ILIRIADA PORTAL

Pėrse botės i duhen introvertėt?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17032012

Mesazh 

Pėrse botės i duhen introvertėt?




Tė ndrojtur, pa besim nė vetvete, tė vetmuar: kėto janė disa nga konceptimet e zakonshme tė krijuara nė kohėra – pjesa mė e madhe e tė cilave negative – nė lidhje me njerėzit qė janė tė “mbyllur nė vetvete”. Por nė fakt e vėrteta ėshtė shumė mė e ndėrlikuar …

Jetėt tona formėzohen thellėsisht nga personaliteti, sikundėr edhe nga gjinia dhe raca. Dhe njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė realitetit ėshtė spektri introvert-ekstrovert. Nė varėsi tė pozicionit qė zėmė nė kėtė spektėr pozicionohemi edhe nė sjelljet tona ndaj botės sė jashtme, ndaj shoqėrisė, ndaj miqve, ndaj mė mėnyrės sė tė biseduarit, ndaj mėnyrės sė zgjidhjes sė konflikteve, apo problemeve dhe ndaj vetė dashurisė. Ajo prek karrierat tona dhe vetė suksesin, apo dėshtimin e tyre dhe tė vetė pėrpjekjeve tona. Na tregon se sa tė aftė jemi pėr t’u ushtruar, pėr tė kryer tradhti bashkėshortore, apo tradhti nė pėrgjithėsi, se sa mirė flemė natėn, se si mėsojmė nga gabimet tona, apo nuk mėsojmė hiē, se si jemi me aftėsitė drejtuese dhe menaxhuese dhe se si tė bėjmė pyetjet e duhura nė situatat e duhura pėr tė pasur pėrgjigjet e duhura. Ajo reflektohet nė rrugėzat e trurit tonė, neurotransmetuesit dhe cepat mė tė largėt tė sistemit tonė nervor. Nė botėn e sotme tė qenėt introvert, apo ekstrovert janė dy ndarjet mė tė mėdha dhe dy fushat mė tė mėdha tė studimit tė personalitetit nga ana e psikologėve dhe shkencėtarėve qė janė me tė vėrtetė shumė kuriozė nė lidhje me kėto tipare. Kėrkimet e vazhdueshme kanė bėrė dhe zbulime tė jashtėzakonshme dhe tė dobishme qė ndihmojnė nė zbėrthimin e personalitetit njerėzor, tė natyrės dhe tė sjelljeve tė njeriut. Sė fundi, kėto zbulime janė ndihmuar shumė edhe nga pėrparimi i teknologjive, por gjithsesi bėhet fjalė pėr studime dhe kėrkime qė janė nė vazhdėn e njė tradite shumė tė gjatė. Poetėt dhe filozofėt kanė menduar, shkruar dhe hulumtuar ndaj kėtyre dy kategorive tė mėdha qė prej shekujsh, qė nė agimin e njerėzimit. Kėto dy tipare tė personalitetit shfaqen nė Bibėl dhe nė shkrimet e grekėve dhe romakėve dhe sipas disa psikologėve revolucionarė historia e kėrkimeve ndaj kėtyre dy tipave tė mėdhenj e ka origjinėn qė nė lashtėsi, madje shtrihet edhe nė botėn e kafshėve, nė mėnyrėn e sjelljeve tė tyre. Sė bashku me dualizma tė tjerė si ai mashkull-femėr, Lindje–Perėndim, liberal-konservativ edhe ēifti introvert-ekstrovert ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm i tė kuptuarit tė njerėzimit, brendisė sė tij misterioze. Le tė marrim pėr shembull partneritetin e Roza Parks dhe Martin Luther King Jr: njė orator i jashtėzakonshėm qė do tė refuzonte qė tė linte vendin e tij nė autobusin e veēuar nuk do tė kishte pasur tė njėjtin ndikim qė pati njė qėndrim i tillė nga ana e njė gruaje shumė modeste e cila preferoi qė tė qėndronte nė heshtje nė atė situatė. Dhe Parks nuk kishte brumin dhe aftėsinė pėr tė drithėruar turmat e njerėzve dhe nuk do tė kishte arritur rezultat nėse do tė ishte shfaqur publikisht pėr njė mision tė tillė dhe para mijėra vetave tė kisha deklaruar: Unė kam njė ėndėrr! Por me ndihmėn e King ajo nuk kishte nevojė qė ta bėnte njė gjė tė tillė, sepse King vetė ishte i prerė pėr nė pozicion dhe rol publik, nė tė kundėrtėn e saj qė ishte shumė e mbyllur dhe e rezervuar. Sot aktualisht ne jemi tė kufizuar nga mendėsi dhe nga “kėshilla” qė tentojnė tė na cungojnė dhe tė na formojnė nė njė mėnyrė tė caktuar. Kėshtu pėr shembull na thuhet pėrmes shkollės, apo mediave e librave tė ndryshėm pėr shembull qė ėshtė shumė mirė qė tė jemi tė guximshėm dhe se tė jesh i lutur duhet qė me ēdo kusht dhe mėnyrė tė jesh njė tip social i shoqėrueshėm me shumė miq e shokė. Ata qė janė tipa tė mbyllur nė vetvete pėrfundojnė tė pavėnėre kudo qė ndodhen. Ne jetojmė nė njė sistem me vlera qė disa e quajnė Ideali Ekstrovert - ose mendėsia e kudondodhur se vetvetja ideale ėshtė ajo qė ndihet mirė nė shoqėri dhe ndihet mirė edhe kur ėshtė nė qendėr tė vėmendjes. Arketipi ekstrovert preferon veprimin nė vend tė meditimit dhe tėrheqjen, ndėrmarrjen e rrezikut krahasuar me kujdesin dhe mosveprimin, sigurinė nė vend tė dyshimit. Ai, ose ajo janė pro vendimeve tė marra shpejt pa u menduar gjatė edhe me rrezikun se mund tė marrėsh vendimin e gabuar, punon shumė mirė nė grup dhe ėshtė shumė i/e shoqėrueshme. Ne na pėlqen qė tė themi shpesh se na pėlqen dhe e vlerėsojmė individualen, por shumė shpesh ama admirojmė njė lloj individi tė caktuar, tė pėrcaktuar dhe tė kornizuar: atė qė ėshtė konfort nė tė gjitha pozicionet qė i bie tė jetė nė jetė, pra qėndrohet si “nė shtėpinė e tij” kudo. Sinqerisht qė u lejojmė vetmitarėve shumė tė talentuar nga ana teknologjike qė tė lanēojnė kompani tė fuqishme e milionere nga garazhet e shtėpive tė tyre, qė tė kenė personalitetin qė u pėlqen tė kenė, por ata pėrbėjnė gjithsesi pėrjashtim nga rregulli i pėrgjithshėm dhe nuk janė aspak rregulli. Introvertėt sė bashku me “kushėrinjtė” e tyre seriozėt, sensitivėt dhe tė turpshmit, janė shndėrruar nė persona me tipare tė dorės sė dytė nė kėtė shoqėrinė tonė, madje ėshtė shkuar deri aty sa kėta njerėz me njė tipar tė tillė tė personalitetit tė cilėsohen edhe zhgėnjyes apo me njė patologji tė caktuar. Introvertėt qė jetojnė nė kėtė botėn tonė tė “pushuar”: nga ideali ekstrovert si njė grua qė jeton nė njė botė mashkullore, pra janė tė nėnvleftėsuar pėr shkak tė thelbit tė tyre. Ekstrovertėt kanė njė joshje tė jashtėzakonshme po tė shiheshin me vėmendje dhe njė stil shumė interesant, por fatkeqėsisht ne i kemi shndėrruar kėta tipa nė pėrfaqėsues tė njė standardi “negativ” dhe shumė nga ne nuk ndihen konfort as me veten kur kanė njė personalitet tė tillė, as me tjetrin qė gjithashtu ėshtė i tillė. Ideali ekstrovert ėshtė dokumentuar nė shumė studime. Njerėzit qė flasin shumė, pėr shembull, konsiderohen si “mė tė menēur” se tė tjerėt, mė “tė pashėm” mė “interesantė” dhe mė tė “dėshiruar”. Sipas kėtij kėndvėshtrimi, shpejtėsia e tė folurit barazohet pėr nga vlera dhe rėndėsia me thellėsinė e mendimit. Kėsisoj, sipas tė njėjtit kėndvėshtrim konsiderohen si mė tė “zgjuar” ata qė flasin mė shpejt sesa ata qė flasin mė ngadalė, edhe pse “mė thellė” e njėjta dinamikė zbatohet edhe pėr grupet ku studimet tregojnė se njerėzit mė “llafazanė” konsiderohen si mė tė “zgjuar” se grupet qė janė mė tė tėrhequr edhe pse nuk ka asnjė lloj lidhjeje mes dhuntisė sė tė folurit shpejt dhe ideve tė mira qė mund tė ketė dikush qė i shpreh, ndėrkohė ato nė mėnyrė tė qetė dhe pa zhurmė. Nė kėtė shoqėrinė tonė edhe vetė fjala “introvert” ėshtė e stigmatizuar. Por do tė gaboheshim shumė nėse do tė pėrqafonim modelin e idealit ekstrovert pa e menduar mirė. Disa nga idetė mė tė mėdha tė njerėzimit, veprat mė tė shquara tė artit dhe shpikjet mė tė dobishme nė shekuj qė nga teoria e evolucionit e deri te “Luledielli” e Van Gogh pėr tė mos folur pėr kompjuterin e zbulime tė tjera shkencore vijnė nga njerėz qė janė shumė tė qetė, tė tėrhequr nė vetvete dhe pa shumė aftėsi ekspresive. Pikėrisht kėta njerėz tė tėrhequr nė brendinė e botės sė tyre kanė qenė nė linjė me sportin e tyre krijues e si pasojė nuk kanė pasur as kohė dhe as dėshirė qė tė binin nė sy, sepse pėr ata thesaret e vėrteta ishin pikėrisht nė thellėsi tė shpirtit e tė mendjes. Pa introvertėt, bota nuk do tė kishte pasur shansin qė tė kishte teorinė e gravitetit tė Njutonit, teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit, nokturnet e Hopenit, veprat e Proust, Peter Pan, “’94” tė Orwell, filmat e Steven Spilberg, Google, apo Harry Potter.

E pavarėsisht kėsaj, institucionet mė tė rėndėsishme tė jetės bashkėkohore janė krijuar dhe perceptuar nė mėnyrė tillė qė t’u shkojnė pėr shtat atyre tė cilėve u pėlqejnė projektet nė grup dhe nivelet e larta tė stimulimit. Nė fėmijėrinė tonė dėrrasat e zeza nė klasa janė vendosur nė mėnyrė tė tillė qė njė nxėnės tė bjerė nė sy dhe vetė mėsuesit zakonisht pėrhapin modelin qė njė nxėnės i mirė ėshtė ai qė aktivizohet gjatė gjithė kohės dhe jo ai qė “humbet” nė meditime gjatė orės sė mėsimit. Nė moshė tė rritur, njė pjesė e madhe e njerėzve punojnė nė organizata tė cilat ngulmojnė qė ne tė punojmė nė grup, nė zyra pa mure ndarėse. Pėr tė avancuar nė karrierat tona nga ne pritet qė tė promovojmė veten tonė nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe nė ēdo rast dhe nė ēdo vend. Shkencėtarėt, tė cilėt pėr kėrkimet e tyre kanė nevojė pėr fonde dhe financime shpesh duhet tė dinė qė ta shesin nė media dhe publik punėn e tyre pėr tė fituar kėto fonde dhe shpesh kjo bėhet shumė e vėshtirė duke qenė se ata mund tė jenė natyrė introverte. Introvertėt e mėdhenj veprat e tė cilėve vendosen nė ekspozitat elitare nė botė duan apo nuk duan duhet qė tė pozojnė pėr revistat dhe emisionet televizive nė mėnyrė qė tė njihen edhe pse ndėrkohė mund tė mos ta duan njė gjė tė tillė. E njėjta gjė vlen edhe pėr autorėt e librave tė ndryshėm qė mund tė jenė natyra tė mbyllura dhe aspak sociale, apo publike, por qė pėr shkak tė reklamės qė duhet tė bėjnė pėr tė shitur sa mė shumė libra janė tė detyruar nga menaxherėt e tyre qė tė “dalin jashtė vetes”. Nėse je introvert duhet ta dish se sa tė vėshtirė e ke ndonjėherė qė tė kuptohesh dhe tė vlerėsohesh pėr atė ēka je. Kėshtu kemi rastin e shkollės kur kėtyre tipave me njė tip tė tillė personaliteti u thuhet: dilni nga guaska. Duke tė mos tė kuptuar njerėzit tė kanė veshur qė nė fėmijėri epitete nga mė tė ndryshmet si: i trashė, i mėrzitshėm, dembel. Vetėm me kalimin e viteve dhe tė kohės kėta njerėz mund ta kuptojnė se ėshtė tipi i tyre qė ėshtė i tillė dhe kjo nuk ka tė bėjė me asnjė nga tiparet pėrēmuese me tė cilat janė etiketuar nė fėmijėri.

Nė lidhje me dy tiparet nė fjalė tė personalitetit ka shumė pėrcaktime, madje aq sa ka edhe psikologė nė botė. Megjithatė, ato tentojnė qė tė jenė nė njė linjė nė lidhje me disa ēėshtje tė rėndėsishme. Pėr shembull atė qė introvertėt dhe ekstrovertėt dallojnė njėri nga tjetri nė nivelin e stimulit tė jashtėm pėr tė cilin kanė nevojė pėr tė funksionuar mirė. Introvertėt ndihen mirė edhe me fare pak stimul tė jashtėm, ndėrsa ekstrovertėt duan mė shumė stimul pėr tė qenė mė mirė. Tė parėve u mjafton njė gotė verė dhe ndonjė libėr, ndėrsa tė dytėt duan me doemos qė tė takojnė njerėz tė rinj dhe tė jenė aktivė. Shumė psikologė bien gjithashtu nė njė mendje edhe nė lidhje me mėnyrėn e punės sė pėrfaqėsuesve tė kėtyre dy kategorive. Ekstroversėt tentojnė qė t’i bėjnė shumė shpejt detyrat qė u ngarkohen. Ata ndėrmarrin vendime shumė shpejt dhe janė shumė mė tė mirė dhe rezultativė nėn presion dhe kur kanė shumė gjėra njėherazi pėr tė bėrė. Ndėrsa introvertėt parapėlqejnė qė tė bėjnė njė gjė, pastaj njė tjetėr e kėshtu me radhė se u vjen mė pėr mbarė qė tė pėrqendrohen diku e pastaj tė vazhdojnė me diēka tjetėr si tė kenė mbaruar gjėnė e parė. Ndryshe nga sa mendohet apo paragjykohet, introvertėt nuk janė aspak heremitė as mizantropė. Sigurisht qė mund tė ketė edhe tė tillė, por nė pjesėn mė tė madhe janė miqėsorė dhe tė dashur. Ata nuk janė as domosdoshmėrisht tė turpshėm. Tė pasurit turp, apo ndrojtje ėshtė frikė pėr mosaprovim asocial apo pėrēmim, ndėrsa tė qenėt introvers ėshtė njė preferencė pėr mjedise qė nuk janė tė mbistimuluara. Ndrojtja me raste ėshtė e dhimbshme, ndėrsa tė qenėt introvert nuk tė jep dhimbje. Ata janė njerėz me tipare krejt normale nė njė botė qė ka nxjerrė nė pah me pa tė drejtė si preferenciale tipare qė nuk i kanė tė gjithė. Dhe kjo mendėsi dhe ky mjedis duhet luftuar pikėrisht me mjetet e dijes dhe informacionit qė shpesh fatkeqėsisht ėshtė i njėanshėm ose mungon tėrėsisht.
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi