ILIRIADA PORTAL

Lėngu i rrepės sė kuqe mban nėn kontroll presionin e gjakut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01042012

Mesazh 

Lėngu i rrepės sė kuqe mban nėn kontroll presionin e gjakut




Tė paktėn ky ėshtė konkluzioni i njė studimi britanik, tė publikuar nė revistėn “Hypertension”. Efekti dobiprurės i atribuohet nitratit, kėmbėngulin studiuesit e “Barts and the London School of Medicine” dhe tė “Peninsula Medical School”, qė mund t’i japė shpejt rrugėn trajtimit tė hipertensionit. Nė grupin e monitorimit nga studiuesit, jo vetėm qė pasi pihej lėngu, mjaftonte njė orė pėr tė dhėnė efekt, por efekti zgjaste dhe gjatė 24 orėve nė vazhdim. Njė rezultat mjaft domethėnės, mbi tė gjitha, nėn dritėn e faktit se hipertensioni ėshtė pėrgjegjės pėr rreth 50 pėr qind tė problemeve kardiake dhe 75 pėr qind tė iktuseve. Sipas shkencėtarėve britanikė, qė kanė udhėhequr studimin nė njė grup personash tė shėndetshme, nitratet konvertohen nga bakteret qė ndodheshin nė gjuhė, nė nitrite. E ėshtė pikėrisht prania e tyre nė organizėm qė mbajnė nėn kontroll presionin e gjakut. “Studimi ynė, sugjeron se nėse pihet lėngu i rrepės sė kuqe ose konsumohen perime tė pasura me nitrat, kjo pėrbėn njė mėnyrė tė thjeshtė pėr tė mbajtur tė shėndetshėm sistemin kardiovaskular”,- nėnvizon Amrita Ahluwalia, njė nga pjesėtaret e ekipit britanik. Sipas statistikave hipertensioni prek gati 25 pėr qind tė popullsisė botėrore, dhe sipas pėrllogaritjeve shifrat do tė vazhdojnė tė rriten nė mėnyrė tė shpejtė. Gjithsesi, tashmė, nevojiten studime tė mėtejshme, pėr tė parė nėse ka tė njėjtin efekt dhe nė personat qė vuajnė nga hipertensioni. Deri mė sot studime tė ndryshme kanė treguar se njė dietė e pasur me fruta dhe perime, ka njė impakt mjaft pozitiv nė hipertension.
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi