj dezinfektuese, hudhra ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera te tė sėmurėt qė vuajnė nga dhimbja e veshėve. Pėr kėta njerėz rekomandohen disa pika nga lėngu i hudhrės nė momentin e dhimbjeve. Shumė shpejt ky lėng do tė jepte efekte tė menjėhershme nė qetėsimin e veshit. Po kėshtu, rezultate mjaft tė mira hudhra ka dhėnė nė shėrimin e gripit, kur ai ėshtė i shoqėruar me bllokim tė hundėve apo dhimbje tė grykėve. Njė studim i kryer nga studiues amerikanė provoi se pėrbėrėsit e hudhrės mund tė mbysnin 14 lloje tė ndryshme bakteresh dhe mund t’i shkatėrrojnė ato. Shumė e dobishme ėshtė hudhra edhe pėr tė sėmurėt qė vuajnė nga astma dhe kolla. Pėrdorimi i saj ose lėngu qė pėrftohet gjatė shtypjes, lehtėson rrugėt e frymėmarrjes dhe qetėson tė sėmurin. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, lėngu i hudhrės ka ndihmuar nė mjekimin e plagėve tė rėnda, tė marra gjatė luftimit. Edhe sot ajo vazhdon tė japė efekte tė shkėlqyera nė shėrimin sa mė tė shpejtė tė plagėve, duke zėvendėsuar kėshtu edhe antibiotikėt. Mjekėsia moderne ka njohur aftėsinė qė me anė tė hudhrės dhe kurave, qė e kanė nė pėrbėrje atė, tė shėrojnė sėmundje tė ndryshme, siē janė arterie-skleroza, tensioni i lartė i gjakut dhe ērregullimet e qarkullimit tė gjakut, problemet e zemrės.
Vetitė e qepės
Ilaēi bimor pėrbėhet prej kokės sė qepės. Qepa ka veti tė shtojė lėngun tretės tė stomakut, tė rrisė veprimtarinė e veshkave (duke shtuar jashtėqitjen e urinės), tė vrasė disa lloje mikrobesh. Nė sajė tė kėtyre vetive qepa pėrdoret kundėr mbajtjes sė ujit nė organizėm (sidomos nė pjesėn e poshtme tė trupit). Ajo ndihmon tretjen e ushqimit, hapjen e oreksit, lehtėson tė dalėn jashtė, shėron plagėt e ndryshme dhe sėmundjet e gojės. Kėto veti kuruese qepa i ka nė sajė tė lėndėve qė pėrmban, sidomos tė acideve organike dhe tė vajit eterik me veprim antibiotik. Qepa pėrmban edhe sheqerna, yndyrė, proteina dhe pak vitamina si B1, C etj. Luspat e anshme tė kuqe tė saj pėrmbajnė kuercetinė dhe acid protokatetik (tė cilėt kanė veti ngjyruese). Nga mjekėsia popullore, qepa u kėshillohet tė sėmurėve qė vuajnė nga prostata pėr tė pakėsuar frekuencėn e tė urinuarit.
Pėrgatitja dhe pėrdorimi
Rezultate tė mira nė sėmundjet e pėrmendura mė sipėr arrihen duke pėrdorur disa kokrra qepė nė ditė (sipas rastit, 2-6 kokrra qepė mesatare nė ditė). Si mjet diuretik dhe sidomos kundėr ashitit, mund tė pėrgatitet njė ēaj mjekėsor nė kėtė mėnyrė: Merrni 300 gr qepė, i shtypni derisa tė kthehen nė qull. Mė pas nė to shtoni 100 gr mjaltė dhe 600 gr verė tė bardhė. Tė gjitha bashkė i pėrzieni derisa tė kthehen nė njė lėng tė njėtrajtshėm dhe lini kėshtu 24 orė. Lėngun e pėrftuar e kulloni dhe pihet 2-4 lugė supe nė ditė para buke. Qepa mund tė pėrdoret edhe nė formė alkoolature, e cila pėrgatitet nė kėtė mėnyrė: Merrni 100 gr qepė, i copėtoni dhe i zhytni nė 100 gr alkool 90°. I lini aty pėr 10 ditė. Mė pas, lėngu filtrohet dhe pėrdoret nė masėn 2-4 luge kafeje nė ditė pėr tė shtuar urinimin, si dhe nė sėmundje tė zorrėve. Luspat e anshme tė kuqe, ose tė kuqe nė vjollcė tė thata tė 4-5 qepėve (50-100 gr), i zieni nė xhezve me ujė. Ēajin e kulloni dhe pihet i ėmbėlsuar (nė darkė), pėr qetėsimin e kollės. Po ky lloj ēaji pihet edhe kundėr heqjes sė barkut, duke pirė 3 herė nė ditė nga njė gotė ēaj para buke pėr 2 ditė rresht. Nė lėkurėn e dėmtuar (goditje, qelbėzim, morth etj.) vihet nė formė llape qepė e grirė imėt e pėrzier mė pak kripė. Nė venat e zgjeruara (varice) qepa vihet nė formė llape pėr 8-10 orė. 1 kg qepė e grirė imėt mėnjanon mbushjen me gjak tė venave, duke lehtėsuar nė kėtė mėnyrė tė sėmurin. Nė gėrvishtje tė freskėta ose nė plagė tė shkaktuara nga shpimi vihen drejtpėrdrejt nė plagė cipat e luspave tė qepėve, tė cilat lidhen mbi vendin e dėmtuar. Nė kėtė mėnyrė mėnjanohen infeksionet kur mungojnė antibiotikėt ose kemioterapeutikėt. Pėr tė pakėsuar frekuencėn e tė urinuarit tek tė sėmurėt qė vuajnė nga prostata, qepa pėrdoret nė kėtė mėnyrė: 1 qepė e ndani nė 4-5 pjesė dhe futeni nė njė enė ku shtoni njė gotė me ujė. Qepėn e lini aty pėr tėrė natėn. Tė nesėrmen lėngun e kulloni dhe pihet nė mėngjes, esėll. Kjo dozė pėrsėritet pėr 40 ditė me radhė. Pėr tė lehtėsuar tė sėmurėt nga astma kėshillohet shurupi qė pėrgatitet nė kėtė mėnyrė: Hidhni 300 gr sheqer nė njė enė, e cila ngrohet mbi zjarr derisa sheqeri tė shkrijė dhe tė skuqet. Nė kėtė kohė nė tė shtoni 9 lugė gjelle me mjaltė (mundėsisht i pavėnė nė zjarr), 2 kokrra qepė tė grira imėt dhe gjysmė litri ujė. Pėrmbajtjen
e zieni derisa tė shterojė gjysma e lėngut dhe pastaj lėngun e kulloni. Nga ky lėng ose shurup pini 3 lugė gjelle nė ditė.

Paketė kėshillash
Tė sėmurėt qė vuajnė nga tensioni i ulėt nuk duhet tė hanė hudhėr.
Kėshillohet pėrdorimi i 3 deri 10 thelpinjve hudhėr nė ditė kundėr sėmundjeve.
Gjatė pirjes sė lėngut tė hudhrės ose ngrėnies sė saj lani mirė gojėn.
Kėshillohet ngrėnia e hudhrės pėr tė fituar imunitetin e organizmit.
Gjatė gatimit hudhra duhet tė jetė e butė pėr tė mos humbur vitaminat qė ajo pėrmban.
Hudhra shėrben edhe pėr tė ulur tensionin, pėr personat qė vuajnė nga tensioni i lartė.
Kjo bimė pėrdoret bashkė me erėzat e tjera pėr gatim, pasi shumė njerėz e pėlqejnė shijen e saj.
Veprimi baktericid i hudhrave pėrdoret nė industrinė e konservave pėr tė zhdukur mikroorganizmat, qė kalbin lėndėn organike.
Preshi
Ilaēi bimor pėrbėhet nga gjethet e freskėta tė preshit. Edhe preshi, ashtu sikundėr qepa, nė gjendje tė freskėt ka veti bakteriostatike, nxit veprimin tretės tė zorrėve, ndikon nė uljen e presionit tė gjakut etj. Prasi ka edhe veti diuretike (ndihmon nė jashtėqitjen e uresė dhe tė kripėrave tė natriumit) dhe, sė bashku me qepėn, rekomandohet si ndihmė kundėr fryrjes sė gjymtyrėve (edemave) nė rastet ashitit etj. Nė tė gjitha rastet prasi rekomandohet tė pėrdoret i freskėt. Farat e shtypura tė prasit, tė ziera nė verė tė bardhė, kėshillohen kundėr rėrės nė veshka dhe kundėr dhembjeve therėse.

Jonida Tashi

ad

Numri i postimeve: 4185
Reputation: 58
Points: 18506
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Sėmundjet qė kurojnė hudhra, qepa dhe preshi ! :: Komentet

Mesazh prej Sat May 31, 2008 1:01 pm nga ad

Hudhrat dhe qepėt nuk mund tė konsiderohen ushqime galante, por ama janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga tumori i prostatės. Kush i ha kėto ushqime me sasi tė mėdha rrezikon qė tė sėmuret mė pak. Dhe pėr ironi tė fatit merita ėshtė pikėrisht e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė. Edhe djathi vegjetarian bėn mirė pėr kolesterolin, por dhe pėr prostatėn. Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit tė prostatės. Njė pėrbėrės i sojės, genisteina ngadalėson ndjeshėm rritjen e tumorit. Kjo mund tė shpjegojė dhe pse vendet orientale qė kanė njė dietė tė pasur me sojė, janė mė pak tė prekura nga ky lloj tumori. Po ashtu edhe Seleni kryen njė funksion dizinfektues, pra mbron organizmin nga shumė sėmundje, mes kėtyre dhe tumorit tė prostatės.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat May 31, 2008 1:31 pm nga ILIRI

Hudhra ėshtė pa diskutim me vlera tė jashtėzakonshme. Sipas mjekėve pėrdorimi i saj bėn tė mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bėn mirė pėr zhdukjen e kancerit tė stomakut dhe forcon qėndrueshmėrinė e trupit. Pėr kėto dhe shumė tė tjera, rekomandohet pėrdorimi i hudhrės, nga tė gjitha grupmoshat.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi